|
|
TIRANË- Zgjedhje të lira, të qeta, larg ngjarjeve të dhunës dhe një arritje që t'i hapë vendit rrugën drejt Bashkimit Evropian. Kështu është shprehur sot presidenti i vendit, Bamir Topi gjatë ceremonisë së diplomimit në kuadër të përfundimit të projektit të OSBE-se për pjesëmarrjen e grave në procesin zgjedhor 2009.
Kurse ambasadori i OSBE-së, në vendin tonë ka kërkuar të mos ketë më votim familjar në këto zgjedhje.
Në fjalën e tij, kreu i shtetit, duke vlerësuar progresin e bërë për pjesëmarrjen e gruas në politikë, jo thjesht në realizimin e shifrës 30%, por tashmë edhe si faktor me rëndësi ka kërkuar arritjen e standardeve në zgjedhjet e 28 qershorit.
"Zgjedhjet e 28 qershorit duhet të jenë të lira, të ndershme, t'i largohemi episodeve të dhunës, që duhen dënuar dhe të tregojmë që zgjedhjet do jenë arritje për vendin pas të cilave rruga drejt BE-së nuk do të jetë më një rrugë e ngushtë e me kthesa, por një bulevard i gjerë"-tha ai.
Kreu i shtetit ftoi gratë që të japin kontributin e tyre në funksion të ekuilibrave në zgjedhje, duke i cilësuar ato si mesazheret më të mira për shoqërinë.
Në këtë takim, foli edhe ambasadori i OSBE-se, Robert Bosch i cili theksoi rëndësinë e madhe që këto zgjedhje kanë për vendin tonë. Sipas tij, zgjedhjet e 28 qershorit janë të rëndësishme për integrimin e vendit. Bosch kërkoi gjithashtu që procesi të jetë i lirë, me standarde, i paanshëm, i drejtë dhe të mos këtë më votime familjare.
ERSEKË- Një nga tre të mbijetuarit, pas shembjes e tavanit të magazinës të grumbullimit të grurit në qytetin e Ersekës...
TIRANË- Ambasadori amerikan në vendin tonë, Withers ka zhvilluar sot pasdite një takim me kreun e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve,...
Lajmet 10 korrik - Ora 16 -
data/10-07-2009
Lajmet 10 korrik - Ora 15 -
data/30-08-2008
Lajmet 10 korrik - Ora 13 -
data/30-08-2008© 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP - Rruga Ismail Qemali, Pallati Abissnet - Tirane, [Shqiperi] - Tel. 04 337 8200
© ZOTSOFT NETWORKS - Realizimi dhe programimi Fjodor Zotaj
vetem pozicion jasht loje di me lujt ti !
Ja pra kete shembull duhet ta ndjek e tere klasa politike ne Shqiperi(ka klase politike apo nuk ka?)
T'i qetesojme shpirterat se jeta vazhdon edhe pas 28qershorit.
Te paisemi me letenjoftime se na nevoiten edhe pas votimeve dhe
Secili le te fshij para oborrit te tij e le t#i pervjel menget e te punoj per shtetin tone me te bukurin ne bote!
Te fala
NIVELI YNE SI VOTUES SHQIPTAR ESHTE........ POSHTE NJEREZORES..
PRANDAJ U KUJDESEN ME VU NJI VETERINER PER PRESIDENT...
Si flet Topi:
- Une si president i Republikes se Shqiperise dhe si komandat i Pergjithshem i Forcave te Armatosura, ne baze te informacioneve te mia te sigurta, dua te them qe; dhuna eshte e shemtuar dhe dhuna nuk eshte e bukur.
Pas !!!!
Tani pas kaq kohe,kuptohet qarte pse
Saliu me te tjeret vune z.Topi President.Kryesore eshte karakteri i tij i bute,njerezor,me i qete se c'duhet,pa kurajo per President,ndaj edhe me themelite e shtetit ai ben sikur meret,ndaj e komandojne
me celular te tjeret,s'ka faj.Ato cilesi ka natyra e tij.Pune me te sakte do te bente me emisionin
SHQIPTARE TE HUMBUR.Atje duhet kjo lloj butesije dhe dashurije per njerzit.Saliu nuk ve President nje burre qe te jete me i drejte dhe me
me kurajo se veten e tij.Ai e njeh psikologjine e njeriut,ai pranon shqera reth tij,jo shqiptare kurajoze
qe ta kundershtojne drejtesisht.Keta
i sposton me heshtje duke shtuar friken
ne te tjeret dhe dymeja vazhdon.R.Lyto.
PER MENDIMIN TIM NJE PUNE JASHTEZAKONISHT NEGATIVE DHE TE PAPERGJEGJSHME NE KETE FUSHATE ELEKTORALE JANE DUKE BERE GAZETARET VECANERISHT ATO TE TELEVIZIONEVE.JU KENI PER DETYRE TI PARAQISNI VETES SUAJ DHE GJTHE SHQIPTAREVE TE GJITHA ALTERNATIVAT POLITIKE QE OFROHEN NE KETO ZGJEDHJE.
NE NJE SHTET DEMOKRATIK NE FUSHATE ELEKTORALE FILLOHET NJESOJ PER TE GJITHE PAVARESISHT KUSH KISHTE SHUMICAT NE PARLAMENTIN QE MBYLLET.
VE RE NJE PAAFTESI TE THEKSUAR PER TI DREJTUAR DEBATET NE DREJTIM TE INFORMIMIN SA ME TE SAKTE TE PUBLIKUT.
KJO TREGON SE NE TELEVIZIONE JANE ME TEPER GAZETARE TE NIVELIT MEDIOKER TE CILIT MUND TA PJELLE VETEM NJE SISTEM POLITIK I PERBERE NGA PD PS aktuale QE KA SI RESULTANTE PPSH.
Në fundjavën që shkoi u trondit papritur axhenda e mirësinkronizuar e debateve shterpë elektorale. Diçka nuk funksionoi mirë në emisionin e Fevziut në TV Klan dhe aq u desh që të niste një zinxhir bllokimi debatesh në gjithë televizionet e tjera.
Debatet televizive, të cilat duket se hynë tanimë në krizë, kanë thyer pa asnjë hezitim çdo rekord të shterpësisë, mungesës së mesazheve dhe demonstrimit të personalitetit të debatuesve. Të futur në një skemë të imponuar kontrolli, prej dorëzimit të medias përballë dy “kryeredaktorëve”, ato nuk arritën të prodhonin thuajse asnjë lajm gjatë gjithë kësaj kohe, edhe pse kanë konsumuar më shumë kohë televizive se çdo herë tjetër në historitë e fushatave tona elektorale.
Arsyeja e parë pse ato dështuan ka të bëjë, jo vetëm me cilësinë e aktorëve apo drejtuesve të debateve, por me mungesën e dëshirës për të debatuar. Asnjë debat i derisotëm nuk ka patur objekt debati ato çfarë kanë qenë skandale të këtyre viteve dhe ato çka pritet të jenë objektiva të fituesve. Asnjë shoqëri, sado primitive dhe parademokratike të jetë, nuk do ta kishte shmangur në fushatë elektorale debatin mbi tragjedi si ajo e Gërdecit, mbi implikimin e familjarëve të kryeministrit në këtë skandal dhe në procesin e drejtimit informal të shtetit, si dhe historitë tronditëse të sekserëve të familjes në pushtet, siç janë Rezart Taçi, Damir Fazlliç, Dritan Çela etj., që përkthehen në opinion si Porto Romano, Kakome, ARMO e kështu me radhë. Duke shmangur këto tema të nxehta nga debati politik elektoral, gazetarët kanë menduar t’i bëjnë qejfin Berishës, me qëllim që ai të mos u bllokojë emisionet duke u frenuar përfaqësuesit e partisë së tij. Nga ana tjetër, Rama e ka parë me leverdi këtë çështje, pasi ekipi i të rinjve të tij e ka të vështirë të kuptojë ç’ka ndodhur në një vend ku ka gjashtë muaj që ka ardhur. Duke u fokusuar te fytyrat e reja dhe pa mesazhe politike, Rama thjesht ka synuar të mos i ngrejë nervat njeriu me ekipin e tij. Ata kanë qenë gjithmonë të këshilluar të shmangin debatin mbi korrupsionin në ekrane dhe të mos bëjnë target sulmesh biznesmenë që nesër mund të jenë sërish klientë të pushtetit të tyre.
Të futur në këtë spirale, mediet televizive filluan të bëhen qendra propagande dhe sfilatash të njerëzve që nuk thoshin asgjë dhe që kërcenin si gjelat vetëm po t’u zije në gojë Ramën apo Berishën. Dhe kjo situatë u bë e neveritshme, derisa vetë censorët u lodhën dhe e prishën skemën. Për këtë arsye ata nuk janë fajtorë të drejtpërdrejtë të dështimit të debateve. Fajtorët realë të dështimit të debateve janë mediet televizive që kanë pranuar të bëjnë pakt me politikën për debatin elektoral. Detyrimi për t’i futur në luftë palët dhe për të dëshmuar hapur se si kanë ndërmend të qeverisin, është detyrë kryesore e medias. Duke u kthyer në servis të partive politike, ato në të vërtetë kanë bërë mbulimin më sipërfaqësor të mundshëm që i është bërë ndonjëherë ndonjë fushate elektorale dhe në kulmin e fushatës po gjenden të dorëzuara nga dështimi i skemës.
Arsyeja e dytë përse debatet dështuan është se media televizive përjashtoi nga ballafaqimi me kërkesë të dy “kryeredaktorëve” partitë e vogla dhe koalicionet e dyta. Ndryshe nga dy partitë kryesore që kanë elektorat të madh, por vetëm nga një lider, partitë e vogla dhe koalicionet e dyta kanë më shumë figura për debat se dy partitë e mëdha. Nëse në PD dhe në PS të gjithë flasin, mendojnë, madje dhe tundin gishtin si Edi Rama apo Sali Berisha, në koalicionet e dyta apo partitë e vogla gjen politikanë dhe njerëz me individualitete që artikulojnë më shumë politikë sesa manekinët që janë ekspozuar deri tani në ekrane. Zhdukja e tyre nga ekranet i ka bërë dëm të madh debatit politik në vend, pasi e ka bërë atë steril, qesharak dhe shpesh të neveritshëm. Ky sistem elektoral është një sistem, i cili përjashtoi politikanët dhe futi në lojë teknicienët. Në dy listat kryesore tanimë gjen shumë deputetë, por pak politikanë. Politikanët e përjashtuar nga sistemi elektoral tashmë u përjashtuan dhe nga media televizive dhe kjo dërrmoi ngjyrat e debatit politik.
Dështimi i këtyre debateve është një leksion i hidhur për medien shqiptare dhe dorëzimin e saj para politikës. Kjo fushatë e neveritshme elektorale, me kaseta të servirura nga regjitë e partive dhe debate të drejtuara me sms, do të mbahet mend gjatë si fushatë e dorëzimit të gjithë lirive, e lirive qytetare për të zgjedhur, e lirisë për të ndikuar në kandidatët që do të kemi deputetë, e lirisë për të votuar dhe mbi të gjitha e lirisë së medias, e cila duhet të ishte dëshmitare e kësaj beteje elektorale. Dështimi i këtyre debateve është i dobishëm, pikërisht sepse na jep shansin së paku t’i rikthejmë lirinë vetes për të identifikuar tek ofertat politike atë çfarë vlen dhe çfarë është reale dhe për të ndarë nga ajo çfarë është e trukuar dhe funksionale vetëm për krerët që kanë ndërtuar këtë regjim të neveritshëm mediatik.
Kane 18 vjet qe po na mashtrojne me idene se do te na fusin ne BE.
Kete e bejne per te na hutuar dhe harruar me kryesoren e kryesoreve qe nje politikan mund te qendroje ne pushtet veten nese punon per rritjen e mireqenies se bashkeatdhetareve te tij.
Politika ne radhe te pare eshte Art i Drejtimit te nje Vendi.
Kete nuk e kam degjuar nga asnje politikan Shqiptar.
Ne qofte se shqiptaret do te kishin te zgjidhur problemin e prones, ujit ,dritave ,punesimin,shendetesine, aresimin pra nje nivel jetese te barabarte me Europen,shqiptaret nuk do te kerkonin te shkonin ne Europe,perkundrazi, ndofta do te ishte vete Europa qe do t'a kerkonte Shqiperine si anetare te saj.
Pra neve deri tani nuk kemi ditur te zgjedhim politikanet tane.
Mos valle do te vazhdojme keshtu edhe ne 28 qershor?!
http://wissen.spiegel.de/wissen/dokument/dokument.html?titel=Albanien&id=54297609&top=Lexikon&suchbegriff=albanien&quellen=&qcrubrik=natur Shikoni se cfare shkruajne per suksetet e qeverise berisha ,analfabetizem ,fukarallek dhe korupsion,Shqiperine nuk e fut as berisha dhe as rama ne bashkimin evropian,por automatismi i rrjedhave sepse jemi te fundit qe nuk jemi futur dhe jemi te fundit per cdo gje negative .jemi me te varfrit me analfabetet dhe me kriminilet,qeveria e berishes vetem sa ngadalezon rrjedhen e ngjarjeve me klanin e tij bajraktar ,vetem nje shembull ,po te deshironte evropen do tia kishte shitur albtelekom telekomit gjerman,qe eshte shoqeria me e zhvilluar ne evrope dhe mbase edhe ne bote ,por ja shiti shoqerise me te prapambetur ne evrope ,shoqerise anadolle turke me teknologji nga epoka e XHINGIS KHANIT .PERSHENDETJE
O President.U vra nje njeri per posterat dhe ti asnje fjale per te denuar aktin.
Me fal.Harrova.Ai qe u vra nuk ishte i PS se atehere do te kishe folur
Topi eshte nje njeri qe nuk di se çfare detyre ka. Ndryshe e mendova ne fillim, por kjo dreq karrike njerzit pa karakter qe hiqen si dele apo te zgjuar i beka injorante. Vendos drejtesine ne gjykata shoku Bamir se je fryre qe kur u bere president me votat e blera nga Fatos Nano;U marte dreqi me gjithe njerez qe jeni
Mè nè fund Presidenti po konstaton,qè nè
prag zgjedhjesh po ushtrohet dhunè verbale dhe fizike ku bilanci èshtè
DY Té VDEKUR (Njè kandidat pèr deputet,tjetri njè qytetar hallexhi)dhe shumè tè plagosur dhe dhunime tè qèndrave elektorale me thyerje.
O Z.PRESIDENT!
Nga anèt tona pèrdoret njè shprehje:
"Derri do plub dhe jo fjalè".
Do tè lutesha ,tè parandalosh katraurèn qè po pèrgatit ARMIKU I KOMBIT Sali Berisha.
Sepse mè vonè nuk do e menaxhosh dot,dhe pèrgjegjsia totale do tè jet e jotja.
Sala do fèrkoi duart si Znj.Makbeth.
Merni masa duke ushtruar forcèn qè tè jep Kushtetuta e vèndit.
Nikolaj