Versioni Print ndrysho

Shekulli ne versionin e shtypur

* Duke klikuar me siper kaloni ne versionin e gazetes Shekulli te shtypur, ku mund te lexoni te gjitha informacionet qe ka patur gazeta e dites ne treg

BB: Shqipëria e para për konsumimin e barnave

Eglantina Bardhi | 17/06/2009 | Shendeti | komentet 2 KOMENTE | komentet SHARE | -zvogelo shkrimin +zmadho shkrimin

Studimi i Bankës Botërore pohon se farmacitë shkelin ligjin duke dhënë barna pa recetë. Niveli profesional i mjekëve i pamjaftueshëm


Shqipëria ka kapur kreun e top listës për përdorimin e tepruar të medikamenteve. Studimi i fundit i Bankës Botërore bën një krahasim lidhur me shpenzimet për barnat që bën vendi ynë (përqindjen që ato zënë në shpenzimet në total për shëndetësinë) krahasuar me vende si Sllovakia, Hungaria, Çekia, Japonia, Mesatarja e Bashkimit Europian, Greqia, SHBA dhe Holanda.


Krahasimi i këtyre të dhënave tregon qartë tendencën se Shqipëria kërkon t'i zgjidhë problemet shëndetësore më së shumti përmes medikamenteve. Deri në 32% të shpenzimeve të përgjithshme për shëndetësinë, ne i harxhojmë për barna.


"Vlerësimet e shpenzimeve farmaceutike përllogariten në 23-32% të shpenzimeve të përgjithshme për kujdesin shëndetësor në Shqipëri", thuhet në studimin e Bankës Botërore, ku shtohet se mesatarja e vendeve te Bashkimit Europian për barna është 14% e totalit të fondit për shëndetësinë.


Po sipas studimit, në SHBA për barnat shpenzohet vetëm 12% e totalit për shëndetësinë, duke pranuar se këto vende gjejnë të tjera rrugë që e shmangin "dendjen" me barna të pacientëve, ose së paku nuk fillojnë direkt me alternativat e fundit, siç ndodh rëndom në vendin tonë.


Arsyen se përse ndodh hipermedikalizimi në vendin tonë Banka Botërore e lidh me faktin e marrjes së barnave pa recetë në farmaci.


Ligji nuk e lejon marrjen e barnave pa recetë nëpër farmaci me përjashtim të një liste të vogël barnash të miratuara nga OBSH-ja. Mirëpo realiteti flet ndryshe, megjithëse ligji nuk e lejon, në farmacitë tona mund të marrësh çfarëdolloj medikamenti, me çfarëdo risku dhe efektesh anësore që ai paraqet, mjafton që të kesh aftësinë paguese për të.


Niveli profesional jo i mjaftueshëm i mjekëve të praktikës së përditshme klinike është një tjetër faktor që ndikon në hipermedikalizimin, i cili vjen si pasojë e nevojës për të mbyllur deficitin e tyre me një mbingarkesë të recetës me sa me shumë barna.


Një faktor tjetër është edhe mungesa e një organizmi i cili mbron pacientët nga gabimet e mundshme mjekësore dhe abuzimi me ta. Në këtë kontekst, mjeku asnjëherë nuk përgjigjet për dëmtimet shëndetësore që mund t'i shkaktohen pacientit nga përshkrimi i tepërt i barnave.


Shoqëria shqiptare mbetet ende një shoqëri jo dhe aq e ndërgjegjësuar, që kërkon të zgjidhë gjithçka me barna, meqenëse mungojnë mekanizma të tjera që rregullojnë e plotësojnë njëra-tjetrën.

 
Letrat e lexuesve
 

VIDEOT E FUNDIT

Ankesa ndaj mjekeve për neglizhencë

"Ndihmoni nënën time të shpëtojë nga krizat. Mjekët kërkojnë vetëm para dhe më adresojnë drejt klinikave private por unë nuk...

Luhatjet e temperaturave gjatë javëve të fundit, kanë sjellë fluks pacientësh në spital.

Temperaturë të lartë, këputje trupore dhe diarre: këto janë disa nga shqetësimet e fëmijëve, prej të cilëve çdo ditë paraqiten...

PODCAST

Shekulli Online si faqe kryesore Shekulli Online si e preferuar
 
 

© 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP - Rruga Ismail Qemali, Pallati Abissnet - Tirane, [Shqiperi] - Tel. 04 337 8200

© ZOTSOFT NETWORKS - Realizimi dhe programimi Fjodor Zotaj