Versioni Print ndrysho

Shekulli ne versionin e shtypur

* Duke klikuar me siper kaloni ne versionin e gazetes Shekulli te shtypur, ku mund te lexoni te gjitha informacionet qe ka patur gazeta e dites ne treg

Djali i Kastros, histori dashurie me një grua të rreme

Shekulli Online | 17/06/2009 | Arti i te jetuarit | komentet 1 KOMENT | komentet SHARE | -zvogelo shkrimin +zmadho shkrimin

Për 8 muaj, një mashkull nga Majami, ka bërë djalin e liderit Fidel Kastros të besonte se ishte një kolumbiane me emrin Klaudia.
"E bëra për të treguar se, në Kubë, privilegjet, si interneti, ekzistojnë vetëm për të fuqishmit".
Historia është mjaft e njohur: burri njeh gra në internet. Ai i bën kortezira dhe ajo tregohet e gatshme. Ai jeton në Kubë, ajo në Kolumbi. Pasi kaluan momentet e vështira të njohjes fillestare, historia nis e zgjerohet dhe bëhet më pikante dhe e nxehtë. Pas 8 muajsh të kësaj historie krejtësisht on-line, lind nevoja e një takimi. Ndryshimi i vetëm lidhur me historitë e tjera të lindura në web, është se, djali i dashuruar dhe që bën kavalierin, është djali i Fidel Kastros, ndërsa ajo, nuk është një grua e bukur, por është Luis Dominguez, një haker nga Majami, i cili ka vënë në "hall të madh" Qeverinë Kubane.
Kështu, ndërsa në Kubë hyrja në internet vazhdon të jetë e ndaluar për pjesën më të madhe të qytetarëve, Antonio Lothario Castro, djali i liderit të marksizmit, chatonte qetësisht nga telefoni i tij me të ashtuquajturën kolumbiane, Klaudia.
Ajo që dukej si historia e dashurisë klasike në internet, e përbërë nga e-mail-e dhe biseda romantike dhe pikante nëpërmjet komunikimit on-line, në të vërtetë ishte vetëm një blof i mundësuar nga një haker, për të vënë në siklet Qeverinë Kubaneze. Jo rastësisht ngjarja ka ngjallur ilaritet të fortë në komunitetin amerikano-kuban, në jug të Floridës.
Dominguez, i cili ka lindur në Kubë, ka treguar se e ka organizuar të gjithën këtë për të treguar hipokrizinë e një vendi, në të cilin qeveritarët përfitojnë nga lukset, që populli nuk mund të marrë pjesë.
Në këto shkëmbime, djali i Kastros ka përdorur nofkën "Tonycsport". Ai flet për fundjavët e kaluara në lokalitetin e njohur turistik Varadero, në Kubë, për blerje rrobash firmato dhe për udhëtimet e tij rreth botës, si mjek i skuadrës të bejbollit kubanez. Dhe fton shumë ngrohtë Klaudian të shkojë në Kubë, edhe pse është zyrtarisht i fejuar me një 26-vjeçare, producente televizive.
Ideja e shakasë lindi kur Dominguez, i ashtuquajturi Klaudia, pa në televizor Lothario Castron, ku të gjithë e trajtonin si një yll, të gjithë donin të bënin një foto me të, sidomos gratë e bukura. Dhe, kështu, ai mendoi se mund t'i afrohej duke u hequr si një grua.

 

1 KOMENT

Mendoj,se ky hakeri,Luis Domingues(Klaudia) sipas profesionit qe ka, e ka zhvatur mire nga parate djalin e Kastros.Djali i Kastros,Lothario Kastro"ydhi i televizionit te Kubes",na paraqitet ketu ashtu sic eshte ne realitet;as me pak e as me shume se NJE IDIOT I LLASTUAR,i pa burreri.I ngjan Sadamit,kur e nxorren nga vrima ku ishe fshehur dhe sipas ligjit i kontrolluan gojen dhe koken per morra.

Komenti juaj

 

Udhëtim me makinë gjatë pushimeve? Ja këshillat

Për pushimet je duke planifikuar edhe një udhëtim me makinë? Ja disa këshilla për t'u marrë në konsideratë para se...

Kanceri; Olaparid, ilaçi magjik?

Rezultatet e një prove të pjesshme klinike të një ilaçi të ri për të luftuar kancerin japin shenja premtuese për...

 
Komentet
Letrat e lexuesve

PODCAST

Shekulli Online si faqe kryesore Shekulli Online si e preferuar
 
 

© 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP - Rruga Ismail Qemali, Pallati Abissnet - Tirane, [Shqiperi] - Tel. 04 337 8200

© ZOTSOFT NETWORKS - Realizimi dhe programimi Fjodor Zotaj