|
|
Lista e kompensimit do të nisë me personat që kanë aplikuar më herët për kompensimin financiar
Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave publikon kriteret e përfitimit të fondit për ish-pronarët
TIRANË- Drejtori i Agjencisë së Kthimit dhe të Kompensimit të Pronave, Elvis Cefa, zbardhi dje kriteret që duhet të plotësojë një aplikant për të përfituar nga fondi prej 6 milionë dollarësh që është përcaktuar këtë vit.
Sipas tij, një aplikues paraprakisht duhet të përmbushë katër kushte që të shpallet më pas përfitues nga fondi i mësipërm.
Kështu, në mënyrë që dosja të merret në konsideratë nga AKKP-ja, aplikanti nuk duhet të ketë përfituar nga kompensimet financiare që janë bërë gjatë viteve të shkuara, nuk duhet të ketë përfituar tokë me shpërndarjen që u bë në fillim të viteve 90-të në bazë të ligjit Nr.7501 dhe nuk duhet të ketë përfituar nga e drejta e parablerjes.
Cefa, gjithashtu, theksoi se, gjatë shqyrtimit të dokumenteve të dorëzuara, përparësi do të tregohet ndaj atyre dosjeve, vendimi i të cilave daton më herët. Sipas të dhënave, pritet që listat përfundimtare të subjekteve që do të përfitojnë kompensim deri në 200 metër katror do të bëhen gati deri në shtator të këtij viti.
Procesi i regjistrimit dhe pranimit të kërkesave për kompensim, tashmë ka nisur dhe do të zgjasë 30 ditë. Sipas vendimit të fundit të Këshillit të Ministrave, AKKP-ja do të përjashtojë menjëherë nga procedurat e kompensimit të gjithë ish-pronarët që paraqesin të dhëna të rreme, ose që i fshehin ato, si dhe i ngarkon ato me përgjegjësi penale.
Qeveria në buxhetin e vitit 2009 ka përcaktuar një fond prej 600 milionë lekësh ose rreth 6 milionë dollarë për kompensimin financiar të pronarëve.
Gjithashtu zyrtarë të lartë të qeverisë kanë deklaruar se 10 për qind e të ardhurave nga privatizimet e shoqërive të zotëruara nga shteti do të shkojnë për kompensimin e tyre dhe dëmshpërblimin e ish-të përndjekurve politikë. Por deri tani nuk është bërë publik fondi dhe formula e ndarjes së tij për këto dy grupe.
Kompensimi
Kompensimi financiar, sipas vendimit, do të bëhet vetëm për sipërfaqet truall deri në 200 metra katrorë, të caktuar për kompensim, në bazë të çmimit të përcaktuar në hartën e vlerës së miratuar, sipas vendndodhjes së pronës.
Të gjithë ish-pronarët të cilët kanë depozituar kërkesat e tyre për kompensim financiar në vitet 2006 deri në vitin 2008 dhe që vërtetojnë kryerjen e pagesës nuk do të paguajnë tarifën e aplikimit për vitin 2009.
Gjithashtu pak ditë më parë, qeveria miratoi ngritjen e një fondi të veçantë në një llogari të thesarit ku do të derdhen paratë e caktuara nga qeveria në buxhet, të ardhurat nga privatizimet, pagesat e bëra për legalizimet dhe donacionet e ndryshme që mund të bëhen për këtë kategori.
Qeveria miraton pagesën e shtëpive të palegalizuara, në vlerën 80%, me letra me vlerë. Pjesa tjetër paguhet me para TIRANË-...
Qeveria miraton vendimin që i lejon punonjësit e nëntokës që të dalin në pension në moshën 60- vjeç TIRANË- Mosha...
Lajmet 10 korrik - Ora 16 -
data/10-07-2009
Lajmet 10 korrik - Ora 15 -
data/30-08-2008
Lajmet 10 korrik - Ora 13 -
data/30-08-2008© 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP - Rruga Ismail Qemali, Pallati Abissnet - Tirane, [Shqiperi] - Tel. 04 337 8200
© ZOTSOFT NETWORKS - Realizimi dhe programimi Fjodor Zotaj
Genjeni se ju ka ardh dita!
Akoma mor zoterinj mashtruesa genjeni me kete 6 milion dollaresh keni 4 vjet qe thoni e askush nuk ka marre 5 lek turp t'ju vije