Versioni Print ndrysho

Shekulli ne versionin e shtypur

* Duke klikuar me siper kaloni ne versionin e gazetes Shekulli te shtypur, ku mund te lexoni te gjitha informacionet qe ka patur gazeta e dites ne treg

Bën Putinin si grua, e fusin në burg

Shekulli Online | 18/06/2009 | Arti i te jetuarit | komentet 9 KOMENTE | komentet SHARE | -zvogelo shkrimin +zmadho shkrimin

Alexander Shednov, i njohur si Shurik, është një piktor rus, përveç se është një opozitar i Vladimir Putin. Prej muajsh në Rusi flitet për një mandat të 3-të të mundshëm presidencial të presidentit rus dhe Shurik ka vendosur të protestojë në mënyrë origjinale, me një fotomontazh: ka marrë fytyrën e Putin dhe e ka vënë në një trup femre shumë seksi nën diçiturën: "Nuk e di, një mandat i tretë? Është pak si shumë...por nga ana tjetër, treshi është një numër tërheqës".
Artisti kishte si qëllim të sulmonte manifestimin në pallatin e komunës Voronezh, qyteti i tij i lindjes, me rastin e festës të Pavarësisë ruse të premten e kaluar. Por i shkoi pak ters: shërbimi sekret rus - e ka arrestuar, e ka pyetur për 7 orë me radhë dhe e ka rrahur.
Apartamenti i tij u boshatis dhe shumë nga pikturat e tij u morën. Për kritikët e regjimit putinian, është prova e 11 e intolerancës të presidentit rus për opozicionin.

 

9 KOMENTE

PUTINI PASKA HUMBUR KOT ?DUHET TE ISHTE FEMER SHUME E BUKUR . PO ZOTI STI JEP TE GJITHA? I LUMTE DORA ATIJ QE I SHKOI NE MENDJE. U RRAFE PAK PO DEMOKRACIA ME TE RRAFURA E PASKA . PO PO . NE FAKT KETA I RREF ENVERI MO?????

Putin eshte nje sigurims i KGB-se i cili spiunoi per vite te tera ne Gjermanine Lindore.Nga nje spiun e diktator nuk mund te kete demokrate..
Ai pos qe eshte nje KGB-iste eshte edhe nje diktator e pansllave..
Poashtu Putin eshte nje anti-shqiptare dhe nje njeri qe eshte i urryer edhe ne vendin e tije.
Ky njeri eshte i damshem per paqen , demokracine dhe lirine e popujve..
Bardh Kosova

Mos horr ne konference e Parisit ishte ndihma e Rusise dhe aleateve te tjer komunist qe Shqiperija nuk u copetua akoma me teper nga greket e serbet te ndihmuar nga franca e greqija se bashku me angline qe sot ketu besojne se keto shtetet jane burimi i drejtesis e ashtu si thone qendron e verteta..

Kini harruhar "Kongresin e Berlinit", "Konferencen e Londres" dhe te tjera konferenca dhe qendimin e qeverive te ndyshme russe,per ceshtjet Shqiptare? Ajo eshte Russia "mike" per Shqiperine dhe Shqiptaret! Russia eshte "nena" Serbe,kurre mos e harro kete.

Ca mo...rusia?????!!!!

O per rusine ne s'kishim ekzistuar...ne konferencen e parisit ishte presideni amerikan dhe ai britanik qe vendosen fatin tone se mos te ishte per ot ne s'do ishin sot se rusise ia kemi pare hajrin.

pa russine shqiperia do kishte vdekur me kohe qysh ne vitet 1945 russia te solli kombinate fabrika ku populli shqiptar punoj per 45 vjet me radhe pavarsisht se cfare sistemi perfaqsonim,dhe tani me putinin ajo eshte teper krenare per shume aritje dhe suksese ekonomike ,qe do te thote lerini nacjonalizmat dhe tifozllekun e semure por shikoni progresin dhe mireqenjen nga njerez qe per ju jane gjithnje jo te mirepritur,eshte nje fjale e vjeter skeni ci beni gomarit i bini samarit,russet per shqiperine kane pasur gjithnje respekt por edhe shqipetaret per russet,problemet tuaja me serbet nuk duhet ti marim per prishje me miqesine e nje populli, ato duhet te ngrihen ne dobi te paqes dhe perparimit dhe zhvillimit,por kure per procese negative.russet kane ditur te ndertojne sisteme qe ne bote jane praktikuar pavarsisht se cfare sistemesh socjalizem apo komunizem,por dine te ndertojne edhe kapitalizmin ashtu si ndertohet nje sistem qe vertet ti sherbeje shoqerise per nje fare kohe sepse cdo sistem eshte piramide.

Replike per Edi.
Kush ta ka tregue kete prralle kaqe te bukur,me siguri xhaxhi i ndjere.
Mua me pelqeu,dhe qesha pake,por jetojme ne nje bote moderne dhe secili e thote ate qe mendon.
Perkundrazi e verteta ishte krejt ndryshe,pikrisht qendrimi rus(per interesa te serbis)beri qe TROJET SHQIPETARE te ndahen e te masakrohn dhe te ju dhurohen fqinjeve tane.
Diten e mire dhe paq fat,nga Afrimi.

po ca mirqenie moj, mos te ishte rusia bashke me komunizmin ti sot e une bashke do ishim ne BE e ne 100 vende te tjera, sdo ishim keshtu: ne nje shtet te perbuzur e te varfer.

si mundet te quhesh i varfer?ketu ne perendim mese 70 perqind e popullsise paguan qira banese 20 perqind jane te mbytur ne borxhe nga kreditimi i nje shtepie vetem 10 perqind jeton ne nje shtepi te tijen,kurse ne vendin tend shqiperine 95 perqind kane nje shtepi te veten,ku propocjoni eshte shume i larte me ate perendimor,po spagove qira te nxoren ne mes te ruges?kurse ke ju pothuajse te gjithe kane nje prone te tijen dhe kjo eshte ne saj te sistemit te meparshem,komunizmi ka me shume kapital se kapitalizmi ky i fundit eshte i kalbur nga brenda kurse i pari sjell gjithnje freskine ku mban kapitalizmin gjalle me taksa pagues te rinj.kerkon te martohesh me nje nuse plake?ju keni nje vajze te kendshme qe te gjithe i hedhin syte,si mundet te te nderohet mendja per plaken?ku e ka shijen dhe freskine?keshtu eshte dhe be-ja.

Komenti juaj

 

Kanceri; Olaparid, ilaçi magjik?

Rezultatet e një prove të pjesshme klinike të një ilaçi të ri për të luftuar kancerin japin shenja premtuese për...

Shqiptarët, pushime të varfra

TIRANE - Pushime të paplanifikuara dhe jo luksoze. Madje ka edhe nga ta që i shohin agjencitë turistike vetëm nga...

 
Komentet
Letrat e lexuesve

PODCAST

Shekulli Online si faqe kryesore Shekulli Online si e preferuar
 
 

© 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP - Rruga Ismail Qemali, Pallati Abissnet - Tirane, [Shqiperi] - Tel. 04 337 8200

© ZOTSOFT NETWORKS - Realizimi dhe programimi Fjodor Zotaj