|
|
Pacientja 13-muajshe, Xhesika Daullja, vuan çdo ditë nga temperatura e lartë që kur ishte 2-muajshe. Prindërit: Na ndihmoni se kështu na vdiq edhe vajza e parë
Ethet nuk i janë ndarë asnjëherë që kur ka lindur. "Digjet" gjithmonë nga temperatura e lartë pasi nuk i zbret kurrë nën 38 gradë.
Vogëlushja 13-muajshe, Xhesika Daullja, është pacientja që po mundon prej 11 muajsh gjithë stafin e pediatrisë së Qendrës Spitalore Universitare "Nënë Tereza" për t'i gjetur një diagnozë. Babai i saj, Festim Daulli, nga Berati pohon se Xhesika është rritur më shumë në spitale se në shtëpinë e saj, por ende nuk e dinë se cila është sëmundja që po e mundon.
Por fatkeqësia e familjes Daulla nuk mbaron këtu pasi Xhesikës i ka vdekur edhe një motër e cila kishte të njëjtat simptoma, por ajo ndërroi jetë dhe kurrë nuk e mësuan se nga se vuante. "Na ndihmoni të shpëtojmë vajzën tonë të vetme. Kemi frikë se do e humbasim edhe atë",- pohon babai i pacientes, Festim Daullja.
Ndërsa mjekët e Pediatrisë në QSUT pohojnë se me gjithë analizat dhe ekzaminimet që i kanë bërë nuk po i vendosin dot një diagnozë. Për këtë arsye ata rekomandojnë që pacientja të dërgohet jashtë vendit, pasi këtu nuk mund të bëjnë më shumë për të.
Pacientja
Xhesikës që kur ishte 2-muajshe asnjëherë nuk i është ulur temperatura nën 38 gradë. Babai i saj shpjegon se vajza është shtruar në spital që kur filloi të kishte temperaturë të lartë në mënyrë të vazhdueshme, por askush nuk u thoshte se nga çfarë vuan.
"Vuan dhe përvëlohet nga temperatura e lartë që i rri gjithnjë 38-40 gradë. E mbajnë të shtruar me javë të tëra në spital dhe i bëjmë plazmë gjaku një herë në tre javë.
Analiza dhe ekzaminime ka bërë plot, por nuk e di askush se nga se vuan vogëlushja jonë",- pohon babai i Xhesikës, duke shtuar se mjekët i thonë ta nxjerrin jashtë vendit, por nuk ka asnjë mundësi të përballojë shpenzimet.
Sipas tij vajza është shtruar në disa pavijone të specialiteteve të ndryshme, dhjetëra mjekë e kanë vizituar dhe ka marrë lloj-lloj barnash por askush nuk di t'u thotë se çfarë ka.
Fatkeqësia
Lindja e vajzës së parë do ta gëzonte pa masë çiftin Daulli, por për fat të keq ky gëzim nuk do të zgjaste shumë. "Vajza e parë filloi të kishte temperaturë të lartë njësoj si Xhesika që kur ishte 2-muajshe.
E dërguam në spital, shpenzuam gjithë çfarë kishim për ta shëruar, por nuk u bë asgjë. Vdiq 9-muajshe pa e ditur se nga se mundohej vogëlushja jonë",- pohon Festim Daullja.
Të ndodhur në këtë situatë, atyre nuk u mbetet asgjë tjetër vetëm të bëjnë apel për ndihmë. Jeta e vogëlushes së tyre është në rrezik. "Na ndihmoni të shpëtojmë vajzën tonë të vetme. Duhet të dalë jashtë shtetit se këtu nuk kemi më shpresa. Ajo është jeta jonë",- theksuan babai dhe nëna e Xhesikës.
-----------------------------------------------------------------------------------------------
Mjekët: Duhet të dalë jashtë, nuk e dimë çfarë ka
Fëmija paraqet një gjendje fibrike të zgjatur që prej moshës 2-muajshe me një natyrë të paqartë. Megjithëse është shtruar në shumë pavijone dhe janë bërë herë pas here analiza dhe ekzaminime, ende nuk kemi arritur t'i gjejmë shkakun e temperaturës së lartë.
Kështu u shprehen mjekët e Pediatrisë së Qendrës Spitalore Universitare "Nënë Tereza" të cilët theksojnë se i shqetëson fakti se pacientes i ka vdekur edhe motra në moshën 9-muajshe me të njëjtat simptoma.
"Kështu që mendojmë se mos është diçka e trashëguar të cilën nuk arrijmë dot ta diagnostikojmë me këto mundësi që kemi këtu. Aktualisht një imunitet të ulët e ka fëmija ndoshta edhe nga fakti se po përdor shumë antibiotik",- pohojnë mjekët, duke shtuar se herë pas here kanë bërë gamaglobulinë por, meqë aktualisht nuk ka më në spital prindërit e tyre e kanë blerë vetë ose janë detyruar ta trajtojnë me plazmë.
"Edhe ne si mjekë jemi shumë të interesuar për të ditur diagnozën e saj për të kuptuar disa patologji që i hasim në praktikë, por ndonjëherë nuk arrijmë t'u vëmë dot emër. Mendojmë se duhet të trajtohet në spitalet e huaja pasi ne nuk kemi mundësi t'i vendosim një diagnozë,"- pohojnë mjekët. E.Bardhi
Qëndron i maskuar, poshtë flokëve ose në mëngët e gjata. Është sa një çamçakëz petë dhe nuk dallohet nga pedagogët....
Të huajt që hyjnë për një periudhë të shkurtër, si për vizita, biznes, turizëm, studim, duhet të provojnë se zotërojnë...
Lajmet 10 korrik - Ora 16 -
data/10-07-2009
Lajmet 10 korrik - Ora 15 -
data/30-08-2008
Lajmet 10 korrik - Ora 13 -
data/30-08-2008© 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP - Rruga Ismail Qemali, Pallati Abissnet - Tirane, [Shqiperi] - Tel. 04 337 8200
© ZOTSOFT NETWORKS - Realizimi dhe programimi Fjodor Zotaj
Zonja Eglantina Bardhi duke ju falnderuar per kete artikull dhe publikimin e e gjendjes se rende dhe serioze te kesaje foshnje te mitur,duke u bazuar vetem ne gjendjen dhe siptomat qe paraqiten ne artikullin qe ke shkruar, pa ditur gjendjen e analizave ematologjike dhe biokimike te pacentit,siptomat me cojne ne diagnozen e leucemise ose te tempratures nga shkak i panjohur,te cilat qe te dyja kane si fillim pothuajse te njejtat siptoma.Temperatura nga shkak i panjohur[FOU] eshte eshte rasti kur nje i semure ka temperature te larte dhe ne analizat labaratorike nuk i gjendet arsyeja,pavaresisht nga kerkimet mjekesore qe behen me analiza te ndryshme.Temperatura nga arsye te panjohur[fou] qendron gjithje 38,5 gradeC e larte,qendron te pkten tre jave pa u gjendur shkaku, nen kontrollin laboratorik.Ajo shkaktohet nga infeksione[semundje infektive]nga neoplazem[inde kanceroze.ne femijet eshte me dendur nga semundjet infektive dhe leucemia[e cila gjndet me perpara se tre jave].
SHKAQET E FOU [FEVER UNGNOWN OF ORIGIN]PIRETOS NGA SHKAK I PANJOHUR,
Pas ca kohesh vertetohet se temperatura nga shkak i panjohur vjen nga SEMUNDJT INFEKTIVE,
APOSTIMA,TUBERKULOZ,INFEKSION NE SISTEMIN HOLIK[NE MELCI]INFEKSION NE SISTEMIN UROLOGJIK,INFEKSION NE ENDOKARDIO[ENDOKARDITI]OSTOMIELITITA,DHE SEMUNDJE TE TJERA SEMUNDJE INFEKTIVE.
NGA INDET KANCEROZE
LEMFOMA, LEUCIMIA,HEPERNEFROMA,MIKSOMA,HEPATOMA,TE TJERA: ANGJETITI[SEMUNDJE NE ENET E GJAKUT],ARTHRITI REUMATIK,NOSO STILL,OZOID POLIARTHRITITA,HIPOKSIA TIROIDE,HEPATITI KOKIOMATOID,SARKOITITA,SEUNDJE INFEKTIVE NE ZORRE,TEMPERATURE FARMACEUTIKE,ETJ ARSYET E TEMPERATURES NGA ARSYE TE PANJOHURA JANE TE SHUMTA UNE PER MENDA VETEM DISA PREJ TYRE.MUNDESIA ME E MADHE EKZISTON QE AJO FOSHNJE TE VUAJE NGA LEUCEMIA QE ME VONE DO TI TREGOJE SIPTOMAT.
Vajza gezon shendet te mire , se besoj te jete nji leucemi akute; mundet dhe nji infeksion ne gjak apo dhembelle ,dhe i shkakton kete temperature
po te ishte e tille mjeket tane te mbrekullushem do ja kishin gjetur diagnozen . mundet te jete dhe mbartese e nji mikrobi ; beni te pa munduren per ta nxjere jashte ,keta qente e votave tu ndihmojne edhe per femijet; besoj dhe te doktor Arquile Boti
po tjeter kund jo
. E kemi pare dhe keta chatistat qe tallin b....duke mos na dhene asnji detaj per cka i pyetem . por kut besoj se dhe ata vete se dine se cfare jane pastruse ,pjata lares apo shperndares medikamentesh .
mendoj se femija duhet urgjentisht te dergohet per sherim jasht shtetit.sherbimin duhet ta bej vet shteti.
EDHE UNE SHPRESOJE QE TE MOS JETE LEUCEMIA DHE UROJE QE MOS JETE POR SIPTOMAT E PARA KESHTU SHFAQEN,UNE NUK DI TE THEM HOLLESIRA SE NUK KAM PARE REZULTATT E ANALIZAVE BIOKIMIKE DHE EMATOLOGJIKE TE SAJE POR DI QE PASI TE MBUSHE TRE JAVE NGA DITA E FILIMIT TE TEMPERATURES MUND TE JETE ME LEHTE PER TE NXJERRUR DIAGNOZEN.PO TE ISHTE NDONJE INFEKSION NGA MBARTJE E NDONJE MIKROBI DO ISHTE GJETUR BRENDA 24ORESH NE ANALIZEN MIKROSKOPIKE NE LABORATOR,ANTITRUPAT LUFTUES DALIN POZITIV,TE NGRITUR.KA SHUME LLOJE INFEKSIONESH QE NE GJAK NUK KANE ANTITRUPA OSE ANTITRUPAT[EKSTRAMINASET] JANE VONOJNE TE RRITIN MASEN E TYRE TE DUKSHME PER TE LUFTUAR TRUPAT E HUAJE,PRANDAJE KJO LLOJE TEMPERATURE QUHET TEMPERATURE NGA SHKAK I PANJOHUR,[FEVER UNGNOWN OF ORIGIN,FUO]
NDERSA PERSA I PERKET LEUCEMIA AS UNE NUK JAME PLOTESISHT I SIGURT POR FRIKE KAM PER ARSYE SE KA LLOJE LEUCEMIA[LEUCEMIA ESHTE SHUME LLOJESH] QE ZHVILLOHET NGADALE PA DHENE SHENJA LEUCEMIKE NE RRITJEN E RRUAZAVE TE BARDHA TE GJAKUT TE CILAT NUK RRITEN ME RITMIN QE RRITEN NGA FORMAT E TJERA SI P.SH LEMFOGENY LEUCEMIA.MEGJITHATE UNEASGJE TE SAKTE NUK MUND TE THEM PERSA I PERKET KETIJE RASTI PER ARSYE SE NUK KAME PARE ANALIZAT E SAJE PERPARA,ATA QE SHKRUAJE I THEM DUKE U MBESHTETUR NE SIPTOMAT QE SHKRUHEN NE ARTIKULLIN ME SIPER.MIRE ESHTE QE FOSHNJA E VOGEL TE DALE JASHTE SHTETI DHE TIA BEJNE ANALIZAT QE TI BEJNE KONTROLL JASHTE PER ARSYE SE NE SHQIPERI NUK KA LABARATORE MODERNE TE PERCAKTUAR DIAGNOZEN E VERTETE.
EDHE UNE SHPRESOJE QE TE MOS JETE LEUCEMIA DHE UROJE QE MOS JETE POR SIPTOMAT E PARA KESHTU SHFAQEN,UNE NUK DI TE THEM HOLLESIRA SE NUK KAM PARE REZULTATT E ANALIZAVE BIOKIMIKE DHE EMATOLOGJIKE TE SAJE POR DI QE PASI TE MBUSHE TRE JAVE NGA DITA E FILIMIT TE TEMPERATURES MUND TE JETE ME LEHTE PER TE NXJERRUR DIAGNOZEN.PO TE ISHTE NDONJE INFEKSION NGA MBARTJE E NDONJE MIKROBI DO ISHTE GJETUR BRENDA 24ORESH NE ANALIZEN MIKROSKOPIKE NE LABORATOR,ANTITRUPAT LUFTUES DALIN POZITIV,TE NGRITUR.KA SHUME LLOJE INFEKSIONESH QE NE GJAK NUK KANE ANTITRUPA OSE ANTITRUPAT[EKSTRAMINASET] JANE VONOJNE TE RRITIN MASEN E TYRE TE DUKSHME PER TE LUFTUAR TRUPAT E HUAJE,PRANDAJE KJO LLOJE TEMPERATURE QUHET TEMPERATURE NGA SHKAK I PANJOHUR,[FEVER UNGNOWN OF ORIGIN,FUO]
NDERSA PERSA I PERKET LEUCEMIA AS UNE NUK JAME PLOTESISHT I SIGURT POR FRIKE KAM PER ARSYE SE KA LLOJE LEUCEMIA[LEUCEMIA ESHTE SHUME LLOJESH] QE ZHVILLOHET NGADALE PA DHENE SHENJA LEUCEMIKE NE RRITJEN E RRUAZAVE TE BARDHA TE GJAKUT TE CILAT NUK RRITEN ME RITMIN QE RRITEN NGA FORMAT E TJERA SI P.SH LEMFOGENY LEUCEMIA.MEGJITHATE UNEASGJE TE SAKTE NUK MUND TE THEM PERSA I PERKET KETIJE RASTI PER ARSYE SE NUK KAME PARE ANALIZAT E SAJE PERPARA,ATA QE SHKRUAJE I THEM DUKE U MBESHTETUR NE SIPTOMAT QE SHKRUHEN NE ARTIKULLIN ME SIPER.MIRE ESHTE QE FOSHNJA E VOGEL TE DALE JASHTE SHTETI DHE TIA BEJNE ANALIZAT QE TI BEJNE KONTROLL JASHTE PER ARSYE SE NE SHQIPERI NUK KA LABARATORE MODERNE TE PERCAKTUAR DIAGNOZEN E VERTETE.