|
|
Silvio Berlusconi duhet të shpjegohet "sa më shpejt që të jetë e mundur" për të gjitha pikëpyetjet e ngritura gjatë javëve të fundit lidhur me jetën e tij private, mësohet sot nga kryeartikulli i të përditshmes së Konferencës së peshkopëve të Italisë (CEI), "Avvenire".
Sipas "Avvenire"-s, është e "nevojshme të bëhet sa më shpejt që të jetë e mundur një sqarim i mjaftueshëm për të gjitha pikëpyetjet më urgjente që paraqiten jo vetëm nga kundërshtarë politikë të kryeministrit, por edhe nga një pjesë e opinionit publik që nuk e ka kundërshtuar aspak në parim".
Thirja e gazetës kryesore katolike italiane bëhet një ditë pas zbulimeve të shtypit italian lidhur me një hetim në Bari për disa festa në rezidencat e tij luksoze në shoqërinë e grave të reja që mendohet të jenë paguar për të kaluar natën në shoqërinë e kryeministrit.
Berluskoni i ka cilësuar këto informacione si "të ulëta" dhe u shpreh se ato nuk do ta pengonin për të "vazhduar punën"."Nuk ka asgjë për të sqaruar. Gjithçka është shumë e qartë: bëhet fjalë vetëm për shpifje", theksoi sot ai në adresë të shtypit italian gjatë samitit evropian të Brukselit. Këto lajme të reja vijnë pas "Noemigate", nga emri i vajzës së re, 18 vjeçe, me të cilën Silvio Berluskoni dyshohet se ka patur një lidhje, gjë që ai e përgënjeshtron zyrtarisht. Më 5 maj, e përditshmja katolike e ka treguar me gisht "dobësinë e Berluskonit për aktoret e reja në lulëzim" "Vazhdojmë të mbajmë shpresën për një kryeministër që di, me maturi, të jetë pasqyra -sa më pak e deformuar që të jetë e mundur- e shpirtit të vendit", ka deklaruar e përditshmja.
Rezultatet e një prove të pjesshme klinike të një ilaçi të ri për të luftuar kancerin japin shenja premtuese për...
TIRANE - Pushime të paplanifikuara dhe jo luksoze. Madje ka edhe nga ta që i shohin agjencitë turistike vetëm nga...
Lajmet 10 korrik - Ora 16 -
data/10-07-2009
Lajmet 10 korrik - Ora 15 -
data/30-08-2008
Lajmet 10 korrik - Ora 13 -
data/30-08-2008© 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP - Rruga Ismail Qemali, Pallati Abissnet - Tirane, [Shqiperi] - Tel. 04 337 8200
© ZOTSOFT NETWORKS - Realizimi dhe programimi Fjodor Zotaj
Komenti juaj