Versioni Print ndrysho

Shekulli ne versionin e shtypur

* Duke klikuar me siper kaloni ne versionin e gazetes Shekulli te shtypur, ku mund te lexoni te gjitha informacionet qe ka patur gazeta e dites ne treg

Kontributet e reja, pas ndryshimit të pagave

E. Hoxha | 19/06/2009 | Biznes | komentet 1 KOMENT | komentet SHARE | -zvogelo shkrimin +zmadho shkrimin

Kontributet mujore mbi pagat nga 1 maji nuk do të jenë nën 4479 lekë. Rritet paga minimale me 1300 lekë


Të vetëpunësuarit në bujqësi do të paguajnë 2400 lekë më shumë kontribute vjetore. Në total 14,400 lekë


Qeveria ka vendosur të rrisë pagën minimale dhe atë maksimale për efekt të llogaritjes së kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore.


Por nga 1 maji ka hyrë në fuqi edhe masa e re e kontributit të sigurimeve shoqërore, e cila është ulur me 5% për punëdhënësit. Paga minimale mujore për efekt të llogaritjes së kontributeve të sigurimeve, shoqërore e shëndetësore, dhe asnjë i punësuar nuk do të paguajë më pak se 4497 lekë. Megjithëse paga minimale është rritur me 1290 lekë, kontributet që duhet të paguajnë qytetarët janë ulur nga 4879 në 4497.


Paga maksimale nga 1 maji do të jetë 80,600 lekë nga 74,150 lekë në muaj. Kontributet mbi këtë pagë do të jenë 22,487.4 lekë, nga 24,395.35 lekë, ose rreth 1900 lekë më pak. Kontributi i detyrueshëm për sigurimet, shoqërore e shëndetësore, për të punësuarin, duke filluar nga data 1 maji e në vazhdim, është 27.9% e pagës bruto mujore, nga 32.9% që ishte deri tani.


Ulja e masës është bërë vetëm për pjesën që paguajnë punëdhënësit, i cili do të paguajë 16.7% të pagës dhe pjesa e të punësuarit mbetet 11.2%. "Kontributet llogariten nga punëdhënësi, mbi pagën bruto, të përcaktuar në këtë vendim.


Ai mban nga paga e punëtorit 9.5%, për sigurim shoqëror, dhe 1.7%, për sigurim shëndetësor, dhe, së bashku me pjesën e tij 15% të pagës, për sigurim shoqëror, dhe 1.7% të pagës, për sigurim shëndetësor, e deklaron dhe e paguan në llogarinë bankare, të përcaktuar për kontributet",- thuhet në vendim e miratuar dje nga Këshilli i Ministriave.


Të vetëpunësuarit


Vendimi i miratuar dje në Këshillin e Ministrave parashikon rritje të kontributit vjetor me 2400 lekë për të gjithë pesonat e vetëpunësuar në sektorin e bujqësisë. Sipas ndryshimeve të miratuara, nga data 1 maj e këtij viti e në vazhdim kjo kategori do të paguajë një kontribut vjetor për sigurimet shoqërore, në masën 14,400 lekë, nga 12 mijë lekë që ishte deri tani.


Nga kjo pagesë përjashtohen të vetëpunësuarit, që banojnë në rrethet Bulqizë, Dibër, Gramsh, Has, Kolonjë, Kukës, Librazhd, Malësi e Madhe, Mat, Mirditë, Pukë, Skrapar, Tepelenë dhe Tropojë, për të cilët masa e kontributit vjetor është 9,360 lekë.


Deri tani personat e vetëpunësuar në bujqësi në këto zona paguanin 7800 lekë. Rritje në kontributet e detyrueshme do të ketë edhe për të vetëpunësuarit në aktivitete tregtare, shërbimi, apo ambulante. Nga 1 maji këta persona do të paguajnë një kontribut minimal mujor prej 1200 lekësh, ose 200 lekë më shumë, nga sa ishte deri tani masa e kontributit.


Ndërsa të vetëpunësuarit, që punojnë në ortakëri dhe që punësojnë të tretë do të paguajnë 3% më pak kontribute të sigurimeve shoqërore, në masën 23% dhe 7% sigurim shëndetësorë, në total 30% të pagës mujore minimale prej prej 16,120 lekësh. Kontributi mujor për këta të vetëpunësuar do të jetë 4836 lekë.


Këta persona llogarisin kontributet për vete dhe për pjesëtarët e familjes, që nuk trajtohen me pagë, dhe i paguajnë në llogarinë bankare, të përcaktuar për kontributet. Deri tani kjo kategori paguante një kontribut të detyrueshëm prej 33.2% të pagës mujore minimale, e cila ishte 14,830 lekë, pra 4924 lekësh çdo muaj.


Kontributi minimal mujor Në % Në lekë
Dega e sigurimit të sëmundjeve 0.3 48
Dega e sigurimit të barrëlindjeve 1.4 226
Dega e sigurimit të pensioneve 21.6 3 482
Dega e sigurimit të aksidenteve
dhe sëmundjeve profesionale 0.3 48
Dega e sigurimit të papunësisë 0.9 145
Sigurimet shëndetësore 3.4 548

16,120 lekë do të jetë paga minimale mujore për efekt të llogaritjes së kontributeve nga 1 maji
14,830 lekë ishte paga minimale mujore për efekt të llogaritjes së kontributeve deri më 1 maj
80,600 lekë do të jetë paga maksimale për efekt të llogaritjes së kontributeve nga 1 maji
74,150 lekë ishte paga maksimale për efekt të llogaritjes së kontributeve deri më 1 maj
27.9% janë kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore nga 1 maji
5% është ulja e kontributeve të sigurimeve shoqërore që përfitojnë punëdhënësit

Shuma bazë e përfitimeve

1. Në mbështetje të neneve 2, 32, 36 e 48, të ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, "Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë", të ndryshuar, shuma bazë e përfitimit nga data 1.5.2009 e në vazhdim, të jetë 10 276 (dhjetë mijë e dyqind e shtatëdhjetë e gjashtë) lekë në muaj.
2. Në mbështetje të nenit 96, të ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, "Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë", të ndryshuar, shuma e përfitimit, për personat, që nuk plotësojnë kushtet për përfitimin e masës së pensionit, të përcaktuar në paragrafin e parë, të këtij neni, nga data 1.5.2009 e në vazhdim, është 6 344 (gjashtë mijë e treqind e dyzet e katër) lekë në muaj.
3. Në mbështetje të pikës 4, të nenit 27, të ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, "Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë", të ndryshuar, shuma bazë e përfitimit për gratë, të cilat e kanë periudhën e fundit të sigurimit si të vetëpunësuara në bujqësi, nga data 1.5.2009 e në vazhdim, është 6 344 (gjashtë mijë e treqind e dyzet e katër) lekë në muaj.".


 

1 KOMENT

Preferoj me mire sistemin Beveric ku shteti ti merr kontributet nga taksat,

Komenti juaj

 

Vendimi, si do paguhet shtëpia e legalizuar

Qeveria miraton pagesën e shtëpive të palegalizuara, në vlerën 80%, me letra me vlerë. Pjesa tjetër paguhet me para TIRANË-...

Ulet mosha e pensionit për minatorët

Qeveria miraton vendimin që i lejon punonjësit e nëntokës që të dalin në pension në moshën 60- vjeç TIRANË- Mosha...

 
Komentet
Letrat e lexuesve

PODCAST

Shekulli Online si faqe kryesore Shekulli Online si e preferuar
 
 

© 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP - Rruga Ismail Qemali, Pallati Abissnet - Tirane, [Shqiperi] - Tel. 04 337 8200

© ZOTSOFT NETWORKS - Realizimi dhe programimi Fjodor Zotaj