Versioni Print ndrysho

Shekulli ne versionin e shtypur

* Duke klikuar me siper kaloni ne versionin e gazetes Shekulli te shtypur, ku mund te lexoni te gjitha informacionet qe ka patur gazeta e dites ne treg

Rishikimi i testit, përgjigjja në AVA

Dritan Laci | 19/06/2009 | Shoqeri | komentet 1 KOMENT | komentet SHARE | -zvogelo shkrimin +zmadho shkrimin

Matura, provimi i Letërsisë dhe Gjuhës Shqipe. Ankimimi, sot afati i fundit i dorëzimit në shkolla


Në Tiranë rreth 150 maturantë kërkojnë rishikimin e testit. Përgjigjet gjatë javës së ardhshme


Në dukje interesimi i ditëve të para duket sikur ka rënë, por në brendësi të shkollave rezultatet e provimit të parë me detyrim në lëndën e Letërsisë dhe Gjuhës Shqipe, mbeten ende në qendër të bisedave.


Ndërsa kanë kaluar katër ditë, nga dita e afishimit të rezultateve, komisionet shkollore të maturës shtetërore të ngritura në shkolla vazhdojnë punën për mbledhjen e ankesave që maturantët kanë në lidhje me rezultatet që ata kanë marrë në provimin e parë.


Deri mesditën e djeshme, vetëm në Tiranë, pa përfshirë qytetet e tjera, paraqitën kërkesën për rishikim të testit rreth 150 maturantë. Në shkollën e mesme "Ismail Qemali", nëndrejtoresha e këtij institucioni tha për gazetën "Shekulli" se janë paraqitur 7 ankesa.


"Përgjithësisht maturantët që kanë kërkuar rishikimin e testit, janë ata që në provim kanë marrë notën 8 dhe që pretendojnë se kanë dhënë më shumë se ç'janë vlerësuar nga komisioni i vlerësimit të testeve". Pjesa e cila u ka ulur më shumë pikët nxënësve të mirë që pretendonin për të marrë notën 10, ka qenë eseja.


Mësuesit e Letërsisë shpjegojnë se shtjellimi i esesë ka rezultuar me pasoja në pikë për maturantët. Afati i fundit kur maturantët e pakënaqur, duhet të dorëzojnë kërkesën për rishikim të testit është dita e sotme.


"Nesër (sot) është afati i fundit kur maturantët do të dorëzojnë ankesat pranë Komisionit Shkollor të Maturës Shtetërore. Ne do t'i presim deri në orën 12:30 minuta, ndërkohë që pas kësaj ore nuk do të pranojmë asnjë ankesë", u shpreh nëndrejtoresha e shkollës "Ismail Qemali".


Mesditën e sotme të gjitha shkollat do të mbledhin ankesat dhe do t'i dërgojnë pranë drejtorive përkatëse arsimore rajonale, të cilat do t'i dërgojnë më tej në Agjencinë e Vlerësimit dhe Arritjeve të Nxënësve (AVA).


E veçanta nga vitet e kaluara është se këtë herë rishikimi i testit nuk do të ketë thjesht karakter vëzhgimi, por do të bëhet një korrigjim i plotë i testit, ku nëse maturanti rezulton se ka marrë më shumë pikë se në vlerësimin e parë, këto pikë do t'i shtohen në vlerësimin e dytë.


Maturantët që kanë kërkuar rishikimin e testit do t'i marrin përgjigjet në mesin e javës së ardhshme. Për të parë rezultatet e dala nga rishikimi i testit, ata duhet të drejtohen pranë AVA-s, e cila do të vendosë edhe për notën të cilën ata meritojnë në provimin e Letërsisë dhe Gjuhës Shqipe për Maturën Shtetërore 2009.


 

1 KOMENT

nese ka mundesi pyetjet e testit kombetar per klasen e 9 me mi gjet

Komenti juaj

 

Kopje me Bluetooth

Qëndron i maskuar, poshtë flokëve ose në mëngët e gjata. Është sa një çamçakëz petë dhe nuk dallohet nga pedagogët....

Itali, deklarim i të ardhurave edhe për hyrjet afatshkurtra

Të huajt që hyjnë për një periudhë të shkurtër, si për vizita, biznes, turizëm, studim, duhet të provojnë se zotërojnë...

 
Komentet
Letrat e lexuesve

PODCAST

Shekulli Online si faqe kryesore Shekulli Online si e preferuar
 
 

© 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP - Rruga Ismail Qemali, Pallati Abissnet - Tirane, [Shqiperi] - Tel. 04 337 8200

© ZOTSOFT NETWORKS - Realizimi dhe programimi Fjodor Zotaj