Versioni Print ndrysho

Shekulli ne versionin e shtypur

* Duke klikuar me siper kaloni ne versionin e gazetes Shekulli te shtypur, ku mund te lexoni te gjitha informacionet qe ka patur gazeta e dites ne treg

Arrestimi i babait

Vera Bekteshi | 22/06/2009 | Kulture | komentet 35 KOMENTE | komentet SHARE | -zvogelo shkrimin +zmadho shkrimin

Me ngjarjen që ndodhi në dhjetor 1981, vrasjen apo vetëvrasjen e kryeministrit, u çorientuan të gjitha palët, shërbëtorët e pushtetit, gjë që dukej nga paradat e tyre për demonstrim force, populli punëtor që po humbte pikat më të rëndësishme të referimit, por edhe ne që na demonstrohej forca, pasi pas çdo tërmeti në pushtet të parët që do pësonin raprezalje ishin të dënuarit.


Kështu ne e prisnim arrestimin e babait, që kishte mbetur jashtë burgut bashkë me disa gjeneralë të tjerë, dhe me veshët katërsh prisnim lajm për ndonjë arrestim në radhët e llojit tonë. Nuk arritëm të merrnim asnjë lajm, pasi aksioni për arrestimin e gjithë të mbeturve 'jashtë' që mund të rrezikonin përmbysjen e pushtetit, u bë në fshehtësi të plotë brenda së njëjtës natë.


Ishte ora 9 e një darke të ngrohtë shtatori, nata në të cilën në apartamentin tonë në Vodëz hynë një taborr njerëzish për të arrestuar tim atë.


U krijua një situatë e rëndë, siç mund të ndodhë në çdo arrest në orët e vona të darkës, por edhe nëse ky arrest ndodh herët në mëngjes duhet të jetë e njëjta gjë. Vetë arresti ka tmerrin brenda sado i përgatitur të jesh.


Neli, vëllai i vogël, nuk mundi të përmbahej, filloi të bëjë fjalë me pjestarët e taborrit që hynë dhunshëm. Guxi, vëllai i madh me mamanë e mbanin prej krahësh dhe e qetësonin me fjalë të pëshpëritura në vesh. Hetuesi Bumçi duke e pritur këtë reagim, bënte sikur nuk shihte deri në një moment që iu duk se duhej të ndërhynte dhe pa mëdyshje iu drejtua:


- Në rast se na pengoni mbarëvajtjen e punës, do t'ju arrestojmë edhe ju!


Termin 'mbarëvajtje e punës' e përdori me shumë xhentilesë.
Zana, motra, që mori vesh lajmin, zbriti sakaq dhe po sakaq humbi ndjenjat. Pas nja dy vitesh qetësie, po i përsëritej neuroza në zemër. Hetuesi thirri Filen doktorin e fshatit që ishte që më parë në gatishmëri. Ai i bëri Zanës një analginë, në s'gaboj në bark, por ajo nuk u përmend aspak.


Në situatën e krijuar kisha frikën se fëmijëve mund t'u ndodhte gjë. Nuk kisha studiuar asnjë rresht psikologjije të mirëfilltë, por sytë e tim biri që më shihnin të tmerruar flisnin shumë më tepër se çdo libër.


Nën ndikimin e filmave televizivë për mesjetën Arturi kishte bërë nja dhjetë copë të formave dhe madhësive të ndryshme me teneqenë që e merrte nga punishtja e Sutes dhe që i mataronte në punishten e tij.


Kushedi si iu dukën atë mbrëmje shtatori taborri i burrave që ia behu brenda me tërsëllëmë për të marrë gjyshin. Edhe ata ishin të armatosur, sadoqë jo me shpata druri si të tijat por me revolverë dhe automatikë të vërtetë.


Përveç burave që vinin nga Tirana dhe Dega e Beratit, turmës iu bashkua edhe paria e fshatit, me fytyra veçanërisht të vrerosura, përveç kryetarit të kooperativës, që me sa dukej nuk futej në postet e rëndësisë së veçantë.


Meqë cilësia më e çmuar e sekretarit të Partisë së kooperativës, si e çdo sekretari të këtij lloji, duhej të ishte vigjilenca, ose e thënë shqip, syçeltësia, sekretari ynë pati rastin dhe fatin e madh ta demonstronte.


Sapo vuri këmbën në apartamentin tonë, në korridor, dalloi mbi lavatriçen, që prej vitesh shërbente në fshat si objekt zbukurimi, serinë e shpatave të punuara prej Arturit.


- Shoku hetues, vini re sa shumë kryqe ndodhen në këtë familje, ndërkohë që Partia ka ndaluar përdorimin e simboleve fetare (ai duhej të thoshte, ndërkohë që simbolet fetare janë të jashtëligjshme, por për hir të së vërtetës, këtu ai u tregua krejt i saktë).


- Për ç'kryqe e keni fjalën shoku sekretar, - ndërhyri po aq syçelët ime më, - ne nuk jemi as ish të krishterë, ç'punë kemi me kryqet. Këto që shihni janë shpatat që Arturi i ka punuar, ngaqë sheh filmat për mesjetën në televizor.


- Mos prekni asnjë objekt, - urdhëroi hetues Bumçi, që gjatë gjithë asaj nate kontrolli demonstroi së paku profesionalizëm, por sekretari syçelët nuk mund të rrinte duarkryq, kështu që vazhdoi rikonjicionin.


Ai hyri në banjë, ku ne mbanim përveç të tjerash edhe qypin me ullinj (jo për të realizuar ndonjë ekosistem të mbyllur, por sepse s'kishim vend tjetër), mirëpo hetuesi ndërhyri përsëri që paria të mos bënte kontroll pa praninë e tij, pasi mund të kompromentoheshin provat.


Mund të ndodhte që nga dëshira e madhe për të ndihmuar organet e drejtësisë, ata të tregoheshin aq të zellshëm sa të hidhnin drejt e në qypin e ullinjve ndonjë objekt që s'kishte qenë aty më parë (si revoler p.sh. ose radiotransmetues), gjë që mund të kompromentonte keqas provat e drejtësisë.


U kujtova se me ardhjen e Zanës poshtë, Besi e bija kishte mbetur vetëm në kat të dytë. Kërkova leje nga hetuesi për të dalë nga apartamenti i rrethuar. Ai bëri një përjashtim për kushtet e krijuara, dhe me vrap, pasi tërhoqa tim bir prej dore, nuk harrova të lija për babanë kanotjeren që duhej të vishte, para se ta merrnin me vete.


Qe vapë dhe ai ishte në fill të një këmishe të hollë. E dija po aq mirë se ai do qëndronte gjatë në qeli, para se të dilte në gjyq, ku do të të dënohej dhe do të shkonte në burg, ku mund ta takonim dhe t'i jepnim rrobat e dimrit.


Babait ia ndaluan takimin me familjen në burgun e Burrelit, ku e çuan të vuante dënimin, për arsye të qëndrimit të tij 'të keq' gjatë gjykimit. Ai nuk e pranoi akuzën dhe kjo në socializëm shpesh përbënte një faj më të rëndë se ai për të cilin ishe akuzuar.

Ai na shkruante nga burgu se ishte i qetë që më në fund kishte mundur të shprehte në gjyq atë që s'kishte bërë gjatë plenumit të 16 të Partisë, të aksh kongresi të saj, në dhjetor të vitit 1974.


Nuk pati frikë nga censura e letrave, se ne fëmijët mund të kishim pasoja nga aprovimi i këtij qëndrimi, nuk pati frikë, sepse duke jetuar me ne në internim, ai u bë dëshmitar i kalitjes sonë. Më në fund ai e kishte zhbërë atë plenum, të paktën brenda vetes dhe familjes së tij.


E dija se kjo do të ndodhte një ditë, pasi ai e kishte peng atë plenum, dhe në daç besoni, ai mezi priste që ta arrestonin. Këtë e dija prej tij me kohë, por e kuptova që ishte fare e vërtetë gjatë arrestit, e sidomos, në mënyrën se si ngriti kokën kur na pa për herë të fundit, mua dhe Arturin, kur britëm.


Kjo ndodhi në momentin kur u rrëzua, ngaqë nuk hipte dot në makinë sepse i kishte duart të lidhura nga pas. Ne ishim të vetmit nga familja që e pamë këtë skenë, pasi ishim lart në kat të dytë, në ballkonin e Zanës dhe po e prisnim aty për ta parë për herë të fundit, kur ta futnin në Gazin 69sh, që priste në krye të rrugicës.


Pastaj do ta ndieja nga çdo letër që na shkruante nga burgu i Burrelit ku u dënua me 25 vjet heqje lirie, plus 5 vjet të tjera internim pas burgut, a thua se njerëzit bëheshin jetëgjatë pas dënimit në këtë burg famëkeq.


Tri ditë pas arrestit të babait ne u mbyllëm brenda, pa dalë as për të blerë bukë. Jo vetëm që nuk na hahej (asnjëherë nuk do hanim për tri ditë vetëm një bukë rrumbullake 40-lekshe), por nuk mund të duronim fjalët që filluan të qarkullojnë në fshat se në kopshtin që kishim para shtëpisë u gjet një radio transmetuese me të cilën babai lidhej me kryeministrin shqiptar me ndihmën e Guxit.


E si mund ta justifikonin ndryshe një arrest për një vepër "të kryer" gjatë viteve të internimit dhe në izolim total?


Së paku në fshat, duhej të sajohej një shpifje e madhe që të mund të besohej më lehtë. Por ne e përjetuam shumë rëndë ngjarjen, megjithëse ishim të përgatitur që më parë.
Jemi çuditërisht të prirur për të mos e besuar të keqen që po na troket në derë, deri sa ajo futet e na rrëmben gjithë gjërat tona më të shtrenjta.


Ky arrest na e përforcoi dyshimin se ata mund të vinin kur të donin dhe të merrnin kë të donin, për çfarëdo lloj arsye apo mungese të saj.
Ditën e katërt dolëm në punë dhe qe hera e parë që na lanë të rrinim kaq gjatë pa na kërkuar. Kur brigadieri më pyeti nëse ishte e vërtetë ajo puna e radios transmetuese, unë iu përgjigja:


- Po të ishte atëherë pse nuk e arrestuan edhe Guxin?


- Po mund ta arrestojnë më vonë!


- Po, po ama për ndonjë gjë tjetër, jo për radion, sepse ligji ekzistues nuk njeh krimin si prapaveprim, dhe tek ne ligjet zbatohen me korrektësinë më të madhe se kudo, apo jo?


Nga burgu babai na shkruante aq sa i lejohej dmth. dy letra në muaj. Shpesh ai i përfundonte ato me vargjet e Luigj Gurakuqit që i kishte shumë për zemër:
Në koh t'vshtira nuk vjen me u ligshtue
Lum kush asht burrë e s'din me u frigue!

Çdo letre të tij zakonisht i përgjigjej vetëm ime më, ne të katërt vetëm me raste. Nuk e kuptova kurrë pse e kisha aq vështirë t'i shkruaja shpesh, ndoshta se s'kisha çfarë të shkruaja për gjëra që mund ta kënaqnin.


Të shumtën e kohës i tregoja për Arturin, se si mësonte, sepse për gjë tjetër nuk mund të mburresha, po ashtu i përmendja librat që kishim lexuar, po rrallë, sepse censura apo autocensura e korrespondencës më bënte të ndihesha keq dhe më frenonte.


Tani ishim ne grupi që e kujton të ikurin, pra babanë, shumë më pak se i ikuri grupin. Pa dashur të gjithë ne biem në këtë rreth vicioz të sjelljeve në shoqërinë tonë, duke iu bërë të tjerëve atë që kurrë s'do donim të na e bënin ata.


Një letër e tij do të ishte veçanërisht e hidhur, aq e hidhur sa që e ndjeva sapo që postierja e fshatit ma la në dorë. Nuk e hapa rrugës për në shtëpi, por në momentin që po i afrohesha mamasë në kuzhinë, fillova të dridhem me letrën në dorë dhe mamasë që s'po m'i ndante sytë, i thashë se kjo letër sillte një lajm të keq. Qe e vërtetë, letra fillonte me rreshtin, "me hidhërim të thellë ju njoftoj vdekjen e Lalit tonë të dashur në burgun e Qafë Barit".


Pastaj në mënyrë të hapur, babai aludonte se ai nuk kishte vdekur nga një atak në zemër, i fortë dhe krejtësisht i shëndetshëm si pilot që kishte qenë, por e kishin vrarë në revoltën e burgut të Qafë Barit, ku ai vuante dënimin për dy akuza.


Akuza e parë ishte armëmbajtje pa leje (ai ishte oficer i lartë dhe qe normale që të kishte armë), dhe e dyta për agjitacion e propagandë (meqë kishte shprehur mendimin që në vend të bunkerëve të ndërtoheshin apartamente).


Ne kishim vite që merrnim vetëm lajme të këqija, shumë të këqija, që i mblidheshin njëri-tjetrit duke na e rënduar gjendjen, por ky i fundit nuk ishte i keq, ishte pak të thuhej i keq, ai ishte i hidhur e i zi.


Shumë shpejt morëm vesh, në rrugët e tërthorta nga kalojnë lajmet e hidhura, se kushëriri ynë i parë, djali i hallës, Sandër Sokoli, iu kishte mbetur në dorë atyre që shkuan për të shuar revoltën në burgun e Qafë Barit dhe që e godisnin atë në kolonën vertebrale me shqelma, të mbathur me çizme me thumba hekuri, për arsyen e vetme sepse ai kërkonte të drejtat e mohuara që ia siguronte vetë ligji i kohës.

Kjo ndodhi në mars të vitit 1985 një muaj para se Udhëheqësit që frymëzonte mizorira të tilla t'i dilte fryma nga një lëngatë e gjatë dhe e ngadalshme, e cila së fundmi i hoqi edhe trurin, duke e kthyer në një dordolec që luante kukamfshehti me ushtarët që bënin rojen e turnit në hyrje të së shumëruajturës vilës Belotti, ku Ai banonte.


 

35 KOMENTE

keto qe tregoni ju jane me se reale dhe ky realitet ngelet gjithnje ne kujtesen tone, per ne qe kemi jetuar ate kohe reprezaljesh eshte dicka e pabesueshme per brezin e ri te sotem?babane tuaj sadik bekteshin e kam njojtur ne nje nga burgjet famkeq te shqiperise ate te repartit 321 te burrelit ku si babaj juaj ishin shume viktima te tjere nga diktatori enver hoxha.virtytet e babajt tuaj nuk mundet ti komentoj ne nje koment gazete sepse dikush edhe mundet te mos i pelqeje por realitetin e di shume me mire se kushdo,e degjoja babane tend ndoshta cdo dite kur dilte ne oborin e burgut per 1 ore ajrim ne dite ,me kujtohet vitet perpara se te vdiste enver hoxha kur ne kete burg ka hardhur per te vizituar babane tuaj dhe viktimat e tjere ministri brendshem i asaj kohe hekuran isaj i derguar nga diktatori enver hoxha per ti pare nga dritarja e birucave a jane atje apo jo kundershtaret e asaj kohe nga mos besimi tek te thenave te regjimit por direkt nga ministri brendshem i asaj kohe,sepse edhe te vdekurit te pa mbuluar i dilnin ne hender per maskaralleqet qe bente vetem te mbante pushtetin.

Kjo qe lexova eshte vetem njera nga mijera historite e dhimbshme te shqiptareve.Dhe me thuaj pastaj se u duhet dhene serish pushtet ketyre mostrave dhe pasardhesve te tyre po kaq te devotshem.Larg qofte,nese do te kishin pushtetin e mjaftueshem,kane me siguri nga nje pale pranga per secilin prej nesh.

Faleminderit Vera per shkrimin qe ke botuar. Ndoshta une s'te kujtohem sepse kam qene mjaft me i vogel se ty, por dua te te them se te gjithe ne, qe i kemi jetuar ato vite, dhe per te gjithe ata qe nuk e kane jetuar ate kohe keto kujtime kane vleren e nje historie te dhimbeshme. E kujtoj me respekt te madh emrin e babait tuaj si dhe shume kolegeve te tij sepse gjithmone kam degjuar fjale te mira ne shtepine time per Te dhe per koleget e tij. Ju kujtoj me deshire e me respekt Juve te gjitheve se keni qene me te vertete njerez qe nuk mundi "blloku" tju tjetersoje, por te thjeshte e te dashur me te gjithe. Me respekte Artan Myftiu

reading this is like re-living it allover again... and it hurts....
You are strong.
Love, Linda

Eshte gje shume pozitive per nje brez qe po rritet sot ne Shqiperi, ku televizori dhe shetitja neper rruge jane bere me te rendesishme se sa leximi apo reflektimi.
Te tilla ndalesa ne historine e nje kombi, jane perpjekje te mira per te na dhene me objektivisht se nga ku erdhem, se me çfare sakrificash njerezore jemi sot ne nje vend qe akoma e ka te veshtire te zhvillohet.
Faleminderit autores dhe sukses.

Vera mbi mbushe syte me lot.Me bere ti perjetoj ato caste te dhimbeshme te cilat i kam kaluar dhe une me famljen time ne vitin 93deri 98.Krimet e tyre nuk kane fund dhe do duheshin mijra e mijra deshmi si tendja qe ti bindin disa shqiptare qe akoma kane nostalgji per ate sistem te urryer e qe me 28 qershor do shkojne te votojne per bijte e tyre.Te uroj gjithe te mirat,shendet e lumturi.

DOSJET ME KAPAK... DOSJET PA KAPAK

- Nga Hamdi Dega, Nju Jork

.....Me gjeni nje viktime, pervec te vdekurve qe nuk kane goje te flasin, qe nuk njohin xhelatet e tyre, spiunet e tyre, kallxuesit e tyre. Dosjet e tyre jane te hapura ne plaget fizike e shpirterore, ne vulat e hekurave te skuqur ne pjese te ndryshme te trupit e gropat e thonjeve te shkulur me dare kuajsh, ne nofulla te thyera e dashuri te rrenuara ne lulen e tyre, ne femije jetime qe nuk kane njohur kurre babain ose nenen e tyre te martirezuar e nuse te reja qe jane detyruar edhe te prostituojne per te shpetuar cfare mund te shpetonin, motra qe jane detyruar te spiunojne vellain e djem qe jane detyruar te spiunojne e mohojne edhe prinderit e tyre.

Vuajtjet qe nuk tregohen dhe....

Viktimat e terrorit komunist kane ne trupin e shpirtin e tyre dhembet e ujkut e plaget e pasherueshme perjete te xhelateve, qe asnje dosje nuk mund tua sheroje, rinine e humbur neper burgje e femijerine e dergjur ne kampe perqendrimi ( internimi ) qe ua kalonin edhe atyre naziste qe nuk u kthehen kurre mbrapa, gradat shkencore te Harvardit e te Vjenes, te Parisit e te Oxfordit... e titujt e fisnikerise te fituar me breza te llangosur ne baltrat e Myzeqese e galerite sketerre te Spacit, pasurite e tyre te shperdorura me dekada nga xhahile e perbindesh komuniste pa din e iman... e politikanet tane tregojne gjurmet. Nuk perfshij ne kete kategori tradhetaret e kombit e ish- bashkepunetoret e Beogradit, Athines e cdo zaptuesi te Shqiperise qe jane po aq ne mos edhe me xhahile se te paret, qe ben pasuri e katandi duke shitur atdheun dhe interesat e popullit te vet. Edhe kjo dosje eshte e hapur per te gjithe.
Dosjet jane te hapura dhe dhembin ne trupin e shpirtin, ne zemrat e moralin e mijera shqiptareve... Xhelatet nuk jane vetem operativet e sigurimit dhe hafijet e tyre. Kjo eshte maja e ajsbergut pas se ciles fshihet nje ushtri e tere persekutoresh nga sekretare partie e deri tek "qoftelargu", pa miratimin e te cileve askush nuk futej ne burg apo ne listat e internimit... Loja e kungulleshave dhe e dosjeve me kapak e kupes pa kapak te politikes shqiptare nuk ka fund.

Kallot e duartrokitjeve dhe himneve

" Kur degjoj disa ish- lidere komuniste sesi i sajojne historite e disidences se munguar anti-komuniste... me thoshte ne veren e 92-shit, nje ish- gjeneral i internuar, burgosur, sakatuar nga ish- diktatura komuniste, me duket sikur harroj plaget e pambyllura dhe vuajtjet e mia te patreguara ne birucat e qelive e balten deri ne gryke te Savres famekeqe... U kane zene duart e goja kallo gjithe jeten duke duartrokitur e himnizuar ish- perbindeshin dhe me bejne disidentin pse i coi nga majat e Komitetit Qendror ne karriken e dyte te liderit komunist te nje rrethi qe vjen fill pas Tiranes....
Vaj Selman i nenes , ke te te qaje me pare!? Plaget e mia apo kallot e duartrokitjeve dhe himneve te tyre ...
Zot ruajna nga dyfytyresia ! Kam frike se nje dite Enver Hoxha e Mehmet Shehu do te na dalin me te persekutuar se Pjeter Arbnori e Kurt Kola... " ( !? )
Koha i dha plotesisht te drejte ish- Gjeneralit Sadik Bekteshi...

çudi.poshteresit e komunizmit.

cdo histori ka anet e mira dhe te keqija te saj, kur ne 1945 komunistet moren ne dore shqiperine ne si shtet kercenoheshim nga europa perendimore qe sna donte dhe armiqte e vjeter serbet ne veri dhe greket ne jug qe prisnin si ata zagaret ndonje cop. Kishim 99% e popullsise analfabete, akom a ne feudalizem te rreckosur te varfer ne kulm. Ishin vitet qe sishim askushi ne bote. Normal qe do fillonte diskriminimi politik si cdo vend tjeter komunist tani perse duhet te flasim per historite e dhimbshe familjare qe ndodhen ne ate kohe. 1990 erdhi liri demokraci, shpetuam ja hodhem. Sa bij nenash kane lene koken rrugeve te greqise, sa nena e femije u mbyten rrugeve te italise, sa bij nenash jane rrugeve te botes pa dekumenta qe jane ndare nga familja per se gjalli. etj...etj qe duhen netet e nje dimri te gjate per ti treguar. Jam dakort me sali berishen ta mari se i ka ngulur 2 gozhde per ate vend. Por kur shtypi te jete i lire ne shqiperi dhe te kemi diplmaci ne bote jo ti leme botes te na gjykoj zgjedhjet, dhe tu vime na mbrapa EU si zagare. Cdo familje shqipetare ka histori..

ne keto dite , prag i zgjedhjeve te qershorit , dhe ky shkrim qe sapo lexova me dhane dhe mua force per te shkruar diçka mbi regjimin e uryer te enver hoxhes .vrasjet , arestimet , burgosjet , internimet , ndjekjet politike qe une dhe gjithe familja ime kemi si dhurat nga enver hoxha.jan kujtimet e mia me te hidhura .128 vjet burg bere nga vetem 4 pjestare te fisit tim , 2 pushkatime , me dhjetra burgosje , internime .vera bekteshin e falenderoj per shkrimin , edhe pse se njoh i uroj asaj e gjithe familjes se saj gjithe te mirat .une personalishte daten 11pill 1985 e kam si diten me te gezuar.por kete date e doja te vinte me pare si gjithe populli shqiptare .eshte kjo date ku populli yne u lirua nga nje nga kriminelet me te medhenje te koherave .dhe jo pa qellim bota e njeh me emrin e uryer DIKTATOR . FLM.

Zoja Vera Bekteshi!

Kjo lloj ngjarje e rande personale dhe familjare qe po na tregoni juve sot nuk ka fillue ne Shqipeni ne vitin 1974, por ka fillue qysh nga viti 1945. A e dinit kete gje juve?

A e dinit juve se babaj juej gjeneralë, ka qene nji nga bashkepuntort e larte te diktatorit per keto krime ndaj popullit shqiptar ndersa juve jetojshin ne Bllokun Kriminal?

Aty ne burgun e Burrelit ai gjeti sa e sa pasardhes te Luigj Gurakuqit, te cilet ia mesuen ato vargjet e famshme te Tij. Dallap dynjaja!!!!!!!

E kush i pushkatoi ato?

E kush i burgosi ato?

E kush ua internoi atyne familjet ne kampet e tmerrshme, te cilat i provuet ma vone edhe ju vete?

Babai jot me komandantin e vet trim dhe shoket e vet i bani keto gjana per te cilat kishte pergjegjesi morale njerzore.

Dhe tash i mbani prep ne shpinde pasardhesit e ketyne kriminelve!!!!!
Hallall i keni!

Ne qoftese Enver Hoxha ishte diktator, babai i juaj ka qene egzekutusi i diktatorit.
Poshte mbreti rrofte mbreti!

te gjitha cfare tregohen ne shkrimin e botuar un i kam provuar personalisht.familja ime ka qene nje nder te shumtat qe regjimi komunist ka persekutuar.asnjehere te mos harojme(bemat)komuniste.pra ta ndihmojme edhe ne demokacine ne shqiperi per te harruar sadopak regjimin diktatorial.por te mos harojme:demokraci te vertete.

per cilin behet fjale ne kete shkrim more te nderuar. Mbase ka pasur ndonje pjese tjeter qe une mund te mos kem pase mundesine ta lexoj por te jete nje shkrim kaq i gjate e te mos merret vesh se per cilin behet fjale vetem ketu po e shoh. Nga mbiemri i zonjes "Bekteshi" mund te mendoj se behet fjale per Besnik Bekteshin por ata qe nuk i kane jetuar ato kohe nuk e kane idene se kush ishte Besniku. Pra sqaroni njerezit nese deshironi te beni nje shpjegim te mizorise komuniste.

Zonja e nderuar Vera Bekteshi dhe shume e shume si ti. E verteta duhet thene ashtu sic eshte qofte edhe e hidhur. Kur shpura e Enverit erdhi ne pushtet, ne fillim vrau kundershtaret. Dhe kjo gje behej me zell te madh nga gjeneralet me shumice te shtetit te ri enverist. Te shkretet ata, se nuk e dinin qe ashtu do rripnin koken e njeri tjetrit gjersa te mbetej Nexhi me Ramizin. Dhe ironia e kesaj historie eshte se ata rrnojne jo me tregue per te pakten cfat paten shoket e tyre te dikurshem..por mbrojne akoma Enverizmën idote.
Une personalisht kam respekt per kujtimin e martireve te ketij populli, nder te cilet eshte edhe ati juaj. Por kurioziteti me shtyn te mendoj ...po sikur yt at te mos kish pesuar ate fat, a do kishit gjetur forca ju te kritikonit diktaturen qofte edhe sa per sy e faqe? Cuditesh me keto fjale qe po te them? Pse te cuditesh? Hidhini nje sy Zerit te Popullit dhe me tregoni qofte edhe nje artikull ku te kerkohet ndjese per krimet e komunizmit, me trego nje artikull ku te flitet per Ramize Gjebrene, Drita Kosturin, Liri Belishoven..Beqir Ballukun, Mehmet Shehun, Sadik Bekteshin etj Lista eshte shume e gjate por me trego nje ndjese te pasardhesve te Partise Komuniste=Parti e Punes= Parti Socialiste qe ti kene kerkuar falje ketij populli. Te lutem zonje, me thuaj ne cilin krah do ishe ti sikur babai yt te mos qe arestuar?

Jam krenare per historine e familjes time, ku Vera e ka pershkruar ne librin e vet.GJITH ATA PERSONA QE NE NA NJOHIN E NA DUAN DO TE PREKEN KUR TE LEXOJN KTE HISTORI.MUA ME VJEN SHUM KEQ PER ATA PERSONA TE MJER QE NUK I KA NGELUR NJE PIK HUMANIZMI NE SHPIRTIN E TYRE TE VDEKUR, DHE VJELLIN VRER NGA DESHPERIMI OSE MUNDOHEN TE HEDHIN PLUHUR MBI FIGUREN E NJE HEROI TE POPULLIT SI BABAI IM. I keshilloi qe ti therrasin ndergjegjes tyre te semur se ne BEKTESHET qe perballuam vuatje ne trupin ton e te femijve tan, jemi te forte dhe NUK NA INTERESON FARE OPINIONI I TYRE! Ne e kemi fituar betejen ton dhe koha e ka treguar ate: BRAVO VERA! Kurajoja jote inkurajon ata qe te duan fort...

ZANA BEKTESHI

me vjen keq per vuajtjet tueaja personale dhe familiare. nje pyetje kam deshire te ju adresoj:A ndjeni dhimjen e familjeve te tjera qe kane hequr kiametin nga 1945 deri ne diten kur ju e provuat cfare keni shkruar per kete vuajtje? Ne se e ndjeni "Join the club"dhe do te ndjeheni me mire, do te falni keqberesit (duermbledhur babain tuaj)dhe nuk dote harroni cfare keni hequr gjate kohes se sistemit monist.vetem koha i mbylle plaget e vuajtjeve tona por shenjat e atyre vuajtjeve do te mbesin deri diten!.......I am sorry for you

I'm intrested to read this book in english. To get a better inside picture of what was going on during this time in the regime. Your story about this honored family and everything it's been throuhg is an insperational story for all. Mrs Bekteshi is a courages writer for bringing up such a sensitive subject, which still is very actual to many people. I'm sure this book is going to bring up mixed feelings, but to the writer; stay strong and know that your father is a hero for relizing the truth and standing up to a regime that stood for so much misery. A very interesting and touching read for anyone interested in the history in this area. Waiting with patience for the english translation, to make it avilable to more people! Thank you Mrs Bekteshi! Congratulations for a well written book. -Christopher

Zonja Vera te falenderoj per shkrimin, je njeri me mendje dhe shpirt shume te madhe.
Te mbaj mend shume mire kur juve keni qene e internuar, sepse dhe familja ime pati te njejten,
fat si dhe famija juaj.
Une sot jam 41 vjec por me kujtoheni fare mire juve bjonde me trup te gjate dhe shume e paraqiteshme.

Kur nena ime po lexonte sot shkrimin tende u perlote sepse iu kujtua vetja e saj vuajtjet dhe persekutimi qe na u be si familje.
Te pershendes nga Parisi dhe te uroj gjithe te mirat ty dhe familjes tende fisnike.
Vdekje komunisteve dhe pjellave te tyre qe akoma po drejtojne ate vend.

I kam lexuar të gjth artikujt me vemendje. Kisha me than disa fjalë,por dua të kujtoj historin e hidhur në kohen e diktatorit komunist ide shum e fliqur.
Duhet të harrojmë ate ,sotë duhet ti marim krejt kuadrat që kan diplumuar në evrop dhe Amerik dhe ato kuadra ta udheqin shqiprin aty dotë ket prosperitet na duhet të hecim përpara dhe jo mbrapa. zürich

KJO ESHTE NJE HISTORI QE CDO NJERI ME NDJENJA E BEN TE DERDHE CA PIKA LOTI.
TE LUMTE MOJ VERA QE SHKRUAN SE BREZI I RI QE PO RRITET DHE SI KA JETUAR DUHET TI MESOJE MIZORITE E SE KALUARES. QE AJO HISTORI TE MOS PERSERITET ME.

DO ISHTE MIRE QE NJEREZ QE U PERPOQEN TA NDRYSHONIN ATE SISTEM FAMEKEQ TE ISHIN NE DREJTIMIN E PARTISE QE ERDHI NE 91 POR FATEKEQESISHT KEMI NJE ISH SEKRETARE PARTIE SALI GERDECIN.
POR KETA NJEREZ ME KURAJO DH NDJENJA ATDHETARE VESHTIRE TE VIJN NE KRYE SE ATA NUK JANE MAFIOZE POR TE NDERSHEM.

ME SHUME RESPEKT PER TY DHE PER TE GJITHE ATA QE VUAJTEN NE MENYRE TE PA DREJTE NGA DIKTAURA ME E EGER E KOHES SE BARBARIT HOXHA.

I besoj ata qe shkruajne per keto probleme dhe i pershendes per sakrificat e bera, por si te bej une sot qe regjimi i Sali komunist Berishes me vrau tre veta ne nje familje, ne nje dite. Varrezat me kate si ti shpegoj? Valle Saliut do ti behen varrezat me kate apo do te votohet si komunist i betuar nga shqiptaret demokrate? Perse duhet nje monster e tille. A brohorisni dot per Enver Hoxhen? Po si mund te shikoj une sot , ndoshta dhe te tjere, qe shqiptaret bertasin per Sali kermen? Po si mund une te toleroj , kur shikoj Saliun qe brohoret ne mes te shqiptareve dhe ata e pershendesin? Ata shqiptare qe i vene mbrapa Saliut jane dhe armiq te mite. Pra , te dashur bashkekombes ,Sali Berisha na ndau dhe na perçau nga njeri tjetri. Ju me Saliun, une me dreqin qe me mori deren. Ju nuk e kuptoni dot ose nuk doni qe sot dhe pa Saliun demokracia do te ishte me larte se ç'eshte sot, dhe ne do te ishim te bashkuar. Megjithate secili shikon portofolin e tij dhe seicili te vazhdoje me Saliun dhe pa Saliun. Ndryshimi eshte se sot bishat nuk i tregojne buzet e bera me gjak, por te thone qe mos u merzisni se ti e kupton se une te genjej. Ate po ben dhe bisha e soteme qe del hapur dhe vepron se e di qe do perkrahet nga nje pjese e njerzeve. I çuditeshem njeriu i sotem! A s'do te dije se ç'me ndodh mua, veçse te shpetoje per vete, ose te pasurohet per vete, por nuk e kupton eshte radha e atij e prape neser qe ti ndodhe si mua. U vafte mbare me komunistin me te dekompozuar te kohrave! Te me falin ata per te cilet shkruhet me larte, por ja qe dhe sot nuk kane vdekur akoma bashkepuntoret e tyre qe atehere u uleshin ne gjunje.

Myzi-Te falenderoj per shkrimin,shume bukur,shkruani,ku thoni qe e lexova shkrimin e me siperme,por nuk mora vesh per ke behet fjale, edhe une nuk mora vesh shkrimin me titull. "ARRESTIMI I BABAJIT". Per cilin baba??.Si gazetari ashtu dhe e bija e gjeneral Bekteshit nuk e kane titulluar sakte ngjarjen,sepse myzi-ka te drejte ku ne vend te gjeneral Sadik Bekteshi mund te shkruash per nje tjeter si Besnik Bekteshi dikush shkruan se nuk e njohe per cilin "Bektesh" behet fjale.E bija e gjeneral BEKTESHIT shume mire bene qe kujton arrestimin e babajit te saje.Por ai nuk ishte i vetem gjeneral qe u arrestua,ne ate kohe u arrestuan dhe u persekutuan pothuajse te gjithe gjeneralet me te zote qe kishte ushteria shqiptare.Me 1964 u hoqen gradat,shume oficera madhor e kundershtuan heqjen e gradave dhe Enver Hoxha dhe plenumi i tije famkeq do ti cilesonte armiq dhe tradhetare.Keshtu qe te gjithe keta gjeneral u arrestuan dhe u burgosen.Po duhet thene se ata qe u persekutuan dhe u burgosen me shume kane qene intelektualet qe ishin nen kontrollin e partise dhe te sigurimit famkeq,por duhet ta dini mire te nderuar se i gjithe populli shqipetare ka qene i persekutuar,sepse te gjithe ne do te zbatonim c'fare thoshte partia.Asnje nuk mund te bente ndryshe ne kundershtim me vijen e partise,se pastaj do perfundonte ne burgun e Burelit.
alban U.S.A

Asht shume mire me u thane e verteta. Jam tyj e cilesue e VERTETA. Ketu flitet per kriminelat qe kane mbajte terrorrin e komunizmit gjalle. Me vjen shume keq per ju zonje e per motren, vellaun a po te tjeret te dashtunit e familjes tande, Po per baben tand?????ASPAK. Ka kene dashte me e pase gjete denimin me kohe se do t'i kishte pase duert ma te pasterta e ju do te kishit pase mundesi me justifikue ate deshiren e tuj per me na e kundershtue pleniumin. Kerkoni falje perpara e mandej ndoshta kena me gjete kohen me jua respektue mendimin. HUANA KURTI, DETROIT, MI

Desha ta hap nje teme une ketu, me Shqiprine komuniste a ka udhehequr UDB-ja jugosllave.

Te pakten deri diku ka drejtesi ne kete jete.

Disa nga ata qe ngriten diktaturen e pesuan edhe vete.

Si nuk lexova nga keta komunistet e persekutuar, nje moment pendese per krimet qe kryen. Si nuk shkroi dikush: "ne ato caste m'u kujtuan ata qe ashtu si ne e kishin pesuar me pare edhe per te cilet ne kishim qene dhunuesit."

Te gjithe keta kane jetuar me idene se "na kane denuar gabimisht - te tjeret e kane merituar kurse per ne ka qene keqkuptim."

NE te vertete ky eshte nje nga mijera krimet e komunzimit ne Shqiperi qe personi ne fjali ishte ne fillim pjese e keture krimeve por qe me vone e pesoi edhe vete.E verteta eshte se krimet komuniste jo vetem duhen denoncuar por edhe duhen denuar ,bile edhe me burgime te renda por me sa shikoj une asgje nuk po ndodh ne Shqiperi sepse ato qe e drejtuar Shqiperine ne komunizem ato ose trashgimtaret e tyre po e vrasin perseri shqiperine pas vdekjes de juro te tij.Sa keq por nje realitet shqiptar.

Pershendetje Vera,
Por Nexhmija dhe Ramizi akoma ne krye te vendit jane. Xhepat plot i kane. Asnje nuk i ka prekur pasurite e tyre te patundshme jashte vendit. Pse Shteti Shqipetare nuk shqyrtone ku jane pasurite e Enverit dhe tja u ktheje parate familjeve te te perndjekurve? S'besoje qe nje mafioze si Enver Hoxha dhe me kontrabanden qe bente te mos ket lene milionat per Nexhin dhe Ramizin.

TE LUMTE VERA KE DHENE NJE REALITET KU SHKRUAN SHUME QARTE E ME SHUME NDJENJE SEPSE E KENI VUAJTUR NE KURRIZIN TUAJ.BABI JUAJ ISHTE KOMUNIST ME SHPIRT DEMOKRAT.PSE THA VETEM NJE FJALE QE NE VEND TE BUNKEREVE TE NDERTOHESHIN APARTAMENTE.DHE TA MARRESH ME MEND SE SA BETON ESHTE DERDHUR KOT SHQIPERIA DO TE ISHTE BERE BAHCE ME LULE.DHE PO TE ISHIN TE GJITHE KOMUNISTET SI SALI BERISHA SHQIPERIA DO ISHTE ME E BEGATE.NUK DO TE THOTE TE JESH KOMUNIST ME TESER POR DO TE THOTE TE JESHE KOMUNIST E DEMOKRAT NE SHPIRT.SA KOMUNISTEVE NUK I PELQEU RRUGA E PARTIS PUNES DHE KTHYEN NE DEMOKRATE.POR TE RINJTE E SOTEM NUK E KANE VUAJTUR ATE REGJIM I CILI MOS ARDHTE KURRE.PRANDAJ I BEJ THIRRJE TE RINJEVE QE TE NDRYSHOJNE MENDIM DHE TE BEHEN DEMOKRATE SI GJITHE BOTA SEPSE NDRYSHE DO TE VUAJNE SIC KANE VUAJTUR TR PARET TANE.ME REAPEKT E NDERIME.

zana te mbaje mende ne berat ju dhe motren tuaj

Vera Bekteshi ben shume mire qe shkruan per historine e familjes dhe babait te saj.

Jam dakort me shume nga parashkruesit. Eshte njerezore te shprehesh keqardhje per cilindo person apo cilendo familje qe iu nenshtrua persekutimit komunist.

Por kam pershtypjen ase sikur merreni shuyme me ate kohe , pothuajse cdo dite shohim Enver Hoxhen e udheheqesit e tjere komuniste ne faqet e gazetave shqiptare.

Lijani historianeve te shkruajne per ate kohe , pa pasione , jo ne plan personal. Pse ? Qe shoqeria te nxjerre mesime e te mos perseritet me.

Perse u be hero Sadik Bekteshi? Dhe nga kush u be hero Sadik Bekteshi? Pergjigjet jane te thjeshta: Ai u be hero (gjithmone ne thonjeza) sepse vrau pa meshire vellezerit e tij shqiptare ne luften vellavrasese te komunisteve per pushtet. Dhe u be hero nga diktatori komunist Enver Hoxha.
Ju Zana jetuat ne bllok dhe prandaj ishit e bukur dhe shtatlarte, sepse ishit ushqyer normalisht kur 98% e shqiptareve vuante per buken e thate...
Pastaj kur lufta per pushtet kerkonte other scapegoats babai juaj u arrestua...dhe ju vuajten...ate qe vuajten rreth 450 mije shqiptare te tjere...internimin, burgun dhe persekutimin ne ferrin komunist qe ndertuan Sadik Bekteshi dhe miqte e tij. Me vjen keq per juve, nenen tuaj dhe te gjithe te afermit, por jo per gjeneralin, hero dhe bolshevik Sadik Bekteshi. As per ate dhe as per Liri Belishoven, Koci Xoxen, Bedri Spahiun, Nako Spiron, Mehmet Shehun, Kadri Hazbiun, Fecor Shehun dhe vampire te kesaj kategorie qe moren shpirtra te pafajshem...

Kush asht HUANA KURTI?

Huana KURTI para marteset quhej Huana KRAJA, bija e nji familje te nderueme shkodrane e cila gjate komunizmit asht diskriminue per tri arsye:

1) E para arsye asht se familja e saje nga baba dhe nga e ama jane familje katolike shkodrane ndjenja atedhetare shqiptare dhe me kulture e fryme europiane. Per keto arsye ajo ishte kunder diktatures osman-komuniste te Enver Hoxhes&C.

2) E dyta arsye e diskriminimit te kesaj familje nga diktatura komuniste ishte se kjo ishte familje katolike.

3) E treta arsye e diskriminimit te kesaj familje nga diktatura komuniste ishte prep se kjo ishte familje katolike.

Keto tri arsye e shtyne vajzen 18 vjeçare Huana KRAJA qe te dielen me 11 janar 1990 tu bashkohet shokve te tjere shkodrane te demostrojne kundra bustit ne qender te Shkodres te diktatorit gjergjian Stalin me qellim per ta rrezue kete bust. Kjo ishte protesta ma e pare e rinise se ndershme dhe guximtare ne Shqipni.

Sigurimi i Ramiz Alise i arrestoi, i torturoi çnjerzisht sa qe njeni prej tyne ma vone vdiç.

Gjyqtart e vertete te krimeve komuniste kan te drejte te jene vetem ATO QE LUFTUEN DHE RREZIKUEN JETEN PER LIRINE DHE DEMOKRACINE E VERTETE TE SHQIPNISE.

Pershendetje Zj.Vera,
Nuk e di a do te kem mundesine ta blej librin tuaj, pasi jetoj ne USA dhe po ta gjej online tek blej.com do ta blej. Juve ju pergezoj per kete obligim te madh qe juve ia kushtoni emrit te madh te babait e familjes tuaj. Babai juaj ishte ushtarak dhe ushtria vec zbatonte urdhera e s'merrej me ideologjine apo ndertimin e sistemit komunist, gje qe behej me me zell nga Byroja Politike, apo Instituti i Studimeve M-L, e s'ngelej tek ushtaraket qe qene me te varferit e asaj kohe. Babai juaj ka bere histori dhe ai e vuajti ate me jeten e tij, te kritikoje aq hapur ne ate kohe ishte me e rende se plumbi kokes, dhe ai me guxim e trimerine e tij e beri dhe vlera e mendimit te tij sot eshte mese e qarte dhe e vlefshme. Une ju uroj Zj.Vera per vepren tuaj dhe te uroj nje jetegjatesi te bukur me gjithe pjesetaret e tjere te familjes.

Pershendetje Zj.Vera,
Nuk e di a do te kem mundesine ta blej librin tuaj, pasi jetoj ne USA dhe po ta gjej online tek blej.com do ta blej. Juve ju pergezoj per kete obligim te madh qe juve ia kushtoni emrit te madh te babait e familjes tuaj. Babai juaj ishte ushtarak dhe ushtria vec zbatonte urdhera e s'merrej me ideologjine apo ndertimin e sistemit komunist, gje qe behej me me zell nga Byroja Politike, apo Instituti i Studimeve M-L, e s'ngelej tek ushtaraket qe qene me te varferit e asaj kohe. Babai juaj ka bere histori dhe ai e vuajti ate me jeten e tij, te kritikoje aq hapur ne ate kohe ishte me e rende se plumbi kokes, dhe ai me guxim e trimerine e tij e beri dhe vlera e mendimit te tij sot eshte mese e qarte dhe e vlefshme. Une ju uroj Zj.Vera per vepren tuaj dhe te uroj nje jetegjatesi te bukur me gjithe pjesetaret e tjere te familjes.

Komenti juaj

 

Kopje me Bluetooth

Qëndron i maskuar, poshtë flokëve ose në mëngët e gjata. Është sa një çamçakëz petë dhe nuk dallohet nga pedagogët....

Itali, deklarim i të ardhurave edhe për hyrjet afatshkurtra

Të huajt që hyjnë për një periudhë të shkurtër, si për vizita, biznes, turizëm, studim, duhet të provojnë se zotërojnë...

 
Komentet
Letrat e lexuesve

PODCAST

Shekulli Online si faqe kryesore Shekulli Online si e preferuar
 
 

© 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP - Rruga Ismail Qemali, Pallati Abissnet - Tirane, [Shqiperi] - Tel. 04 337 8200

© ZOTSOFT NETWORKS - Realizimi dhe programimi Fjodor Zotaj