Versioni Print ndrysho

Shekulli ne versionin e shtypur

* Duke klikuar me siper kaloni ne versionin e gazetes Shekulli te shtypur, ku mund te lexoni te gjitha informacionet qe ka patur gazeta e dites ne treg

Dita e muzikës festa pushton rrugët e Tiranës

Shekulli | 22/06/2009 | Shoqeri | komentet 1 KOMENT | komentet SHARE | -zvogelo shkrimin +zmadho shkrimin

Me dhjetëra njerëz iu bashkuan mbrëmjen e djeshme, në një atmosferë të gëzueshme, Ditës Ndërkombëtare të Muzikës, evenimentit kulturor që u organizua për të pestin viti radhazi nga Bashkia e Tiranës.


Festimet, të cilat u shtrinë në të gjithë kryeqytetin, filluan në orën 19.30, nën ritmin e bandës frymore të bashkisë, e cila nisi performimin e saj nga Bashkia e Tiranës, për të vazhduar më tej në bulevardin "Dëshmorët e Kombit", e duartrokitur përgjatë gjithë itinerarit nga spektatorët dhe kalimtarët e shumtë në anë të rrugës.


Ngritja e siparit të festimeve shënoi edhe fillimin e mbrëmjes argëtuese në të gjitha pikat muzikore të ngritura nga Bashkia e Tiranës. Në lulishten e Këshillit të Europës, një vend i veçantë argëtimi iu la fëmijëve, të cilët kënduan dhe recituan nën tingujt fëminorë.


Sikurse u takon me meritë, fëmijët patën mundësi për gati 2 orë të shprehnin të gjithë talentin e tyre në këngë dhe poezi.


Por, nuk ishin vetëm fëmijët në festë. Në urën e Shallvareve, bashkia kishte menduar edhe për argëtimin e të rinjve, duke ideuar një skenë krejt origjinale.


Çdo i ri pati mundësi mbrëmjen e djeshme, pa u kushtëzuar nga mungesa e talentit, të performonte për një herë të vetme në jetë, duke provuar dhuntitë në këndim. Në një karaoke të improvizuar gjithkush pati shansin të këndonte.


Atmosferë krejt tjetër në sheshin e "Vëllezërve Frashëri". Orkestra e formuar nga të rinj të ardhur nga Liceu Artistik, bënë për vete me dhjetëra kalimtarë, të cilët kthyen rrugën për të dëgjuar tingujt e të rinjve të talentuar. Kulmi i të gjithë mbrëmjes ishte shfaqja, tani jo më nën petkun e politikanit, por të këngëtarit, të kryetarit të bashkisë, Edi Rama.


Së bashku me grupin "Ëest Side Family", ai këndoi përballë një publiku të gjerë, në skenën e ngritur përballë Galerisë së Arteve, himnin e fushatës elektorale të Partisë Socialiste, "Çohu", këngë e cila ngriti peshë zemrat e të gjithë të pranishmëve në shesh.


Tridhjetë e tre, ashtu si numri që mban Partia Socialiste në fletën e votimit, ishte numri i këngëtarëve që performuan mbrëmë në skenën e ngritur përballë Galerisë së Arteve. Emra të njohur si Ariela Krasniqi, Vesa Luma, "Tingulli 3", "Etno-Engjujt" e shumë të tjerë, mbajtën gjallë rininë deri në orët e vona, deri në momentin kulminant, kur në skenë u ngjit kryetari i Bashkisë së Tiranës, Edi Rama dhe grupi "West SIDE Family", të cilët kënduar së bashku këngën "Çohu". Performimi i kryebashkiakut dhe liderit të Partisë Socialiste, Edi Rama, u prit me ovacione nga të pranishmit në koncert, duke i dhënë një tjetër atmosferë koncertit



 

1 KOMENT

nuk kuptoj nje gje,festa e bashkis apo festa partise ishte dje.SE TE VESH SHENJAT E PARTIS RAMA NE NJE MANIFESTIM MOZIKOR me duket shume absurte.turp edhe per top channel qe pretendon per kanalin e te gjithe shqipetareve,kur me paturpesin me te madhe e tregon me emisionet qe eshte nje kanal tv i censuruar ne maksimum nga te kuqt e shqiperis.turp per te,se vetem oroskopin shohin njerzit ne kete kanal(edhe ate ne qofte se nuk eshte i censuruar nga enver rama.)

Komenti juaj

 

Kopje me Bluetooth

Qëndron i maskuar, poshtë flokëve ose në mëngët e gjata. Është sa një çamçakëz petë dhe nuk dallohet nga pedagogët....

Itali, deklarim i të ardhurave edhe për hyrjet afatshkurtra

Të huajt që hyjnë për një periudhë të shkurtër, si për vizita, biznes, turizëm, studim, duhet të provojnë se zotërojnë...

 
Komentet
Letrat e lexuesve

PODCAST

Shekulli Online si faqe kryesore Shekulli Online si e preferuar
 
 

© 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP - Rruga Ismail Qemali, Pallati Abissnet - Tirane, [Shqiperi] - Tel. 04 337 8200

© ZOTSOFT NETWORKS - Realizimi dhe programimi Fjodor Zotaj