|
|
Drejtoritë arsimore do të nisin sot korrigjimin e Matematikës. Rezultatet, në fillim të muajit korrik
Menjëherë pas daljes sot, në shkolla, të rezultateve të provimit të Gjuhës Shqipe dhe Leximit Letrar, drejtoritë arsimore do të nisin korrigjimin e testeve të Matematikës, provimit të dytë të lirimit, i cili u zhvillua dy ditë më parë.
Në ndryshim nga Matura Shtetërore, ku korrigjimi i testeve bëhet nga Agjencia e Vlerësimi të Arritjeve të Nxënësve (AVA), korrigjimi i testeve të provimit të lirimit do bëhet në qendrat e vlerësimit të ngritura në drejtoritë arsimore rajonale, në bazë të skemës së korrigjimit të përgatitur nga AVA.
Burime pranë Drejtorisë Arsimore të Tiranës, vlerësojnë se një përgjigje përfundimtare mbi rezultatet e provimit të dytë të lirimit, do të jepet në fillim të muajit korrik. Vonesa është e ndikuar edhe nga zgjedhjet parlamentare që do të mbahen më datë 28 qershor, ku administrata do ketë një pushim të detyruar triditor, për të filluar punë sërish pas mbylljes së procesit zgjedhor.
Nxënës të kontaktuar pas përfundimit të provimit, thanë për gazetën "Shekulli", se provimi ishte relativisht i vështirë, ndërkohë që edhe në këtë provim do të ndiqet e njëjta skemë konvertimi pikësh në nota.
Universiteti Ushtarak pezulloi pesë ditë para testit fizik, zhvillimin e konkursit. Konkurentët: Duam paratë e shpenzuara Komanda e justifikon vendimin...
Konkursi i Arkitekturës nuk do të zhvillohet në muajin korrik, por do të jepet në tri ditët e fundit të...
Lajmet 10 korrik - Ora 16 -
data/10-07-2009
Lajmet 10 korrik - Ora 15 -
data/30-08-2008
Lajmet 10 korrik - Ora 13 -
data/30-08-2008© 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP - Rruga Ismail Qemali, Pallati Abissnet - Tirane, [Shqiperi] - Tel. 04 337 8200
© ZOTSOFT NETWORKS - Realizimi dhe programimi Fjodor Zotaj
Komenti juaj