Versioni Print ndrysho

Shekulli ne versionin e shtypur

* Duke klikuar me siper kaloni ne versionin e gazetes Shekulli te shtypur, ku mund te lexoni te gjitha informacionet qe ka patur gazeta e dites ne treg

Mbetësit në klasë, provim me gojë

Shekulli | 22/06/2009 | Edukimi | komentet 1 KOMENT | komentet SHARE | -zvogelo shkrimin +zmadho shkrimin

Kalojnë në sesionin e vjeshtës, nxënësit që marrin provimet mbetëse vjetore, të cilët nuk do të jepen me shkrim


Nxënësit, të cilët nuk arrijnë të marrin një nga provimet e lirimit, do të duhet t'i japin ato në sesionin e vjeshtës. Ministria e Arsimit ka përcaktuar si datë të parë për ridhënien e provimeve të lirimit, ditën e parë të muajit shtator.


Më 1 shtator, mbetësit në lëndën e Gjuhës Shqipe dhe Leximit Letrar, do të rijapin provimin, në bazë të një teze të hartuar tashmë jo më nga AVA, por nga Drejtoria Arsimore, ndërsa më 5 shtator do të rijapin provimin mbetësit në lëndën e Matematikës.


Lënia e datave të ridhënies së provimeve në fillim të muajit shtator nuk është bërë pa qëllim. Ministria e Arsimit ka vendosur të lejojë zhvillimin e provimeve në datat e mësipërme, me qëllim dhënien e mundësisë së fundit mbetësve për të filluar arsimin e mesëm, që nis në mesin e muajit shtator.


Të tjera data ka vendosur Ministria e Arsimit për mbetësit në provimet e Maturës Shtetërore. Më datë 8 tetor do të rijapin provimin e Letërsisë dhe Gjuhës Shqipe maturantët, të cilët kanë rezultuar mbetës në këtë lëndë, ndërsa më 15 tetor, ata që nuk arritën të jenë kalues në testimin e Matematikës.


Për nxënësit e klasave të katërta të gjimnazeve dhe të shkollave social-kulturore, të klasave të pesta të shkollave teknike, të klasave të treta të shkollave profesionale (me kohë të plotë) dhe të klasave të pesta të gjimnazeve me kohë të shkurtuar, që kanë mbetur në klasë në një apo dy lëndë, me përfundime (nota) vjetore jokaluese, kanë të drejtë t'i japin ato provime me gojë në sesionin e dytë të po atij viti shkollor. Kur nxënësi vlerësohet kalues në provimet e klasës, ka të drejtë të pranohet në sesionin e dytë të provimit të lirimit dhe Maturës Shtetërore të po atij viti shkollor.

Formulari A2, ende pa datë


Maturantët që kërkojnë të ndjekin arsimin e lartë publik, në vitin akademik 2009-2010, duhet të presin ende për të plotësuar Formularin A2. Ministria e Arsimit nuk ka përcaktuar ende një datë se kur do të shpërndajë formularin, në të cilin maturantët do të rendisin preferencat për degën e arsimit të lartë.


Ajo që bëhet e ditur, por që rezulton të jetë ende e pakonfirmuar, është se maturantët do të paguajnë më pak para se vitet e kaluara për të blerë Formularin A2. Kështu, nëse përgjatë historisë së zhvillimit të Maturës Shtetërore, maturantët kanë paguar 2.000 lekë për t'u pajisur me Formularin A2, këtë vit mendohet që ata të paguajnë 1.500 lekë.


Afati i fundit kur MASH-i duhet të pajisë maturantët me Formularin A2 është data 9 korrik, një ditë përpara se ata të japin provimet me zgjedhje.



 

1 KOMENT

na tregoni ore ate date per shperndarjen e formularit a2 se u qmendem?

Komenti juaj

 

Universiteti "Skënderbej", anullohet konkursi i pranimit

Universiteti Ushtarak pezulloi pesë ditë para testit fizik, zhvillimin e konkursit. Konkurentët: Duam paratë e shpenzuara Komanda e justifikon vendimin...

Arkitektura, shtyhet një muaj konkursi

Konkursi i Arkitekturës nuk do të zhvillohet në muajin korrik, por do të jepet në tri ditët e fundit të...

 
Komentet
Letrat e lexuesve

PODCAST

Shekulli Online si faqe kryesore Shekulli Online si e preferuar
 
 

© 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP - Rruga Ismail Qemali, Pallati Abissnet - Tirane, [Shqiperi] - Tel. 04 337 8200

© ZOTSOFT NETWORKS - Realizimi dhe programimi Fjodor Zotaj