Versioni Print ndrysho

Shekulli ne versionin e shtypur

* Duke klikuar me siper kaloni ne versionin e gazetes Shekulli te shtypur, ku mund te lexoni te gjitha informacionet qe ka patur gazeta e dites ne treg

Qeveria: Pagat e reja të 10 mijë policëve

Shekulli | 22/06/2009 | Biznes | komentet 4 KOMENTE | komentet SHARE | -zvogelo shkrimin +zmadho shkrimin

Qeveria ka miratuar tarifat e reja të kompensimit të qirave të banesave për të gjithë ushtarakët, të cilët jetojnë dhe punojnë larg vendbanimive të tyre.


Nga vendimi i Këshillit të Ministrave të botuar në fletoren zyrtare do të përfitojnë qira të paguar deri në tre vjet të gjithë oficerët, nënoficerët dhe ushtarët profesionistë, që nuk kanë banesë ose kanë marrë kredi për strehim nga Ministria e Mbrojtjes.


Ushtaraku aktiv i Forcave të Armatosura, që për shkak të detyrës, emërohet ose transferohet larg vendbanimit dhe nuk është trajtuar me banesë ose me kredi nga Ministria e Mbrojtjes, dhe kur ai ose ndonjë pjesëtar i familjes nuk ka banesë në pronësi në vendin e punës, përfiton kompensim për qira banese deri në tre vjet.",- thuhet në vendimin e Këshillit të Ministrave.


Pagesa


Të gjithë ushtarakët e emëruar me punë larg vendbanimit të tyre dhe që janë beqarë, ose...................................... të pamartuar por pa fëmijë dhe që jetojnë në banesa të tipit garsoniere, do t'u paguhet një qira, e cila do të jetë sa 70% e çmimit mesatar mujor të tregut të qirave.


Kjo masë kompensimi për ta do të zgjasë deri në tre vite. Po në të njëjtën masë do të kompensohen ushtarakët e martuar dhe që kanë një fëmië, të cilët jetojnë në apartamente 1+1.


Tarifa e kompensimit do të jetë më e lartë për të gjithë oficerët, nënoficerët dhe ushtarët profesionistë që punojnë larg vendbanimeve të tyre dhe që kanë më shumë se një fëmijë.


Vendimi i miratuar së fundmi parashikon t'u paguajë pjesën dërrmuese të qirasë për apartamente me dy dhoma


Masa e kompensimit të qirasë së banesës do të jetë 80 për qind e çmimit mesar mujor të tregut, për qira banese, të tipit 2+1, kur është i martuar dhe ka më shumë se një fëmijë",- citohet në vendim. Çmimi mesatar i qirasë së banesës do të përcaktohet, çdo vit, nga Ministria e Financave dhe Ministria e Mbrojtjes.


Dokumentet


Në ndryshim nga vendimi i kaluar, ushtarakët të cilët punojnë larg vendbanimeve duhet të dorëzojnë disa dokumente shtesë pë të përfituar kompensim të qirasë së banesës ku jetojnë.


Ata duhet të paraqisin një vërtetim që nuk janë trajtuar me banesë apo kredi për strehim nga Ministria e Mbrojtjes. Gjithashtu ata duhet të paraqesin edhe një vërtetim që ai ose pjesëtarët e familjes, nuk kanë banesë në pronësi.


Ndër dokumentet e tjera janë kërkesa për kompensimin e qirasë, çertifikata personale dhe familjare dhe kontrata e noterizuar e qirasë.


Masa e kompensimit të qirasë së banesës të jetë:
-70 për qind të çmimit mesatar mujor të tregut, për qira banese, të tipit garsionerë, kur është beqar
ose i martuar dhe pa fëmijë;
-70 për qind të çmimit mesatar mujor të tregut, për qira banese, të tipit 1+1, kur është i martuar dhe
ka një fëmijë;
- 80 për qind të çmimit mesar mujor të tregut, për qira banese, të tipit 2+1, kur është i martuar dhe
ka më shumë se një fëmijë.
Çmimi mesatar i qirasë së banesës përcaktohet, çdo vit, nga Ministria e Financave dhe Ministria e
Mbrojtjes.".


Dokumentet:


a) Kërkesën për kompensimin e qirasë së banesës;
b) Çertifikatën personale;
c) Çertifikatën familjare;
ç) Kontratën e qirasë së banesës, të noterizuar;
d) Vërtetimin përkatës, se nuk është trajtuar me banesë apo me kredi nga Ministria e Mbrojtjes;
dh)Vërtetimin përkatës se ai/ajo ose pjesëtarët e familjes, nuk kanë banesë në pronësi.


-------------------------------------------------------------------------------------------


Rritja mesatare e pagave bazë sipas gradave është rreth 10%. Përfitimi që nga data 1 maj


Pagat e reja të Policisë së Shtetit


Miratohet struktura dhe nivelet e reja të pagave për afro 10 mijë punonjësit e Policisë


Punonjësit e policisë së Shtetit në të gjitha nivelet do të përfitojnë rritje pagash nga data 1 maj. Këshilli i Ministrave ka miratuar vendimin për rritjen e pagave më shumë se 13 mijë uniformave blu në të gjithë vendin.


Rritja e pagave do të bëhet sipas katër niveleve nga ai i zbatimit, ku bëjnë pjesë nëninspektorët, inspektorët dhe kryeinspektorët, tek nënkomisarët, komisarët dhe drejtuesit e mesëm e të lartë.


Kështu nëninspektorët nga data 1 maj kanë një pagë bazë për gradë prej 33,600 lekësh në muaj, nga 32 mijë lekë që ishte deri tani. Inspektorët do të përfitojnë një pagë mujore prej 37 mijë lekësh në muaj, ose 2500 lekë më shumë.


Në nivelin e zbatimit, kryeinspektorët do të përfitojnë pagën më të lartë, për shkak të gradës. Ata do të përfitojnë një pagë mujore prej 42 mijë lekësh çdo muaj, nga 39 mijë lekë që merrnin më parë.


Pagave bazë për gradë do t'iu shtohen edhe shtesat për natyrë të veçantë pune dhe shërbimi, si njësi operative e vëzhgimi, specialistë të policisë në zonë, ku për këto funksione shtesa në pagë do të jetë 5500 deri në 6500 në muaj.


Ndërsa për funksione të forcës së posaçme dhe oficerë të Policisë Gjyqësore pranë Prokurorisë për Krimet e Rënda shtesa në pagë arrin deri në 17,500 lekë në muaj.


Për punonjësit e nivelit të zbatimit që ushtrojnë detyrën në funksione të sigurisë publike si policia rrugore, qendra e emergjencave e sallave operative, ruajtja e siguria e objekteve, në funksione ndalim paraburgimi, në funksione organike të Policisë Kufitare & Migracionit do të ketë një shtesë në pagë nga 5500 deri në 6500 lekësh në muaj.


Punonjësit e nivelit të parë drejtues ku përfshihen nga nënkomisarët tek kryekomisarët do të kenë paga që variojnë nga 51 mijë deri në 81 mijë lekë në muaj, si dhe shtesat e natyrës së veçantë të punës dhe shërbimit. Nënkomisarët do të kenë një pagë mujore prej 51 mijë nga 48,300 lekësh në muaj. Komisarët nga 54,250 lekë në muaj do të marrin 56 mijë lekë.


Paga bazë për gradën "Kryekomisar" do të jetë 81 mijë lekë në muaj, deri tani kjo gradë kishte një pagë mujore prej 80,900 lekësh. Drejtuesit e nivelit të mesëm në polici do të përfitojnë një pagë bazë për gradën që mbajnë prej 93 mijë lekësh në muaj, ose 600 lekë më shumë.


Ndërsa për drejtuesit e parë të Policisë së Shtetit paga bazë për gradën që mbajnë do të jetë 96 mijë lekë në muaj, ose dy mijë lekë më shumë se aktualja.


Në vendim është bërë edhe një shtesë e cila u jep mundësi të gjithë punonjësve të policisë, që pranohen në shkollën bazë të policisë që gjatë kohës së shkollimit të përfitojnë në masën 60 për qind të pagës së gradës "Nëninspektor", kur ka përfunduar arsimin e mesëm dhe 100 për qind të pagës së po kësaj grade, kur ka përfunduar arsimin e lartë. Kjo gradë ka një agë bazë prej 33,600 lekësh në muaj.


Trajnimet


Kur punonjësi i Policisë së Shtetit kryen kurse shkollimi ose trajnimi jashtë vendit, për periudha deri
në 6 (gjashtë) muaj, merr pagën mujore të vendit të punës, para fillimit të kursit të shkollimit/trajnimit,
ndërsa për periudha trajnimi mbi 6 (gjashtë) muaj, punonjësit të policisë i ndërpritet paga, por familjes së tij i jepet një shpërblim, si më poshtë vijon:
a) Për punonjësit pa ose me një pjesëtar në ngarkim, 40 për qind të pagës mujore;
b) Për punonjësit me më shume se një pjesëtar në ngarkim, 50 për qind të pagës mujore.
Pagesa bëhet nga struktura e policisë, ku ka qenë efektiv punonjësi përpara fillimit të
shkollimit/trajnimit.

Pedagogët


5/3. Punonjësi i Policisë së Shtetit, që nuk është efektiv me kohë të plotë në institucionet e sistemit
arsimor policor, por bashkëpunon me këto institucione si punonjës i jashtëm, për çdo orë mësimore 60-
minutëshe, përfiton një page, si më poshtë vijon:
a) Në kurset e shkollimit/trajnimit për kursantët e nivelit zbatues, në masën 300 (treqind) lekë/për
orë;
b) Në kurset e shkollimit/trajnimit për kursantët e nivelit të parë drejtues, në masën 400 (katërqind)
lekë/për orë;
c) Në kurset e shkollimit/trajnimit për kursantët e nivelit të mesëm drejtues, në masën 500
(pesëqind) lekë/për orë.
2. Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, të përballohen, si më poshtë vijon:
a) Për pagesat e parashikuara në pikat 5/1, 5/2 e 5/3, nga buxheti i vitit 2009, miratuar për Policinë
e Shtetit;
b) Për rritjen e pagave të punonjësve të Policisë së Shtetit, nga fondet për rritjen e pagave, miratuar
për vitin 2009.


Pse u vonua rritja e pagave


TIRANE- Një gabim i specialistëve të Financës së Ministrisë së Brendshme në tabelat e pagave, ka shtyrë miratimin e rritjes së pagave për punonjësit e Policisë së Shtetit.


Kjo ka bërë që Policia të mos marrë rritjen e menjëhershme të pagave në të njëjtën kohë me punonjës të tjerë të administratës shtetërore, si dhe Garda e Republikës dhe SHKB-ja, që iu është rritur paga nga qeveria rreth një muaj e gjysëm më parë me një vendim të saj.


Propozimi për rritjen e pagave, është kryer nga specialistët e Minitrisë së Brendshme në fillim të muajit mars i kanë dërguar tabelën e pagave Departamentit të Administratës Publike (DAP), me qëllim që kjo e fundit të jepte mendimin e saj dhe më pas tabela të dërgohej në qeveri për miratim.


Pas shqyrtimit të saj projekti për rritjen e pagave është pranuar nga DAP-i dhe më pas është nisur në qeveri. Vetëm pak kohë më pas, vetë drejtuesit e DAP-it, kanë kërkuar rikthimin e projektit për rritjen e pagave të Policisë, në Ministrinë e Brendshme, për shkak të disa gabimeve të vërejtura prej këtyre të fundit.


Për këtë shkak rreth dhjetë ditë më parë, qeveria ka kthyer me kërkesë të DAP-it propozimin për rritjen e pagave të punonjësve të Policisë, me qëllim korigjimin e tabelës së dërguar në qeveri me tabelën e duhur që duhej të kishte mbërritur. Ndërkaq mësohet se tabela është korigjuar dhe pritet të mbërrijë në qeveri për t'u miratuar në një vendim përkatës të saj.


 

4 KOMENTE

Shikojeni pak me vemendje ne foto si u del barku policeve. Jane bere si tullumbace te gjithe. Me vjen keq se rrine tere diten ne pluhur e ne shi, degjojne edhe te sharat e shofereve. Por vete ja kane bere vetes, ne vend qe te respektojne ligjin kane frike prej "Maliqit".

thua te jete e vertete,eshte e disata here qe gazetat shkruajne ,ishallah,policia e shtetit eshte be me shume me besu zotit se demagogjive te shtetareve dhe gazetave

Me pagat e reja policija do te mberoj interesat e PD.-Para zgjedhjeve premtime premtime.

Une nuk e kam lexuar kete shkrim perveç Titullit !
Kjo eshte genjeshtra e rradhes e qeverise ne prag te zgjedhjeve.Uroj qe Policise ti shtohen pagat por jo nga qeveria e tanishme.Policia te distancohet nga urdherat e PD, per te perhapur panik, keqtrajtim , friksim, ne popull .

Komenti juaj

 

Vendimi, si do paguhet shtëpia e legalizuar

Qeveria miraton pagesën e shtëpive të palegalizuara, në vlerën 80%, me letra me vlerë. Pjesa tjetër paguhet me para TIRANË-...

Ulet mosha e pensionit për minatorët

Qeveria miraton vendimin që i lejon punonjësit e nëntokës që të dalin në pension në moshën 60- vjeç TIRANË- Mosha...

 
Komentet
Letrat e lexuesve

PODCAST

Shekulli Online si faqe kryesore Shekulli Online si e preferuar
 
 

© 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP - Rruga Ismail Qemali, Pallati Abissnet - Tirane, [Shqiperi] - Tel. 04 337 8200

© ZOTSOFT NETWORKS - Realizimi dhe programimi Fjodor Zotaj