|
|
Pas më shumë se dy muaj 1 euro në tregun vendas këmbehet nën 130 lekë
TIRANË- Monedha vendase më në fund fillon të marrë veten ndaj monedhave të huaja dhe kryesisht ndaj euros pas disa muajsh zhvlerësimi të vazhdueshëm. Që nga fillimi i këtij muaji leku ka fituar në mënyrë të vazhdueshme pikë ndaj monedhës europiane për të arritur rekordin disa mujor, ditën e djeshme.
Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, një euro u këmbye me 129.95 lekë, nivel ky që nuk arrihej që nga mesi i muajit prill.
Vetëm në javën e parë të këtij muaji, monedha shqiptare arriti kulmin e zhvlerësimit ndaj euros duke u këmbyer me 133 lekë. Që nga ditët e para të qershorit e deri më tani leku ka fituar terren me plot 3.5 pikë, kur për herë ta parë pas dy muajsh, një euro këmbehet me më pak se 130 lekë.
Ashtu siç kishin parashikuar edhe ekspertët e ekonomisë gjatë fillimit të këtij muaji, efektet e sezonit veror kanë filluar të ndjehen në kursin e këmbimit ku, me kthimin emigrantëve dhe me hapjen e sezonit turistik vërehet një rritje e sasisë së valutës së huaj në treg duke ulur çmimin e saj.
Ashtu si edhe ndaj euros, por kësaj radhe me në mënyrë më të zbutur, leku ka fituar terren edhe ndaj monedhës amerikane. Kjo e fundit arriti kulmin për këtë muaj gjatë javës së parë të qershorit, ku një dollar blihej me 95.69 lekë, ndërsa ditën e djeshme nëpër zyrat e këmbimit valutor nuk i kalonte të 93.80-të lekët.
Sipas ekspertëve këto tregues më në fund do të jenë në favor të të gjithë atyre që kanë marrë kredi në dollar ose euro dhe të ardhurat e tyre i kanë në lek. Pritet që gjatë shlyerjes së kësteve mujore këta të fundit të paguajnë më pak lekë se disa javë më parë.
Në kah krejt të kundërt me dy monedhat e huaja më të përdorura në Shqipëri, që nga fillimi i këtij muaji, leku ka humbur në mënyrë të vazhdueshme pikë ndaj paundit Britanik. Në qoftë se në fillim të këtij muaji, një paund këmbehej me 152.67 lekë, referuar kursit zyrtar të BSH-së, ditën e djeshme ai është këmbyer me 154.37 lekë.
Qeveria miraton pagesën e shtëpive të palegalizuara, në vlerën 80%, me letra me vlerë. Pjesa tjetër paguhet me para TIRANË-...
Qeveria miraton vendimin që i lejon punonjësit e nëntokës që të dalin në pension në moshën 60- vjeç TIRANË- Mosha...
Lajmet 10 korrik - Ora 16 -
data/10-07-2009
Lajmet 10 korrik - Ora 15 -
data/30-08-2008
Lajmet 10 korrik - Ora 13 -
data/30-08-2008© 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP - Rruga Ismail Qemali, Pallati Abissnet - Tirane, [Shqiperi] - Tel. 04 337 8200
© ZOTSOFT NETWORKS - Realizimi dhe programimi Fjodor Zotaj
Komenti juaj