Versioni Print ndrysho

Shekulli ne versionin e shtypur

* Duke klikuar me siper kaloni ne versionin e gazetes Shekulli te shtypur, ku mund te lexoni te gjitha informacionet qe ka patur gazeta e dites ne treg

Propaganda në institucion

Yllka Lezo | 23/06/2009 | Kulture | komentet 5 KOMENTE | komentet SHARE | -zvogelo shkrimin +zmadho shkrimin

Nëndrejtori i GKA-së, Buron Kaceli, angazhohet në propagandën e Partisë Demokratike dhe prezanton në vendin e tij të punës, Galerinë Kombëtare, "Korridorin e shqiptarëve". Për këtë punë vullnetare me temë fushatën politike në prag të zgjedhjeve të 28 qershorit, Ministria e Kulturës e mbështet me 5 milionë lekë. Kaceli nuk e fsheh: "Ekspozita, pjesë e fushatës elektorale"

Edhe pak ditë e ndajnë Shqipërinë nga zgjedhjet parlamentare dhe Buron Kaceli, piktor në zanat, aktualisht nëndrejtor i Galerisë Kombëtare të Arteve, del vullnetar në këtë fushatë zgjedhore me ekspozitën "Korridori i shqiptarëve".


Ai ka hapur dje në mbrëmje, në "shtëpinë e vet", GKA, ekspozitën, e cila do të qëndrojë e hapur deri më 5 korrik.
Janë 36 punë në vaj, me përmasa 1m X 80cm, në të cilat Kaceli jep momente të ndryshme të punës në rrugën Durrës-Kukës.


Ai nuk e konsideron veten artist studioje, por pëlqen të punojë në natyrë, e akoma më shumë në kantiere ndërtimi. Nëpërmjet 36 punëve të paraqitura, ky artist, njëherësh zyrtar, jep një pasqyrë të përgjithshme të punimeve në këtë rrugë, duke filluar nga Mali i Krujës dhe deri në Morinë. Ai ka hedhur në telajo momente të punës në të gjithë segmentet e rrugës.


Matjet e tokës nga gjeometrit, ekskavatorë që hapin rrugët, ngjitjen në male të kamionëve me materiale ndërtimi, përparimin e rrugës mes një lugine, këmbët ende të papërfunduara të urave mes maleve, hapjen e tuneleve, momente të përfundimit të një ure dhe tabloja e fundit jep brendësinë e tunelit të Thirrës, hapja e të cilit, para pak javësh shënoi edhe hapjen e fushatës elektorale për partinë që drejton qeverinë.


Kaceli pohon se ekspozita e tij është një kontribut për këtë fushatë elektorale, madje, më tej shton se: "Jam krenar që kjo vepër, rruga Durrës-Kukës, u ndërtua gjatë kësaj qeverisjeje, sepse i përkas kësaj force politike". Dhe kjo qeveri e ka mbështetur Kacelin me 5 milionë lekë (të vjetra) për të paraqitur një nga veprat më të rëndësishme për Shqipërinë!


Edhe pse është një mbështetës i forcës politike që drejton vendin, Kaceli, në pozitën e nëndrejtorit të i GKA-së, thotë se qëllimi i punës së tij nuk është politik: "E kam vlerësuar këtë rrugë, fillimisht si vizitor, por më pas mendova të jem i pranishëm nëpërmjet punës sime".


Ai i konsideron tablotë e tij dokumente autentike të mirëfilltë të këtij ndërtimi. Janë 36 punë, të cilat më shumë se sa piktura, duken si fotografi të betonit që lidh Durrësin me Kukësin. Por kjo është temë që u takon vetëm estetëve për të trajtuar a është art ky apo propagandë. Gjithashtu, këtë rast, nuk mund ta humbasin as ata që kanë një farë përvoje në analizimin e abuzimit të politikave të institucioneve kur përdoren drejtpërdrejt nga politika.


"Korridori i shqiptarëve" është ekspozita e radhës në këtë periudhë parazgjedhore, që i kushtohet rrugës Durrës-Kukës. Ka disa javë që përpara Kuvendit të Shqipërisë qëndrojnë të ekspozuara dhjetëra foto të komentuara me gjuhën e shifrave për rëndësinë e të ashtuquajturës "rruga e kombit" dhe hallet që do t'u zgjidhen shqiptarëve nga kjo rrugë.
Në këtë rrymë shkon edhe ekspozita e nëndrejtorit të GKA-së.


Nuk është hera e parë që Kaceli angazhohet në emër të një force politike me tema që prekin zhvillimet në vend. Madje, edhe atëherë kur nuk ka qenë autor, është angazhuar në formë tjetër.


Gjatë kohës kur Kaceli ishte përfaqësues kyç i së djathtës në Bashkinë e Tiranës, në momentin kur kjo forcë politike po linte pushtetin, në një nga sheshet e kryeqytetit u vendos një monument, i cili herë pas here do të shndërrohej në mollë sherri. Është fjala për shtatoren e Sulejman Pashë Bargjinit, themeluesit të Tiranës qytet, e cila vetëm pak muaj përpara ia la vendin "policit të trafikut".


Pak më tej në kohë, nga aktiviteti i Kacelit si artist i interesuar për punët e politikës dhe i angazhuar drejtpërdrejt prej saj, ai vetë e pohon se në vitin 1975 është prezantuar me një ekspozitë që i kushtohej rindërtimit të një fshati të quajtur Zallbastar. Ndërsa në vitin 1987 do të hapte një ekspozitë kushtuar hekurudhave të Shqipërisë.


Ideja për të mbështetur punët e qeverisë nëpërmjet pikturës, nuk është një gjetje e Kacelit. Ai tregon se këtë nxitje e ka marrë nga i ati, piktori Sadik Kaceli. "Babai im ka shumë vepra me tema të tilla. Ka grafika të Liqenit të Tiranës, të Hidrocentralit të Ulzës etj." - Tregon ai.


Të 36 tablotë që paraqesin rrugën Durrës-Kukës, Kaceli i ka realizuar në tre muaj punë. Ka zgjedhur këtë moment për t'i ekspozuar punët, sepse nesër mund të jetë vonë. "Së shpejti rruga do të inaugurohet, dhe pas kësaj nuk do të kishe kuptim të tregoje procesin e një pune që ka përfunduar," - thotë Kaceli. Por jo vetëm kaq.


Praninë e ekspozitës në GKA e justifikon me faktin se rastësisht salla e ekspozitave ishte bosh. "Unë mund t'i kisha paraqitur punët edhe në Muzeun Historik Kombëtar apo diku tjetër, por rastisi që të ishte e lirë salla e ekspozitave," - thotë nëndrejtori i GKA-së.


Punët do të qëndrojnë në GKA përreth dy javë, dhe gjatë kësaj kohe ai shpreson që ndonjë qeveritar të blejë ndonjë punë si kujtim të një momenti historik për Shqipërinë.

Reamonn dhe Giusy Ferreri, sot në "Qemal Stafa"


Festivali "Rock over Tirana" sjell sot në mbrëmje tre nga emrat më të njohur të muzikës evropiane. Sot, në orën 19:00, në stadiumin "Qemal Stafa" interpretojnë grupi gjerman "Reamonn", kantautorja italo-australiane, Gabriella Cilmi, si dhe këngëtarja italiane, Giusy Ferreri.


Banda gjermane "Reamonn" u bë e njohur për publikun shqiptar nëpërmjet këngës hit "Supergirl" dhe më pas do të vinin suksese si "Josefine", "Star", "Tonight" etj.
E ftuara tjetër e mbrëmjes është këngëtarja italiane, Giusy Ferreri.


Në Shqipëri ajo do të dëgjohej për herë të parë pak muaj më parë me hitin "Non ti scordar mai di me", të kompozuar nga kantautori Tiziano Ferro. Më pas do të vinte "Novembre", kënga përfaqësuese e albumit të parë "Gaetana". Ferreri u bë e njohur në botën muzikore në vitin 2008, pas pjesëmarrjes së saj në konkursin e zërave italianë "X Factor", në të cilin u klasifikua e dyta.


Ndërsa e ftuara tjetër e mbrëmjes është kantautorja italo-australiane, Gabriella Cilmi. Ajo është e njohur me këngën "Sweet about me", të realizuar në prill 2008, në Australi. Cilmi është cilësuar si këngëtarja më e mirë për vitin 2008. Në repertorin e saj ka këngë si "Don't tell me", "Sorry", dhe një version femëror të këngës "Cry me a river", të këngëtarit Justin Timberlake.


Festivali sot është në natën e tij të dytë dhe të fundit. Mbrëmjen e djeshme kanë interpretuar këngëtarë dhe grupe shqiptare të muzikës rrok, si "Linda në botën e çudirave", "00 Genti", "Bojken Lako and the fish", "Chaos in order", "The st forest", "The rooms", "Gillespie" dhe "Troja".


Ky është edicioni i parë i këtij festivali që organizohet nga kompania "Living Room Show". Biletat shiten pranë "Living Room" dhe sportelit të Pallatit të Kongreseve.
y.l


 

5 KOMENTE

Ky Kaci mes te tjerash ka qen dhe nenkrytar i shoqates famkeqe te intelektualeve islamike shqiptar.
Aktin e fundit antikulturor ky pseudo artist e beri me falsifikimin e planimetrive per nxjerrjen e kineasteve nga Kinostudio kur ishte drejtor. Gjat drejtimit partiak te ktij mjeshtri Kinostudio u nda mes nipit te Genc Rulit, Sandrit te Klanit, Aliut te Lirise, dhe Gzimit te Shijakut dhe Top Channelit. Pa llogaritur ktu korrupsionin mes Qkk - Aqshf dhe Digitalb, per vjedhjen dhe shitjen e filmave te para90, me mbeshtetjen e zyres se kryeministrit per mbrojtjen e te drejtave te autorit qe keta nuk njohin fare si koncept!

Rofte realizmi socialist. Ky Buroni paska qene i djathte por shume i kuq. Se mos kan bo me teper spiunet. Ja si ky kan bo, i kane thurur lavde PPSH me shokun X ne krye. Do ishte me mire sikur te dilte per te shkruajtur parrulla neper mure se sa te pikturonte se ketij bojaxhiu oborresh nuk duhet me i dhene asnje prone po duhet me i var nje dacibao ose nje dekorate qelqi. Po prandaj nuk ka bo hajer Tirona naj here se ka pas kta qena qe i kan harru vujtjet e fisit te vet, e kon harru ku e kon pas pragun.
Ah ju shujt fara ktyne horrave e mos i mbet as nom as nishon.

Me tmerri esht se QKK dhe Teatri Kombtar po kthehen ne aparat elektoral te qeverise si ne kohe te xhaxhit, dhe kte po e bejn publikisht. Shikoni proven:

From: Qendra Kombetare e Kinematografise
Date: 2009/6/23
Subject: Ftese nga Znj.Rajmonda Bulku


Te nderuar miq,

Kam nderin t'Ju ftoj neser me date 24.06.2009 ora 20.00 ne Teatrin Kombetar per te vendosur nje kontakt ndermjet artisteve dhe politikes.
Une Ju ftoj te bisedojme se bashku rreth asaj se çfare duam, Ju ftoj te diskutojme se bashku rreth nevojave te artisteve, si dhe kerkesave te tyre.
I ftuar do te jete edhe Kryeministri i Shqiperise Prof. Dr Sali Berisha.

Hajde te themi se jemi edhe ne!

Ne fund te takimit per pjesemarresit do te ofrohet nje kokteil.

Me respekt

Rajmonda Bulku


Ky esht turp i papar e padegjuar ne europe...
ja kush jane abuzuesit e prones publike dhe pasurive te taksapaguesve shqiptare... kta jane ata qe Akademia marubi i shqeteson, qe gazeta Shekulli i shqeteson, qe gazeta Tema i terbon. Kta hajdute injorante...

Turp!

UUUUUUUUUUUAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAA
Ne bashkine e Tiranes,Vlores,Elbasanit,Gjirokastres etj. (nuk) jane mobilizuar te gjithe nepunesit per fushate dhe (nuk) jane abuzues te taksave te shqiptareve.
Keta (nuk) i terbon kenga "Shqiperia po ndryshon" dhe (nuk) kane marre 3 here me shume fonde nga qeveria Berisha se sa nga qeverite e PS.
Mund te themi qe ,ne kete kohe si per cudi,nuk funksionon as KRRT e Bashkise Tiranes.

Patjetër Besnik, prandaj jemi vënd tragjik, pasi drejtohet nga ky kodosh njeriu i ri qe u edukua per 50 vjet dhe tani shkaterron vendin e tij....

Komenti juaj

 

Kopje me Bluetooth

Qëndron i maskuar, poshtë flokëve ose në mëngët e gjata. Është sa një çamçakëz petë dhe nuk dallohet nga pedagogët....

Itali, deklarim i të ardhurave edhe për hyrjet afatshkurtra

Të huajt që hyjnë për një periudhë të shkurtër, si për vizita, biznes, turizëm, studim, duhet të provojnë se zotërojnë...

 
Komentet
Letrat e lexuesve

PODCAST

Shekulli Online si faqe kryesore Shekulli Online si e preferuar
 
 

© 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP - Rruga Ismail Qemali, Pallati Abissnet - Tirane, [Shqiperi] - Tel. 04 337 8200

© ZOTSOFT NETWORKS - Realizimi dhe programimi Fjodor Zotaj