|
|
Shërbimi i analizave të Sëmundjeve Profesionale është përmbytur nga reshjet e shiut. Personeli: Duhet rikonstruktuar
Pavijonet, të cilët ende nuk kanë njohur rikonstruksionin në Qendrën Spitalore Universitare "Nënën Tereza", janë përmbytur nga shirat e ditëve të fundit. Bëhet fjalë sidomos për shërbimin ku bëhen analizat për sëmundjet profesionale dhe pavijonin e këtij shërbimi pranë ish-urgjencës së QSUT-së.
Pamjet e këtij shërbimi ofruan dje një panoramë trishtuese jo vetëm për pacientët, por edhe për personelin. Megjithatë, bluzat e bardha u shprehen se ky shërbim, prej disa vitesh nuk është rikonstruktuar dhe shpresojnë se edhe kjo pjesë e spitalit do të rregullohet njësoj si shërbimet e tjera, të cilët janë me parametra bashkëkohorë.
Përmbytja
Shirat e ditëve të fundit kanë sjellë probleme për ndërtesat e vjetra të qendrës më të madhe spitalore në vend. Muret e shërbimit të Sëmundjeve Profesionale dhe laboratorit të këtij shërbimi janë mbuluar nga uji që kullonte me vrull, duke mbuluar edhe dyshemenë e këtij shërbimi. "Shikojeni vetë si është bërë.
Është e pamundur të kalojmë. Ndërsa për t'u ngjitur në katin e dytë te analizat duhet të mbajmë çadër, në të kundërt lagemi nga koka deri te këmbët", - theksoi njëri nga pacientët, i cili duhej të bënte ekzaminime pranë këtij shërbimi. Në fakt, përmbytja e këtij shërbimi të ofronte pamje shumë trishtuese, sa uji që vërshonte me vrull arrinte deri në korridoret që bënin lidhjen me pjesën tjetër të spitalit.
Pacientët pohojnë se janë të detyruar të durojnë lagështinë, ndonëse janë të sëmurë. Ndërsa personeli pohon se nuk janë vetëm pacientët ata që vuajnë lagështinë, por edhe vetë bluzat e bardha duhet të durojnë këtë situatë. "Sigurisht që këto pamje nuk janë aspak normale. Por, fundja, këto janë kushtet",- pohon njëra nga punonjëset e laboratorit të shërbimit të sëmundjeve profesionale.
Rikonstruksioni
Qendra Spitalore "Nënë Tereza" është kthyer në një kantier rikonstruksionesh dhe shumë shërbime janë kthyer në kushte bashkëkohore, por ka edhe shumë shërbim të tjera që ende nuk kanë parë dorën e rikonstruksioneve. Pikërisht një ndër ta është edhe shërbimi i laboratorit dhe pavijonit të Sëmundjeve Profesionale, apo shërbimi i Urologjisë, Nefrologjisë dhe plot të tjera.
"Duhet të pranojmë se disa shërbime si Pediatria janë rregulluar, rikonstruktuar, duke u ofruar pacientëve ambiente bashkëkohore. Shpresojmë që edhe shërbime të tjera të bëhen të tilla, megjithëse e dimë se kërkojnë shumë fonde",- pohojnë bluzat e bardha të QSUT-së.
Qëndron i maskuar, poshtë flokëve ose në mëngët e gjata. Është sa një çamçakëz petë dhe nuk dallohet nga pedagogët....
Të huajt që hyjnë për një periudhë të shkurtër, si për vizita, biznes, turizëm, studim, duhet të provojnë se zotërojnë...
Lajmet 10 korrik - Ora 16 -
data/10-07-2009
Lajmet 10 korrik - Ora 15 -
data/30-08-2008
Lajmet 10 korrik - Ora 13 -
data/30-08-2008© 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP - Rruga Ismail Qemali, Pallati Abissnet - Tirane, [Shqiperi] - Tel. 04 337 8200
© ZOTSOFT NETWORKS - Realizimi dhe programimi Fjodor Zotaj
Komenti juaj