Versioni Print ndrysho

Shekulli ne versionin e shtypur

* Duke klikuar me siper kaloni ne versionin e gazetes Shekulli te shtypur, ku mund te lexoni te gjitha informacionet qe ka patur gazeta e dites ne treg

Dializa, për herë të parë qendër për fëmijë në QSUT

Eglantina Bardhi | 25/06/2009 | Shendeti | komentet 0 KOMENTE | komentet SHARE | -zvogelo shkrimin +zmadho shkrimin

Sipas ministres Godo, në vendin tonë nuk ka pasur një qendër të tillë dhe kjo ka qenë pika më e trishtueshme. 15 fëmijë në vit kanë nevojë për dializë


Fëmijët që vuajnë rëndë nga sëmundjet e veshkave nuk kanë mundur kurrë të bëjnë dializë në vendin tonë. Ata kanë vuajtur deri në vdekje pa iu nënshtruar procesit të dializës dhe pacientë të tillë ka pasur plot.


Tashmë nuk do të ndodhë kështu, pasi për herë të parë në vendin tonë do të ngrihet qendra e dializës për fëmijë në Pediatrinë e Qendrës Spitalore Universitare "Nënë Tereza". Këtë e deklaroi dje ministrja e Shëndetësisë, Anila Godo, e cila theksoi se u nënshkrua protokolli i bashkëpunimit me Turqinë për ngritjen e dializës pediatrike në QSUT.


Tashmë fëmijët që vuajnë rëndë nga veshkat dhe nuk kanë mundësi të bëjnë transplantim, do t'i nënshtrohen dializës në një qendër të ngritur posaçërisht për ta.
"Ky sektor nuk ka ekzistuar më parë dhe ka qenë një ndër pikat e trishtueshme të shërbimit tonë, sepse kur kishim fëmijë që kishin nevojë për shërbimin e dializës, mbeteshim në vështirësi, pasi për fëmijët e vegjël ky shërbim nuk ofrohej në qendrën e dializës.


Ndërkohë, kemi fëmijë që kanë nevojë për këtë shërbim," - theksoi Godo, duke shtuar se për trajnim në Turqi, për një periudhë dymujore, deri tani kanë shkuar 3 infermiere dhe 1 mjek, ndërsa do të nisen dhe 2 mjekë të tjerë, një nefropediatër dhe një kirurg për fëmijë.


Sipas marrëveshjes, pala shqiptare ka vënë në dispozicion deri tani 8 milionë lekë për rikonstruksionin, përshtatjen pranë Spitalit të Pediatrisë të njësisë që do të shërbejë për dializën pediatrike. Gjithashtu, pala shqiptare do të mbulojë pagat e personelit dhe të gjithë materialet e konsumit mujor dhe të përditshëm që do të ketë nevojë në këtë qendër.


Ndërsa pala turke, me një investim prej 250 mijë euro, do të vërë pajisjet e nevojshme në këtë qendër të dializës dhe do të sigurojë trajnimin e personelit të mesëm dhe të lartë, që do të punojnë në këtë qendër.


"Pala shqiptare ka përfunduar tashmë rikonstruksionin dhe përshtatjen e ambienteve të qendrës dhe nga pala turke po prokurohet për pajisjet. Mendojmë se shumë shpejt, ndoshta brenda muajit, do të kemi fëmijën e parë që do të marrë këtë shërbim pranë shërbimit të dializës pediatrike, për të cilën ne po nënshkruajmë këtë protokoll bashkëpunimi.


Numri i fëmijëve që kërkojnë shërbimin e dializës ndryshon nga viti në vit. Ka raste kur mund të kemi 10 apo 15 fëmijë, por më e rëndësishme se numri është ngritja e këtij shërbimi," - pohon Godo.

 
Letrat e lexuesve
 

VIDEOT E FUNDIT

Ankesa ndaj mjekeve për neglizhencë

"Ndihmoni nënën time të shpëtojë nga krizat. Mjekët kërkojnë vetëm para dhe më adresojnë drejt klinikave private por unë nuk...

Luhatjet e temperaturave gjatë javëve të fundit, kanë sjellë fluks pacientësh në spital.

Temperaturë të lartë, këputje trupore dhe diarre: këto janë disa nga shqetësimet e fëmijëve, prej të cilëve çdo ditë paraqiten...

PODCAST

Shekulli Online si faqe kryesore Shekulli Online si e preferuar
 
 

© 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP - Rruga Ismail Qemali, Pallati Abissnet - Tirane, [Shqiperi] - Tel. 04 337 8200

© ZOTSOFT NETWORKS - Realizimi dhe programimi Fjodor Zotaj