|
|
Pagesë deri në 80% të tarifës me letra me vlerë. Skema e vlefshme edhe për ata që e kanë paguar
Në mbledhjen e fundit të qeverisë Berisha deklaron përgatitjen e vendimit për legalizmin në letra me vlerë
TIRANË- Tregu i letrave me vlerë është duke përjetuar ditët e tij më të mira që nga shpërndarja e tyre në mes të viteve 90-të. Një vendim i Këshillit të Ministrave pritet që t'i përfshijë këto të fundit në një përdorim të gjerë si formë pagese të tarifave të legalizimit për ndërtimet pa leje.
Kryeministri Sali Berisha deklaroi në mbledhjen e fundit të qeverisë se shumë shpejt Këshilli i Ministrave do të kalojë një vendim, me anë të të cilit gjithë personave që janë në proces legalizmi të banesave të tyre, iu bëhet e mundur që 80 për qind të vlerës ta paguajnë me anë të letrave me vlerë.
Sipas tij, krahas atyrë që ende nuk e kanë paguar këtë tarifë, ky vendim do të ketë fuqi vepruese edhe për ata që tashme e kanë bërë pagesën e vlerës së legalizmit të ndërtimit pa leje.
Në lidhje me këtë, duke u shprehur edhe i sigurt për fitore në zgjedhjet e ditës së diel, Berisha kërkoi nga ministria e Financave që të përgatisë dhe të dërgohej për miratim vendimi në Këshillin e Ministrave, deri ditën e mërkurë të javës tjetër.
"Vendimi do t'iu njohë qytetarëve që kanë objektet në proces legalizimi plotësisht të drejtën që 80 për qind të vlerës monetare për legalizim, ta paguajnë me letrat me vlerë.
Është emergjente dhe duhet të vijë sa më shpejt për miratim vendimi për letrat me vlerë, të mërkurën tjetër ai duhet të jetë gati. Unë kërkoj mirëkuptimin e qytetarëve, sepse ai vendim donte një kohë të caktuar",- tha Kryeminstri Berisha duke saktësuar se vendimi iu njeh të drejtën edhe atyre që kanë paguar tashmë paratë për legalizimin, që përmes letrave me vlerë tu kthehet shuma prej 80 për qind.
Me gjithë se përmbajtja e plotë e vendimit ende nuk është zbardhur pasi ekspertët e Ministrisë së Financave janë në punë e sipër, për përgatitjen e tij, referuar fjalës së Kryeministrit, të gjithë ata që tashmë i kanë likuiduar tarifat e legalizmit të objekteve, mund të blejnë letra me vlerë në treg të lirë, ndërsa më pas do t'iu kthehet në vlerë monetare 80 për qind e shumës së paguar.
"Çdo qytetar që deri tani ka likuiduar tërësisht shumën monetare që detyrohej për legalizimin, është i ftuar të blejë letrat me vlerë dhe 80 për qind e asaj shume do t'i kthehet në monedhën që ka paguar, në lekë. Aq më mirë që tashmë leku është forcuar", u shpreh Berisha.
Tejet i kujdesshëm ndaj personave, të cilët ende nuk e kanë parë emrin në listën e të legalizuareve duke kërkuar edhe mirëkuptimin e tyre, Berisha i siguroi këta të fundit se, ky është një proces i shpejtë dhe i pandalshëm. Kjo mbledhje e Këshillit të Ministrave ishte e fundit për këtë legjislaturë.
Qeveria miraton pagesën e shtëpive të palegalizuara, në vlerën 80%, me letra me vlerë. Pjesa tjetër paguhet me para TIRANË-...
Qeveria miraton vendimin që i lejon punonjësit e nëntokës që të dalin në pension në moshën 60- vjeç TIRANË- Mosha...
Lajmet 10 korrik - Ora 16 -
data/10-07-2009
Lajmet 10 korrik - Ora 15 -
data/30-08-2008
Lajmet 10 korrik - Ora 13 -
data/30-08-2008© 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP - Rruga Ismail Qemali, Pallati Abissnet - Tirane, [Shqiperi] - Tel. 04 337 8200
© ZOTSOFT NETWORKS - Realizimi dhe programimi Fjodor Zotaj
Komenti juaj