Versioni Print ndrysho

Shekulli ne versionin e shtypur

* Duke klikuar me siper kaloni ne versionin e gazetes Shekulli te shtypur, ku mund te lexoni te gjitha informacionet qe ka patur gazeta e dites ne treg

Matematika, ngelin 2700 maturantë

Dritan Laci | 25/06/2009 | Edukimi | komentet 0 KOMENTE | komentet SHARE | -zvogelo shkrimin +zmadho shkrimin

Matura, ndodh çudia në Matematikë. Maturantët marrin dyfishin e 10-ave që grumbulluan në Letërsi


Ngelin në provimin e dytë me detyrim rreth 12 për qind e maturantëve, numër ky më i lartë se vitin e kaluar


Testi i Matematikës, ashtu sikurse pritej, ndryshe nga parashikimet, për një pjesë të mirë të maturantëve ka rezultuar shumë më i vështirë se njohuritë e pakta që ata kishin në këtë lëndë.


Statistikat e dala nga Agjencia e Vlerësimit të Arritjeve të Nxënësve, tregojnë se në provimin e dytë të Maturës Shtetërore, kanë rezultuar mbetës afro 2.700 maturantë, e thënë ndryshe, gati 12 për qind e maturantëve që morën pjesë në testim.


Numri i mbetësve në Matematikë është shumë më i lartë se ai në lëndën e Letërsisë dhe Gjuhës Shqipe. Në provimin e parë me detyrim, rezultuan mbetës 1.600 maturantë, ndërsa në provimin e dytë 1.100 maturantë më shumë.


Numri e mbetësve në Matematikë është përafërsisht i njëjtë me atë të mbetësve në provimin e dytë me detyrim që u dha vitin e kaluar. Interesante në provimin e Matematikës është numri i vogël i notave 10 të marra.


Kështu, nëse në vitin e kaluar, në testimin ku morën pjesë 31.959 nxënës, u morën 535 nota 10-të, këtë vit, në 35 mijë nxënës të testuar, këtë notë e kanë marrë vetëm 470 nxënës.


Çudia që dallon rezultatet e Matematikës nga ato të Letërsisë është se në provimin e dytë me detyrim, që pretendohet të jetë edhe më i vështirë, nxënësit kanë marrë më shumë 10-ta se në provimin e parë.


Në testimin e Letërsisë dhe Gjuhës Shqipe u morën vetëm 200 nota 10-të, ndërsa në Matematikë, me po të njëjtin numër nxënësish dhe me më shumë mbetës, janë marrë dyfishi i notave 10-të të provimit të parë. Në total parashikohet që rreth 3 mijë maturantë t'u kenë thënë lamtumirë pranimeve në shkollat e larta për vitin akademik 2009-2010.


Gjithsesi, fati i secilit maturant do të shikohet ditën e sotme, kur do të dalin edhe përgjigjet e provimit të dytë të Matematikës, që do të përmbyllë fazën e parë të provimeve të Maturës Shtetërore për vitin 2009.


 

Komenti juaj

 

Universiteti "Skënderbej", anullohet konkursi i pranimit

Universiteti Ushtarak pezulloi pesë ditë para testit fizik, zhvillimin e konkursit. Konkurentët: Duam paratë e shpenzuara Komanda e justifikon vendimin...

Arkitektura, shtyhet një muaj konkursi

Konkursi i Arkitekturës nuk do të zhvillohet në muajin korrik, por do të jepet në tri ditët e fundit të...

 
Komentet
Letrat e lexuesve

PODCAST

Shekulli Online si faqe kryesore Shekulli Online si e preferuar
 
 

© 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP - Rruga Ismail Qemali, Pallati Abissnet - Tirane, [Shqiperi] - Tel. 04 337 8200

© ZOTSOFT NETWORKS - Realizimi dhe programimi Fjodor Zotaj