Versioni Print ndrysho

Shekulli ne versionin e shtypur

* Duke klikuar me siper kaloni ne versionin e gazetes Shekulli te shtypur, ku mund te lexoni te gjitha informacionet qe ka patur gazeta e dites ne treg

Kur liria mungonte

Elsa Demo | 26/06/2009 | Kulture | komentet 1 KOMENT | komentet SHARE | -zvogelo shkrimin +zmadho shkrimin

Prezantohet romani i Vera Bekteshit. Ngjarje që dokumentojnë një kohë kur Shqipëria ishte një burg i madh dhe liria mungonte. "Vila me dy porta" e fut autoren ndër penat shqiptare që, edhe pa patur pretendime për të qenë njeri i letrave, ajo për të cilën shkruan ia vlen ta lexojnë


"Ky nuk është një libër për kujtimet e mia personale. Unë mund të shkruaja edhe një roman me një rrëfim tjetër, por ngaqë kam dashur që ky të mbetej një dokument, kam shkruar një roman dokumentar."


Vera Betkeshi, në prezantimin e mbrëmshëm të veprës, sa letrare, aq edhe autobiografike e dokumentare, tha këto fjalë, pasi do të falënderonte njerëzit që i ishin gjendur në turbullirat e jetës dhe ndërkohë që shkruhej ky libër.


"Vila me dy porta" e fut autoren pa frikë ndër penat shqiptare që, edhe pa patur pretendime për të qenë njeri i letrave, ajo për të cilën shkruan ia vlen të thuhet që të tjerët ta dëgjojnë dhe ta lexojnë.


Atë që shkruan Vera e merr seriozisht. A ka motiv më të qenësishëm dhe më të fortë se ky për të mos bërë një libër rutinë për hir të të shkruarit dhe të qenit shkrimtar?


Kur flet për dokumentim, Bekteshi e ka fjalën për dhënien e personazheve me emrat e tyre të plotë ose me shkurtime. Megjithëse ka qenë e kujdesshme që të mos lëndojë njeri, ajo pretendon se i ka përshkruar ata me të mirat dhe të këqijat e tyre. Sidomos me të mirat, sepse "njerëzit për të cilët shkruaj nuk kanë jetuar në kurriz të tjetrit."


Kurse redaktori i librit dhe botuesi i tij, Ardian Klosi, tha se është rrëfimi i jetës së autores në një periudhë tronditjesh të forta që shkojnë nga rinia e parë, tek spastrimet e viteve 1974-75, nëpër kalvarin e internimeve e deri pas kthimit të lirisë.


Në kopertinën e pasme të librit, ai shkruan se ky roman vjen nga një dëshmitare që jetoi paqen e rreme të majave të pushtetit dhe honeve ku e hodhën bashkë me njerëzit më të dashur ligjësia e brendshme e diktaturës ose edhe vetëm pararoja e Diktatorit. "Por pa e humbur asnjëherë humorin dhe besimin tek jeta", - shkruan Klosi.


Dhe më tej: "Lexuesi ka patur deri tani në dorë një numër veprash që përshkruajnë ferrin e burgjeve dhe internimeve nën diktaturën komuniste - kujtojmë ndër më të shquarat "Rrno vetëm për me tregue" të Zef Pllumit, "Ridënimin" e Fatos Lubonjës ose "Grabiani rrëzë kodrave" të Lekë Tasit.


Në këtë radhë romani autobiografik, "Vila me dy porta" e shfaq Vera Bekteshin si një shkrimtare me dorë të sigurt dhe veprën e saj si një nga botimet më të rëndësishme të viteve të fundit mbi periudhën e diktaturës.


Shkrimtarja ka aftësi të përshkruajë me lehtësi dhe me humor edhe situatat më të ndërlikuara, të krijojë me shumë finesë dhe kontraste personazhe të mjedisit të saj të ngushtë, ose edhe protagonistët e diktaturës."


Të pranishmit kanë parë të projektuar edhe një udhëtim fotografik të jetës së Verës që nga fëminia e lumtur, rinia e parë në vilën me dy porta, e ndodhur në vendin ku jetohej dhe shkatërrohej jeta, në të quajturin Blloku i Udhëheqjes, deri tek lumturia e fëmijës së parë jo e martesës së parë (korrigjon ajo) dhe pas kësaj, drejt e në fushat bujqësore të Vodëzës, ku portreti i hequr dhe i transformuar i gruas-autores flet më shumë se fjalët. Disa nga këto foto që u përkasin viteve të fundit të internimit '87-'88 dhe disa vite pas internimit, po i botojmë për herë të parë.


"Duke shkruar nxirrja jashtë dhimbje të vjetra. Dhimbja është gjithmonë aty.
Ju siguroj që, duke lexuar këtë libër, ndonjëherë do të qeshni edhe me të madhe", - tha dje Vera duke e mbyllur prezantimin e "Vilës me dy porta" dhe duke u larguar nga vëmendja e njerëzve me një përhumbje.


Ata ishin aty jo për shkrimtaren, por për Verën që kanë njohur dhe i kanë besuar miqësitë dhe lidhjet shpirtërore. Këta janë vetëm një pjesë e vogël që ndihen lehtësisht të motivuar për të qenë lexues të romanit, të tjerë të panjohur do të kenë arsye objektive për ta marrë në dorë sapo të marrin vesh këtë lajm të mirë.


Jetët e Selias


Në fund të një rruge, Selia dështon në përpjekjen e saj për vetëvrasje në shinat e trenit. Po atë natë, aty pranë, një vajzë gjendet e përdhunuar dhe e vrarë. Një polic, Miguel Angel, nis të investigojë çështjen dhe përfundon tek Selia dhe burri i saj, Agustini. Të dhënat e shpien gjithashtu drejt dy motrave të Selias, Karmen dhe Angela. Ja ku Miguel Angel e gjen veten brenda mjedisit të Selias.


"Jetët Selias", i Antonio Chavarrias, me aktorët Najwa Nimri, Luis Tosar, Daniel Gimenez Cacho, është prodhim spanjollo-meksikan i vitit 2006. Ai është përfshirë në kuadrin "Kinemasë spanjolle", seri me filma që shfaqen çdo të premte në kinemanë e Akademisë së Filmit dhe të Multimedias "Marubi".


Opera Gala


Teatri i Operës dhe Baletit mbyll sezonin me një "Opera Gala". Sonte, në orën 18.30, një koncert me artistët më të mirë të vendeve të Evropës Qendrore e Juglindore, nën drejtimin e dirigjentit David Crescenzi, i cili vjen për këtë rast nga Austria.


 

1 KOMENT

si tw ishte nje letwr personale...
Mw bwri tw kaloja caste tw dhimbwshme, kur lexova Shkrimin e Elsa Demos pwr romanin e Vera Bekteshit; "Vila me dy parta" kwtu nw emigracion, unw 74 vjecari..
Kjo dhe pwr faktin,se mw wshtw dhwnw mundwsia nw ato vite, tw njoh nga afwr disa fwmijw tw "Vilave me dy parta", bij tw atyre baballarwve e nwnave, punwsuar nw to sa dhe autoren nw ato vite fwmijnije nw familjen Begteshi,ia Ati, gjenaral i nderua .(kuptohet indirekt)
Personalisht kam marw pwrshtypjet mw tw mira nga fwmijwt "bllokmene" nga shkolla, aktivitetet nw tw dhe jashtw saj, sa dhe thjeshtwsia mes shokwsh dhe shoqesh, pa haruar aksionet me to pararojw...
Do tw doja ta lexoja kwtw roman jete, dhe nw kwtw moshw 74 vjecare, pwr tw parw anwn e prapme tw "pasqyrws", njohur nga unw. Mw fal zonja Vera, po do tw citoj njw mikun tim ndjesw pastw, atwhere bashkwmoshatar me ne: "Si nuk mw bwri nwna "tw bukur",sa tw hynj njw herw nw Bllok"...
Mirw qw s'ju dha mundwsia, se ndoshta do kishte pwsuar fatin e tw mirws Vera, me atw internimin e pamerituar. Mw fal z. Vera po po tw pwrgwzoj sa shprehi pwr marteswn e parw, pasi ta kam njohur bashkeshortin, qw pwr tw ruajtur veten bwri atw qw bwri, nw mos gabohem. Keq mw ka ardhur pwr tw Dy. S'di si u bw i keq" pwr ty. Nw libwr besoj do ta keni trajtuar. Kjo mw shtyn ta lexoj e tw vwrtetoj hamwndjet e mia. Po mendo se e ka bwrw pwr tw "ruajtur biografinw".Do tw dwrgoj njw mikut tim tw ma nisi librin tua, pasi ndodhem ytek fwmijwt nw Toronto.
Me twrw konsideratat ju uroj shwndet dhe suksese nw rugwn e krijimtarisw letrare.
faleminderi pwr shkrimi penws suaj e mira Elsa Demo.
Mwsuesi pemsionist Dhimitwr Xhoga

Komenti juaj

 

Kopje me Bluetooth

Qëndron i maskuar, poshtë flokëve ose në mëngët e gjata. Është sa një çamçakëz petë dhe nuk dallohet nga pedagogët....

Itali, deklarim i të ardhurave edhe për hyrjet afatshkurtra

Të huajt që hyjnë për një periudhë të shkurtër, si për vizita, biznes, turizëm, studim, duhet të provojnë se zotërojnë...

 
Komentet
Letrat e lexuesve

PODCAST

Shekulli Online si faqe kryesore Shekulli Online si e preferuar
 
 

© 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP - Rruga Ismail Qemali, Pallati Abissnet - Tirane, [Shqiperi] - Tel. 04 337 8200

© ZOTSOFT NETWORKS - Realizimi dhe programimi Fjodor Zotaj