|
|
Një studim i "Stop Aids" për përdoruesit e drogave tregon mbi shpenzimet e kësaj kategorie dhe sjelljet e riskut që ata kanë
Transmetimi i infeksionit HIV tek përdoruesit e drogës është tipik përmes shkëmbimit te agave apo shiringave që përdoren për injektimin e drogave ilegale. Ky është edhe qëllimi kryesor që "Stop Aids" shpërndan shiringa në terren për këtë kategori, pasi drejtori i kësaj qendre, Dr. Memo Boci, pohon se përdoruesit e drogave me injektim janë "urë lidhëse" midis transmetimit të infeksionit HIV tek grupet e tjera me risk dhe popullata në përgjithësi. Ndërkohë, ai pohon se kjo qendër ka realizuar edhe një studim në lidhje me sjelljet e kësaj kategorie, ku janë përfshirë 170 përdorues droge.
Të dhënat e këtij studimit, sipas tij, tregojnë se pjesa më e madhe e përdoruesve intravenozë të drogës janë meshkuj (rreth 91% e atyre që morën pjesë në studim) dhe mosha mesatare e fillimit të drogës me injektim është rreth 18 vjeç.
"Për sa i përket edukimit, predominojnë ata me arsim 8-vjeçar; 1/3 me arsim të mesëm dhe pak prej përdoruesve intravenozë, që marrin shërbimet e ofruara nga kjo shoqatë kanë arsim të lartë; rreth 16% e tyre aktualisht janë duke ndjekur shkollën",- pohon Boci, duke shtuar se studimi tregon që, në lidhje me punësimin, 68% e tyre raportojnë që nuk kanë një vend pune ose sapo e kanë humbur atë për shkak të marrëdhënieve të tyre me përdorimin e drogave ilegale.
Ndërsa, sa u takon shpenzimeve për të blerë mallin e përditshëm, në studim thuhet se një përdorues droge shpenzon mesatarisht 3000-3500 lekë të rinj në ditë për të blerë drogën. Arsyet e nisjes së drogës, sipas Memo Bocit, janë të ndryshme, si p.sh., i nxitur nga shokët, problemet familjare apo dëshira për ta provuar atë.
Rreth 75% e tyre e kanë nisur drogën me kanabis dhe pjesa tjetër direkt me heroinë. "Rreth 61% e tyre i shkëmbejnë shiringat e injektimit me të tjerët, duke u bërë një rrezik evident për përhapjen e infeksionit HIV.
Zakonisht, grupet e injektimit apo të shkëmbimit të shiringave janë nga 2-4 persona",- pohon Boci, duke shtuar se 64% e tyre raportojnë se kanë partner seksual, por përqindja e përdorimit të kondomit është e ulët, rreth 37% e tyre e përdorin atë në mënyrë të rregullt. E.Bardhi
3500 mijë lekë shpenzojnë përdoruesit e drogës mesatarisht në ditë
68% e përdoruesve të drogës raportojnë që nuk kanë një vend pune
75% e tyre e kanë nisur drogën me kanabis dhe pjesa tjetër direkt me heroinë
61% e përdoruesve shkëmbejnë shiringat e injektimit me njëri-tjetrin
37% e përdoruesve e përdorin drogën në mënyrë të rregullt
"Ndihmoni nënën time të shpëtojë nga krizat. Mjekët kërkojnë vetëm para dhe më adresojnë drejt klinikave private por unë nuk...
Temperaturë të lartë, këputje trupore dhe diarre: këto janë disa nga shqetësimet e fëmijëve, prej të cilëve çdo ditë paraqiten...
Lajmet 10 korrik - Ora 16 -
data/10-07-2009
Lajmet 10 korrik - Ora 15 -
data/30-08-2008
Lajmet 10 korrik - Ora 13 -
data/30-08-2008© 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP - Rruga Ismail Qemali, Pallati Abissnet - Tirane, [Shqiperi] - Tel. 04 337 8200
© ZOTSOFT NETWORKS - Realizimi dhe programimi Fjodor Zotaj