|
|
Mjeku i qendrës "Stop AIDS", pohon se po ulet mosha e përdoruesve të drogës. Një vëzhgim në vendet ku përdoruesit marrin mallin
Fenomeni
I gjen ngado, në periferi dhe në qendër. Tashmë, vendet e tyre të preferuar për të marrë helmin e "bardhë" nuk janë vetëm qendrat e braktisura, por edhe shtëpitë e tyre. Ndërkohë, tragjedia e këtij fenomeni është se mosha e përdoruesve të drogës po ulet, duke përfshirë edhe adoleshentët.
Një vëzhgim i gazetës, shoqëruar nga aktivistë të qendrës "Stop Aids" nëpër vendet ku përdoruesit marrin mallin çdo ditë, ofronte pamje trishtuese.
Mjeku i kësaj qendre, Dritan Kamani, shpjegon përmasat që po merr fenomeni dhe rastet specifike, më të cilat ndeshen çdo ditë. "Është e trishtueshme, por në praktikën tonë të punës kemi patur edhe rast ku një përdorues heroine ishte vetëm 9 vjeç",- pohon mjeku Kamani.
Fenomeni
Shiringa të hedhura pa më të voglin kujdes, ende të freskëta nga vakti i radhës. Diku afër një lugë që u shërben për të përgatitur drogën apo edhe sendet të tjera që u nevojiten për të marrë pluhurin, i cili u dëmton jetën çdo ditë e më shumë. Kjo është një pjesë e panoramës që të ofrohet nëpër godinat e braktisura dhe të vjetra, qendra këto ku strehohen përdoruesit e drogës sa herë marrin malin dhe që i gjen ngado, që nga qendra deri në periferitë e Tiranës.
"Në fakt, sot po vihet re një fenomen i ri, pasi po pakësohen pikat dhe qendrat në terren, si godinat e vjetra, godinat e braktisura dhe vendet e fshehta, sepse po behën ndërtime dhe po shfaqet fenomeni i injektimit në banesa. Ky është edhe shkaku që është më e vështirë për të arritur tek ata, pasi janë më larg syrit dhe vëmendjes sonë", - shpjegon mjeku Kamani.
Tendencat
Kategorisë së përdoruesve të drogave po i shtohen gjithnjë e më shumë edhe femrat. Por ato maskohen më shumë për hir të mentalitetet shqiptar. Sipas mjekut të qendrës "Aksion Plus", femrat janë më vështirë të identifikohen, pasi në momentin që zbulohen nga familja se janë përdoruese, mbahen larg vëmendjes së njerëzve.
Por, sipas tij, ajo çka e bën situatën më shqetësuese është fakti se po ndeshen gjithnjë e më shumë përdorues droge tek moshat e reja. "Kemi histori që e kanë filluar drogën që 9 vjeç dhe është ky personazhi këtu që e shikoni në foto. I ka vdekur edhe vëllai nga përdorimi i drogës. Pra, po vihet re një fenomen që po ulet mosha e përdoruesve të drogave",- thekson Kamani.
"Ndihmoni nënën time të shpëtojë nga krizat. Mjekët kërkojnë vetëm para dhe më adresojnë drejt klinikave private por unë nuk...
Temperaturë të lartë, këputje trupore dhe diarre: këto janë disa nga shqetësimet e fëmijëve, prej të cilëve çdo ditë paraqiten...
Lajmet 10 korrik - Ora 16 -
data/10-07-2009
Lajmet 10 korrik - Ora 15 -
data/30-08-2008
Lajmet 10 korrik - Ora 13 -
data/30-08-2008© 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP - Rruga Ismail Qemali, Pallati Abissnet - Tirane, [Shqiperi] - Tel. 04 337 8200
© ZOTSOFT NETWORKS - Realizimi dhe programimi Fjodor Zotaj