Versioni Print ndrysho

Shekulli ne versionin e shtypur

* Duke klikuar me siper kaloni ne versionin e gazetes Shekulli te shtypur, ku mund te lexoni te gjitha informacionet qe ka patur gazeta e dites ne treg

Bie çmimi i letrave me vlerë në treg

E. Senja | 27/06/2009 | Biznes | komentet 2 KOMENTE | komentet SHARE | -zvogelo shkrimin +zmadho shkrimin

Qytetarët ndjehen të pasigurtë në blerejen e letrave me vlerë për t'i përdorur në procesin e legalizimeve


Ndërsa pritej një rritje e çmimit të letrave me vlerë, ato kanë humbur tre pikë, duke u këmbyer me 5% të vlerës


TIRANË- Premtimet elektorale të Kryeministrit Berisha se në rast të fitores në zgjedhjet e datës 28 qershor do t'iu bënte të mundur njerëzve të përfshirë në procesin e legalizimit që 80 për qind të tarifës ta paguanin me letra me vlerë, nuk kanë ndikuar në ecurinë e shit-blerjes së tyre.


Përkundrazi, ndërsa pritej një rritje e vlerës së tyre për shkak të kërkesës më të madhe të tyre për t'u përdorur në procesin e legalizimeve të objekteve pa leje, përgjatë ditëve të fundit në tregun e lirë vërehet një ulje e konsiderueshme e çmimit të tyre.


Duke filluar që nga nisja e fushatës elektorale për zgjedhjet e ditës së diel, çmimi i shitjes së letrave me vlerë ka lëvizur nga tetë deri në pesë për qind.


Në fakt, i ndikuar drejtpërdrejt nga premtimet elektorale të aktorëve kryesorë të politikës në këtë prag zgjedhjesh, menjëherë pasi kryeministri Berisha premtoi përdorimin masiv të tyre gjatë procesit të legalizimeve, çmimi i letrave me vlerë arriti kulmin duke u shitur me 8 për qind. Ndërsa që nga mesi i këtij muaji, e në vazhdim, çmimi i tyre ka rënë në nivelin e pesë për qind.


Të pyetur se si e parashikojnë ecurinë e çmimeve të letrave me vlerë nisur edhe nga premtimet për përdorim të tyre në procesin e legalizimeve, operatorët e tregut të letrave me vlerë shprehen të pasigurtë, për vetë faktin se të qënurit para zgjedhjeve elektorale bëhet shkak për bërjen e premtimeve të shumta të cilat nuk dihet nëse do të realizohen në rast fitoreje. "Gjithkush mund të bëjë premtime por e rëndësishme është mbajtja e tyre",- shprehen ata.


Tregu


Dy janë shkaqet kryesore që sipas operatorëve të këtij tregu shkaktojnë këtë situatë disi të çuditshme, ku ndërsa pritej që çmimi i letrave me vlerë të rritej si asnjë herë më parë, më keq akoma ai ka pësuar rënie duke u blerë vetëm me 5 për qind të vlerës së tyre.


Njëra nga arsyet që sipas tyre bën që çmimi i letrave me vlerë të ulët në krahasim me periudhat e mëparshme lidhet me pasigurinë që kanë qytetarët mbi të ardhmen politike të vendit, ndërsa tjetra me mosbesimin e tyre në vërtetësinë këtyre premtimeve dhe në realizimin e tyre pas mbarimit të zgjedhjeve.


Sipas tyre, gjëndja disa ditë para zhvillimit të zgjedhjeve të përgjithshme ku do të vendoset forca politike që do të qeverisë katër vitet e ardhshme, i bën qytetarët që të jenë më të kujdesshëm se se zakonisht në këtë periudhë, për sa i përket levizjeve të tyre financiare.


Disa ditë më parë, gjatë mbledhjes së fundit të këshillit të ministrave për këtë legjislaturë, kryeministri Sali Berisha, i premtoi familjeve që janë në proces legalizimi, se do të bëhej i mundur përdorimi i letrave me vlerë për të paguar 80 për qind të tarifës së legalizmit, duke iu kushtëzuar atyre votën në zgjedhjet e datës 28 qershor.


Premtimi, legalizim me letra me vlerë


TIRANË- Në mbledhjen e fundit të qeverisë për këtë legjislaturë, Kreu i saj Sali Berisha bëri premtimin e radhës ndaj pronarëve të objekteve në proces legalizimi, duke kushtëzuar votën e datës 28 qërshor me miratimin e një vendimi me anë të të cilit do të bëhet e mundur pagesa e 80 për qind të tarifës me letra me vlerë.


Krahas atyre që ende nuk e kanë paguar tarifën e legalizimit, vendimi iu njeh të drejtën edhe atyre që kanë paguar tashmë paratë për legalizimin, që përmes letrave me vlerë t'iu kthehet shuma prej 80 për qind.


Me gjithë se përmbajtja e plotë e vendimit ende nuk është zbardhur pasi ekspertët e Ministrisë së Financave janë në punë e sipër, për përgatitjen e tij, referuar fjalës së Kryeministrit, të gjithë ata që tashmë i kanë likuiduar tarifat e legalizimit të objekteve, mund të blejnë letra me vlerë në treg të lirë, ndërsa më pas do t'iu kthehet në vlerë monetare 80 për qind e shumës së paguar.


"Çdo qytetar që deri tani ka likuiduar tërësisht shumën monetare që detyrohej për legalizimin, është i ftuar të blejë letrat me vlerë dhe 80 për qind e asaj shume do t'i kthehet në monedhën që ka paguar, në lekë",- tha ai.


Kjo deklaratë vetëm disa ditë para ditës së votimit më shumë se një premtim, konsiderohet si një kusht ndaj të palegalizuarve, së nëse nuk votohet koalicioni i djathtë, ky vendim nuk do të miratohet ndonjëherë.



 

2 KOMENTE

prralla///??????????????????????

S'mjafton qe e beri buxhetin zero,po duhet te shkojm minus prej atyre letrave me vlere(pa pike vlere)

Komenti juaj

 

Vendimi, si do paguhet shtëpia e legalizuar

Qeveria miraton pagesën e shtëpive të palegalizuara, në vlerën 80%, me letra me vlerë. Pjesa tjetër paguhet me para TIRANË-...

Ulet mosha e pensionit për minatorët

Qeveria miraton vendimin që i lejon punonjësit e nëntokës që të dalin në pension në moshën 60- vjeç TIRANË- Mosha...

 
Komentet
Letrat e lexuesve

PODCAST

Shekulli Online si faqe kryesore Shekulli Online si e preferuar
 
 

© 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP - Rruga Ismail Qemali, Pallati Abissnet - Tirane, [Shqiperi] - Tel. 04 337 8200

© ZOTSOFT NETWORKS - Realizimi dhe programimi Fjodor Zotaj