Versioni Print ndrysho

Shekulli ne versionin e shtypur

* Duke klikuar me siper kaloni ne versionin e gazetes Shekulli te shtypur, ku mund te lexoni te gjitha informacionet qe ka patur gazeta e dites ne treg

Mbi kontracepsionin mashkullor

Shekulli | 27/06/2009 | Arti i te jetuarit | komentet 0 KOMENTE | komentet SHARE | -zvogelo shkrimin +zmadho shkrimin

Shpesh, njerëzit dhe akoma më shumë gratë, pyesin: Pse nuk ka një pilulë antikonceptive, si ato që përdorin gratë, edhe për burra?


E vërteta është se, akoma nuk ka në treg një bar për kontrollin e lindjeve, të cilin duhet ta përdorin burrat. Në fakt, ka disa metoda për kontracepsionin mashkullor, që janë testuar dhe provuar tek burrat, por, akoma, asnjëra prej tyre nuk është hedhur në treg, për përdorim prej burrave.


Prova klinike po zhvillohen dhe burrat e intervistuar nëpër vende të ndryshme të botës, kanë shprehur interesim për kontraceptivët që ata do t'i përdorin. Me sa duket, rruga është shtruar, por burrave do t'u duhet të presin edhe disa vjet, përpara se një bar i vlefshëm të zërë vend në treg.


Ka plot materiale në internet për kontracepsionin mashkullor dhe ka disa organizata që kanë për qëllim të shpejtojnë dhe të zbulojë preparate kontraceptive për burrat, që të jenë të sigurta, efektive dhe të përshtatshme.
Ja disa nga metodat, për të cilat tani po punohet në këtë fushë:


Pilulat hormonale, implantet ose gjilpërat. Këto metoda kanë për qëllim të përdorin hormonet që të ndalojnë prodhimin e spermatozoideve. Ato, teorikisht, janë njësoj si kontraceptivët hormonalë femërorë.

Metoda e "nxehjes". Ju me siguri keni dëgjuar se, po të mbani mbathje të ngushta, ulet numri i spermatozoideve në spermën e burrit. Kjo ndodh, sepse, duke u afruar tek trupi, temperatura e testikujve rritet.


Pra, ka diçka që lidhet pikërisht me idenë se të nxehtit pakëson aftësitë fertilizuese të burrave. Kjo metodë e nxehtë, i këshillon burrat që, sistematikisht, t'u bëjnë banjë të nxehtë testikulare të tyre, kur duan të pakësojnë prodhimin e spermatozoideve.

Pilulat jo hormonale. Ka disa pilula, që, në mënyra të ndryshme, kufizojnë prodhimin e spermatozoideve dhe pengojnë ejakulacionin. Njëra nga këto pilula është quajtur si "Pilula e orgazmës së thatë", e cila, siç e thotë edhe vetë emri, është thjeshtë një mënyrë që prish kontraksionet muskulore dhe pengon hyrjen e spermatozoideve në spermë.


Metoda e bllokimit të vas deferens. Kjo metodë është, në fakt, një version i përkohshëm i vazektomisë. Kjo funksionon duke e mbushur vas deferens (kanali ku përcillen spermatozoidet) dhe pengon hyrjen e spermatozoideve në spermë. Ndryshe nga vasectomia, metoda e mbushjes është e rikthyeshme.


Pse nuk përdoren akoma këto metoda antikonceptive për burrat?


Për shkencëtarët, vënia nën kontroll e sistemit riprodhues të burrave, është shumë sfiduese.


Siç dihet, gratë kanë një sistem riprodhues që rregullohet nga cikli menstrual dhe ato janë fertile vetëm 48 orë në muaj. Shkencëtarët i zbuluan pilulat për kontrollin e lindjes, që njihen si kontraceptivët oralë, tamam sepse u bazuan në rregullaritetin e menstruacioneve.


Por, ndryshe nga gratë, burrat prodhojnë spermatozoide çdo ditë të jetës së tyre dhe gjatë 24 orëve të çdo dite. Kjo kryhet nëpërmjet atij procesi që quhet spermatogenesis.

 

Komenti juaj

 

Kanceri; Olaparid, ilaçi magjik?

Rezultatet e një prove të pjesshme klinike të një ilaçi të ri për të luftuar kancerin japin shenja premtuese për...

Shqiptarët, pushime të varfra

TIRANE - Pushime të paplanifikuara dhe jo luksoze. Madje ka edhe nga ta që i shohin agjencitë turistike vetëm nga...

 
Komentet
Letrat e lexuesve

PODCAST

Shekulli Online si faqe kryesore Shekulli Online si e preferuar
 
 

© 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP - Rruga Ismail Qemali, Pallati Abissnet - Tirane, [Shqiperi] - Tel. 04 337 8200

© ZOTSOFT NETWORKS - Realizimi dhe programimi Fjodor Zotaj