Versioni Print ndrysho

Shekulli ne versionin e shtypur

* Duke klikuar me siper kaloni ne versionin e gazetes Shekulli te shtypur, ku mund te lexoni te gjitha informacionet qe ka patur gazeta e dites ne treg

Sigurimet, 33 milionë dollarë për 5 muajt e parë

E.Senja | 27/06/2009 | Biznes | komentet 0 KOMENTE | komentet SHARE | -zvogelo shkrimin +zmadho shkrimin

Tregu i sigurimeve është rritur me 25% gjatë 5-mujorit të I-rë të 2009-ës, krahasuar me një vit më parë


Tregu i sigurimeve ka njohur një bum gjatë pesë muajve të parë të këtij viti. Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare raporton se gjatë periudhës janar-maj, primet e shkruara bruto të sigurimeve kanë arritur në rreth 3.3 miliardë lekë ose 25% më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar.


Ndërsa numri i kontratave të lidhura gjatë pesë muajve të parë të këtij viti arriti në afro 290 mijë, ose 31% më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar.


Raporti 5-mujor i publikuar nga AMF tregon se tregu vazhdon të mbetet i orientuar nga sigurimet e jo-jetës, të cilat zënë rreth 91% të vëllimit të përgjithshëm të primeve. Sigurimi i detyrueshëm vazhdon të dominojë tregun shqiptar, duke zënë 54% të totalit të tregut, kundrejt 46% të atij vullnetar.


"Të ardhurat nga primet e shkruara bruto të sigurimit të TPL-së së brendshme në janar - maj të vitit 2009 janë rreth 1,186 milionë lekë ose 2.4% më shumë se periudha janar - maj 2008 ndërsa numri i kontratave ka pësuar një ulje prej 3% krahasuar me të njejtën periudhë të vitit të kaluar",- raporton AMF-ja.


Shqiptarët kanë nisur të jenë më të ndjeshëm ndaj ruajtjes së pronës së tyre ndaj zjarrit dhe rreziqeve të tjera. "Në portofolin 'Zjarri dhe rreziqet shtesë' ndihet një rritje prej 12 % e numrit të kontratave të sigurimit dhe rritje me rreth 28% të volumit të primeve të shkruara bruto të këtij portofoli",- thuhet në raportin e AMF-së.


Sigurimi i jetës është një tjetër produkt i cili ka njohur rritje gjatë muajve të parë të këtij viti. Sipas raportit zyrtar vëllimi i primeve të sigurimit të Jetës arriti në rreth 284 milionë lekë me një rritje prej 29% krahasuar me janar- maj të vitit 2008.


Dëmet


Kompanitë e sigurimeve gjatë pesë muajve të parë të këtij viti kanë paguar 656 milionë lekë dëme, ose 27 % më shumë se në janar - maj të vitit 2008. Rreth 90% e totali të dëmeve të paguara i përket sigurimeve motorike, në masën 588 milionë lekë.


Dëmi mesatar është rritur për të tre zëra MTPL e brendshme, Karton Jeshil dhe Kasko. Dëmi mesatar i paguar për MTPl të brendshme gjatë kësaj periudhe është 97mijë lekë, ose 4 mijë lekë më shumë se gjatë të njëjtës periudhë të një viti më parë.


 

Komenti juaj

 

Vendimi, si do paguhet shtëpia e legalizuar

Qeveria miraton pagesën e shtëpive të palegalizuara, në vlerën 80%, me letra me vlerë. Pjesa tjetër paguhet me para TIRANË-...

Ulet mosha e pensionit për minatorët

Qeveria miraton vendimin që i lejon punonjësit e nëntokës që të dalin në pension në moshën 60- vjeç TIRANË- Mosha...

 
Komentet
Letrat e lexuesve

PODCAST

Shekulli Online si faqe kryesore Shekulli Online si e preferuar
 
 

© 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP - Rruga Ismail Qemali, Pallati Abissnet - Tirane, [Shqiperi] - Tel. 04 337 8200

© ZOTSOFT NETWORKS - Realizimi dhe programimi Fjodor Zotaj