|
|
Këtë javë, një dokument më shumë se gjysmëshekulli i vjetër, është zbuluar në arkivat e Universitetit Hebraik të Jeruzalemit. Bëhet fjalë për një propozim të gazetarit të njohur britanik, Leo Elton, që Shqipëria të bëhej "streha e hebrenjve" të arratisur e dëbuar nëpër botë.
Ishte koha kur udhëheqësit e Lëvizjes Zioniste nuk e kishin kurorëzuar ende projektin e tyre të madh: kthimin e kombit hebre në "Tokën e Premtuar". Një plan për shfarosjen e plotë të komuniteteve të tyre në Europë po vihej në zbatim nga Gjermania naziste, ndërkohë që Britania e Madhe refuzonte që të rritej numri i hebrenjve që u jepej e drejta për t'u strehuar në atë që njihej si Mandati i Palestinës, Izraeli i sotëm.
Siç bën të ditur e përditshmja "Haaretz" në Izrael, në vitin 1935, gazetari britanik dhe aktivisti i njohur zionist, Leo Elton, udhëtoi në Shqipëri, ku mbeti i habitur nga toleranca ndërfetare dhe sidomos mungesa e ndjenjave antisemitike mes shqiptarëve.
Dy vitet e fundit kishin qenë të tmerrshëm për hebrenjtë në Gjermani ndërsa antisemitizmi po rritej me shpejtësi në Europë. Ku do të shkonin hebrenjtë e dëbuar dhe të persekutuar? Ëndrra për një shtet të Izraelit po venitej, ndërsa propozimi për një tokë në Afrikë shihej si fyerje për popullatën e gjermanizuar të hebrenjve të Europës Qendrore apo për komunitetin e fuqishëm hebre në Britani.
Në letrën e zbuluar këtë javë, Leo Elton i propozon presidentit të parë të Universitetit Hebraik në Jeruzalem, Judah Leib Magnes, që hebrenjtë, në pamundësi për të shkuar në tokën e Izraelit dhe duke mos dashur të degdisen në Afrikë, mund dhe ndoshta duhet të marrin në konsideratë vendosjen në Shqipëri.
Dokumenti tani ruhet në Arkivin Qendror të historisë së popullit hebre, në Kampusin Givat Ram të këtij universiteti, në Jeruzalem.
Gazetari Elton kishte mësuar nga gazetat britanike se qeveria shqiptare i mirëpriste refugjatët hebrenj dhe kishte vendosur të shkonte personalisht dhe të shihte nëse kjo ishte e vërtetë.
"Në Shqipëri, kur vjen puna te feja, nuk njihet mungesa e tolerancës... Myslimanët shqiptarë nuk janë fanatikë...", - shkruante Eltoni në letrën e tij.
Ai shton, gjithashtu, se, ndryshe nga pjesa tjetër e Europës, Shqipëria nuk kishte pasur në historinë e saj episode të diskriminimit të hebrenjve.
"Nuk ka asnjë arsye që të dyshohet se hebrenjtë e shpërngulur nuk do të jetojnë në harmoni të plotë me këtë popullsi kaq të larmishme", - shkruante ai.
Sipas këtij gazetari, Shqipëria kishte vetëm një milion vetë, por toka ishte kaq pjellore sa, nëse do të përdorej bujqësia moderne, aty mund të jetonin fare mirë pesë milionë vetë.
Është shumë interesant që gazetari ka bërë edhe propozime konkrete, si angazhimin e hebrenjve për të mbjellë me sukses portokaj e limonë, siç kishin bërë pranë Jeruzalemit, zhvillimin e industrisë tekstile dhe atë të vajit të ullirit. Sigurisht që investimet nga hebrenjtë e Perëndimi nuk do të mungonin.
Duke sjellë me vete zhvillimin ekonomik, hebrenjtë do të fitonin mirënjohjen e popullatës, vendase që do t'i pranonte dalëngadalë, derisa qindra mijëra hebrenj të vendoseshin në Shqipëri, ashtu si po përpiqeshin të vendoseshin edhe në tokën e të parëve të tyre në Lindjen e Mesme. Ai propozonte kështu krijimin e dy lëvizjeve zioniste.
Leo Elton besohet se e ka bërë këtë propozim në nivele të shumta të Lëvizjes Zioniste, por sot është e vështirë të gjykohet se deri në çfarë pike është studiuar ajo, apo nëse është marrë vërtet ndonjëherë seriozisht.
Dy gjëra mund të thuhen me siguri sot:
E para, duke qenë se letra që u gjend në arkivat universitare të Jeruzalemit është shkruar në vitin 1945, kjo tregon se gazetari i njohur nuk kishte hequr dorë nga ideja e tij edhe dhjetë vjet pas vizitës në Shqipëri, madje, në një kohë kur fati i këtij vendi kishte ndryshuar në mënyrë fatale me ardhjen në fuqi të komunistëve.
Së dyti, që besimi i gazetarit te toleranca e popullsisë shqiptare, njëfarësoj, u justifikua kur në fund të Luftës së Dytë Botërore, Shqipëria ishte i vetmi vend që nuk kishte lejuar vrasjen as edhe të një hebreu të vetëm dhe ishte i vetmi vend në Europë ku numri i tyre ishte më i madh në fund të luftës se sa në fillim të saj.
Nuk dihet nëse hebrenjtë do të pranonin normalisht të vendoseshin në masë në një vend tjetër përveç Izraelit, megjithëse dikush mund të argumentojë se në vitet 1930-'40, ata nuk e kishin më luksin e zgjedhjes.
Nga ana tjetër, gjithashtu, nuk mund të imagjinohen pasojat sociale të një zhvendosjeje masive të refugjatëve në Shqipëri. Vendi ishte i varfër dhe vështirë të llogaritej sesa emigrantë do të mund të strehonte përpara se të kishte një pikë të ngopjes. Tashmë, ne vetëm mund të spekulojmë për këtë punë.
Dihet, vendet e varfra janë nga natyra më mikpritëse sesa ato me standard të lartë jetese. Shqipëria strehoi refugjatët nga Kosova e Dibra, pastaj më vonë mijëra ushtarë italianë që dezertuan nga ushtria e tyre, e më pas, gati 200.000 çamë që u dëbuan me dhunë nga Greqia. Për shqiptarë e për qyqarë, dyert e zemrës kishin mbetur gjithnjë të hapura.
Nga ana tjetër, një shpërngulje masive me prapavijë politike do të duhej të bashkëjetonte me regjimet e Mbretit Zog dhe Enver Hoxhës. I pari ishte shumë bujar me hebrenjtë, duke i lënë që të vinin, i dyti i la të iknin. Por, që të dy nuk do të lejonin një forcë politike që të vepronte jashtë planeve të tyre.
Nëse bujaria shqiptare do të arrinte nga ndarja e kulmit të shtëpisë, te ndarja e atdheut me një popull tjetër, kjo lë vend për diskutime të të gjitha llojeve. Aq më tepër që, me përvojën e problemeve në Lindjen e Mesme, është vështirë të bësh një gjykim real mbi këto mundësi. Fakti që ky lloj propozimi nuk pasqyrohet në debatet e dokumentuara të Lëvizjes Zioniste, tregon edhe për natyrën më tepër romantike se realiste të tij. Ndërsa letra e vitit 1945, dëshmon se Leo Elton nuk po e vinte re se, Shqipëria, ashtu si gjysma e Europës, po ndryshonte mënyrë fatale, ndërsa komunistët po merrnin frenat në dorë.
Sidoqoftë, tre vjet mbas kësaj letre të fundit, më 14 maj 1948, tetë orë para skadimit të autoritetit britanik mbi Mandatin e Palestinës, një grup hebrenjsh të drejtuar nga David Ben Gurion, shpallën Izraelin si shtet të pavarur dhe atdhe të natyrshëm e të vetëm të kombit hebre.
Rezultatet e një prove të pjesshme klinike të një ilaçi të ri për të luftuar kancerin japin shenja premtuese për...
TIRANE - Pushime të paplanifikuara dhe jo luksoze. Madje ka edhe nga ta që i shohin agjencitë turistike vetëm nga...
Lajmet 10 korrik - Ora 16 -
data/10-07-2009
Lajmet 10 korrik - Ora 15 -
data/30-08-2008
Lajmet 10 korrik - Ora 13 -
data/30-08-2008© 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP - Rruga Ismail Qemali, Pallati Abissnet - Tirane, [Shqiperi] - Tel. 04 337 8200
© ZOTSOFT NETWORKS - Realizimi dhe programimi Fjodor Zotaj
Si hebrejt siZogu si Enveri kan qene kundershtare te KRISHTIT.
Une jam nje shqiptaro-amerikan dhe une shoh nje histori pak a shume te perbashket mes popullit tim me popullin cifut,gjithmone ne drejtim te trajtimit qe na kane bere fqinjet.Une mendoj dhe deshiroj qe keto probleme te jene nje histori e shkuar dhe tani e ne te ardhmen te gjithe popujt ne bote te jetojne ne harmoni e mirekuptim e te respektojne njeri tjetrin.
Thallozy thot per shqiptaret se i shpetoi huta dhe lahuta; por hebrenjte si mbijetuan; me siguri ata kane dicka ndoshta te vecante si njerez, pavaresisht rrymave te njefar kohe te disave prej tyre. Vertete historia e tyre eshte e ngjashme me ate te shqiptareve. Tani kohen e fundit e kuptoi Amerika dhe Evropa se edhe ne duhet te jetojme ne trojet tona mijeravjecare. Dhashte zoti qe miqesia e popujve te rritet gjithmone.
shyqyr zotit nuk erdhen se dhe kta na duheshin popopopopopo ytttttttttttttt
shyqyr qe nuk rane dakort qe te behej ketu shteti izraelit , se hajde ti nxirrje jashte keta plehra.
po pse ore, fushat shqiptare per te ushqyer cifutet disa milionesh ishin? nuk kishin ke te ushqenin keto fusha e portokalle?nuk kishte kush ti punonte?
popull hajdut. do na kishin bere palestine , te mblidheshim ne maje te maleve neve dhe ata poshte ne fusha qe edhe ujin te na e kontrollonin sic ua kontrollojne palestinezeve dhe jordanezeve. nje izraelit merr disa here uje me shume se nje palestinez. popull kriminel.
me mire qe s'erdhen se sot do flisnim per nje palestin te dyte se shqipetaret si te varfer qe ishin do te ndiheshin edhe me te varfer me hebrenjte e pasur.dhe shqipetaret ne historine e tyre kane treguar se zgjedhen e huaj nuk e durojne dot dhe jo me hebrenjte qe jane nje popull qe doan te komandoj.keshtu qe lume per shqipetaret qe si kemi ketu se edhe nje armik tjeter i popullit shqipetar do te luftonte per te humbur indetitetin shqipetar.....
eshte kenaqesi te degjosh keto gjera sepse kjo tregon e nxjer e ngre ne pah vlerat e mrekullueshme te popullit tone .por eshte nje fatkeqesi e madhe qe ka njerez shume te ulet si Eni e Drita.por si thote populli nuk ka shtepi pa ....por nje gje eshte e qarte ku ka pasuri ka xhelozi, smire .e keshtu eshte per popullin hebrej,jane puntor,shume familjar dhe kjo i ka bere ti rrezistojne vuajtjeve .
cmira ,xhelozia ekziston tek njerez te cilet jane pa nivel kur gjykojne nje popull ose nje person.keta njerez qe jane nje pakice qe shajne popullin hebrej jane vazhdim i zorres se trashe i terroristeve ne lindjen e mesme. nje gje duhet te kuptojne keta injorante qe ishte lobi hebrej ne gjithe boten sidomos ne amerike qe ndihmoi ne pavarsine e kosoves.
ishin interesat amerikane dhe te evropes per tia vene kufirin te thana ndikimit rus pa ia dhane pavaresine Kosoves.
sepse ja ku jemi tani: pse nuk e ka njohur dhe nuk e ka ne axhende per ta njohur shteti izraelit pavaresine e Kosoves?
CFARE?? A jeni ne terezi o popull, o shtet apo jo? Izraeli nuk e ka njohur ende pavaresine e Kosoves e ju doni ta nderoni me kete titull Izraelin? A i dini normat reciproke te detyrimit dhe respektit? Amerikes i morri me pak se 24 ore per ta njohur pavaresine e Kosoves me shume shtete te tjere. Ne po shkojme 2010s e Izraeli ende se ka njohur pavaresine e Kosoves, se ka hallin e vet me Palestinen.
po pra po puntore te forte na ishin keta IZRAELITET .... kam gati 18 qe jam ne perendim dhe shoh dhe ndigjoj me kureshtje se sa puntore ja keta zoterinj ne EU perendimore.
kam pare vetem qe ti kene duart neper biznese ku luhen me pronat dhe me pasurit e njerezve te tjere , dhe shteteve qe kerkojne mbeshtetje.
edhe ATA i `mbeshtesin` shume forte , duke i cuar derin ne buze te humbneres dhe pasta i futin edhe nje te shtzre qe te bien sa me thelle .
falenderoj zZOTIN qe nje gje e tille nuk ka ndodhur ateher kur u dha kjo ide.
SHQIPERIA i takon vetem SHQIPETAREVE peshendetje.
Edhe cifutet i kishim ne mangut ne.....
Po qysh ju plasi dashuria per cifutet more aman? A mos keni dashuri ta coptoni Shqiperine si Palestina? A mos ju ka enda te keni ne Shqiperi jewish settlements ne cdo qoshe?
Mos u merzisni, aplikoni ne Tel Aviv dhe kerkoni qe ne Shqiperi te krijohen Geto Hebreje dhe ta cop[etojne Shqiperine sic e kane ber Palestinen.
O gjynafqare qe nuk mendoni sese do te ish kthyer Shqiperia.
Shyqyr o Zot qe nuk ka mbetur kembe cifuti.... Shyqyr o Zot qe na ruajte. Kjo tregon se sa shume na kane respektuar cifutet dhe te tjeret, kjo tregon se Shqiperia ka QENE dhe do te jete shtet ku behen eksperimente.
Te pakten ne veri (ne Shkoder)
shtepia ka qene e zotit dhe e mikut dhe k'tu behet fjele per mikpritje aq ma teper x dike qi ka nevoje.
Kam kenaqesine e madhe qe na del ne drite bujaria, mikpritja dhe shume merita qe na tokojne.
Dhe persa i takon Kosoves,Palestines opo Izraelit si shtete nuk duhet te interesojnekuj me at qe SIPER-SHKRUHET, dhe asht turp ti diskutoni kur flitet per bujarine e Shqiperise, dhe jam i sigurt qe at bujari dhe mikpritje ja kishte dhene edhe Palestinezeve
Eni, Drita dhe kushdo te jeni
shpresoje qe komentet vijne nga te rinjte, ashtu qe kane kohe te mblidhen akoma ....
Pse merrni kot o njerez? Me sa duket disa prej jush s'e kane lezuar mire artikullin, po kane pare vetem titullin.
1. Behet fjale per nje dokument historik, jo per propozim real te tanishem
2. Propozimi ishte ide e nje zionisti anglez, jo i shqiptareve.
As diskutohet qe asnjeri nga ne nuk do ta donte atdheun me shumice hebreje. Megjithate, per mendimin tim ky propozim eshte nje kompliment i madh qe i behet popullit shqiptar. Na rrit vlerat tona te tolerances fetare.
O zoterij cfare ju duhen hebrejt (gjuishet) leni te qendrojne ne vendin tyre merrnu me hallet e telashet e popullit shqiptar.Hebrejve sju ka pa kush hajrin.Doni me messup shqiprine e vogel qe me mungon shume.Shifni punet e Shqiptarve se keni boll harroni hebrejt se nuk ju duhen gha
O zoterij a jeni ne terezi apo doni me e massup te voglen Shqiperi.Merrnu me punet e hallet e pupullit te shkrete e jo me hebrejt (Jewwish).Me tregoni kush ju pavi hajrin atyre dhe doni me ja pa ju shqiptaret.Leni ato te ne pune te vet e Shiperia te merret me punet e hallet e veta.Si nuk zute mend kurre o kruesi e pa formuar kurre taman.Me vjen keq per ate popull.
Tom Lantos ka qene i vetmi kongresman amerikan qe ka njohur kosoven. Zoti Lantos ka qene cifut nga hungaria dhe ka bere prezantime ne kongresin amerikan per gjendjen atje. Ai ka qene me te vertete nje mik i shqiperise dhe kosoves. Mos njohja e kosoves nga izraeli eshte ceshtje strategjike. Sepse po ta njohe izraeli kosoven, dhe kosova ta njohe izraelin atehere, vendet arabe nuk kan per ta njohur kosoven. Por izraeli do ta njohe kosoven kur vendet arabe ta njohin kosoven. Ju lutem mos u tregoni naive. Une jam krenar qe populli im ka mbrojtur cifutat gjate luftes. Une kam te dashuren cifute dhe eshte ma shume shqiptare se disa shqiptare te jugut :)
O Shqipetare,a patjeter per gjithq`ka te mbrapsht me u dallu ne prej popujve tjere a???po de po,jemi ne te njohur per mikpritje te q`do lloj mysafiri qe na vjen edhe ne mes te nates,e i fusim ne shtepi,e i bejeme miq,pa i njohur fare,po pse a budallenj qen perndimoret,qe ste shiqojne edhe nese ngordhe ne mes te rruges,nese ste njohin,nese sdine gje per ty!!!!.Gjithmone ja u kemi pa sherrin ketyre mikpritjeve,besimit te pa matur ndaj te huajve,e kur mes vete,jemi pike e pese,po de po,popull qe gati gjysma e popullsise,eshte ne hakmarrje ne mes vete(q`far tolerance se!!!)e mburremi,e e qojme koken lart si buklat,vetem per nje lavdate te pavlere,qe qenkemi e Europe!!!1 q`far gomarlleku!!1po ma mire te na kishin mallku si te tjeret qe skan qene tolerant,po sot jan 100 perparanesh me gjithqka,se sa ne qe jemi te sterlodhur me nga nje lavdate per kinse tolerance mos vet te madhe,e mbrapa me na RRas kush te mundet!!!jo flm shum i urrej Pederrstat,po ehde shumica e Shqipetareve
Te gjykosh me gjakftohtesi kjo tregon edhe nje here sa te shkelqyer jemi ne shqiptaret.Persa u takon debileve ne cdo vend ka te tille por ata nuk na erresojne vlerat tona kombetare.
Ej s'a cope cope qe jeni eee??? Jo me thone qe ne 35-45 Shqiperia ishte me mire se tani po merreni me e lagu-s'e lagu. Pra 70 vitesh na kishin zili kurse tani na percmojme. Para 70 vitesh ja thynim turinjt evropianeve me gjela kurse tani s'na kap as kriza se s'ka ku t'na kapi. Cifutet kane kalu neper Shqiperi dhe jane trajyuar sic i trajtojme te gjithe pa ndonje dallim feje, rrace apo krahine. Paska pas qejf 1 gazetar me sjell i cik me shume po s'u bo shyqyr paskemi pas pak fat 1 here ne jete.
Tung
mire qe nuk na erdhen se edhe keta na duheshin ne,ata jane si ajo fera qe po mbine ska kush qe ti shkule,
Fati s'paska dashur që të ishim më Amerikë se Amerika!