|
|
Rreth 3.1 milion qytetarë kanë të drejtën e votës në zgjedhjet parlamentare të ditës së sotme në Shqipëri. Për 140 mandatet e deputetëve do të votohet për herë të parë sipas sistemit proporcional rajonal.
Procedura e votimit është shumë më e thjeshtuar se në zgjedhjet e kaluara. Qytetari do të ketë në dorë vetëm një fletë votimi, me emrat e subjekteve politike sipas një rendi alfabetik, plus kandidatët e pavarur. Votimi me një fletë shoqërohet më pas dhe me një thjeshtëzim procedural për fazën e numërimit dhe të kalkulimit final të votave.
Për zgjedhje kandidojnë katër koalicione të mëdha (dy nga e djathta dhe dy nga spektri i majtë politik) dhe 13 parti politike.
Një risi tjetër, sipas kodit të ri elektoral, është dhe disiplinimi i identifikimit të qytetarit para komisionit të qëndrës zgjedhore. Nuk do të jenë më në qarkullim çertifikata me apo pa foto, një nga argumentet që ka ndezur dhe kacafytur klasën politike shqiptare vitet e fundit. Kësaj radhe qytetari mund të votojë vetëm nëse ka me vete kartën elektronike të identitetit ose pasaportën.
Bazat e te dhenave
Për herë të parë në këto zgjedhje do të përdoren lista votuesish të përmirësuara dhe të pastruara nga pasaktësi e dublime emrash. Ato janë ndërtuar në bazë të një regjistri kombëtar, të shndërruar në një bazë elektorine të dhënash. I shfrytëzueshëm dhe i kontrollueshëm në çdo sekondë në çdo skaj të vendit. Kjo pritet të elemninojë një nga problemet më të debatueshme dhe kontestuese në zgjedhjet e kaluara. Kur palët akuzonin njera tjetrën për heqje dhe zhvendosje të qëllimshme të emrave të qytetarëve nga listat e votimit.
Sistemi zgjedhor
Sistemi elektoral që do të zbatohet është i ndryshëm nga ai që është përdorur deri më tani në Shqipëri. Nga formula e përzjerë mazhoritar e proporcional kombëtar do aplikohet sistemi proporcional rajonal. I gjithë territori i vendit është i ndarë në 12 qarqe, ku do të ketë përllogaritje të pavarura të votave që do të marrë çdo subjekt e koalicion. Në mënyrë të pavarur këto përqindje do të konvertohen në vënde në parlamentin e ri. Çdo qark ka të paracaktuar numrin e deputetëve që do të dalin prej tij, kjo në varësi të numrit të zgjedhësve. I pandryshuar mbetet numri i deputetëve që do të ulen në parlament, 140. Më së shumti deputetë do të zgjidhen në qarkun e Tiranës (32), ndërsa më së paku në atë të Kukësit (4).
Kamerat dixhitale dhe kontrolli
Në qëndrat e numërimit të votave për herë të parë është instaluar një system kamerash dixhitale. Nëpërmjet një regjie lokale do të transmetohet në ekrane të mëdhenj i gjithë procesi i numërimit të cdo vote. Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve në Tiranë do të ketë një sinjal të drejtëpërdrejtë televiziv të të gjithë mjediseve ku numërohen votat. Kjo do të bëjë të mundur që rezultatet e numërimit për çdo qëndër të bëhen në kohë reale publike. Duke shkurtuar maksimalisht kohën e nxjerrjes së një rezultati final për cdo qark dhe në rang kombëtar.
Zgjedhjet do të monitorohen nga qindra vëzhgues të huaj dhe mijëra vendorë. Sipas llogarive të tanishme, në zgjedhje do të jenë rreth 5 mijë monitorues. Vlerësimet e tyre të para priten ditën e hënë, kur subjektetet politike të preznatojnë edhe rezultate e para jo zyrtare të zgjedhjeve.
"Ndihmoni nënën time të shpëtojë nga krizat. Mjekët kërkojnë vetëm...
Temperaturë të lartë, këputje trupore dhe diarre: këto janë disa...
Lajmet 10 korrik - Ora 16 -
data/10-07-2009
Lajmet 10 korrik - Ora 15 -
data/30-08-2008
Lajmet 10 korrik - Ora 13 -
data/30-08-2008© 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP - Rruga Ismail Qemali, Pallati Abissnet - Tirane, [Shqiperi] - Tel. 04 337 8200
© ZOTSOFT NETWORKS - Realizimi dhe programimi Fjodor Zotaj
valla nuk e di kush ka fitu po desha me dit po nuk po muj op
a mund te na jepni rezzultatet???
Edi Rama eshte njeriu qe meriton fitoren e zgjedhjeve per kryeminister. Eshte nje njeri shume i kulturuar dhe i matur ne cdo gje qe thote. Meriton te fitoje EDI dhe jo sala. FITORE EDI RAMA
o shqiptare a keni sy ore ju apo jo?!akoma se keni kuptuar se heroi i vendit tone ka qen dhe esht sali berisha?esht ky ai qe nxori vendin nga erresira dhe zhduku korupsionin qe lan pas socialistet e qelbur!prandaj skeni goje te flisni ju per berishen kur e lavdero bota ju jeni plehra ne krahasim me ato socialiste te qelbur,sduihet te fitonte asnje vote nga shqipetaret edi rama e jo me tna afroheshte,po me kta lloj njerezish nuk shkojm askund ne.kaq kisha me then un dhe i uroj berishes suksese te metejshme nga lin di diber fitore pd
Padyshim se fitorja i takon te vetmit SALI Berishes,e kujt tjter fashistave ose komunisteve-demokrat ose te civilizum nuk mundet nuk ban Urime PD
e pse mos te marre edhe kete mandat Xhaxhi Sali????them qe duhet ta marre edhe kete mandat dhe do ta marre me nje perqindje jo shum te mire por edhe shum te keqe jo....Te shohim edhe ne nje Shqiperi ne Bashkimin europian te levizim edhe ne si bota pa viza.......per momentin kaq mund te te them se ????????? po gjithsesi me behet qejfi ta marre edhe kete mandat se e meriton dhe ka bere dicka te mire per te gjith ne SHQIPETARET.....Kaq kisha se me duket u zgjata pak BESI BURREL
a mer njerez. vazhdoni me keto mend dhe do ta shihni si do te shkoje shqiperia. me vjen keq per keto demokratet e flakte qe flasin gjithe pasion per berishen. ne fakt kane te drejte se solli nga vendet ku kishte vec gure ne mes te tiranes. Sala eshte dhe do te jete i vetmi njeri qe i vuri flaken shqiperise
SALI BERISHA E MERITON FITOREN NESE NUK FITON AI NCNCNCN VOTA TE PA DREJTA QYSH PO MUNI MORE MU KON ME AT TE POSHTER !!! :O
SALI BERISHA FITUES !!!!!!
meqe ra fjala qitu nuk kokan rezultatet e zgjedhjeve !!
ej patrioti i kti kombi osht sali berisha,ej e mbaroi autostraden, e futi shqiperine ne nato edhe ne fund do ti tregoje pederave te edi rames se kush eshte ne te vertete sali berisha, edi rama kur del ne parlament me duket thjesh si nje shtage per me zon peshqi, e sali berisha del me plot zell,sali berisha eshte njeri me virtyte morale dhe shpirterore , rralle kush eshte si sala, FUCK EDI RAMA,
SALI,EDHE NE QOFTESE NUK FITON
TI JE NJERI I MADH PER KOMBIN TONE