|
|
Para disa ditësh, Senati Amerikan miratoi një rezolutë për zgjedhjet në Shqipëri. Po, më e rëndësishme se kjo ishte rezoluta e miratuar më 17 qershor 2009, ku Kongresi Amerikan, formalisht, dënoi legalizimin e skllavërisë dhe të segregimit racial në SHBA.
Me të vërtetë, edhe pse mjaft të rëndësishme, zgjedhjet shkojnë e vijnë, ndërsa kujtimi i të shkuarës së hidhur dhe përpjekjet "për shërimin e plagëve të njërit prej krimeve më të mëdha kundër njerëzimit në histori [Deklarata e Harry Reid], mbetet detyrim sublim i brezit tonë.
Sot ka një prirje të përgjithshme tek vende demokratike për shërimin e plagëve të hidhura të së kaluarës. Kështu, më 21 qershor 2006, Kanadaja kërkoi zyrtarisht ndjesë për trajtimin çnjerëzor që u kishte bërë emigrantëve kinezë në fillim të shekullit të kaluar, me anë të Taksës për Kokë.
Më 1988-ën, Kongresi Amerikan kërkoi ndjesë për internimin kolektiv të japonezo-amerikanëve gjatë Luftës II Botërore; më 1993-shin u kërkoi ndjesë banorëve të Hawai-t për rrëzimin e mbretit të tyre nga froni; kurse më 2008-ën u kërkoi ndjesë banorëve vendas autoktonë indianë, dhe kështu me radhë.
Për fat të keq, kjo prirje ende nuk ka gjetur jehonë në vendin që mbahet si djepi i demokracisë perëndimore.
Nuk ka asnjë shenjë që Parlamenti Grek do të miratojë ndonjë rezolutë në ndonjë të ardhme të afërt, për të kërkuar ndjesë publike për krimet ndaj njerëzimit të kryera në Greqi gjatë Luftës II Botërore.
Bëhet fjalë këtu për zhdukjen e komunitetit historik hebre të Selanikut dhe të atij të Janinës [akti ndaj këtij të fundit i ekzekutuar madje më 25 mars 1944, pikërisht në ditën e Pavarësisë greke), si dhe për gjenocidin çam, akti përfundimtar i të cilit u zhvillua me 27 qershor 1944.
Sipas dëshmive dhe provave historike, para se të tërhiqeshin nga Greqia drejt Shqipërisë, trupat gjermane në rajonin Epir/Thesproti, zbatuan kërkesën e gjeneralit grek, Napoleon Zervas, për çarmatimin e përgjithshëm të banorëve të Çamërisë. Masakra filloi në Paramithi, pikërisht 65 vjet më parë, për t'u shtrirë brenda pak ditëve nga qytetet e fshatrat e Çamërisë së Poshtme drejt asaj të Sipërme, deri në Filat e rrethe. Mbarë popullsia çame myslimane u gjend krejt e pambrojtur para mizorive zerviste të papërshkrueshme për karakterin e tyre çnjerëzor.
Mijëra vetë u masakruan mizorisht, ndërkohë që rreth 30.000 të tjerë lanë gjithçka pas dhe u nisën në këmbë përtej kufirit, për t'i shpëtuar valës së mizorisë fashiste, shpesh duke marrë me vete vetëm rrobat e trupit.
Sipas dëshmisë së një të pranishmeje, në ditët e nxehta të qershorit 1944, u desh ndërhyrja e disa oficerëve anglezë për të penguar një ndër aktet më çnjerëzore të kësaj tragjedie. Para dëbimit për Shqipëri, trupat zerviste grumbulluan gjithë femrat e Paramithisë në një burg të qytetit.
Një natë vonë, vijnë në burg disa banditë zervistë për të çnderuar vajzat çame. Mirëpo plakat çame i vunë vajzat në mes dhe vendosën t'i mbronin ato edhe me trupat e veta. Rrëmuja që vijoi dhe thirrjet dëshpëruese të plakave dhe vajzave çame, tërhoqën vëmendjen e oficerëve anglezë, zyrat e të cilëve ndodheshin aty pranë, që ndërhynë menjëherë dhe urdhëruan ndalimin e kësaj tragjedie.
Ka edhe shembuj të tjerë të veprimeve individuale humane të ushtarakëve anglezë në Çamëri, sikurse nuk mund të mohohet përgjegjësia e shefave të tyre filohelenë që, qoftë për indiferencën, qoftë me nxitjen e tërthortë, lejuan që para syve të tyre të konsumohej një nga faqet më tragjike e çnjerëzore në Luftën e Dytë Botërore.
Çamët do t'i priste në Shqipëri një vend i djegur dhe i rrënuar, si pasojë e operacionit gjerman të qershorit 1944.
Varganët e pafund me refugjatë të dërrmuar e të sfilitur çamë që kalonin në Luginën e Drinos atë verë të vitit 1944, mbetën edhe në kujtesën e shkrimtarit të madh Ismail Kadare, asokohe një djalosh, të cilin ëndrrat e moshës nuk i kishin reshtur aspak kureshtjen për ngjarjet e çuditshme, dhe në këtë rast, tejet të rënda, që ndodhnin në botën përreth dhe që ai do t'i përshkruante më vonë në kryeveprat e tij, me talentin e pashoq që ia njeh mbarë bota.
Në djegien e Shqipërisë së Jugut morën pjesë trupa gjermane të ardhura edhe nga rajoni i Epirit dhe ndofta u takon historianëve për të studiuar nëse ka patur ndonjë lidhje midis çarmatosjes nga gjermanët të çamëve në Çamëri dhe përballjen e tyre me tokë të djegur në Shqipëri.
Pa kurrfarë ndihmë dhe me shpresën për kthimin e shpejtë në shtëpitë e tyre, refugjatët çamë u ngulën përkohësisht disa kilometra jashtë territorit grek, kryesisht në Çamërinë shqiptare, si dhe në rrethinat e Sarandës. Mirëpo kushtet tejet të vështira të jetesës e strehimit dhe sëmundjet infektive, shkaktuan vdekjen e një numri të madh të tyre, të cilët prehen sot e gjithë ditën në varrezat e Kllogjerit dhe të Mursisë.
Shumë vite kanë kaluar, mirëpo problemi madhor i shkeljes së të drejtave të njeriut në Evropë, i quajtur edhe si "problemi çam", mbetet ende i pazgjidhur.
Greqia e sotme demokratike, që shumë pak të përbashkët ka me Greqinë e Zervës, ende ngurron për ta parë të vërtetën në sy. E pra, Greqia vetëm do të fitonte, sikur të lehtësonte kthimin e individëve të minoritetit çam në shtëpitë e tyre dhe të njihte të drejtat si pakicë etnike të komunitetit çam ortodoks në Thesproti.
Zgjidhja e problemit çam përbën një sfidë midis Greqisë demokratike, moderne, evropiane dhe asaj fundamentaliste, ekstremiste dhe regresive, të përfaqësuar nga qarqet më konservatore e të pareformuara në vend, sikurse janë Kisha Ortodokse, shërbimi sekret dhe ushtria.
Si një komunitet punëtor e i besës, me kulturë e tradita të lashta, çamët përbëjnë për Greqinë një pasuri të paçmuar dhe kurrsesi kërcënim. Ndjenja e pashprehur e frikës, që nënkuptohet në disa sfera të shoqërisë greke, është krejt e pajustifikuar.
Me të vërtetë çamët, si shtetas grekë me kombësi shqiptare dhe de facto qytetarë evropianë, nuk kërkojnë ndryshim kufijsh, dhe as Republika e Shqipërisë nuk ka pretendime territoriale ndaj Çamërisë.
Duhet pranuar se diplomacia shqiptare, deri më sot, ka qenë e paaftë për të ngritur me sukses zgjidhjen e problemit çam para kundërpalës greke. E pra, detyrimi ndaj Kushtetutës dhe ndaj parimeve universale të të drejtave të njeriut, kërkojnë që çështja çame të jetë në krye të agjendës së marrëdhënieve dypalëshe.
Duke shpresuar se administrata e dalë pas zgjedhjeve do ta trajtojë me përparësi këtë problem, nuk mund të mos shprehim habinë për indiferencën e paarsyeshme të disa qarqeve diplomatike në Tiranë.
Të drejtat e njeriut nuk janë përzgjedhëse, por universale. Ato u takojnë të gjithëve, dhe nuk duhen parë sikur "ca janë të nënës dhe ca të njerkës". Ku janë prania e OSBE-së, Komisioni Evropian apo Këshilli i Evropës në trajtimin dhe zgjidhjen e problemit të të drejtave të njeriut të minoritetit çam? A mund të justifikohet më tej indiferenca e tyre me përkufizime të papërcaktuara juridike për pakicat etnike, apo me kohën e kaluar, duke ditur se krimet ndaj njerëzimit nuk parashkruhen?
Ndërkombëtarët, që nuk lënë rast pa i dhënë leksion Shqipërisë për çdo gjë, do të bënin mirë të mbanin parasysh një parim universal të përsëritur në rezolutën e përmendur në krye të këtij shkrimi: "se gjithë njerëzit janë lindur të barabartë dhe janë të veshur me të drejta të patjetërsueshme për jetën, lirinë dhe rrugëtimin drejt lumturisë", si dhe thirrjen për "të eliminuar paragjykimet racore, padrejtësitë dhe diskriminimin" në shoqërinë evropiane.
Ndërkohë, shqiptarët, edhe pse të dielën do të shkojnë në kutitë e votimit, do të dinë të përkujtojnë me dinjitet me 27 qershor përvjetorin e 65-të të gjenocidit çam, si dhe viktimat e njërit prej akteve më çnjerëzore, por ende të pavlerësuara dhe të harruara në Evropën e Bashkuar të idealeve të mëdha.
"Ndihmoni nënën time të shpëtojë nga krizat. Mjekët kërkojnë vetëm...
Temperaturë të lartë, këputje trupore dhe diarre: këto janë disa...
Lajmet 10 korrik - Ora 16 -
data/10-07-2009
Lajmet 10 korrik - Ora 15 -
data/30-08-2008
Lajmet 10 korrik - Ora 13 -
data/30-08-2008© 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP - Rruga Ismail Qemali, Pallati Abissnet - Tirane, [Shqiperi] - Tel. 04 337 8200
© ZOTSOFT NETWORKS - Realizimi dhe programimi Fjodor Zotaj
Greqia e sotme demokratike?! Greqia, as nuk ka qene demokratike, eshte, dhe as nuk do te jete kurre demokratike.
Krimet kunder popullsise autoktone Came, nuk i beri vetem krimineli Zervas me nje grusht greker,por ishte shteti Grek qe zbatonte "doktrinen e tyre famekeqe te "Megal Idhese". Qeveritaret tane ciren dhe perciren per te mare karriket por, kur vjen puna per te kerkuhar te drejtat e popullit shqiptar,te marra neper kembe nga fqinjet e Shqiperise, asqe i ndjehet zerri fare. Eshte detyre e qeverive dhe e popullit Shqiptar, qe ne te arrdheshmen, te ngrere zerin ne "kupe te Qellit" ndaj krimeve Zerviste dhe te llojit te tyre, ne te gjitha Organizatat nderkombetare derisa te zgjidhet ceshtja Came. Keshillat qe jep Evropa per te drejtat e njeriut, s'jane gje tjeter vecse hipokrizi.
Faleminderit shume per kete artikull me te cilin i rikujton shqiptareve se nje pjese e trupit eshte edhe Qameria per te cilen flasin vetem ata.Vetem nje e di mire se ne greqi kur eshte fjala per shqiptar nuk ka kurrfar dallimi ne mes atyre te cilet e bene kete masaker dhe te atyre te cilet vetequhen demokrat.
Cameria, ashtu si Kosova, Presheva, trojet ne maqedoni, eshte historia qe therret brez pas brezi, eshte historia joen, identiteti yne, i cili pret qe te marrim ne duart tona ato qe kemi qysh prej Ilirise
RROFTE CAMERIA!
LONG LIVE CAMERIA!
NUK DO JETE E LARGET ;DITA E SHQIPERISE ETNIKE.
INSHALLAH!
GOD'S WILL!
ky artikull me ben te them se sa e domozdoshme eshte te kemi harmoni me popullin hebrej qe gjithmone na ka vleresuar se ai e kupton me shume se cdo te thote te te perzene nga shtepia ,vendi yt i shenjte e i shtrenjte .do te vij koha qe cameria do te jete e jona .krimet qe ka bere greku ja kalojne cdo imagjinate njerezore.camet jane nje popul i forte ,puntor te dashur,familjen e ruajne me nder .xhelozia e disa njerzve si drita e eni me mungese intelektuale i ka bere qe edhe per ta te flasin keq.por si thoshte jesusi fali se ata nuk e dine cfare bejne .
E mbeshtes me force ceshtjen Came.Ate gabim Qe diplomacite bene me 1913 ne Londer duhet ta korrigjojne.Jo vetem autoritetet shqiptare por te gjithe ne duhet te ngreme zerin per vellezerit tane came.Kosava u clirua tani ka ardhur momenti qe tu njihet cameve vendlindja e tyre.Askush ne bote , asnje qeveritar sua mohon dot vendlindjen Cameve.Ata jane shqiptare , le e rritur ne trojet e tyre autoktone .Cfaredo qeverije apo gjenocit mund te vrase disa por smund te shuaje nje komb.Prandaj ka ardhur momenti qe ne Unitet Nation duhet te diskutohet problemi cam.Te gjithe ne shqiptaret kudo qe jemi do ti mbeshtesim vellezerit tane came.Zoti Joe Deguardy me 27 qershor ne fjalen e tij ne paraden e shqiptareve e anashkoloi problemin cam vetem me nje fjali kalimtare.Dhe nuk lejoi fjalen e vete shqiptareve te motrave dhe vellezerve te nje gjaku te flisnin per problemin cam.me shume indinjim u bej thirrje te gjithe shqiptareve kudo qe jane ne bote , por sidomos ne Amerike si NAAC te luftojne per problemin cam njelloj sic luftuan per kosoven dhe ja dolen mbane.Populli shqiptar e ka dashur dhe e do supershtetin e botes , shtetin ku endrrat behen realitet.
E mbeshtes me force ceshtjen Came.Ate gabim Qe diplomacite bene me 1913 ne Londer duhet ta korrigjojne.Jo vetem autoritetet shqiptare por te gjithe ne duhet te ngreme zerin per vellezerit tane came.Kosava u clirua tani ka ardhur momenti qe tu njihet cameve vendlindja e tyre.Askush ne bote , asnje qeveritar sua mohon dot vendlindjen Cameve.Ata jane shqiptare , le e rritur ne trojet e tyre autoktone .Cfaredo qeverije apo gjenocit mund te vrase disa por smund te shuaje nje komb.Prandaj ka ardhur momenti qe ne Unitet Nation duhet te diskutohet problemi cam.Te gjithe ne shqiptaret kudo qe jemi do ti mbeshtesim vellezerit tane came.Zoti Joe Deguardy me 27 qershor ne fjalen e tij ne paraden e shqiptareve e anashkoloi problemin cam vetem me nje fjali kalimtare.Dhe nuk lejoi fjalen e vete shqiptareve te motrave dhe vellezerve te nje gjaku te flisnin per problemin cam.me shume indinjim u bej thirrje te gjithe shqiptareve kudo qe jane ne bote , por sidomos ne Amerike si NAAC te luftojne per problemin cam njelloj sic luftuan per kosoven dhe ja dolen mbane.Populli shqiptar e ka dashur dhe e do supershtetin e botes , shtetin ku endrrat behen realitet.
z.Agron.Ju falenderoj ne emer te familjrs time dhe te gjithe cameve per shkrimin tuaj dinjitoz,per nderin qe ibeni poullit martir Cam,duke perkujtuar genocidin e kryer ndaj popullsise te pafajshme came ,qe u shperngul brutalisht ne menyre cnjerezore nga trojet etnike, nga shteti Grek ne fuqi.Babai im 76 vjecar eshte deshmitar okular i genocitid te ushtruar ndaj familjes se tij dhe popullsise Came te asaj kohe.masakra te pa numurta qe dhe sot kane lene traume ne jeten e tij ,qe kur flitet per Camerine lotet dhe psheretima e thelle dalin nga fundi i shpirtit.Gjate kohes qe moren rrugen per ne memedhe babai kujton qe, nje oficer Anglez i ndihmoi duke i marre ne makine per nje fare rruge drejt kufirit Shqipetar.Eshte momenti qe shteti Grek te kerkoje falje zyrtare popullsise se pa fajshme Came,dhe te njohe te drejtat njerezore ne baze te Kartes se Helsinkit,sa nuk eshte vone.
SHTETI HELEN BENE TE PA DITURIN SIKUR GJENOCIDI CAME E KANE KRYER UFOT DHE KJO U INTERESON SHTETI MEME ,KLASA POLITIKE E MAJTE APO E DJATHTE A PUNOJNE SI PUNOJNE POPLITIKANET DHE SHTETI FQINJE ATA DHE SOTE KERKOJNE QE USHTARET E TYRE QE U VRANE NE TOKEN SHQIPTARE TE NDEROHEN NGA POPULLI DHE SHTETI SHQIPTARE A MOS VALLE NUKE ESHTE TURP TE NDEROSH OKUPATORIN .