Versioni Print ndrysho

Shekulli ne versionin e shtypur

* Duke klikuar me siper kaloni ne versionin e gazetes Shekulli te shtypur, ku mund te lexoni te gjitha informacionet qe ka patur gazeta e dites ne treg

Kamëz, votimi mes ironisë dhe tensionit

Eglantina Bardhi | 29/06/2009 | Shoqeri | komentet 1 KOMENT | komentet SHARE | -zvogelo shkrimin +zmadho shkrimin

Qendra e votimit nr.1575 në Kamëz, ishte shtëpi banimi. Pronari acarohet me gazetarët

Komisionerët e opozitës, të pafuqishëm për të ndryshuar qendrat e votimit në ambiente të duhura


Shtëpi e kthyer në qendër votimi, ku e gjithë zona ka shkelur aty për të shprehur preferencat e tyre për zgjedhjet parlamentare. Por, të zotin e shtëpisë, e bezdis prania e gazetarëve.


Ai flet me tone të ashpra sapo mëson se para shtëpisë së tij, një pjesë të së cilës e kishte kthyer në qendër votimi, ndodheshin gazetarë. Kjo ndodhi dje në qendrën e votimin nr.1575, në zonën e Kamzës, ndërsa prej saj largohej kryetari i Bashkisë së Kamzës, Xhelal Mziu.


Anëtarët Partisë Socialiste të KZAZ-zë së Kamzës pohuan se ishin ankuar që votimet të mos bëheshin në këtë ambient, por askush nuk e mori në konsideratë ankesën e tyre dhe se janë ndierë shpesh pre e kërcënimeve.


Ndërkohë, gjatë vëzhgimit në KZAZ-në e Kamzës, janë shënuar incidente në momentin që kanë filluar të dorëzohen kutitë e votimeve nga komisionerët e qendrave të votimit.


Irritimi


Dhjetëra simpatizantë të partive ishin mbledhur para qendrës së votimit nr.1575 në rrugën "Çekrez", qendër votimi kjo, e cila ndodhej brenda oborrit të shtëpisë së një banori të kësaj rruge.


I kënaqur se çdo gjë ka shkuar në rregull në këtë qendër votimi, i zoti i shtëpisë nuk e duroi dot faktin se para shtëpisë së tij ndodheshin gazetarë. "A mund ta di se për çfarë e fotografuat këtë shtëpi.


Fotografo po deshe vetëm pjesën e qendrës së votimit dhe jo derën e shtëpisë, se ndryshe ta theva aparatin", -thekson i zoti i shtëpisë. Ndërsa polici i vetëm që ndodhej në këtë qendër jo vetëm që nuk reagoi, por ishte i angazhuar me bisedat e banorëve pa u preokupuar për detyrën që duhej të kryente.


Ndërsa anëtarët e KZAZ-zë së Kamzës pohuan se nuk ka patur asnjë arsye që një qendër banimi të kthehej në qendër votimi, pasi banorët mund të votonin edhe në shkollën e zonës. "Këtë problem e kemi ngritur prej kohësh.


Por, militantët e PD-së vendosën që të kthejnë 22 subjekte private në qendra votimi dhe ne jemi ndier të kërcënuar përballë çdo kundërshtimi që kemi bërë për këtë fakt",- pohojnë anëtarët e Partisë Socialiste të KZAZ-së së Kamzës.


Incidenti


Shtyrje, fyerja dhe acarime, këto kanë qenë reagimet e komisionerëve të qendrave të votimit dhe policisë, në momentin që kutitë e votimit kanë filluar të mbërrijnë në KZAZ-në e Kamzës.


Madje, forcat e policisë lejuan futjen brenda në qendrën e votimit me pretekstin se ajo do të jepej vetëm kur të dorëzohen të gjitha kutitë e votimit. "Mos shtyni duke krijuar konfuzion dhe mos braktisni kutitë e votimit",- këto ishin udhëzimit e forcave të rendit, që ishin me dhjetëra në KZAZ-në e Kamzës.

----------------------------------------------------------------------------------------


Nënkryetari i KZAZ-zë së Kamzës përzihet nga qendra e votimit

Komisioni i qendrës së votimit 15/ 95, i lagjes nr.4 në Bathore, ka përzënë nënkryetarin e KZAZ-se së Kamzës, Altin Xhixha, në kohën që ai ka hyrë për të parë se si po shkonte procesi i votimit. Një rast ky që tregon se sa e tensionuar është dita e zgjedhjeve në këtë zonë, kur një komision i një qendre votimi përzë eprorin e tyre.


Menjëherë pas këtij incidenti të rëndë, në vendngjarje kanë mbërritur vëzhgues të OSBE-ODIHR-it, si dhe forcat e policisë, të thirrura nga nënkryetari i KZAZ-së. Por, kryetari i komisionit të kësaj qendre votimi e shpjegon ndryshe incidentin.


"Na ofendoi, pasi thirri të mbyllet qendra e votimit", - tha ai për nënkryetarin e përjashtuar. Kjo deklaratë mohohet nga Xhixha, i cili pohon se sapo ka hyrë në objekt i pajisur me mjetin e identifikimit, ai jo vetëm që është nxjerrë jashtë, por edhe është kërcënuar. Kërcënimi i dytë ndaj tij ky, pas atij të dy netëve më parë.


Ai u kërcënua nga një punonjës i Policisë së Burgjeve, ende i paidentifikuar. Për anomali në proces flet edhe kandidati socialist, Sul Cara, i cili akuzon kryetarin e Bashkisë së Kamzës se po përdor administratën për të bërë presion tek votuesit.


"Ky presion po bëhet nga punonjësit e bashkisë. Për këto katër qendra do të komunikojmë me përfaqësuesit e KZAZ-së dhe mund të tërheqim edhe komisionerët tanë", - shprehet Cara.
e. bardhi


 

1 KOMENT

Kjo eshte me te vertet per te qeshur.
Po une kujtoja se "qyteti" i Bathores nuk kishte te tilla probleme.
Per deri sa Bathorja eshte e gjitha me Sale rrumpallen, ca ka ky zoteria qe shqetesohet per gazetarin qe fotografonte deren e shtepise? Dhe Sala duhet ta dinte se votat i kishte te sigurta ne Bathore dhe te qetesonte te zotin e kesaj shtepie, ose dhe policine qe te mos benin zhurme kot.
Shyqur qe kesaj here su lidh ndonje komisioner poshte makines !
Ajo qe ndodh ne Bathore eshte fakeqsisht ajo qe ndodh ne Shqiperine tone te dashur, shume fjale boshe,shume premtime, shume mitingje.Kujt i hyn ne pune kanalizime te ujrave te zeza, plan urbanistik, probleme te pafundme social ekonomike me te cilat njerezit perballen dita dites, por ama keta njerez e kane moralin e larte, "prit prit nate e dite..." pjesa tjeter eshet ne dore te Sales se si perfundon.

Duhet ndergjegjesim per gafat qe ben kryeministri yne i dashur apo dhe pushtetare te tjere, dhe mos te harrojme qe bota na shikon dhe qesh me ne.Prandaj dhe gjenerata te tera intelektualesh lene cdo dite Shqiperine per nje vend tjeter te panjohur.

Komenti juaj

 

Kopje me Bluetooth

Qëndron i maskuar, poshtë flokëve ose në mëngët e gjata. Është sa një çamçakëz petë dhe nuk dallohet nga pedagogët....

Itali, deklarim i të ardhurave edhe për hyrjet afatshkurtra

Të huajt që hyjnë për një periudhë të shkurtër, si për vizita, biznes, turizëm, studim, duhet të provojnë se zotërojnë...

 
Komentet
Letrat e lexuesve

PODCAST

Shekulli Online si faqe kryesore Shekulli Online si e preferuar
 
 

© 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP - Rruga Ismail Qemali, Pallati Abissnet - Tirane, [Shqiperi] - Tel. 04 337 8200

© ZOTSOFT NETWORKS - Realizimi dhe programimi Fjodor Zotaj