|
|
(Përshpirtje për një mik....)
Më ra shpesh telefoni këtë të diel, por vetëm një herë ishte jo për logje zgjedhjesh: më thanë se miku im, Vullnet Hodaj, kthehet të martën në Shqipëri...Vullneti është një shkrimtar i mirë, tregimtar i talentuar dhe romancier që jeton dhe punon në Greqi.
Në vendin e tij pak njihet, ose ndoshta aspak. Kam pasur rastin ta njoh që para njëzet vitesh. U bëmë shokë të një dhome në godinën e djemve të filologjikut, godina nr. 6, në Qytetin Studenti. Shkak i miqësisë ishte "Tragjedia amerikane" e Drajzerit, të cilën e kisha shtënë në dorë dhe një radhë miqsh e shokësh prisnin radhën që ta merrnin. Ma ktheu librin dhe u vendos përfundimisht në dhomën tonë.
Debatonim për Klajd Grificin dhe fundin e tij tragjik. Neti, siç e quanim shkurtimisht Vullnet Hodën, ishte i magjepsur pas pjesës së parë të romanit, kur Kladji, i dashuruar është në një prag parajse tokësore, unë isha i mbërthyer e gojëkyçur nga pjesa e dytë e librit, kur zigzaget e fatit dhe të sistemit të drejtësisë amerikane e mbysin përfundimisht djaloshin e bukur, dashuruar aq marrëzisht me jetën. Kështu nisën diskutimet tona për një sërë personazhesh, shkrimtarësh dhe veprash që qarkullonim në duar.
Që nga koha studentore, mbaj mend se Neti vinte rrallë në qytetin e tij, në Gjirokastër. Në pushimet e rastit, ndryshe nga ne të tjerët, nguronte të kthehej në shtëpi...nuk kish nënën gjallë që ta priste dhe ta përcillte dhe familja e tij e gjymtuar, plotësohej paksa vetëm nga shokët e konviktit dhe nga librat që shkëmbenim. Pas vitit '92, zemërthyer doli si punëtor krahu në Greqi, kështu vinte rrallë në vendin e tij, edhe më rrallë vinte në Gjirokastër.
Më dërgoi një herë një tufë tregimesh të shkëlqyera; sidomos njëri që titullohej "Mace në rrethinat e Selanikut", i cili ka mbetur i pashlyeshëm në mendjen time, midis gjërave më bukura e më tronditëse që kam lexuar deri tani.
Parvjet më gjeti në Borsh, ku isha me pushime, ndenjëm për darkë, biseduam si dikur, deri në të gdhirë, bëmë shaka. Më gëzohej mua, që ndryshe nga ai, kisha pasur një fëmijëri të mirë; më gëzohej mua që kisha krijuar atë që ai ende nuk e kish: familjen e tij; gëzonte me sy tim bir dhe i la një dhuratë të dytë, duke e përqafuar fort kur e përcollëm në mëngjes. Mua më la romanin e tij "Të gjallët presin radhën" dhe u largua duke na premtuar se do të shihemi sërish shumë shpejt.
U largua i qeshur, duke na premtuar se herë tjetër do të rrimë më shumë bashkë dhe do të bisedojmë e do të tregojmë barsoleta deri sa të lodhemi, si në moshën e bukur të pafajësisë studentore ...e të gjitha këto do të ndodhnin sigurisht, sivjet, buzë Detit Jon, në Borsh.
E kam lexuar romanin e tij të arrirë, "Të gjallët presin radhën"; do të shkoj sërish sivjet buzë Detit Jon, ku toka, qielli dhe uji, lëshohen në krahët e njëri-tjetrit me një dashuri të pashërueshme, të madhërishme, dëshpëruese e të përjetshme; do të kem pranë familjen time që pret t'i vijë një mik, që na ka premtuar se do të vijë të rrijë me ne përsëri; do të kem në vesh, mbase për shumë vite vajtimin e dallgëve të detit për djalin jetim; do të kem me vete kujën e heshtur që ka nisur brenda meje qysh në orën 13, në datën 28 qershor 2009, me njoftimin që më erdhi prej Lushi Serjanit: "Virion! Të martën në Gjirokastër vjen Vullnet Hodaj. Në një spital të Athinës ndërroi jetë papritur.
"Ndihmoni nënën time të shpëtojë nga krizat. Mjekët kërkojnë vetëm...
Temperaturë të lartë, këputje trupore dhe diarre: këto janë disa...
Lajmet 10 korrik - Ora 16 -
data/10-07-2009
Lajmet 10 korrik - Ora 15 -
data/30-08-2008
Lajmet 10 korrik - Ora 13 -
data/30-08-2008© 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP - Rruga Ismail Qemali, Pallati Abissnet - Tirane, [Shqiperi] - Tel. 04 337 8200
© ZOTSOFT NETWORKS - Realizimi dhe programimi Fjodor Zotaj
megjithese ne kujtim te te ndjerit,me mire mos ta kishit shkruar !
tronditese !
bashkohem me dhimbjen e familjes dhe te miqeve !
Ngushëllimet e mija ,i gjettë shpirti paqe në atë botë.
I nderuar Virion,
Zallamahia elektorale si një smog i vjetër desh e zuri poshtë humbjen e të ndjerit Vullnet Hodaj, që s'u përjashtua nga fati jetimit.
Virionit, Engjëllushit dhe të gjithë shokëve, miqve e njerëzve të afërm të tij ju shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta.
Kujtimi
Ngushellime familjes, miqeve dhe ju shokeve ... Shpresojme nje dite , te lexohen ne atdhe librat e te ndjerit ...
Entela M Gjika
Vertet tronditese dhe e trishtueshme!
Bashkohem me dhimbjen familjareve dhe te Virionit e Lushit.
Rezarti.
Vertet tronditese dhe e trishtueshme!
Bashkohem me dhimbjen familjareve dhe te Virionit e Lushit.
Rezarti.
Na hengri kurbeti....
Ngushellime familjes dhe te afermve!
Ja si di jeta dhe te marre kazmen ne dore.Vertet te gjallet duhte te prisnin radhen. Te vdekur jane ata qe kane vdekur ne jete.