|
|
Shqiptarët kaluan dje testin e tyre të parë historik. Ata votuan duke ruajtur qetësinë dhe duke u treguar shumë më tepër qytetarë sesa politikanët në fushatë.
Kapërcyen mbi pengesat që pushteti qendror - organizator dhe përgjegjës i procesit zgjedhor - kishte sajuar dhe sot kanë pse të krenohen: edhe pse në kushtet e një vendi në presionin e një partie-shtet, ditën të votojnë dhe të japin votën e tyre për ndryshim. Vota e tyre e shenjtë po numërohet dhe opozita na ka garantuar se ajo do të numërohet drejt. Përballë kësaj shumice qytetare, fatkeqësisht, - por jo papritur - ishte pakica ende në pushtet, që tentoi ta keqlexonte dhe ta shtrembëronte verdiktin.
E gjithë fushata e tyre u bazua në trukime që kishin për qëllim të trembnin shpirtin entuziast të votuesve shqiptarë dhe të opozitës së majtë. Dhe dita e djeshme post-votim nuk bëri përjashtim nga kjo strategji e ulët.
Ishte paralajmëruar se do të ishte një shkëndijë e vogël që do të ndriçonte sadopak rezultatin paraprak të votave që duan kohën e tyre të numërohen, por u përdor për t'i vënë flakën një procesi.
Verdikti i plotë i votuesve shqiptarë pritet të dalë sot, por frika nga përdorimi makiavelik, i exit-poll-eve nga partia në pushtet, ishte paralajmëruar shumë ditë përpara se ato të mbaheshin.
Të organizuara me "studentë", apo nga kompani të shumta, prej atyre me emra qesharakë e deri te ata që pretendojnë status serioz, ato sollën mbrëmë një produkt të çuditshëm. Mund të shërbenin për gjithçka, por jo për t'i ndihmuar kristalizimit të një rezultati paraprak votimesh.
Kryetari i PD-së, në daljen e parë dhe të fundit, dje, pas mbylljes së qendrave të votimit, u shpreh se edhe i besonte, por edhe jo rezultatet e tyre dhe iu fsheh në mënyrë të pazakontë këtij moduli të rëndësishëm të fushatës dhe ditës së zgjedhjeve. Kemi arsye të besojmë se e bëri këtë veprim për t'i lënë shesh të lirë manipulimit virtual të votës së hedhur ditën e 28 qershorit.
Fjalën e morën sonduesit e përdorur prej tij. Dikush që kishte përdorur studentë për të rrëmbyer ndonjë votë-llaf goje, tjetra duke rihedhur në eter rezultate qesharak, ndërsa një tjetër harboi totalisht, duke u bërë komike me rezultatet që ishin diametralisht të kundërta nga ato që vetë kishte nxjerrë vetëm pak ditë më parë.
Në një vend të zhvilluar dhe demokratik, sondimi i publikut është një rutinë dhe pakkush dyshon në vërtetësinë e rezultateve edhe pa e saktësuar marzhin e gabimit. Kur është fjala për zgjedhjet, në shumë prej këtyre vendeve rezultati që ato nxjerrin është ngushtësisht i saktë me rezultatet reale që dalin pas numërimit të votave.
Ata votues në këto vende, për fatin e tyre të mirë, janë 100 për qind të lirë të votojnë dhe po aq të lirë ta deklarojnë këtë votë. Por, Shqipëria, për fat të keq, është ende një vend tjetër.
Edhe dje, në një ditë që duhet të ishin të lirë për të votuar sipas bindjeve të tyre politike, shqiptarët nuk e patën këtë luks. Iu desh të luftonin me veten e tyre, me fqinjin, me shefin dhe fatin e të nesërmes së pasigurt.
Është e kuptueshme se çfarë rezultatesh sondazhi mund të marrësh prej këtyre votuesve, një pjesë e të cilëve - veçanërisht të punësuar në administratën shtetërore - ishin të detyruar gjatë gjithë fushatës të merrnin pjesë në mitingjet e PD-së në këmbim të vendit të punës.
Ky lloj votuesi, edhe në kushtet e ruajtjes së anonimatit të premtuar prej sondazhbërësit, vetëm PD-në do të artikulonte, vetëm numrin 10 do të shqiptonte.
Por, këto sondazhe shërbyen për diçka: janë një kut i saktë për shkallën e presionit që prej javësh është ushtruar mbi votuesit shqiptarë.
Ana tjetër e errët që i zhvleftëson rezultatet e këtyre sondazheve, është anësia e tyre politike dhe varësia nga ai që paguan. Ka patur alibi të shumta për t'u dalë në mbrojtje rezultateve të prodhuara prej këtyre kompanive, se ato nuk mund të prodhonin shifra të paqena, sepse kështu do të shkatërronin reputacionin e tyre dhe të ardhmen e biznesit që bëjnë.
Por, përballë këtij meraku ka qenë tundimi prej organizatorit të zgjedhjeve, Kryeministrit Berisha. Ai nuk e ka fshehur asnjëherë se do të paguante çdo çmim për të fituar një mandat të dytë qeverisës.
Për tre muajt e fundit, vuri në dispozicion buxhetin e shtetit dhe fondin rezervë të tij, gjithë burimet njerëzore dhe materiale, logjistikën dhe premtimet më të bujshme për t'ia arritur këtij qëllimi. Ndaj, nuk kishte pse të mos hidhte edhe disa qindarka më tepër.
Sondimi i fundit i Doktorit mbi votën e shqiptarëve, në fund fare u zhvleftësua prej vetë atij. Nëse sondazhet nuk do të ishin prodhim i makthit të tij për të marrë fitore hipotetike dhe do të kishin sadopak përqindje vërtetësie, dje pasdite, shqiptarët do të kishin parë në ballkonin e PD-së, njeriun që po kështu festonte që në mesditën e 26 majit 1996 vjedhjen e zgjedhjeve.
Fakti që ai nuk ka dalë, por ka nxjerrë rrugëve vetëm makinat e militantëve që djegin karburant dhe bateri, tregon se po vëzhgon me dëshpërim rezultatin e diversionit të fundit, ndaj votës së shqiptarëve. Dhe vota e shqiptarëve shpresojmë të mos ketë asnjë lidhje me sondimin e një politikani në largim.
"Ndihmoni nënën time të shpëtojë nga krizat. Mjekët kërkojnë vetëm...
Temperaturë të lartë, këputje trupore dhe diarre: këto janë disa...
Lajmet 10 korrik - Ora 16 -
data/10-07-2009
Lajmet 10 korrik - Ora 15 -
data/30-08-2008
Lajmet 10 korrik - Ora 13 -
data/30-08-2008© 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP - Rruga Ismail Qemali, Pallati Abissnet - Tirane, [Shqiperi] - Tel. 04 337 8200
© ZOTSOFT NETWORKS - Realizimi dhe programimi Fjodor Zotaj
Ja fut kot Rrozhani!
Me sa lexoj shpesh ketu, disa shkruajne se kane manine te shkruajne e jo pergjegjesine e te shkruarit. Cfare mesazhi percjell ky shkrim, nje Zot e di. Te jesh ne kahun e kundert me nje lider, s'do te thote te jesh ne te kundert me realizmin ne kundervenien ndaj tij. Asgje me shume s'beri Berisha ne fushate, nga c'behet fushatave te tilla ne vende te tjera te Evropes. Boll me injorime ndaj tendes, se ne vend te mjekimit te plages, krijojme te tjera plage.
Berisha eshte politikani qe i ka sjelle me shume fatkeqesi popullit shqiptar sa asnje tjeter!E keqja me e madhe e tij eshte futja e percarjes totale qe ai ka futur ne popull,sa do te duhem disa breza per te lare helmin qe ai injektoi ne shpirtrat e shqiptareve kunder njeri tjetrit!Se perse e beri kete,ka disa pista!E para eshte prejardhja e tij prej malesori kokeforte qe shembull ka patur qe ne femijeri vetem bajraktarin!Se dyti,qenia e tij komunist ekstremist,e ka bere ate qe ne koke te kishte vetem modelin e partise -shtet dhe nuk mund te zbatonte tjeter sepse ky model i shkonte per mbare ketij bajraktari te shpellave!Se fundi,perse te mos dyshojme qe ai ka qene prej kohe ne sherbim te agjentures jugosllave ,per te copetuar shtetin shqiptar,sic edhe e beri aq mjeshterisht gjate ketyre 20 vjeteve!Si ne opzite edhe ne pozite,Sali Berisha ka luftuar kunder vendosjes se shtetit ligjor,deri sa ate e vuri nen kembe dhe tani ben cfar te doje e nuk e gjen gje!PERDERISA DOLI PA LAGUR PAS 97-tes,QE DOGJI TERE SHQIPERINE,mos prisni me tjeter nga ky perbindesh me te mire!NE JETOJME NE MESJETE,NE MES TE VARFERISE TE TEJSKSJSHME,PRANE PASURIVE PRALLORE QE MBAN NENTOKA E MBITOKA JONE!!!
E sakte Zoti Arben sa shkruni. Por un desha te them dy fjale per Kete diktator, hajdut e mashtrus. Kur ishte president nuk la pare pa harxhu per manipulime, per fat humbi. Kur iku nga Presidenca Vodhi gjithe dokumentacionin kompromentus biles dhe tapetet e Presidences e gjanat tjera qe kish mobilu zyret. Tash si kryminister shperdoroj fondet e shtetit per fushaten. Dhe ta dini te njejten gja do baje kur te ikin nga K/ministrija nese nuk i ka ba. Kesi banditi asht Sali Gerdeci. Por ka ardhe koha qe ti pritet rruga e vjedhjeve e te pergjigjet per te gjitha ky Dallkauk provincial. Qeveria e re e K/Prokuroria te zbatojn ligjin. Sharlatanet politikan te shkojn atje ku e meritojn.
Z. Rrozhani, nuk e di nese e meritoni te quheni zoteri, ju lutemi bejini nje nder ketij populli, ti dhe gjithe "idjotet" e tjere qe nuk bejne gje tjeter vecse marrin penen dhe shkruajne brockulla pa fund si e si ti hedhin benzin zjarrit. Lerini te qete shqiptaret, qe dje e treguan veten e tyre se kane kulturen dhe edukaten per tu sjelle si njerez europiane, dhe merruni me ndonje gje tjeter se te sjellurit gjithmone si borie e prishur nuk te ben mire, dhe aq me teper qe besdis edhe njerezit me te zakonshem. Nuk besoj qe te kesh kaq njohuri sa te vleresosh metodat statistikore dhe te merresh me llogaritje, ndaj te lutem, merru me ndonje gje tjeter se do ti besh mire vetes tende ne radhe te pare, dhe te tjereve qe humbasin kohen kot duke lexuar brockullat e tua.
O Beno ca ti e ke marre ne dore shtypin tani se ska njeri kohe te shkruaje dhe oburra ta kane lene ty ne dore. Na bej nje nder aman te keqen, mos ia prish faqet kesaj gazete e mos ia harxho bojen se nuk te ka lezet fjala.tung
Duke lexuar shkrimet e mbisipërme s'ke se si t'i vlerësosh ndryshe pos të autorët, pos magos, asnjë tjetër nuk jeni të arsyeshëm, për faktin se po i bëni argat djallit (serbisë dhe greqisë)të cilat gati sa ju, kanë dëshirë ta shohin Shqipërin të përqarë dhe të fundosur.Me këto shkrime tregoni se edhe ju jeni në të njëjtën valle.Ndaj edhe pse jam i besimt tjetër, ma kujtoni Jezusin kur tha "O Zot ke mëshirë për këta njerëz që nuk dijnë çka janë duke bërë". Dhe ju jo që nuk dini çka jeni duke bërë, por e bëni këtë me vetëdijen që ua mbolli në koka diktatura e Enverit, e cila jo që e shkatërroi shqiptarinë,por e poshtëroi dhe e nënçmoi deri në shkallën më të ulët shqiptarin.
Isaku, poet nga Podujeva
une nuk e dija dhe kete qe sala mirret dhe me tapetet e kryeministrise.eshte turp per ate qe ethote
Nese nuk me ke lexuar s'eshte faji im. Por te me futesh ne te paarsyeshmit, deshmon qe s'me ke kuptuar aspak. Sepse jam i pari qe reagova ashper ndaj shkrimit kot te Rrozhanit. Miqesisht, Edmondi
Te dashur komentusa. A e lexuat deklaraten e perfaqsuesit te NATO-s? Ai tha qe zgjedhjet nuk arriten standartin e duhur, apo jo. Edhe ambasadori i USA, ishte dakort me ate mendim. Mbi keto baza, me thoni ju te dashur se kush eshte personi qe kerkon te na perçaje, gazetari apo Berisha. Ne qofte se Berisha e donte me te vertete te miren e shqiptareve duhej te kishte si piksynim te pare te organizonte zgjedhje me standardet e kerkuara. Fitorja e PD-se edhe sikur te vertetohet do te ishte ne plan te dyte (sikurse edhe ajo e PS-se). Besoj qe dote jeni i te njejtit mendim me mua qe per interesat e shqiptareve keto zgjedhje duhet te ishin me STANDARD, pavarsisht se kush do te fitonte. Vetem te semuret mendesh vendosin ne plan te pare fitoren e njeres apo tjeter partie.
Urime Juve per fitoren e partise tuaj. Pra, rrofshin partite.
nje pergjigje per zefin ;kur ti nuk dije cfare beje sala ska gje edhe ne shpella lexonte libra.ky eshte sala i shpellave
Mendoj se komenti i Edmondit ishte me objektivi persa i perket ketij artikulli. Nje shkrim pa pike vlere informative pervec vaktit qe autori eshte kundra Sales. Pune e madhe. Si trecereku i shqipetareve dhe ju. Bej detyrat e shtepise i dashur Rozhan dhe informohu me shume mbi subjektin qe shkruan. Gjithashtu ki me respekt ndaj lexuesit duke mos fyer intelektin e tyre.
Nga ana tjeter me pelqeu komenti i Klementit te cilit nuk do ti kisha ndryshuar asnje presje. Kushdo qe fiton ne keto zgjedhje nuk ka rendesi mbasi Shqiperia ka humbur qe tani.
E ke gabim o Z.Zefi, Shqiperine me 97 e kallen forcat e majta ate e dine edhe foshnjat,por nuk e dij nga te vjen ky hidherim i madh per z.Sali Berishen.Denoncimet tuaja per z.Saliun me duken se i ben si kohen e komunizmit apo ndoshta ne ate fryme je i edukuar,por sa me duket ti paradite nuk e do veten tende e pas dite se do tere boten.
KALEMXHINJTE DHE PAPAGALLET E DINE MIRE QE , NJE POPULL TE RASKAPITUR E TE VARFER E GENJEN SI TE DUASH DHE KURE TE DUASH KETA PSEUDO TE MAJTET LUAJTEN ME BABIN 50 VJETE DHE VAZHDOJNE TE LUAJNE DHE KETO 18 VJETE PA JU ARDHUR TURP FARE DHE SA KOHE DO VAZHDOJE KJO TORTURE PER ATE POPULL.