|
|
Në çdo shoqëri njerëzore, humori shfaqet përmes disa formave, fjalëve, imazheve, gjestikulacionit. Karikatura është shkalla më e lartë e tij, sepse përmes ironisë, sarkazmës dhe cinizmit, ka fuqi shkatërruese, po aq sa ndërtuese. Ajo ndihmon qenien njerëzore të luftojë veset që ka krijuar vetë.
Karikatura është gjuha më e përhapur e artit. Ajo është universale, ndryshe nga artet e tjera nuk ka nevojë për përkthyes, imazhet e saj janë të kuptueshme për këdo, mbi bazën e fuqisë së humorit dhe mesazhit që transmeton, ajo peshon inteligjencën njerëzore.
Duke qenë shkalla më e lartë e humorit, ajo është një kod mençurie, që nuk mund ta përdorin të gjithë e që njeriu ka arritur ta ruajë e ta trashëgojë prej kohësh.
Si pjesë e kulturës shqiptare, karikatura është në pauzë, në letargji të plotë. N.q.s humori i folur ka zhvillim dhe treg popullor, karikatura, e cila reflekton plotësisht llojin tonë njerëzor, është në ngërç.
Niveli i karikaturës nuk ecën me zhvillimin e kohës.
Piktorë, profesionistë apo jo profesionistë, me prirje te artit satirik, nuk punojne ne kete fushe. Kemi mbetur ne tre- kater emra, gati nje karikaturist per 1 milion banore, kur Bullgaria ka 50 karikaturistë per 1 milion banore. Tre,-kater firma si Bujar Kapexhiu, Medi Belortaja, Klodian Bezhani, botojne shume pak, kjo besoj jo per faj te tyre. Agim Sulaj, i nderuar me çmime nderkombetare, punon ne Itali.
Me shtypin shqiptar ka hezitim, mosvleresim, moskuptim ndaj artit te karikatures, qofte nga botuesit ashtu edhe nga drejtuesit e gazetave. Karikatura ka qene krenaria e arteve tona. Ajo po humbet dhe vlerat e saj historike. Brezi i ri as nuk i njeh korifjetë e karikatures, Bumçi, Veizi, Palushi, Ligori, Fico, Devole etj. Duke mos qene te botuara ne nje katalog, keto vepra kane humbur.
Ka tre arsye qe ky art nuk po ngrihet dot ne kembe. Nje pjese e karikaturisteve nuk u reziston ndryshimeve te medha qe solli koha ne mendim dhe ne humor, nje pjese u larguan jashte vendit dhe pjeses tjeter ky lloj arti nuk u siguron dot jetesen.
Jane me aktivë ne karikature vellezerit tane ne Kosove, edhe ata kane patur problemet tona, por kane mbetur me te shumte ne numer, botojne ne media, brenda dhe jashte vendit, organizojne ekspozita, ndajne çmime e kataloge.
Ne saje te punes se shkelqyer te karikaturistit Nexhat Krasniqi, ata organizojne çdo dy vjet konkursin boteror te karikatures, me pjesemarrje nga e gjithe bota, me emrat me te njohur te kesaj fushe.
Ceremonite behen serioze, juria është e specializuar, çmimet dhe kataloget jane te nivelit me te larte. Edhe kete vit organizohet nje konkurs i tille, tema e te cilit është: "Do not disturb", e ku pritet nje pjesemarrje shume e madhe.
Ne bote karikatura është pjese e rendesishme e mediave te shkuara. Nuk ka gazete prestigjioze ne bote, qe ne faqet e saj te mos kete karikatura. Ato ruajne te drejtat e autorit e nuk kopjohen, apo riprodhohen, siç ndodh ne mediat tona.
Karikaturist te medhenj boterore, si Turhan, Selcuk, Ali Ylvi ne Turqi, Serret ne France, Zlatkovski ne Rusi, Aleksandro Gatto ne Itali, Kosobukin ne Ukraine, Anxhel Boligan ne Meksike jane personalitete.
Ata vleresohen si elita e shoqerise. Karikatura e tyre politike është tmerri i pushtetareve. Aq i fuqishem është ky art, sa nje karikaturist danez tronditi boten permes imazheve jo normale, fyese per besimin mysliman.
Karikatura e mire rrit gezimin e jetes, te mbron nga stresi. Ajo dimensionon, duke na bere te qeshim me gjerat qe normalisht do na benin per te qare. Duke qene nje popull mesdhetar, vital, ne flasim shume dhe nuk ngurojme t'i ndajme gezimet dhe hidherimet me njeri-tjetrin. Ne bashkejetojme me te kundërtat, me te qaren dhe te qeshuren, prandaj dhe sensi i humorit është i madh.
Uria dhe bolleku e provokojne shume kete ndjenje, e kthyer ne karikature kjo ndjenje është e lehte per t'u kuptuar, por teper e veshtire per t'u krijuar. "Karikaturat e mia thote Foratini, jane aq inteligjente sa dhe vete njerezit qe i shikojne ato" perpara se te kenaqe syte karikatura duhet te te kenaqe mendjen.
Karikaturisti, gjate procesit te krijimit mendon ne te kundert, motoja e artit te tij është: "Njeriu si nuk duhet te jete", ai krijon me realitetin marredhenie sa miqesore po aq armiqesore, kjo lufte është e pafundme, ashtu siç jane te pafundme e te pasosura e mira dhe e keqja.
Karikatura është forme e veçante e perjetimit te botes, humoristet, karikaturistet e kane kete lluks. Ata, si çdo krijues bejne jete paralele, jeten imagjinare dhe ate reale. Karikatura lufton qe njeriu te mos kthehet ne send, sepse kjo do te ishte e keqja me e madhe e botes, thote Jacques Attali ne librin e tij te fundit.
Tashme nuk është koha si me pare. Temat e karikatures jane zgjeruar. Politikanet jane me te zbutur. Ata tashme e kane pranuar humorin me fjale dhe me imazh. Qellimi i karikatures nuk është tallja apo fyerja. Prirjet e mia jane drejt karikatures pergjithesuese, filozofike se sa asaj personale politike. Karikatuar pa fjale me shume nenkuptime, ku figura flet vetë nuk ka nevoje te shpjegohet.
Kjo lloj karikature është me e veshtira, por me e perhapura e me e kerkuara sot ne bote. Kete lloj karikature une pelqej.
Karikatura është kulture. Ndryshimi midis karikatures se mire dhe karikatures pa efekt është niveli kulturor i karikaturistit.
Kultura është nje teresi e njohurive dhe dijeve te shoqerise per jeten nga gjeneratat e kaluara, pa te cilen nuk sigurohet vazhdimesia e jetes. Kjo kulture është dinamike, ajo ndryshon siç ndryshon shoqeria mbi bazen e strukturave ekonomike. Komunikimi kontribuon ne formimin kulturor.
Per kete arsye, nje kritik i madh i karikatures, u drejtohej te rinjve: "Ju keni nevoje per njohuri te gjera edhe pse keni talent, ju nuk keni per t'u bere karikaturistë, n.q.s nuk dini gjithçka, qe nga bishti i elefantit deri tek cigarja e Churchillit, qe nga lulezimi i nje patellxhani deri tek flamuri i Indonezise.''
Temat e karikatures jane zgjeruar. Kriza qe po kalojme është teme mjaft interesante, po keshtu indiferentizmi, vetekenaqesia, falsiteti, varferia, papunesia. Me humorin dhe satiren mbi keto tema, karikatura ia rrit vleren medias qe e boton.
Te vjen keq qe ajo nuk po e gjen tregun ne median e shkruar, ca per fajin tone e ca per fajin e botuesve. Tek ne mungojne revistat serioze humoristike, te cilat jashte vendit botohen ne çdo qytet, duke qene me te shiturat.
Kam shkruar per karikaturen ne media, siç kane shkruar dhe miqte e mi Bujar Kapexhiu dhe Medi Belortaja dhe vazhdoj te shkruaj edhe pse jam arkitekt dhe te mirat me kane ardhur falë ketij profesioni. Por, me sa duket, duke bere jete paralele, ne krijuesit jemi viktima te pasionit tone, duke qene te vetëpunesuar, sepse "karikaturist lind, inxhinier behesh".
Te gjithe duhet te perpiqemi qe ky art te mos vdesë. Te behemi model i mire, per me te rinjte qe kane prirje ndaj kesaj gjinie te artit, te ndihemi optimistë ne vleresimin qe i behet brezit tone te karikaturistëve, per te mos i dekurajuar te rinjte. Sot ne bote qeshet me pak se dikur - si mesatare vjetore, afersisht 15 sekonda ne dite. Jetohet ne boten e "kenaqesive pa gëzime", do te thoshte filozofi Erih Fromm.
Sot, informacioni merret dhe permes internetit, lexohet pak, lexohet shpejt, lexohen titujt, gjera qe te interesojne, por karikatura nuk lihet pa u pare. E qeshura nuk mund te ndalohet, imponohet nga rregulla apo teorema, ajo është spontane, individuale.
Karikatura është nje art qe duhet ringjallur. Pa dyshim qe ajo do te vetëringjallet. Si ne te gjithe Shqiperine gjendja e krijuar është njejte. Ekonomia e tregut i ka çekuilibruar perkohesisht lidhjet direkte me artin, si te atij qe e krijon artin, ashtu edh te atij qe e shijon. Lufta per jeten ka zbehur pasionin e krijimit shpirtëror, duke i dhene rendesi pasurimit material.
Jane te gjitha mundesite qe, ne bashkepunim me Ministrine e Kultures, Muzeun Kombetar, Galerine e Arteve, Bashkine e Tiranes, si dhe me sponsor dashamires te kultures dhe artit, te zhvillohet ne vendin tone ekspozita e karikatures evropiane, po keshtu te ngrihet pavijoni i karikatures ne Galerine tone te Arteve.
Jam i sigurt qe karikatura do ta gjeje veten dhe do ta kaloje kete periudhe shterpë disavjeçare. Kjo do te behet permes perpjekjeve tona dhe ndihmes se mediave. Karikatura tek ne ka te ardhme. Une nuk i kam humur shpresat.
"Ndihmoni nënën time të shpëtojë nga krizat. Mjekët kërkojnë vetëm...
Temperaturë të lartë, këputje trupore dhe diarre: këto janë disa...
Lajmet 10 korrik - Ora 16 -
data/10-07-2009
Lajmet 10 korrik - Ora 15 -
data/30-08-2008
Lajmet 10 korrik - Ora 13 -
data/30-08-2008© 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP - Rruga Ismail Qemali, Pallati Abissnet - Tirane, [Shqiperi] - Tel. 04 337 8200
© ZOTSOFT NETWORKS - Realizimi dhe programimi Fjodor Zotaj
Komenti juaj