Versioni Print ndrysho

Shekulli ne versionin e shtypur

* Duke klikuar me siper kaloni ne versionin e gazetes Shekulli te shtypur, ku mund te lexoni te gjitha informacionet qe ka patur gazeta e dites ne treg

Autopsia: Xhekson kishte ditë pa ngrënë, në stomak vetëm pilula

Shekulli Online | 30/06/2009 | Arti i te jetuarit | komentet 18 KOMENTE | komentet SHARE | -zvogelo shkrimin +zmadho shkrimin

E përditshmja britanike "The Sun", publikon të tjera të dhëna nga autopsia. Mbreti i popit, thuajse nuk hante më dhe "ngjishej" me ilaçe.
Ai gjithnjë e më tepër po bëhej skllav i ilaçeve, kokteileve farmaceutikë dhe pothuajse nuk hante më asgjë. Dhe konfirmimi i kësaj dëshmie vjen po ashtu nga tabloidi "The Sun": në stomak, sipas të dhënave sekrete për autopsinë, nuk është gjetur asnjë gjurmë ushqimi, por vetëm një sasi e madhe pilulash, të cilat do t'u nënshtrohen ekzaminimeve toksikologjike.
Dhe, në fakt, në javët e fundit para se të vdiste, Jacko ishte shndërruar gati në një "skelet", me shpatulla, kofshë dhe gjoks të bombarduar nga plagët e agave, për shkak se i injektonte ato 3 herë në ditë.
Në trup ka edhe shenja të 13 operacioneve të kirurgjisë estetike, të cilave këngëtari iu nënshtrua kohët e fundit. Kishte humbur pothuajse të gjitha flokët: në momentin e vdekjes, mbante një paruke. Pjesa e lëkurës mbi veshin e tij të majtë ishte tërësisht pa flokë, për shkak të një incidenti të ndodhur gjatë një regjistrimi të një prej spoteve publicitare, në të cilën flokët e këngëtarit morën flakë.
Në tentativën për t'i shpëtuar jetën, duke i bërë një masazh kardiak, ata që i dhanë ndihmën e shpejtë, i thyen disa brinjë, por janë vënë re mavijosje në gjunjë dhe në shpatulla, të cilat janë ende të pashpjegueshme. Dhe diçka tjetër që del nga rezultatet e autopsisë, mjeku Conrad Murray, ai që i bëri masazhin kardiak, ka ngatërruar procedurën standarde: masazhin kardiak ia bëri në shtrat, ndërsa sipas rregullave, duhet bërë në një sipërfaqe shumë të ngurtë. I pyetur dje nga policia e Los Anxhelos, Murray tani për tani nuk rezulton i hetuar.

Jacko, luftë mes trashëgimtarëve. E ëma: "Nipërit na takojnë ne"

Ë ëma e tij ka ndërmend të kërkojë kujdestarinë e nipërve, ndërsa i ati është gati për betejën mbi trashëgiminë: vetëm 5 ditë pas vdekjes së mbretit të popit, nis lufta e shpallur mbi trashëgimtarët dhe pasurinë e tij. Pas deklaratës së babait të Michael Jackson, i vendosur më shumë se kurrë për të mbrojtur të drejtat e tij mbi pasurinë e këngëtarit, ka ardhur thirrja nga avokati i prindërve, Londell McMillian, e cila ka vënë në dukje kërkesën e 79-vjeçares, Katherine Jackson, e ëma e mbretit të popit, e cila kërkon birësimin e 3 nipërve të saj: "Është ajo çka Majkëll do të donte për fëmijët e tij",- ka thënë avokati për mikrofonin e "CNN", i cili pyetjes mbi testamentin e artistit, i është përgjigjur: "Duket se ekziston një i tillë, por nuk i është bërë ende i ditur familjes".
Grace Rwaramba, dadoja e 3 fëmijëve të tij, është një nga aspirantet për të marrë kujdestarinë e fëmijëve, këtë gjë e kishte deklaruar kohët e fundit vetë Michael Jackson.


 

18 KOMENTE

NQS ai vdiq i vetmuar dhe ne mjerim ,atehere cfare kerkojne prinderit e tij ? VDIS QE TE TE DUA! per mua femijet ti besohen dados ti rriti dhe edukoje ,dhe bile te kontrollohen nga ndonji organizate per femijet pa prinder. Ku jane nenat K.... qe i kane lene femijet dhe ate ? Tani prinderit duan leket ,kjo eshte makuteri pleqsh .

Kur e pash ket foto, mu duk si zoja TOPALLI.

nanjhere pjella e ardhur me rrisk dhe me fame kurre ne shumicen e kohes se jetes se tij nuk ishte fri .mbase largimi ne ndonje fshat mund te kishte jetuar pa dishim 100vjet por duhet te ishte larguar 25-30vjec ku parate e shumta jane rikurse problemesh as ne oreks dhe jo me fri ku do te merrshin zhurmen e nje frgoriferi te zakonshem

Ashtu eshte, dados i takojne!! Pleqte s'po tregohen makuter vetem me niperit, nje zili kjo instiktive e gjysherve per te pervetesuar niperit me thenien "femija i femijes sim eshte dy here femije" por po tregohen te pacipe se kete po e perdorin per te marre nen kontroll pasurine qe la mavira me boje!!

Ku ishin keta prinder kur i mori koka ere birit te tyre per ta bere te zezen te bardhe ??? Mire e bukur ishte tjetri dhe i zi!! A pikaaa !!

ja pra keta jane amerikanet qe sua ndin per njeri-tjetrin, e kane mendjen tek pasuria.jam kurioze kujt ja ka lene testamentin M.J .

sal ram pall gerdeci thote se ja ka lene Zhozit te Shkodres loce. Po besoj se dhe ty nuk te ka lene pa gje.

Ata si prinder kane te drejte te mbrojne femijet dhe pasurine e djalit te tij,e cila te mund te vihet ne perdorim per mirerritjen e tyre.Ata jane te vetedijshem qe nuk kane nevoje per leke por me shume vite per te jetuar.
Nuk kam asnje dyshim qe nuk eshte nje akt egoist.Plus per ata qe nuk e dijne,une kam vite qe jetoj dhe kam studiuar ne londer dhe gazeta "the sun"nuk ka reputacon te mire.me kete rast i bej nje kerkese gazetarit qe te marrin info nga The times apo nga gazeta te tjera te ngjashme..

Prinderit e tij jane gjysherit e femijeve te tij dhe domosdo iu perket pasuria vec atyre dhe femijeve, dhe s'eshte makuteri e pleqve qe dikushi shprehet ketu paciperisht, por eshte mese normale kur femija vdes para prinderve ate c'ka ai, ia le me perpara prinderve se sa nje babysiter or dado, gjaku eshte gjak e trashegohen keshtu brez pas brezi ne cdo familje. Gjysherit kurre s'jane makuteri pasi ata me nje kembe ne varr jane e jeta e tyre eshte me sot e neser, por haku e djersa e femijes se tyre u takon atyre me perpara se kushdo tjeter.

o njerez mendoni mire se ne kete jete nuk duhet gje pasuri por duhet ndershmeria dhe familja e shenjet.ja cfar te ban te kesh fame dhe te jesh i pasur te marrtohesh me 100 gra ose e kunderta me 100 burra te besh nja 100 femij dhe vjen fundi pervundon vetem.majkell ka lane 3 femije jetima me tri nana qe sdihet se ku jane ja kjo eshte bota .kjo mode ka fillu me hy edhe ne shqiperi mos u genjeni nga bukuria dhe pasuria se ju merr mendet e kokes te vjen keq per femijet qe rriten pa prinder

Me vjen keq per femijet qe erdhen ne kete bote ashtu sic erdhen.Uroj qe ti kete lene edhe ndonje pjeseze edhe sales per ditelindjen qe ka neser.Popull Sala neser del ne PENSION ....HA HA HA HA.....

me te thane te drejten si (michael jackson) nuk ka per te pare bota ndonjehere. per brezin tone ai eshte elvis presley i dyte si perfundim ai eshte legjende tani ne zemrat tone .R.I.P. (Michael Jackson).THE WORLD LOVE YOU TO MUTCH./?

Beba, qenke nje trangull i vertete.

babai i tije nuk ka dashe ate e rrifte dhe e shfrytezonte duke mos kuptuar se i volli gjithe femirin tani dashka te kujdeset per niprit ,,per mendimin tim ai do vetem pasurin e tije ,, nese majkell me te vertet ka lene nje testament do te doja qe femijet dhe ter pasurin tia leri femijeve dhe dados sepse vetem ajo eshte mundesia me e mire per tu kujdosur per ta ,,,ai,ishe dhe do te mbetet me i miri ,vertet nje legjend si e quajn vete amerikanet une jetoj ne boston dhe i pashe vete reagimin qe paten dhe kan njerezit per te e kan dashur dhe vazhdojne ta duan muziken e tij [eshte i pa perseritshem ] thone te gjith ndersa sa per jeten dua te them se futuni ne internet dhe do te gjeni materjale ku do te njifni nje person qe eshte krej ndryshe nga cthone mediat sidomos per akuzat qe i bene mbi femijet vetem futuni dhe do te gjeni shum matirjale ku do te njifni nje te vertet krej ndryshe .....

Michael Jackson ka abuzuar shume me trupin e tije.Ai ka qene armik i vete vetes,duke bere eksperimente per te ndryshuar njyren e lekures,kurse mjeket e pa ngopur e c'frytezuan keto operacione plastike.Asnje, qofte prinderit,miqte shoket asnjehere nuk kane nderhyre per te ndaluar kasaphanen qe po i behesh.Te gjithe sahan lepiresit i shkonin dhe shoqeronin gjithe andej per ti xhvapur parate ketije kollosi te muzikes pop.Dhe kurr e pane qe xheksoni kish marre fund e lane te vdiste me pahire.Ai kishte dite qe nuk kishte ngrene ushqim.Ku ishin priderit e tij,ku ishin shoket dhe miqet e te ndjerit??.Tani behet lufte kush ti marri pasurine.
alban u.s.a

ahhah shum koment i goditur, vetem nje gje nuk e kuptova: pervec ngjashmerise te ashtuquajtur "bukuri fizike", ca te perbashket kane ata te dy? A mos pritet qe Zonja Topalli te kete te njejtin fat?

MICHAEL O POPULL MEQE DINKENI SHUME NGA JETA I TIJ,,NUK KA BERE ASGJE PER TE NDRYSHUAR LEKUREN E VET,PO KA PASUR NJESEMUNDJE LEKURE QE PJES,PJES U BENTE E BARDHE DHE PERDORTE TRUK NE TE GJITHE TRUPIN PER TU MOS KUPTUAR NE FILLIM E BENTE ME TE ERRET E PASTAJ LEKURA DUKE U HAPUR U BENTE ME E BARDHE,PO ASNJERIUT NUK I INTERSONTE PO TE GJITHE DUKE E GJYKUAR SE DONTE TU BENTE I BARDHE,,ASPAK E VERTET,,NE TE GJITHE BOTEN VETEM 2%VUANNGA KJO SEMUNDJE PRANDAJ SNA INTERESON TA DIME,

Cfare jeni duke komentuar o njerez lereni keto gjera shifni sec po behet ketej nga shqiperia.
Michael Jackson tani ka vdekur ok dhe sec behet andej ato jane punet e tyre ,qe ta leme te [prehet ne paqe ,Pastaj musika e tije per here do jetoje ,ndersa per pasurite aman a i keni lexuar mire informacionet qe thone qe Michael Jackson ishte zhyty shume ne borxhe qe ishallah ngelet ne nje leke thuaj per ata femije qe ka .

Me respekt Lola

MICHAEL JACKSON jetonte ne nji vile e cila kukushtonte 2miliard euro . Pasuria e tij 40% prinderit 40%femijet Dhe 20% per ndihme te femijeve pa perkrahje ne gjithe boten . Varrimi i Michael nuk eshte bere ende . Ai mbahet ne nji klinike cpeciale ,deri sa te behet i mundur gjetja se ne cfare spitali ka bere gjilperat ne damar. Anglia kerkon te mari trupin e MICHAEL per te varrosur ne personalitet e Anglise ,por se sa do te realizohet nuk dihet . Shtepine do ta blejne Anglezet . Keto jane te dhenat e fundit sipas lajmeve te Amerikes. Ishalla dhe personaliteti jone perfundon ne Angli.

Komenti juaj

 

Kanceri; Olaparid, ilaçi magjik?

Rezultatet e një prove të pjesshme klinike të një ilaçi të ri për të luftuar kancerin japin shenja premtuese për...

Shqiptarët, pushime të varfra

TIRANE - Pushime të paplanifikuara dhe jo luksoze. Madje ka edhe nga ta që i shohin agjencitë turistike vetëm nga...

 
Komentet
Letrat e lexuesve

PODCAST

Shekulli Online si faqe kryesore Shekulli Online si e preferuar
 
 

© 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP - Rruga Ismail Qemali, Pallati Abissnet - Tirane, [Shqiperi] - Tel. 04 337 8200

© ZOTSOFT NETWORKS - Realizimi dhe programimi Fjodor Zotaj