|
|
DURRËS - Në qytetin e Durrësit numërimi i votave filloi në orët e mëngjesit pasi pati vonesa të ndryshme, një ndër të cilat ishte edhe një trajnim i shkurtër që iu bë pjesëtareve të komisionit të numërimit të votave. Si rrjedhojë, procesi i numërimit nisi në orën 5:10 të mëngjesit. Në të dy KZAZ-të në qytet punojnë 15 grupe numërimi.
Procesi i numërimit ka pasur një ritëm të ngadaltë si pasojë e lodhjes, por ka pasur dyshime edhe se një ngadalësi e tillë ka qenë e qëllimshme. Sipas statistikave të KZAZ-ve, në votimet në rrethin e Durrësit kanë marrë pjesë mbi 40 % e votuesve të regjistruar nëpër listat zgjedhore ose 10% më shumë nga sa kanë votuar krahasuar me zgjedhjet parlamentare të vitit 2005.
Paradite 3 grupe që ndërprenë punën janë bërë shkak i shkëmbimit të replikave mes përfaqësuesve të PD-së dhe PS-së në Shijak. Ngjarja ka ndodhur në Komisionin Zonal Administrativ Zgjedhor nr.10 të Shijakut, kur komisionerët e PS-së e kanë ndërprerë punën per të pushuar. Kjo situatë ka shkaktuar reagim tek kampi blu, të cilët kanë artikuluar edhe akuzat e rastit ndaj tyre duke i quajtur si pengues të procesit zgjedhor.
Sipas kreut të PD-së së Shijakut, Dardan Domi, gjithçka është bërë për shkak të rezultateve negative që ka PS-ja në Shijak. Ndërsa sekretari i KZAZ Nr.10 dhe njëkohësisht edhe përfaqësues i PS-së, Alfred Dhuli, tha se nuk kishte asgjë për t'u shqetësuar pasi nga mbilodhja ishte e pamundur që të vazhdohej puna dhe se komisionerët ishin të pangrënë për orë me radhë.
Edhe në orët e pasdites në Shijak ka vijuar puna me dy grupe numërimi. Në orët e pasdites, sipas të dhënave rezultonte se në qarkun e Durrësit kishte përfunduar numërimi në 83 Qendra Votimi (QV) nga 352 gjithsej.
Rezultatet paraprake bazuar në shpërndarjen e votave sipas koalicioneve dhe subjekteve respektive ishin:
Numri i zgjedhësve që kanë marrë pjesë në votime në këtë qark është 31 636 vetë.
Shpërndarja e votave sipas koalicioneve:
Aleanca e Ndryshimit: Partia Demokratike - 14 000 vota ose 40.87%
Partia për Drejtësi dhe Integrim 685 vota ose 2.24 %
Partia Republikane 618 vota ose 2.02 %
Në total 16017 vota ose 52.47 %
Aleanca Poli i Lirisë: Të gjitha subjektet janë nën 1%.
Aleanca Socialiste për Integrim: Lëvizja Socialiste për Integrim 2316 vota ose 7.59 %
Subjektet e tjera nën 1%
Shuma në total e votave 2407 ose 8.12%
Bashkimi për Ndryshim: Partia Socialiste 11156 vota ose 38. 42%.
Në total 11685 vota ose 38.48%.
SHKODËR- Prokuroria e Shkodrës merr në pyetje për dy orë rresht Drejtorin e Përgjithshëm të KESH-it, Muharrem Stojku, duke u...
Deputetët kanë kërkuar tërheqjen e qeverisë nga dispozita, që trajton pikërisht ndalimin e mjeteve motorike sportive TIRANË - Nisma e...
Lajmet 25 Janar - Ora 15 -
data/25-01-2010
Lajmet 25 Janar - Ora 15 -
data/30-08-2008
Lajmet 25 Janar - Ora 13 -
data/30-08-2008© 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP - Rruga Ismail Qemali, Pallati Abissnet - Tirane, [Shqiperi] - Tel. 04 337 8200
Komenti juaj