|
|
Vlorë- Mosmarrëveshjet mes komisionerëve të PD-së dhe PS-së është bërë shkak për ndërprerjen e procesit të numërimit të votave në KZAZ-në e bashkisë së Vlorës. Debati ka nisur për procesverbalet shoqëruese të 6 kutive të votimit, në qendrën e numërimit të votave në KZAZ nr. 61, në Pallatin e Sportit të qytetit. Vend ku procesi është ndërprerë rreth orës 09: 15 të ditës së sotme, kur kishin mbetur ende pa u numëruar edhe 6 kuti votimi.
Sipas burimeve nga Vlora, komisionerët e PD-së pretendojnë se 6 kutitë kanë fletë të pavlefshme dhe kërkojnë të mos numërohen, ndërsa PS-ja thotë se në kuti mund të ketë vetëm disa fletë të pavlefshme dhe kërkon numërimin e tyre pasi mund të ndikojnë në rezultat.
Në bashkinë e Vlorës, në zgjedhjet e përgjithshme të së dielës funksionuan 86 qendra votimi. Ndërsa në rang qarku funksionuan 345 qendra votimi, prej të cilave deri më tani, sipas të dhënave, janë shqyrtuar mbi 287 prej tyre., Nga rezultatet paraprake PS kryeson me 44.19% të votave kundrejt PD që ka 28.13 %. Forcë e tretë është PBDNJ me 5.71 % dhe PDI 4.7 %
ERSEKË- Një nga tre të mbijetuarit, pas shembjes e tavanit të magazinës të grumbullimit të grurit në qytetin e Ersekës...
TIRANË- Ambasadori amerikan në vendin tonë, Withers ka zhvilluar sot pasdite një takim me kreun e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve,...
Lajmet 10 korrik - Ora 16 -
data/10-07-2009
Lajmet 10 korrik - Ora 15 -
data/30-08-2008
Lajmet 10 korrik - Ora 13 -
data/30-08-2008© 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP - Rruga Ismail Qemali, Pallati Abissnet - Tirane, [Shqiperi] - Tel. 04 337 8200
© ZOTSOFT NETWORKS - Realizimi dhe programimi Fjodor Zotaj
Keshtu do te ndodh, kur deklaron se ne kutite qe kane ngelur jane bastionet e PS qe kane votuar.
C'pret atehere te bejne berishaqet: Nxjerrin komplet kutite te pavlefeshme, me mire se Ata nuk i dine ps-istet, pasi i kane futur vete ato te tepertat.
C'do gje mund te presesh nga djajte.
C'do kuti votimi,pamvaresishte se mund te kete fleta votimi te pa vlefshme,
duhet te hapen dhe te kontrollohen nje per nje.Ku e kane gjetur ate te drejte rrufjanet e PD.Ata qe mendojne ndryshe per mos numerimin e votave pamvaresishte kush jane PD-ISTE,apo socialist jane te pa afte per ate pune.Une kam qene vete kryetar i qendres se votimit ne Tirane ne 92.komisioni duhet te numeroje c'do kuti votimi.Por ne rastin konkret ne Vlore.Socialistet duhet te hapin kutite e votimeve para perfaqesuesve te partive te tjera,dhe te kerkojne ndihmen e perfaqesuesve te huaje.Partia socialiste te mos bier preh e disa huliganve te pa cipe.Vota e popullit duhet kontrolluar se se bene duan apo nuk duan PD-istet.Gjashte kuti mund te jene mbi 600 veta qe mund te kene votuar,prandaj asnje nuk ka te drejte te humbas voten e popullit.
alban U.S.A
Filloi avazi vjeter.Turp per kete vend qe nuk mund te bej zgjedhje brenda standarteve.Eshte e tmershme ky vend eeshte populluar me monstra.Duam dhe viza per ne Evrope!Mire kemi qene neper male kur komshijte tane ju kthyen shkollave,ne u vendosem neper male me dhi e dele.As mos te presim te kete vote te lire me Saliun
Filloi avazi vjeter.Turp per kete vend qe nuk mund te bej zgjedhje brenda standarteve.Eshte e tmershme ky vend eeshte populluar me monstra.Duam dhe viza per ne Evrope!Mire kemi qene neper male kur komshijte tane ju kthyen shkollave,ne u vendosem neper male me dhi e dele.As mos te presim te kete vote te lire me Saliun
Po shume mire qe votat ndahen te jete edhe qeveria shume ngjyreshe,perse te mos jete kjo gje,kualicioni shume ngjyresh eshte me i sukseshmi ne gjihte bote!sa turp per ca njerez qe deklarojne qe votohet veri jug,ps ka deputet ne kukes,pd ka deputet ne vlore dhe korce,perse gjith ky inat! Nga njeher nuk gjej dot shkakun dhe arasyen kjo eshte shume e demshme per te ardhmrn e shqiperise!Tung nga shkodra......
Edhe pse nuk e donin Obamen amerikanet e votuan vetem sepse u lodhen 8 vjet me Bushin si ka mundesi qe ne shqipetaret po bejme gati 20 vjet me Berishen dhe ende nuk jemi lodhur...
Edhe pse nuk e donin Obamen amerikanet e votuan vetem sepse u lodhen 8 vjet me Bushin si ka mundesi qe ne shqipetaret po bejme gati 20 vjet me Berishen dhe ende nuk jemi lodhur...