|
|
GJIROKASTËR- Ka rinisur sot në mëngjes numërimi i votave në KZAZ, pas ndërprerjes që u bë mbrëmë vonë, vetëm 16 orë pasi kishte fillimuar. Shkak për ndërprerjen ka qenë lodhja e komisionerëve të KZAZ dhe numëruesve njëkohësisht. Rreth orës 20.00 të mbrëmjes së djeshme, Komisioni Zonal i Administrimit të Zgjedhjeve, bazuar edhe në kërkesat e përfaqësuesve të forcave politike vendosi që ta pezullonte këtë proces deri në mesnatë, kur pritet që të rifillojë sërish. 9 grupet e numërimit, për 16 orë me radhë, gjatë të cilave procesi ka vijuar pa ndërprerje kanë mundur të japin rezultatet paraprake për 38 qendra, të cilat tregojnë avantazh të Partisë Socialiste, me 2442 vota në krahasim me atë Demokratike. Kështu, socialistët në 38 qendra kanë grumbulluar 7935 vota, kundrejt 4493 votave për demokratët, ndërsa partitë e vogla kanë mundur të marrin një numër të vogël votash. Nga ana tjetër, Në KZAZ e rretheve Tepelenë e Përmet procesi ka vijuar normalisht pa problem. Deri në mbrëmje në Përmet ishin numëruar 78 qendra votimi nga 88 të tilla, ndërsa në rrethin e Tepelenës ka përfunduar numërimi për 50 qendra nga 75 që ka në total. Edhe në këto dy rrethe, Partia Socialiste është në avantazh. Kështu rezultatet paraprake tregojnë se në Përmet PS udhëheq me 1766 vota kundrejt 1167 të PD, ndërsa në Tepelenë socialistët kanë marrë 4063 vota kundrejt 3338 vota për demokratët.
ERSEKË- Një nga tre të mbijetuarit, pas shembjes e tavanit të magazinës të grumbullimit të grurit në qytetin e Ersekës...
TIRANË- Ambasadori amerikan në vendin tonë, Withers ka zhvilluar sot pasdite një takim me kreun e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve,...
Lajmet 10 korrik - Ora 16 -
data/10-07-2009
Lajmet 10 korrik - Ora 15 -
data/30-08-2008
Lajmet 10 korrik - Ora 13 -
data/30-08-2008© 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP - Rruga Ismail Qemali, Pallati Abissnet - Tirane, [Shqiperi] - Tel. 04 337 8200
© ZOTSOFT NETWORKS - Realizimi dhe programimi Fjodor Zotaj
Komenti juaj