|
|
Vizita e prezantuesit të njohur italian në Shqipëri, nuk kaloi pa u ndjerë. Ishte një vizitë intensive dhe e programuar më së mirë nga të gjithë ata që kishin realizuar pritjen e tij. Ardit Gjebrea i premtoi drejtpërdrejt në emisionin se, në qoftë se do shkelte në Shqipëri, ai do të bëhej shoferi i tij personal. Dhe kështu ndodhi.
Që nga momenti kur Pipo zbriti në aeroportin e Rinasit, ishte Arditi që e priti dhe ishte po ai që e përcolli. Për të ishte një privilegj i madh që Baudo do të vinte në Shqipëri dhe se Gjebrea do të kishte mundësi t'i bënte një intervistë ekskluzive shoumenit italian. Një fakt interesant që ne kemi mësuar nëpërmjet shoqëruesve të Pipos, është ai i shumës monetare që një personazh si Baudo do të merrte për të bërë një vizitë në një vend tjetër. Që ai të merrte mundimin të dilte nga dera e shtëpisë për të shkuar diku, i duheshin të paktën 100 mijë euro. Ndërsa për ardhjen në Shqipëri ai nuk ka marrë asnjë të hollë.
Vizita e personazhit të njohur italian ka qenë e ngjeshur. Dreka në shtëpinë e Presidentit, darka me Kryetaren e Kuvendit dhe një grup miqsh ka bërë që Baudo të kalojë një mbrëmje të këndshme dhe jo si të tjerat. Ajo që u ka ngelur "peng" shoqëruesve të Pipos, është xhiroja me gomone. Donin aq shumë që ai ta provonte njëherë detin nëpërmjet gomones, por kushtet atmosferike dhe era e fortë në bregdetin e Jonit, e kishin bërë të pamundur. Ashtu si edhe kanoçja që iu dhurua në shenjë simbolike, për të kuptuar se çfarë "hiqnin" shqiptarët të shihnin stacionet italiane, po ashtu duket se organizatorët kishin marrë përsipër ta bënin atë të provonte shenjat më të hidhura të komunizmit dhe të pluralizmit, duke përmendur gomonen. Ajo që i ka rënë në sy Pipos dhe që nuk ka nguruar ta shprehë gjithandej, është bukuria e femrave shqiptare. Xhiroja nga zona e Bllokut në kryeqytet ia ka forcuar akoma më shumë këtë ide, duke pohuar se Shqipëria ka vajza më të bukura se Italia. Këtë gjë e ka thënë edhe në transmetim direkt, në emsionin e Ardit Gjebresë, ku pranë i erdhi Bleona Qerreti, e cila ishte një nga të ftuarat e asaj të diele. Edhe aty komplimentet për këngëtaren ranë në sy.
********************
TIRANE - Ai është 'çmendur' nga femrat shqiptare, nga mikpritja dhe dashuria që njerëzit kanë treguar për të. Pipo Baudo, shoumeni i njohur italian, fundjavën e kaluar, ka vizituar për dy ditë e gjysmë Shqipërinë. E gjitha ka filluar më 7 qershor, kur gjatë transmetimit të së "Dielës Shqiptare", prezantuesi Ardit Gjebrea, kishte datëlindjen. Për koincidencë, edhe Baudo e ka në të njëjtën ditë. Në këtë kohë, organizatorët e spektaklit bënë të mundur që Gjebreas t'i vinte një urim i drejtpërdrejtë në transmetim nga Pipo dhe kështu ndodhi. Ai uroi Arditin dhe i premtoi atij një vizitë në Shqipëri. Gjithçka na e rrëfen Ivi Tase, asistent regjisor pranë këtij spektakli dhe shoqërues i Pipos në të gjitha vizitat e tij në vendin tonë. Më 20 qershor, ora 10 e 30 paradite, ai zbret në aeroportin e Rinasit dhe prej andej, drekë në vilen e Presidentit Bamir Topi, pranë kodrës së Priftit. Zbavitja e parë i vjen nga mikpritja dhe dreka e thjeshtë jozyrtare, e bërë në familjen presidenciale dhe prej andej, një shëtitje me teleferik në Dajt, ka bërë që Pipo, atë ditë, ta mbyllte ndryshe. Ivi tregon më tej se "atë pak kohë që Baudo qëndron në Dajt, ishte përgatitur një pritje spektakolare në qytetin e Vlorës. Rrugën për të shkuar atje e ka bërë me helikopter të vënë në dispozicion posaçërisht për të. Madje, i ishte planifikuar një shëtitje me gomone në det, por që ky plan ka dështuar sapo Pipo ka hipur në të. Moti nuk e favorizonte një gjë të tillë. Aty ka shprehur dëshirën për të pasur një shtëpi pranë detit Jon. E pse jo, ka pohuar se Vlora qenka shumë e bukur. Nuk është mbyllur me kaq; darka është kaluar nën shoqërinë e Kryetares së Parlamentit, Jozefina Topalli, Ardit Gjebresë, i cili e ka shoqëruar në çdo moment dhe miqve të tjerë.
Dita e diel ka filluar më një pritje të ambasadorit italian pranë kësaj ambasade. Më pas e priste dreka dhe shfaqja finale tek "E diela..." Ajo që i ka bërë më shumë përshtypje dhe e ka habitur, ka qenë dhurata që stafi i emisionit i ka përgatitur. Një kanoçe, e cila simbolizonte kohën kur shqiptarët shihnin televizionet italiane nëpërmjet saj.
Ivi nuk e ka lënë Pipon të ikë nga Tirana pa bërë një xhiro nga Blloku, duke u shprehur se Shqipëria ka bërë hapa përpara që nga koha kur ai kishte qenë për herë të fundit, në vitin 1994. Gjatë qëndrimit në Shqipëri, është shoqëruar edhe nga Getano Kasteli, skenografi i San Remos, por tashmë edhe i "Së dielës shqiptare". 73-vjeçari Pipo Baudo, i cili aktualisht mban postin drejtor artistik i San Remos, por jo vetëm, ka lënë këtë vend duke marrë me vete suksesin dhe me bindjen se do të kthehet sërish në këtë vend. SH2-shi ka siguruar fotot e pabotuara të turit të tij në Shqipëri.
Intervista
Flet Piro Bashari: Si i realizoja "kanoçet" e ndalura në kohën e diktaturës
Një kanoçe për Pipo Baudon!
Pas 25 vjetësh ka provuar ndjesinë e të krijuarit të një kanoçeje që, në qoftë se zbulohej, mund të përfundonte në burg. Ishte një kuti e vogël llamarine, nëpërmjet së cilës, në ekranin e televizorit shfaqeshin kanalet televizive të vendeve fqinje. Pirro Bashari, me profesion inxhinier, ka realizuar pas kaq kohësh këtë vegël për një dhuratë të veçantë, që iu bë pas një vizite dyditore shoumenit më të njohur italian, Pipo Baudo. Mesazhi ishte i thjeshtë: nëpërmjet saj, shqiptarët ndiqnin prezantuesin e njohur, por jo vetëm, duke rrezikuar edhe "lirinë". Rreziku më i madh ishte për ata që i krijonin këto kanoçe të ndaluara. Në qoftë se zbuloheshin, autori mund të përfundonte me akuzën agjitacion dhe propagandë, duke u dënuar me 14 vjet burg. Inxhinier Piro është një person ndryshe. Ai, nga njëra ana punonte në televizion, duke bërë zhurmueset që të mos merrnin kanalet e huaja dhe, nga ana tjetër, krijonte këto kanoçe për vete dhe miqtë e tij, që të shihnin stacionet e vendeve fqinje. Nuk kishte rrezik më të madh për të. Por tashmë kohët kanë ndryshuar. Kjo vegël e prodhuar në fshehtësi, është kthyer në një relike që të kujton kohëra të vështira, por edhe të bukura. Si e tillë, për t'i kujtuar atij se ku "futej" Italia për të ardhur deri në shtëpitë tona, iu bë dhuratë Baudos, pas një vizite në vendin tonë.
Z. Piro, një javë më parë keni realizuar një kanoçe për t'ia bërë dhuratë prezantuesit të njohur italian, Pipo Baudo. Si erdhën ideatorët e saj deri tek ju?
Kisha gati 25 vjet që nuk kisha kapur më kanoçe me dorë dhe kjo ishte një kthjellim kujtese. Më merr një shoku im në telefon, i cili ishte i njohuri i personave që kishin ftuar Pipon në Shqipëri dhe më thotë idenë. Pranova direkt dhe u kujtova që kisha një kanoçe gjysmë të gatshme në shtëpi. E montova me kujdes, e provova, e bëra funksionale, ishte gati për t'ia dhuruar Baudos. Ishte një ide shumë e bukur nga ana e organizatoreve, duke menduar se çdo gjë që ndodhte në ekranet e huaja, shfaqej nëpërmjet asaj kanoçeje në vendin tonë. Unë kam qenë njeri nga ata persona që kam rrezikuar edhe jetën për të parë se çfarë ndodhte përtej vendin tonë. Dhe kur shihnim kanalet e huaja, e kuptonin se ku jetonim. Po ta thoshe këtë fjali në atë periudhë, e sigurt që do i haje ca vite të mira burg.
Kur i keni realizuar kanoçet e para?
Kanoçet e para i kam bërë në vitin 1974, 30 vjet më parë. Si fillim i kam bërë për vete, pastaj në mënyrë ilegale edhe për shoqërinë.
Kishit kërkesa atëherë për të realizuar kanoçe?
Natyrisht që kishte shumë, por unë i bëj për një shoqëri të zgjedhur, se kisha frikë mos më spiunonin dhe pastaj përfundoja keq. Në atë kohë, televizori merrte vetëm TVSH-në dhe kur drejtohej antena nga Jugosllavia, merrte dhe programin e parë të saj. Ndërsa në verë, temperaturat e ambientit rriteshin, shfaqej programi i parë i Italisë dhe kanoçja, në këtë formë, vinte në ndihmë për t'i marrë sa më mirë.
Ju ka ndodhur ndonjëherë t'ju kenë zbuluar që ju realizonit këto gjëra të ndaluara për kohën?
Jo, se këto i bëja fshehurazi dhe për shoqërinë që njihja dhe nuk dilte fjala. Në atë kohë ishte e ndaluar të bëje gjëra të tilla dhe po të kapnin, dënoheshe për agjitacion dhe propagandë. Mund të haje deri në 14 vjet burg.
Nuk kishit frikë nga kjo?
E bukura këtu ishte se kjo ishte një gjë e ndaluar dhe ne e realizonim në fshehtësi. I fshihnim antenat nëpër çati. Në lagje të caktuara kishte njerëz enkas që i dërgonin për të kontrolluar të gjitha tarracat.
Ju ka ardhur ndonjë person me pushet në atë kohë dhe ju ka kërkuar t'i realizonit një konaçe?
Kanë ardhur shumë, dhe jo komunistë të thjeshtë, por edhe kandidatë të byrosë politike, njëri nga ata ka qenë Pirro Dodbiba, që i kam bërë kanoçe. Ka qenë edhe ministër i Bujqësisë në kohën e diktaturës dhe kandidat për në byro. Pas daljes së televizorëve, njerëzit kishin kuriozitet të shihnin çfarë ndodhte në botë. Tirana në atë kohë kishte program shumë të reduktuar, fillonte në 6 pasdite dhe përfundonte në orën 10. Ne përdornim edhe varak atëherë, që ajo të jepte maksimumin e sinjalit dhe vetë ajo është llamarinë.
Ju çfarë profesioni keni?
Unë kam mbaruar inxhinierinë e rrymave të dobëta. Atëherë ndaheshin degët. Deri në vit të dytë ne ishim me inxhinierinë e elektrike. Në vit të dytë, studentët më të mirë shkonin në rrymat e dobëta, se do punonin në televizion më pas. Më pas kam punuar inxhinier në televizion dhe duhet të bëja zhurmuesit e Jugosllavisë, që televizorët të merrnin vetëm Tiranën. Pastaj mora garancinë e televizorëve që shiteshin me valutë. Tani jam privat.
Domethënë bënit edhe zhurmuesin, por edhe kanoçet për të marrë stacionet?
(Qesh). Po, të dyja, njërën në mënyrë legale dhe tjetrën ilegale. Po në atë kohë janë arrestuar inxhinierë që bënin këto gjëra dhe janë futur bë burg. Ato gjëra i bënte nevoja, se kishe dëshirë të shikoje diçka më tepër dhe të tundonte kurioziteti.
Kishit vështirësi kur e realizuat pas kaq shumë kohësh?
Jo, jo. Asnjë vështirësi. Nuk vuajmë nga memoria.
Pipo Baudon e njihnit, e kishit dëgjuar si emër?
E kisha parë në televizor dhe më kujtohet kur kishte ardhur dikur në Shqipëri, në vitet 1990. E njihja vetëm nëpërmjet televizorit, se vetë nuk e kam takuar ndonjëherë.
E patë momentin kur Pipo mori si dhuratë pikërisht kanoçen që ju e kishit bërë me dorën tuaj?
Patjetër që e pashë. U ndjeva shumë mirë.
Si e mbani mend kohën kur erdhën televizorët e parë në Shqipëri?
Në fillim, televizorët në Shqipëri kanë ardhur nga Jugosllavia, dhe kryesisht ishin të markës "Iliria". Në Jugosllavi, këto televizorë prodhoheshin me grupin e UHF-ës. Me një vendim qeverie të asaj kohe, ky grup u hoq dhe televizorët mbetën vetëm me VHF, domethënë për të parë vetëm Tiranën. Në këtë kohë bëhet fjalë për vitin 1973. Në këtë kanal filluan të shfaqeshin programet e UHF-ës, si për shembull "Jugosllavia 2", ose "Beogradi 2", siç quhej në atë kohë dhe "Rai due". Në këtë formë lindi ideja dhe nevoja e kanoçes. Kanoçja nuk ka autor, e ka shpik Piro, apo një tjetër. Ajo ka një kopjim skeme nga një gjenerator që gjeneron një frekuencë të caktuar dhe kjo përpunohet brenda kanoçes dhe del në kanalin e VHF-së. Ky ishte funksioni i saj. Në këtë mënyrë ne realizonim një kanoçe, bënim akordimin e frekuencës dhe gjenim kanalin që donim.
Intervista e Baudos në "Rai": Kanoçja, dhurata më e bukur që kam marrë ndonjëherë
Pas përfundimit të vizitës në Shqipëri, Pipo Baudo është ftuar në emision e mëngjesit, në televizionin italian "Rai". I pyetur nga gazetarët, ai është shprehur shumë i lumtur për këtë vizitë, e cila i ka lënë mbresa të pashlyeshme. Gjatë bisedës ka treguar edhe dhuratën që i është bërë në vendin ton, kanoçen, duke e quajtur atë si më të veçantën që i është bërë ndonjëherë. Ai ka shpjeguar për italianët se ajo dhuratë ishte kyçi që shqiptarët të shikonin Italinë në kohën e diktaturës. Ai ka pohuar se: "Italia jonë kaq e madhe, futej në këtë kanoçe kaq të vogël dhe ishte dritare për të na parë ata në Shqipëri."
Rezultatet e një prove të pjesshme klinike të një ilaçi të ri për të luftuar kancerin japin shenja premtuese për...
TIRANE - Pushime të paplanifikuara dhe jo luksoze. Madje ka edhe nga ta që i shohin agjencitë turistike vetëm nga...
Lajmet 10 korrik - Ora 16 -
data/10-07-2009
Lajmet 10 korrik - Ora 15 -
data/30-08-2008
Lajmet 10 korrik - Ora 13 -
data/30-08-2008© 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP - Rruga Ismail Qemali, Pallati Abissnet - Tirane, [Shqiperi] - Tel. 04 337 8200
© ZOTSOFT NETWORKS - Realizimi dhe programimi Fjodor Zotaj
Domosdo eshte cmendur pipo nga femrat shqiptare, me b....perjasht
do cmendej dhe papa :-)
Po mor plak se ne vetem me femrat gjysem lakuriq na ka mbet me u mburr tani.Ky mut macok plak akoma do minj te njome. Jepini shqipo jepini se vetem me mollaqe dhe tule do hyjme ne evrope.Zaten vetem per ato na duan. Apo per ndonje vile ne bregdet.
PIPO PAUDO MIRE SE TE NA VISH ?SE PASKE KEMBEN E MBARE . NE GOCA TE BUKURA PO JU KEMBEN TE FLORINJTE .UNE E KAM FJALEN PER ZGJEDHJET ?NUK DI SE KUSH FITON AKOMA ?PO ZGJEDHJE TE NDERSHME DHE TE QETA . U ZBUTEN UJQERIT DHE UJKONJAT.
Z.Pirro Bashari
Si bashkekohes i diktatures te falenderoj per nderin qe ne ke bere duke krijuar mundesite per te pare stacionet e huaja televizive.Te kemi falenderuar dhe ne kohen e diktatures por pa ta ditur emrin dhe profesionin.Mendoj se dhurata qe i bete P.Baudon eshte shume e goditur por mendoj se ti duhet ti besh nje dhurate te tille dhe muzeumit historik shqipetare jo vetem per tu treguar brezave se si mundoheshim ne kohen e diktatures te njiheshim me boten e jashteme por e pare dhe si nje mjet qe indirek ndikoi ne luften kunder saje.
Dhe nji here faleminderit.
sa per pipon ai duket si nje plak qe nuk mund te punoje.dhe vetem kenaqet duke shikuar se ne fund te fundit eshte thjesht nje prezantus .dhe sduhet ta nderojme kaq shume aq me shume dashka dhe shtepi ne vlore.porfain nuk ja ve atit por ketyre italove te shqiperise qe shkuan nja dy vjet ne itali dhe duan te hethin poshte kulturen the traditat tona.sa per kanocen ai qe e shpiku ishte njesh e njesh do te ngelet.por me vjen inat se atistet tane kur duan te shkojne ne itali duhet te bejne valixhet nj nje vit perpara se nuk dihet do marin vizen apo jo.
Vetem ne Shqiperi Presidenti dhe Kryetari i Parlamentit merren me pritje showman-esh.
mos harro edhe kryeministrin Laura...treshja e bekuar!
pipo baudo akoma gjalle ? i shkon si berluskoni edhe kti mendja per sume me sa duket komshit tane e shohin shqiperine si harem ku mund te vine e shfryne B o l e t te kalamajt tane . politikanet tane jane karagjoze del presidenti shoqeron nje showman .
Zoti inxhinier dhe ju prites te Z.Baudo besoj se ca gjera nuk ja kini thene atij.Megjithese ay i di shume mire ,po nuk ka rendesi se polemika ndaj tij se eshte mik ne Shqiperi e tek shqiptaret.
Po ju pyes ju ,e soj analiste e prezantues kur do ta ftoni perseri se deri atehere do te shpikni 'kanocen'qe
te mos kete me te papune,te vetngujuar,te perdhunuar,te vetvrare e vrare,te aksidentuar(kudo)te droguar,alkolizuar,prostitucionuar,te pabarabarte ne shoqeri nga ana ekonomike,me familje te pa sigurte,pa strehim,pa kukuvajka ne politike,pa emigrim etj.Po ju them keto se sot jemi te hapur(shqyer)e ata pertej detit qe gjithmone na kane dashur 'te miren' nuk i dine keto.Se me thene te drejten kur z.Baudo ngre probleme e kritikon ja ta zeme sic eshte realiteti edhe papen e qeverine dhe ata nuk kane fjetur gjithe naten:I kane zgjidhur hallet 'sic e di populli italian'dhe z.Pipo shikon kontratat e pagesave per punen qe kryen.(faleminderit qe nuk paska marre pagese per ardhjen tek ne),por bie nje çike ere kjo pune se atehere pse z.Baudo nuk e thote qe qenkerka komunist se ata punonin dikur pa pagese.Kuptohemi komunist shqiptar e jo italian.Po kam dhe nje merak per ate kanoçen se mos vjen perseri Papa ne Shqiperi dhe ua kerkon meqenese atehere kur nja Pulja reaksionari voytila bente thirrje heretike,ne se degjuam(edhe i mbeshtetur nga mediat) pra mos duhet tja coni tek varri se na bekoi kur vizitoi vendin tone dhe meqe ay su duk me per hallet e popullit ndoshta kujtohet ky qe eshte ne fuqi.Pa le se tashme nuk i degjon njeri d.m.th.borgjezia e padronet vecse atehere kur u duhen kundra popujve.Paçi evenimente te tjera e mos harroni ate Fe....nga Irani se atje behet 'hataja'se tashme ne vendet perndimore nese do dilte kush ne protesta e te thoshte na u vodhen votat gjaku gjer ne gju do shkonte.Per shembull ne 97,ju pse nuk shpiket kanoce qe z.Pipo etj nga 'bota e lire'te degjonte britmat e shqiptareve dhe te thoshte me force NDAL,apo jo.Po tani ne keto momente pse heshtni qe rezultatet e zgjedhjeve po shkojne ne kalendat greke?Natyrisht shikoni se cili usta do dale mbi uje,pa 'ja ben memen popullit se nuk ka buke te haje.
O LANCIT NAM KA SHKUAR PIPPO TEK PRESIDENTI E TE KRYETARI PARLAMENTIT,,,O BIR SHQIPTARI SHKRET.