|
|
Imagjinoni një zotëri, në pamje të parë një xhentelmen i vërtetë, i afrohet zonjushës më të bukur në atë mbrëmje dhe plotë me vetësiguri i thotë: "Ju jeni e mrekullueshme. Unë jam i përkryer. Martohuni me mua."
Gruaja e re buzëqesh nervoze. E intriguar nga oferta teatrale e zotërisë ia kthen: "Dukeni tip interesant. Mund të tregoni më shumë për veten?". Zotëria lëshon një buzëqeshje plot sharm dhe përsërit: "Ju jeni e mrekullueshme.
Unë jam i përkryer. Martohuni me mua." Tani bukuroshja është më pak e argëtuar se herën e parë... "Jeni i sjellshëm, por do të duhej t'ju njihja shumë mirë për t'u martuar bashkë. S'mendoni kështu?"
"Ju jeni e mrekullueshme. Unë jam i përkryer. Martohuni me mua." ... "Ju jeni e mrekullueshme. Unë jam i përkryer. Martohuni me mua."
"Ju lutem, mjaft. E tepruat!"
Kandidati për burrë këmbëngul: "Ju jeni e mrekullueshme. Unë jam i përkryer. Martohuni me mua."
Në javën e fundit të fushatës që lamë pas, dyshoj se mbeti ndonjë shqiptar që nuk u bë objekt i mesazheve elektorale bombarduese, sidomos javët e fundit.
Spotet televizive të qeverisë kishin rreth një vit që transmetoheshin rregullisht, ndaj, në një farë mënyre, ekspozimi ndaj reklamës politike nuk i vjen elektoratit si një goditje e beftë, por më tepër si një krah i hedhur miqësisht rreth qafës që ngadalë kthehet në një shtrëngim mbytës.
Slogani "Shqipëria po ndryshon" e shoqëroi Kryeministrin për muaj me radhë në inaugurimet ku ky shfaqej gjithmonë me në sfond peizazhin e Shqipërisë ndryshuese, të përpunuar me "Photoshop".
Këto janë të gjitha pjesë e lojës politike, brenda lirisë demokratike që secila forcë apo udhëheqës ka për të përçuar mesazhin e vet politik apo për të takuar publikun. Problemi nis kur komunikimi i ideve zëvendësohet nga propaganda e rënduar dhe hipokrite, ashtu siç ndodhi gjatë fushatës për zgjedhjet e së dielës së shkuar.
Në rrugë, autobusët e linjave urbane mbartin logot e forcave politike, reklamat ndriçuese në trotuare janë veshur me portrete politikanësh, siç janë veshur çuditërisht edhe disa furgonë të rretheve.
Postera, fletushka, spote në radio, në televizion, koncerte me muzikë pop dhe mesazh poop, furgonë buçitës, parashutistë (paragliding), banderola që varen mbi rrugët, stilolapsa, çakmakë, veprimtarë, mitingashë, debate televizive pa asnjë dobi publike, opinionistë mercenarë... ky operacion patjetër kap shifra miliona dollarësh në shpenzime, dhe pa diskutim kjo ka qenë fushata më e kontrolluar politikisht në historinë e shkurtër të demokracisë shqiptare.
Fushata u kthye kështu në një teatër, por kjo ndodh kudo në qytetërimin e sotëm perëndimor, ndaj nuk po e ngacmoj si fenomen. Ajo që kërkohet nga forcat politike, më e pakta pra, është që qoftë edhe teatër, të mos jetë vulgar, i tillë që publiku-spektator ta përbuzë. Historia e demokracive të tjera na mëson se me shfaqjen e reklamës politike në televizion, apatia ka njohur vetëm rritje.
Havel shkruante se një sistem politik që rëndon mbi njerëzit, ka nevojë jetike për propagandën, por propaganda në vetvete përbën provën e kalbjes së sistemit.
Si çdo gjë në botë, edhe fushata elektorale duhet të ketë një masë.
Bombardimi i publikut me gjithfarë mesazhesh elektorale nuk ka sesi të mos krijojë një ndjesi të kundërehatisë ndër njerëzit dhe kjo kundërehati e shkaktuar nga propaganda e tepruar, ka gjasa të kthehet në bumerang, në formën e një vote kundër.
Në rast se kandidati për burrë do të vazhdojë të përsërisë, "Ju jeni e mrekullueshme. Unë jam i përkryer. Martohuni me mua", shpejt zonjusha do të largohet e skandalizuar dhe me plot të drejtë do të mendojë se ka të bëjë me ndonjë maniak apo debil. Nuk mund të përsërisësh pafundësisht një slogan.
Herët apo vonë duhet të arsyetosh. Në thelb, në këto mesazhe elektorale duhet të kesh diçka më konkrete për të thënë në mbrojtje të pohimeve, ose më mirë të mos flasësh fare. Kur e tepron në të tillë mënyrë, me mesazhe të ngurtë, hipokritë dhe pa argument, do të thotë se nuk i ke bërë hesapet mirë. Është sikur të përpiqesh ta kapërcesh një hendek me dy kërcime.
Kosta Rika zgjodhi presidenten e saj te pare femer, dhe...
Kina ngriti siparin mbi boten e saj te mrekullive prej...
Lajmet 10 Shkurt - Ora 12 -
data/10-02-2010
Lajmet 10 Shkurt - Ora 11 -
data/30-08-2008
Lajmet 10 Shkurt - Ora 10 -
data/30-08-2008© 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP - Rruga Ismail Qemali, Pallati Abissnet - Tirane, [Shqiperi] - Tel. 04 337 8200
Thonin se mbreti Nikolle Malit te Zi i pyste njerezit: "Sa thase miell i ke ne shtepi aq do te marresh, e nese nuk ke asnje thes miell, nuk do te marresh asnje. Kjo menyre e vleresimit na con ne dekadence, shtohet deshira per te plackitur popullin duke perdorur mjete me cnjerezore. Tani u pa se cila ishte paraloja e ca politikaneve te veprimtarise se gjithmbarshme te tyre se cfare rrugesh do te perdoren per ta shnderruar shoqerine ne te ardhmen.
Sa po shihet Helenet do te jene perfitus.
Helenet do te vendosin se cila parti do te udhheq shtetin.
Me kete dua te theme pa vullnet.Po si po shihet Helenet do te komandojne.Kuptohet me presion.
Po patem vullnet dy partite SP.me PD. te hyne ne kualicion,kjo do te ishte menyra po dhe shpetimi i Shqipetarve.
Kuptohet po dhe i lutem ZOTIT qe Helenet mos te na derigjojne maxhurancen se ne Shqipetarte pere pushtete e tradhtojme popullin-interesat kombetare.
Fushata eshte teater izhanrit komik,sic e pati quajtur Fan Noli dikur,dhe ashtu do te jete gjithmone.Ne kete sistem,boset e parase dhe te te gjitha favoreve te tjeras qe jane produkt i saj,ndahen ne disa grupe dhe "luftojne" me "alternativa,e perbashketa e te cilave eshte se te pasurit mbesin gjithmone te pasur dhe te varferit mbesin te varfer.Komedia vazhdon,sepse te varferit vazhdojne te brohorasin per te pasurit,si atehere kur keta te fundit iu hedhin ndonje kafshate edhe atehere kur kjo kafshate mbetet vetem premtim.Te pasurit sigurojne vazhdimin e sundimit real kurse te varferit kenaqen se rrezuan nga pushteti gjysmen e te pasurve per ta zavendesuar me gjysmen tjeter.Gjysma e spaktatoreve qesh dhe gjysma qan,ndersa aktoret jane te vetmit te kenaqur te perhershem.
rrofte Noli
Vladimiri
Vancouver
Canada