Versioni Print ndrysho

Shekulli ne versionin e shtypur

* Duke klikuar me siper kaloni ne versionin e gazetes Shekulli te shtypur, ku mund te lexoni te gjitha informacionet qe ka patur gazeta e dites ne treg

Islami-Berishës: Mos blloko numërimin

Shekulli Online | 30/06/2009 | Lajm i fundit | komentet 36 KOMENTE | komentet SHARE | -zvogelo shkrimin +zmadho shkrimin

TIRANË- Pas raportimit të problemeve në disa qendra numërimi votash, ku debatet mes komisionerëve, ose largimi i tyre, kanë shkaktuar ndërprerje të procesit Partia Socialiste i drejton thirrje kreut të qeverisë të mos bllokojë numërimin.
Deklarata është bërë nga Kastriot Islami, i cili nga selia e PS-së i ka kërkuar edhe ndërkombëtarëve të jenë të vëmendshëm gjatë numërimit.
"I bëj thirrje Sali Berishës të mos bllokojë procesin e numërimit në Elbasan, Fier e Tiranë ku vendoset rezultati përfundimtar e që flet në favorin tonë. Paralajmërojmë se nëse kjo situatë abuzimesh e kombinuar me bllokim të qëllimshëm të procesit në zonat ku fitorja jonë thellohet, ne do të ngarkojmë me përgjegjësi Berishën për prishje të procesit zgjedhor"- tha Islami. Ai shtoi se PS-ja i është drejtuar ndërkombëtarëve për të ndjekur devijimin e qëllimshëm të procesit, jo vetëm në zonat e sipërpërmendura, por edhe në Shkodër ku po shfaqen parregullsi shqetësuese.
Islami ka sqaruar gjithashtu se të dhënat që dalin nga projekti Eca- Kriik, janë paraprake, aq më tepër që në gjithë vendin dhe në zona të veçanta ku rezultati luhet në terren shumë të kufizuar kanë mbetur edhe më shumë se 25% e votave pa numëruar.


Rama: PD, plan për bllokimin e zgjedhjeve

TIRANË- Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama ka deklaruar në mbrëmje nga selia rozë se po bëhet presion mbi anëtarët e grupeve të numërimit të votave.
"Nuk ka asnjë sens që të ketë personazhe gjithfarësh që futen në Qendrat e Numërimit e të bëjnë presion, të pengojnë procesin e numërimit në mënyrë të dëshpëruar, ashtu si është dëshpërimi i atyre që nxisin këto lëvizje"- tha Rama, duke shtuar se ka plane për bllokimin e zgjedhjeve dhe për nxjerrjen e kutive të pavlefshme.
Ai ka deklaruar se PS-ja është e informuar për vënien në lëvizje të një plani për bllokime të QN, kutive, për zgjedhje të pavlefshme. "Kjo sepse procesi i numërimit po hyn në fazën kur rezultatet do të fillojnë të kthjellohen, pas një faze të parë kur ashtu si ndodhi edhe në vitin 2005 kur u orkestrua një proces numërimi duke kapur kutitë me rezultate me të favorshme për ata që e bënë këtë gjë"- tha ai. Rama ka kujtuar se po cenohet avantazhi i PS në Elbasan, Tiranë, Gjirokastër apo edhe në pika të tjera
Sipas Ramës, PS ka të dhëna operative që grumbullohen menjëherë, por pavarësisht kësaj ata presin me qetësi rezultatin. Ndërkohë që sipas tij, tani është momenti për të gritur zërin që kjo natë të mos sjellë anomali dhe të mos përshkallëzohen veprime që u vunë re qysh pasdite. "I kam kërkuar drejtorit të policisë së shtetit impenjimin maksimal. Nuk kam asnjë vërejtje, as për të e as për forcat e policisë, por është për të ardhur keq që në episode të caktuara vihet re bashkëpunim i heshtur i policëve të rendit që gjenden në presionin e njerëzve të veshur me pushtet"- tha ai, duke shtuar se ka persona që abuzojnë me detyrën shtetërore për të udhëhequr akte që bien ndesh në mënyrën më eksplicite me standardet e një procesi zgjedhor dhe përbëjnë një agresion të patolerueshëm dhe tërësisht të dënueshëm mbi anëtarët e komisioneve.
Duke kujtuar raportin e ndërkombëtarëve, Rama ka deklaruar se këto nuk janë zgjedhje për BE, por tani sipas tij, është mirë të bëhet e mundur që të jenë zgjedhje për një Shqipëri që kërkon të hedhë një hap tjetër dhe mbi të gjitha të jenë zgjedhje që vendimi i popullit të lexohet me respekt të plotë dhe jo me interferenca personale të Ministrisë së Brendshme.



 

36 KOMENTE

E Shqiptari ska per tu bere kurre njeri.eshte mosmirenjohes dhe harron shpejt .dikush me siper tha se eshte dhi e zgjebosur me bishtin perpjete.Kishte te drejte.Disa vite me pare mjaftonte te veshte nje pale xhinsa te shkyera dhe konkuistonte boten.Sot ka te gjitha me te rendesishmet e prape flet keq.Me vjen keq po kishte te drejte ai me lart.Dhi e zgjebosur me bishtin perpjete.

Te gjithe keni te drejte, po Kaç Islamit jepini dy ore leje qe te marre nje sy gjume

Analize e zgjuar!:-)
Nese jetoni ne Shqiperi dukeni qe keni sy te mprehte, dhe sinqerisht do te na nderonit duke na hapur syte me konstatime te tilla here pas here!

Rezultatet ende nuk kanë dalë të përfunduara, pra duhet pritur të mbarojë edhe kutia e fundit e qendrës së fundit. Gjithsesi, po i lexoj të dyja opinionet që po shfaqin përkrahësit e të dyja partive. Një gjë është e sigurtë, kushdo qeveri që do rrijë apo do vijë në pushtet, do përballet brenda shumë pak muajve, ndoshta nga shtatori maksimumi, me një krizë kombëtare ekonomike. Të gjitha parametrat e thonë këtë dhe qeveria ende në detyrë e shtyu me shpirt ndër dhëmbë deri në 28 qershor, por më tutje nuk ka mundësi. Nganjëherë mendoj se nuk do ishte e drejtë që një krizë që është në prag ta trashëgonte një qeveri socialiste, përderisa atë e ka sjellë në prag qeveria e PD-së dhe ajo duhet të mbajë përgjegjësitë. Ekonomia shqiptare nuk ka rrugëdalje. Shumë premtime të fushatës as që nuk do jenë pjesë e programit të ri të një qeveria të mundshme të djathtë, për arsye të pamundësisë për t’i realizuar. Vetëm shpenzime karburanti për këto 2 muajt e fundit janë në masën e 10 miljonë dollarëve, të gjitha në funksion të fushatës, kurse të tjerat nuk kanë të llogaritur. Berisha e ka dëshiruar një fitore të së majtës deri në pragun e 71 deputetëve, duke përfshirë edhe LSI-në aty, me qëllim që kriza të gjente PS në pushtet dhe Berisha menjëherë të thoshte se jua lashë në rregull dhe ju po e çoni vendin në krizë. Qeveria nga kriza ekonomike, do futej vet në krizë politike dhe do binte. Berisha nuk është i lumtur me fitoren e tij. Vërtet ai po mundohet aty këtu të vonojë procesin e numërimit, për të marrë qoftë edhe 1 deputet më shumë (kjo për shkak të një sedre të sëmurë që nga fëmijëria), por kjo fitore e mundshme e tij do jetë edhe rrënimi përfundimtar, po i tij. Vetëm se çmimi do jetë i lartë, apsolutisht jo për të, por për Shqipërinë.

Keto zgjedhje ishin vetem per te testuar Shqiperine... dihej qe zgjedhjet nuk do te mund te arrinin standartet perendimore per aresye qe ne shqiptaret i dime shume mire... pervec prapambetjes se theksuar ne zonat e thella malore ku votohet ende me fise, ekziston nje faktor shume negativ qe nuk lejon arritjen e standatit.

PD-ja ne qeverisje nuk mund te arrije dot te organizoje zgjedhje te lira. Koha e ka treguar shume qarte. Keto zgjedhje jane thjesht per te krijuar nje qeveri te majte e cila mund te rrezohet shume shpejt nese formon koalicion qeveritar. Dobia e vetme eshte se zgjedhjet e ardheshme do te organizohen nga koalicioni i majte dhe do te arrihen me siguri te plote standartet.

Fatkeqesisht PDja nuk mund te organizoje zgjedhje te lira per Shqiperine.

Kur nuk ben dot zgjedhje te lira brenda partise si mundet qe kjo parti ne pushtet te beje zgjedhje te lira ne shkalle vendi?

Mendoni pak!

bashkohem me ty besa po he pra pse te vonohet kaq shume rezultati nqf se pd do te ishte pak me shume ne avantazh sala do i kishte mbaruar se numuruari te gjitha po po mundohet te vjedhe ndonje vote me dinakeri sic e ka zakon ai

Kur u bere ti o i biri i Pekos qe mezi fole ne 5 vjec te nxjerresh perfundime ?

e moj besa ja kemi per te qene gjalle edhe kur te vije EDI kryeminister dhe kemi per te pare shenjetorin EDI sa te bekuar do ta beje shqiperine do i sjelle parajsen po pa asnje dyshim,ka per ta bere shqiperine fushe me lule saqe evropinate do lene vendet e tyre per te ardhe ne shqiperi dhe kjo vetem fale EDI RAMES dhe escortes qe e shoqeron qe sjane gje tjeter vetem nje ekip lukunish qe skane te ngopur dhe duan [pushtetin vetem per para dhe privilegje,fol e dashur behu realiste fol cfare eshte e drejte nje njeri qe ka pak mend ne koke dhe qe flet pa militantizem e di qe kjo shqiperi ka keta horra te majte apo te djathte qe jane majmur ne kurriz te ketij populli te varfer mjere shqipria ne dore te kujt eshte dhe do te jete.

Nuk ishte rama qe kundershtoi koalicjonin por ishte meta, atij i erdhi keq qe kur Edi mori ps_ne se e donte per vete, 2 here i ka afruar koalicion Edi metes por ai spranoi, edhe para 2 muajsh i afroi te beheshin koalicion por meta prape spranoi, se donte vendin e kryeministrit. 2

kur fiton pd ne gerdec dmth qe ne shqiptaret nuk kemi memorie.kurre nuk kemi per te pasur te ardhme

o Pis akoma me keto mendime pas 20 vjetesh. po dhe para komunizmit populli ka vuajtur nga agallaret e bejleret e vdiste mocaleve e pa buke, lexo migjenin e te tjere...keta vrau komunizmi e mire ua beri e u mori tokat e prape mire ua beri... e nuk vrau popullin.

O njerez, ata e thoshin tulle qe gjate fushates!! Se jane dhe te poshter dhe budallenj, s'kane as zgjuarsine t'i mcefin poshtersite e tyre!!

Gjate gjithe fushates permendndin "mundesia e vetme e manipulimit eshte nderrimi i kutive"!! Dhe u tha u be!! Pa shikoni e lexoni ne sa e sa KZAZ-e u vonua sjellja e kutive gjate gjithe nates!!! E merrni vesh qe nga ana tjeter jane pregatitur kuti identike me nr. te barbarate votash por me rezultat te permbysur???

Me gjasme moren masa qe procesi i numerimit te monitorohet?? Po transporti i kutive u monitorua?? Apo u la ne dore te policise se "shtetit" qe e kemi pare sa asnjanese ka qene keto kater vjet????

Mjere Shqiperia thuaj.. se mire qe do leme nenshtetesine po do na duhet te mohojme dhe origjinen me duket, me ato qe po na shohin syte ne ate vend!!

«Kastriot Islami» ish kryetari i kuvendit popullor qe kundershtonte heqjen e emrit Republika «popullore socialiste» e Shqiperise ...!!! Po nuk fitoi ai ju kane vjedhur votat .. Do te ishte mire qe ai ti numeronte ... he he

Ate verejtjen e te folurit gjate e vura re dhe une te them te drejten!!
Duhet te jete me i prere ne te folur!

Megjithate kjo nuk e ben aq te keq sa te mos zgjidhet perballe nje monstre si Birisha!!

Por mesa duket Shqiptaret do mesohen qe nuk duhet te vene ne krye monstra, vetem pas 1000 vjetesh!

ti thua te votojme per kineze?!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

dy te verberve ju kishin ofru qurshi per te ngren,njeri prej tyre ju drejtua tjetrit mos i merr nga dy....kurse ky tjetri ja ktheu se ku po mesheh!!..po vet po i marr nga dy u pergjigj i pari...

Per mendimin tim Edi po vepron shume drejt . Provokatori po kerkon sebeb. Pse ju nuk e dini qe zgjedhjet jane elektronike dhe numurim i tille atehere perse po vonohemi????? nji nderhyrje do shkaktoje vitin 1997 ; Mos harroni se dikush eshte larg ,po njerezit aty kane frike te thone se per ke e hedh voten . Shume incidente ndodhen ,dhe me e renda ishte fshehja e vules ne vlore nga kryetarja e motres se deputetit ne nji qender votimi. rrafje ,ofendime ,kercenime po prisni se te gjitha do i degjoni . ta leme nji here te mbaroje procesi i nr te votave. qe me sa duket eshte shume larg ; manipulacioni do kohen dhe kushtet e pershtateshme . Saliu po i vjedh votat . sla njeri pa i telefonuar voto per mua ,si nji lypsar ordiner. OSBE ODIHER THOTE NUK PLOTESONI KUSHTET DHE STANDARTET PER NE BE. MBAJENI SALIUN SI JEZUZIN DHE JUSEFINEN SI MARIEN .

Turp,1000 here turp per ILIR METEN qe ''do nxirrte Shqiperine nga kriza ''dhe nuk arriti te nxjerre as veten e tij. Me provincializmin e tij penalizoi partine e tij si dhe gjithe te majten shqiptare.Duhet te largohet urgjentisht me turpin e deshtimit nga kjo parti.Harram votat qe po le Berishen ne pushtet.Te dale publikisht e ti kerkoje falje te majtes shqiptare,mbasi pallavrat per kodin zgjedhor jane mashtrimi i tij i rradhes mbasi kodi eshte i njejte per te gjithe subjektet.

i shkreti populli shqipetar deri kur do te mbetet i verber te mos shof se cbehet mbi te. hapni mor syte e shifni politikanet si hahen si qenet mbi coftine per interesat e veta,e jo per popullin as te miren e vendit.

O Ilir Cipe qenke shume njeri i zgjuar more. ti qe kritikon nje politikan... Me te vertete qe.. pas kater vjetesh hidh kanditaturen se je i pari qe do te vihesh nga gjithe shqiptaret kryeminister,, mbasi dukesh qe ke shume aftesi dhe prirje demokratike.

Jam dakort me Ilirin

Po mos u bere si doktori.
Mua sa me duket se as Edi seshte me i mire se doktori.Kta dy jane te njejtit kaliber.(Te njejte diagnoz)

O Edward, apo e ke Eduard ...je General Labour apo Pizzadelivery boy?
Shko ushqe familjen aty ku je se keto pune i dine shefat ne Shqiperi. Fol per hallet e shqiptareve o punezi e lumezi dhe jo per lavdine e politikaneve se u a pame punen keto vite..e vite qe kane shkuar...e shume kohe me pare..ku ka pare Shqiperia e mjere ndonje dite te bardhe....

E dini ate kengen bjeri gajdes gajdexhi? Pse lodheni kot.KETO zgjedhje jane vendosur.PARTIA DEMOKRATIKE KA PER TA PASUR EDHE PER 4 VJET TE TJERA QEVERINE SEPSE KA PUNUAR ME SHUME ME NE KRYE ZOTIN BERISHA. ME NE FITOJNE TE GHITHE.E KEMI VENDOSUR NE ATE PUNE QE KETEJ MATANE OQEANIT. OK? PERSHENDETJE NGA USA E.CAKO

Jma dakord me denisin.
Ilir seiti
USA

Cdo njeri nga duhet tedeshiroi nje pro-ces te drejte bazuar ne ligj te numeri-mit votave kushtet jane ,kesi radhe ai qe fiton e meriton sepse nuke ka mund-si manipulimi cdo gje ashte e tejduksh-me prandaj s besoi te kete as perpjekj PER SHKATRRIM TE GJITHE KESAJE QE U A-RRIT, AS MBYLLJES SE PROCESIT TE 2 LID-ERT ME PELQYEN U SHPREHEN ME KTO ZGJELLJ FITON SHQIPERIA.

Me ate jam dhe une!!!

Ne shqiptaret jemi vetem dhi te zgjebosura me bisht perpjete, te tjeret po shkojne ne hene e mars per pushime , ne slevizim dot pa njemije dokumenta per nje vize, e cdokush tallet me ne e na trajton si skllever.
Por pak e kemi se e kemi mendjen e madhe dhe me bark bosh sepse sna le ajo ndjenja e kokfortesise, e pra , ne prapeseprape jemi ata qe Ne Europe po hyjme si lypsa se po te kishim pasur me teper mend europa do na kishte lutur neve ashtu si Zvicren, Angline apo ku ta di une.Ja neve jemi keta....

me fal po ti po kontradikton veten tende, se me kete mosbesim qe ke si mund te kesh nje qeverisje qe e meriton. te pakten bej nje koment konstruktiv.

Une s'mund te arrije te kuptoj sa i cuditshem eshte shqiptari.Kemi vuajtur 50 vjet nga fara e keqe e komunizmit,sa njerez perfunduan burgjeve ,u vrane u internuan dhe cfare ndodh ?Prape kane guxim te votojne per te majten qe s'eshte gje tjeter vec bija e komunizmit.Nuk votohen emrat Sali Berisha o Edi Rama o ku di une,votohet e kunderta e te majtes , votohet e arrdhmja ,votohet progresi .

Kesaj pune i thone, ska status kandidat per Shqiperina BE dhe ska renje te vizave Schengen edhe 4 vite te ardhshme, Shqiperia ne te vertet po ndryshon por ne menyre negative...bye bye Europa

po keshtu kane bere gjithmone Saliu dhe veglat e tij te qelbura,,nuk lejojne qe voten ta numerojne asbhtu sic e kane dhene qytetaret..turp te kene ata qe prekin voten ju thafshin duart,,,,,,,

Rama, je nje mendjemadh i pandreqshem.

Se pari meso te shprehesh shqip pastaj perpiqu te fitosh zgjedhjet. Sqaro njehere cfare, ku dhe si ka ndodhur por jo fjale ne tym.

Meso te shprehesh qarte (me disa pika) sepse duhet te respektosh edhe kohen e njerezve qe te degjojne. Praktikohu duke folur me veten para se te dalesh ne publik e te na flasesh brrockulla.

PS duhet t'i kishte fituar keto zgjedhje por i forti Rama nuk kupton diplomaci. Kokefortesia (per te mos u lidhur me Meten) nuk eshte politike, as strategji. Armiqte gjithnje bejne aleanca perballe armikut me te madh.

Merr shembull nga Berisha: ai eshte nje mashtrues i persosur por fjalet e tij qellojne ne shenje: NATO, Rruga Durres-Kukes, vizat, BE-ja.

Nuk e di kur do ta nxjerresh ate "enqikliken" per zgjedhjet se mezi po e presim.

Edi Rames do ti thosha te mos qederoset fare se nje Shqiperi e re kerkon drejtues te rinj. Sote do ta tregoj kete sirenat e fitores duke lene pas hijen e erret te se shkuares.

Bravo Edi Rama. E tregove qe po punon per Shqiperine dhe jo vetem per PS-ne, kur deklarove sot qe zgjedhjet jane te rregullta (megjithese ti e di qe ka pasur nje mal me probleme); edhe pse kjo qe the eshte sikompliment per Berishen pasi qeveria e tij organizoi zgjhedhjet.

Ne te semes te shkonjne Edi Rama dhe Sali Berisha. Mjere ne populli shqiptar qe kurre nuk arrtitem te kemi nje politikan apo qeveri sic duhet. Ne djall me PD, PS, e kushdo qofeshin....

Komenti juaj

 

Pakti Detar me Greqinë, Meta: Respektojmë vendimin e Gjykatës

TIRANË- Pavarësisht pretendimeve dhe rezervave, qeveria do të respektojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila rrëzoi Paktin detar Me Greqinë....

Incidenti në KiE, Berisha sulmon PS-në: Mbajti qëndrim antishqiptar

TIRANË- Qëndrim të paprecedentë dhe antishqiptar e ka quajtur kreu i qeverisë, Sali Berishën letrën e PS-së drejtuar Këshillit të...

 
Komentet
Letrat e lexuesve

PODCAST

Shekulli Online si faqe kryesore Shekulli Online si e preferuar
 
 

© 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP - Rruga Ismail Qemali, Pallati Abissnet - Tirane, [Shqiperi] - Tel. 04 337 8200

Page Ranking Tool