|
|
Kur u bënë zgjedhjet e përgjithshme të vitit 1996, unë isha në Kopenhagë dhe u gëzova si fëmijë për fitoren e PD-së. Kishte disa vjet që nuk kisha shkelur Shqipërinë dhe ndjenja kombëtare e atdhedashuria rriten ndjeshëm, kur je larg vendit tënd.
Dëgjoja nga larg për mrekullinë Shqipëri, siç dëgjoj edhe sot, për rritjen ekonomike mbi 10% etj., etj. dhe fluturoja nga gëzimi mbi biçikletë, me duart lart, duke bërtitur i ngazëllyer, ashtu siç gëzohen sot me siguri disa miq të mitë në Londër, New York dhe më gjerë, për zgjedhjet e tanishme, që përsëri rrezikohen t'i fitojë Berisha, me një distancë të ngushtë votash.
Unë e kisha harruar shkakun e ikjes nga Shqipëria dhe besova në vitin 2005 se Berisha kishte ndryshuar, përkundër skeptikëve të shumtë, që thoshin se Berisha është i paaftë dhe tepër i vjetër për të ndryshuar.
Nëse ndalemi tek koncepti i ndryshimit, askush nuk mund ta mohojë faktin se Berisha ka ndryshuar. Por si ka ndryshuar ai? Është bërë më i rafinuar, më i pamëshirshëm dhe më i rrezikshëm se më parë.
Këto 4 vite pamë "ide" si "Shqipëria 1 euro", pamë çmimet astronomike në ndërtimin e rrugëve pa cilësi e tepër të shtrenjta, pamë Gërdecin, e sidomos pamë vrasje mafioze e të pasqaruara të disa veprimtarëve politikë në Shqipëri, në këtë prag zgjedhjesh etj.
Unë u pata ngazëllyer për fitoren e Berishës në vitin 1996, qoftë edhe nga frika që kisha, se koha mund të më jepte të drejtë mua, për ikjen time nga regjimi i Berishës, megjithëse isha mbështetës i PD-së.
Nuk doja që profecia e mikut tim kosovar, ish-kreut të LDK-së në Danimarkë, që më thoshte se "koha do të vërtetojë se ikja jote ka qenë e drejtë", të dilte e vërtetë. Mendja nuk më shkonte kurrë, se rreth një vit pas kësaj fitoreje të sforcuar, shteti shqiptar do të thyhej në kurriz nga skemat piramidale, në mars të vitit 1997.
Edhe në atë kohë vëreja një aktivitet të rritur ndërkombëtar, për ta detyruar Berishën të ikte. Parë nga larg, unë mendoja se Berisha kishte të drejtë, jo opozita, jo ndërkombëtarët.
Por, ja që unë gabova në atë kohë, se nuk i njihja mirë rrethanat, por nuk dua të gaboj sot, si disa miq të mi në Londër, New York e gjetkë, të cilët nga distanca me Shqipërinë, absorbojnë si të vërtetë propagandën e Berishës, i cili milionat e eurove që ka marrë borxh në emër të qytetarëve shqiptarë, i bën rrush e kumbulla në një fushatë agresive propagandistike, sikur këtu në këtë vend gjithçka po lulëzon.
Nëse Presidenti i sotëm gjerman u lutet partive politike gjermane, që të mos harxhojnë shumë para në fushatë, por të mbajnë një profil të ulët të shpenzimeve elektorale, dhe partitë kryesore gjermane i binden vërejtjes së Presidentit, për shkak të krizës ekonomike globale, kemi këtu një shqiptar të vetëkënaqur që, si në atë shprehjen e atij që lyhet gjithandej me kos, po e mbyt Shqipërinë në borxhe dhe bën aheng me këngën gjermane "We will win the race" të "Modern Talking".
Ai nuk i dëgjon këshillat e ndërkombëtareve, as ndërgjegjen tonë kombëtare për të hapur rrugë. Berisha do me çdo kusht që të fitojë, pavarësisht çmimit që paguan kombi ynë për fitoren e tij.
Kësaj here ai ka përdorur një dhunë taktike, të specializuar dhe tani me metodën e tejlodhjes së komisionerëve dhe presionit, ndoshta këtë mëngjes, (shkrimi është shkruar mbrëmjen e djeshme) do fitojë përsëri.
Për të kuptuar se si lexohen votat tona, në mënyrë transparente, në qendrat e numërimit të votave, duhet pyetur kandidati për deputet, Gilman Bakalli, i cili tregon se komisioni i numërimit të votave nuk ka lexuar as votat e hedhura nga ai dhe familja e tij për LZHK-në, në kutinë e lagjes së tij.
Dyshimi në këtë rast shkon tek një ndërrim i mundshëm i kutisë, ose tek rënia dakord e komisionerëve të PD-së dhe PS-së, nën regjinë e znj. Topalli, për të mos i lexuar aspak votat e hedhura nga Gilmani për Gilmanin.
Nëse gazetarët tanë analistë, në kanalet qendrore televizive, i injorojnë shkeljet e vërejtura në fushatë, pasi janë mësuar të shohin më keq se kaq, vëzhguesit ndërkombëtarë bënë një vlerësim objektiv të situatës, duke na dhënë edhe një leksion të sinqertë demokratik: me këto lloj zgjedhjesh, Shqipëria nuk mund të hyjë në BE.
Qeveria Berisha ra në provimin e saj, për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme, që plotësojnë standardet evropiane. Mesazhi është më i qartë se kurrë: me Berishën në krye, Shqipëria nuk mund të hyjë në BE. Atë që kishte kohë që euro-perëndimorët e artikulonin në mënyrë diplomatike, vëzhguesit dhe miqtë tanë perëndimorë, e artikuluan tani me zë të lartë, në mes të Tiranës.
Shoqëria shqiptare ishte e paaftë për të kuptuar në kohë mesazhin e perëndimit për zgjedhjet e 28 qershorit, ose manipulimi i votës përmes presionit të shumanshëm ishte dhe vazhdon të jetë i tillë, sa të çojë në një lexim të shtrembëruar të rezultatit. Pra, do të kemi përsëri një shtrembërim dhe manipulim të votës së shqiptarëve.
Nëse në Serbi, Presidenti Tadiç, i cilësuar si pro-perëndimor, fiton kundrejt një opozite nacionaliste serbe, vetëm se ai ka mbështetjen e Perëndimit, në Shqipëri, Berisha bën sikur nuk e kupton mesazhin e Perëndimit, sepse nuk i pëlqen ta lexojë qartë këtë mesazh. Kështu ndodhi edhe në vitin 1996, por atëherë reagimi apo kundërshtia e Berishës ishte më e hapur, më emocionale.
Në këto zgjedhje u provua se kishim një dhunë të heshtur të organeve të komanduara nga Berisha, të cilat pa rënë shumë në sy dhe me takt ndikuan votën e zgjedhësve shqiptarë, por nuk mundën t'i shpëtonin vëzhgimit profesional të vëzhguesve ndërkombëtarë. Vëzhguesit e OSBE/ODHIR-it dhe NATO-s japin vetëm rekomandime. Atyre nuk u lejohet të përzihen hapur në sovranitetin e një vendi.
Këtë pamundësi të tyre për të folur hapur e shfrytëzon Berisha. Duke përdorur edhe kontaktet e tij zyrtare me drejtuesit e shteteve të ndryshme, ai i bën reklamë vetes sikur Perëndimi e do atë.
Por kjo nuk është aspak e vërtetë. Perëndimi kërkon standarde, që Berisha nuk mund t'i plotësojë. Shoqëria shqiptare po i paguan haraç këtij të fundit, për mënyrën se si ai qeveris dhe për taktikat e parregullta elektorale, që ai përdor për të fituar.
Për të gjithë ata që dinë të mendojnë, është më se e qartë, sidomos pas raportit të fundit të vëzhguesve ndërkombëtarë, se ndryshimi për mirë në këtë vend nuk vjen dhe nuk mund të vijë nga Berisha. Vetëm ikja e Berishës nga politika, do t'i jepte fund tranzicionit të stërzgjatur shqiptar.
Me mungesën e arsyes që e karakterizon Kryeministrin, dhe me ndryshimet kushtetuese që tashmë janë bërë, pritet një rrezik jo i vogël për Shqipërinë, në mandatin e dytë "Berisha".
Unë ndoshta e kam një "zgjidhje": do të largohem sërish dhe do të vij sa më rrallë në vendin tim, por mijëra shqiptarë pa këtë "zgjidhje" do vuajnë 4 vjet të tjerë nën një regjim, ku minimalisht nuk ka barazi dhe respekt për ligjin.
Se si do të shkojnë punët për Shqipërinë kësaj radhe, nuk jam i sigurt dhe nuk mund ta parashikoj. Por, duke parë mënyrën se si ka qeverisur Berisha në 4 vjet, ku fuqinë e ligjit e ka marrë urdhri nga lart, nuk shpresoj se punët do të shkojnë mirë për këtë vend, sidomos në këtë kohë të krizës ekonomike globale.
"Ndihmoni nënën time të shpëtojë nga krizat. Mjekët kërkojnë vetëm...
Temperaturë të lartë, këputje trupore dhe diarre: këto janë disa...
Lajmet 10 korrik - Ora 16 -
data/10-07-2009
Lajmet 10 korrik - Ora 15 -
data/30-08-2008
Lajmet 10 korrik - Ora 13 -
data/30-08-2008© 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP - Rruga Ismail Qemali, Pallati Abissnet - Tirane, [Shqiperi] - Tel. 04 337 8200
© ZOTSOFT NETWORKS - Realizimi dhe programimi Fjodor Zotaj
Po, kjo asht nji analize e sakte.
Mire e ke ti po thuaju atyre koketrasheve qe e votojne kete bastardin.
Ne qe jemi jashte shtetit dhe i analizojme me mire gjerat asnje nuk na degjon kur themi se ky po shkaterron Shqiperine dhe po i le shqiptaret me te varfer se jane.
Le ta gezojne edhe 4 vjet te tjera por do te jete shume vone per tu penduar.
Nje koment shume i sakte per Berishen .E gjithe kjo situate erdhi per kapricot personale te ILIR METES qe i beri llogarite se prapthi per te mbajtur Berishen eshe 4 vjet ne pushtet.Te dale publikisht e ti kerkoje falje se majtes per kete loje farse te pergatitur bashke me Nanon.Koha e tyre ka marre fund. Edi Rama edhe mund te humbase por me dinjitet,mbasi vertetoi se shumica tashme i ka besuar dhe e ka votuar,ndersa e kunderta per Meten qe me 5% elektorat kerkon te behet kryeminister.Sa qesharake tingellon per te dhe per Artur Zhejin ,Andrea Stefanin ,e te tjere qe i mbajne ison nje njeriu te deshtuar dhe pa nuhatje politike qe priste 40 mandate.!!!!!!
Pershendetje!
e lexova shkrimin tuaj me kujdes dhe ne disa pika ku flet per te ardhmen jam dakort me juve..Por nuk mendoj se ikja eshte zgjdihje..duhet te njohim realitetin nuk eshte faji i Berishes por faji eshte me i gjere madje deri tek mendja juaj dhe imja qe shpesh here te verteten e shohim ne prizme te ndryshme..Por skuptova alternativen?kush eshte zgjidhja..Mendoj se jemi krtizues te medhenj por sjapim zgjidhje qe eshte ndihma me e madhe.Nuk mendoj se Edi Rama do te bente te ndiheshe me patriot. Eshte semundje e gjere dhe nuk po gjej pacient te paprekur vella.
Shpresoj te me kuptosh..
ju genjeu edi per korrupsion dhe u mblodhrt si korbat rreth kermes.tani vereni bishtin nder shale,verni majat nga kishit thembrat, se ju kelyshet e komunistave jeni 100 here me te sofistikuar me agresive e me te poshter se etrit tuaj qe ju dhane kete eksperience vampiresh,qe e shkaterruat per 68 vjet kete vend.eterit tuaj ju derguan ne bote jo per tu bere njerz per te pare boten,por ju derguan te fitoni me shume eksperience poshtersirash,te beheni me te rafinuar per te mbajtur peng kete vend qe fara e komunizmit nuk e la te shohi nje dite te bardhe.
Sa shkruan Arben Coku, janw mwse reale,po duhet gjetur "ilaci" pwr ta realizuar.Dhe pwr kwtw i vetmi kurim i politikws shqiptare dhe shpwtim wshtw largimi i pushtetit tw Berishws.
Tw katwr komentet e mesipwrme atw kwrkojnw e pwr kwtw duhet menduar,pa ngritur duart dhe dorwzuar.
Sa pa dhwnw rezultatet pwrfundimtare, duhet peshuar mirw se ka mundwsi riparimi me barazimin aktual tw votave, dhe kjo mundwsi wshtw tek leximi dhe llogaritja e votave me mwnd nw kokw pa partitizwm po me atdhetarizwm. Ato blokimet qw duken tw vogla, kanw zgjidhjen e MADHE. Shfrytwzoeni kwtw sa nuk wshtw vonw. Mos nxirni pwrfundimin e zgjedhjeve pa vwnw pikwn mbi "I" ;largimin e qeverisw aktuale.
Shkruaj nga pozitat e njw emigranti qw nuk i ka mundwsitw, me ligjet aktuale deri kushtetuese, ta thotw fjalwn e tij me votw qoftw dhe nw distancw, votw nga e cila kanw frikw manjakwt pushtetarw.
Nw ka njw grimw atdhetarizwm, shpwtojeni vwndin nga kjo katastrofw e pritwshme. Nw doni "gwrdecw" dhe vjedhje e mashtrime si ato tw rrugwve...vendosni e lini atw qeveri...
Guri Naimit
JA ke fut kot plako!
Pershendetje Z;Arben; Me pelqeu shkrimi juaj ,e lexova 2 here. Menyra se si shkruani eshte shume e qarte dhe e sakte . Ju dhe shume te tjere si ju shkruajne , nga te gjitha vendet ,po kujt t'ja shkruash ? kesaj rinie qe ka si parim degjenerimin apo kesaj moshe te mesme qe eshte cmendur ne kete moshe. Eshte normale se ai qe jeton jashte thote/ perse te mos jete dhe vendi im keshtu ? se po iki qe neser . Nuk mund te qesh ,kur kujtoj Shqiperine e cfilitur . Po shukat e parave te bekan te marre dhe ata jetojne per bukuri ,duke perdorur tere menyrat e jeteses . Ilir Meta 1 djalosh 25 vjecar mbaroj shkollen dhe i hyri politikes pa patur asnji dijeni per politike ,si shume te tjere .dhe pa firmosur kurre ne nji bordero ,pa djersitur kurre,pa ditur se cfare eshte lodhja . Babai i tij deri vone shiste patate qepe ,sallate me koke ulur . kur u be ky kokobishto i monikes keshtu? Eshte e dyta here qe ua dhuron pushtetin salisteve. Arsyja perse? sepse gjate qenies se tij kryeminister ka vjedhur me keq se Saliu . Saliu e ka ate ne dore . Me nji grep e kap e ngre zgupthi . Prandaj dihet qe ai mban anen e Saliut. Edin nuk e perkrahen njeres qe Saliu ka te pakten 1 vit qe i bie violines per EDI RAMEN ; MGJA tu behet thirrje nderkombetareve dhe zgjedhjet te dalin te pastra . Nuk e kuptoj naten thone ndryshe ,diten ndryshe . u be si legjenda e ures. Ku jane Socialistet qe nuk levizin? imagjinoni qe te priste Berisha keshtu. AI ka dicka ne mes . dhe ne mes po ju them qe qendron AMBASADORI AMERIKAN DHE AMERIKA VETE . TURP PER NE SHQIPTARET QE GJITHE BOTA PO NA PERFLET.kETE NUK E THEM NGA MENDJA PO TE LEXUAR NE NJI GAZETE FRANCEZE LE MONDE DIPLOMATIQUES. ESHTE I NJEJTI SKENAR. E RENDESISHME ESHTE KAMPI USHTARAK I AMERIKES NE QENDER TE EUROPES DHE JO SHQIPERIA. PRA AUTOSTRADA DHE HYRJA NE ADRIATIK.
Mesazhi eshte i qarte zoti Patrioti.Cfare beni juve kur doktori qe ju zgjidhni nuk ju sheron dhe nuk keni mundesi te kuroheni jashte shtetit(sic ka mundesi autori i shkrimit)?Vazhdoni te mjekoheni nga i njejti megjithese po ju con drejt grykes se varrit?Apo zgjidhni nje me te mire(ndoshta e keni bere por jua kane vjedhur voten)Kur nuk "mendon" se EDI RAMA(i cili e ka treguar veten se kush eshte)nuk eshte i duhuri si mund te mendosh qe eshte berisha pas gjithe atyre menxyrave qe vijne duke u shtuar derisa as komuniteti evropian nuk denjon ta pranoje ne gjirin e tij?Uroj qe shqiperia te mos kete njerez qe mendojne kaq "thelle" dhe kaq"shpejt" sa juve.
Zgjedhjet kane mbaruar. C'kishte per t'u bere eshte bere. Shkrime te tilla mund te kene vlere vetem pas 4 vjetesh
Kemi 20 vjet qe vuajme nen shtypjen gjakatare te Sali Berishes!Ne se edhe kete radhe arrin ti vjedhe votat e shqiptareve,atehere populli shqiptar duhet te ngreje flamurin gjysem shtize se kane filluar ditet e zise kombetare edhe per 4 vjet te tjere!Ne rast se EDI RAMA mendoi ta ngreje themelin e punes se tij per keto 4 vitet e ardheshme duke shkuar deri ne cdo familje,pra duke vene ne olan te pare idealizmin,ndryshe veproi Sali Berisha:ORGANIZOI SE SI DO TI VIDHTE VOTAT,ME FORCE,ME MASHTRIM,ME PARE!AI KA QENE MJESHTER I KETYRE METODAVE,PRANDAJ E VURI NE ZBATIM EDHE KETE HERE!VOTAT PER TE KANE QENE GRABITESIT E PRONAVE ,TE ARDHUR NGA RRETHET E LARGETA,KRYESISHT NGA VERIU TE CILET U BENE KETO 20 VJET USHTARET E BINDUR TE KETIJ DIKTATORI PER TE SUNDUAR POPULLIN ME GJAK E DHUNE!!!SE NUK MUNDET QE TE QENDROJE NE POLITIKE NJE NJERI QE NE JETESHKRIMIN E TIJ 20 VJECAR KA AQ KRIME SA CDO NJERI TJETER DUHET TE ISHTE KALBUR NE BURG!!POR AI NUK ESHTE BURGOSUR ,POR NA KA BURGOSUR NEVE DHE VETE MBRETERON NE SARAJET E TIJ DUKE GRABITUR POPULLIN ,TE CILIN E KA LENE NE MJERIM TE TEJSKAJSHEM SA KA SHKUAR NE DEPRESION TE THELLE!NUK ESHTE E VERTETE SE KJO ESHTE PERQINDJA E VERTETE E PERKRAHJES SE SALI GERDECIT NE POPULL SIS DEL NE PASQYRAT E ZGJEDHJEVE TE TANISHME!AJO TREGON VETEM SE AI ESHTE NJE DIKTATOR QE E SUNDON KETE POPULL ME DHUNE E TERROR!!DONI NJE FAKT KOKEFORTE:JA:GERDECI,QE SALI BERISHA I VRAU 26 VETE,PLAGOSI 500 TE THERE,RRAFSHOI MBI 2000 SHTEPI,ME NJE DEM MATERIAL MBI 20 MILION EURO,SIPAS MAJLINDA BREGUT,KA DHENE 200 VOTA PER PD-ne DHE VETEM 76 VOTA PER PS-ne!!!PRA ,SALIU QE I VRAU E SHKATERROI NJE FSHAT TE TERE,A KA MUNDESI TE KETE DHENE KAQ VOTA PER PD-NE VECSE ME DHUNE E TERROR???!!!KETO JANE ZGJEDHJET E 28 QERSHORIT NE SHQIPERI!!!NGRINI FLAMURIN E ZISE ,O POPULL SHQIPTAR!!!
Pershendetje!
Komplimeti per shkrimin, nuk na ka mbetur gje tjeter veçse te bejme komente ne gazeta miq te dashur.
Kjo politike intrigash dhe e lidhur fort me pushtetin i ka shenderruar Shqipetaret ne nje tufe tifozash injorant.Me vjen shume keq per kete popull te mrekullushem qe vazhdon te jete vegel e pushtetit te koruptuar te Sali Berishes dhe Jozefina Topalli.Festa e madhe qe bejne poshte selise se Pd per 3 dite me radhe tregon se ku kemi arritur?Ata te shkrete qe gezohen per fitorne ne Pd harrojne se te nesermen do jene po ata qe ishin me dt 27Qershor, pa pune , pa iniciative e pa asnje shprese per te ardhmen.Po ju bej nje thirrje te gjithve atyre emigrantve qe jetojne jashte Shqiperise. Mos levizni nga aty ku jeni se do zhgenjeheni nga Shqiperia e sotme. Une shpersoj se kjo klase poliotike ti lere hatermetjet me njeri tjetrin e te bashkohen te gjithe per te hequr njehere e mire kete komunist qe po mban peng vendin.
I nderuar D.Tirane! Duket qarte se je nje militant i PS-se dhe jo militant i demokracise. Zgjedhjet e kesaj radhe ishin nje mesim i madh per ata qe duan te merren me politike. E gjithe kjo amulli qe po ndodh i ka rrenjet ne ndryshimin e kushtetutes dhe perpjekjet qe beri PS-ja per te larguar nga komisjonet e votimit LSI-ne. Rezultatet e numerimit te votave do te ishin me prane realitetit nqs edhe LSI-ja apo parti te tjera te vogla te kishin perfaqesite e tyre ne qendrat e votimit. Artur Zheji dhe Andrea Stefani kundershtuan pikerisht ndryshimin me nxitim te madh te kushtetutes dhe rregulloren per zgjedhjet dhe kjo perkoji qe te ishin ne te njejten pozicion me LSI-ne qe demtohej nga ky proces. Por PS-ja duke i bere gropen LSI-se ra vete brenda. Kaq gje vetem leshkot militante nuk e kuptojne po jo ne qe jetojme ne perendim dhe E DIME SHUME MIRE SE SI FUNKSIONON DEMOKRACIA!! Shko beji freskollek Sales, Edit , Metes dhe Xhuveleve tani pasi te kesht te qart vetem dicka: Demokracine qe enderruam shikoje me dylbi edhe per 4 vjete te tjere.
Ore, e ka pare mire Gilmani se ka votuar per veten e vet?
BYE BYE PS!
E ardhmja eshte blu!
Përshëndetje të gjithëve!
Më bëhet qejfi që diferenca midis PS dhe PD është shumë e vogël,kjo tregon që në parlament do të kemi dy zëra të fuqishëm.Së dyti jam dakort me analizën dhe komentuesit,por do të qëndroja tek dy të fundit:i pari ka plotësisht të drejtë pasi kokëfortësia e z.Ilir Meta dhe loja e të paskrupullit z.Nano nuk e ndihmon demokracinë në shqipëri.Të njëjtën gjë do të theksoja dhe për disa të ashtëquajtura "koka"tek PD që venë e vinë si z.Meksi,z.Imami,z.T.Shehu.Së dyti jam dakort me Patriotin,por them që mes dy alternativave të zgjedhim më të mirën që analisti lë të nënkuptoj se është ardhja e diçkaje të re që ka dhënë prova per evropaizimin e vendit
Rrofsh TROPOJA,se edhe krejtë patriotët janë me ju( Ne).
Me 28.06. qytetaret shqiptare treguane edhe nji here papergjegjsine e tyre ndaj fatit te vete dhe vendit te tyre.Plote 4 vite kame pritur kete date dhe jame zhgenjy.Jame lodhur si ata komisioneret duke ndenjur pa gjume dhe duke pritur numrimin aq te mundimshem te votave,duke shpresuar se Shqiperija do te hyne n rrugen e vertet te civilizimit dhe perparimit te njimendet.Te gjitha keto shpresa dhe lodhja, nuk kane pase lidhje me ndonji perfitim apo humbje timen personale,por thjesht nga dashurija e qmendur per vendin tone ame.Dhe ne fund jame deshpruar,sepse ne pushtet ka mbetur Donkishoti shqiptare per te na udhhequr edhe 4 vite.Dhe ky Don Kishot ka edhe shume Donkishot te tjere,qe me kete zgjedhje te tyre shqiptaret nuk meritojne as emer e as nder.Po si mundte te jeshe i nderuar me S.Berishen.Z,Topalli,Z,Basha,z.bregu,Z,Bogdani,Z,Bumqi,e plote te tjere.Njerz ngatrresgji,dhunus te gjuhes,njerz qe nuk kuptojne dhe nuk e zbatojne gjuhen si mjet komunikimi,por si mjet te dhunes e diktatit,njerz qe njeriu normal nuk mund ti kuptoj,ne debate bejne zhurme dhe nuk ndalen,sepse vetem per te zhurmu jane.Thjeshte perfaqsues te nji partije qe te frigon per ardhmerin .Njerz te tille vetem ne Shqiperi mund te udheheqin dhe askund tjeter.Me dhimbesen progresistet qe duhet te vujne edhe.Bashk me ta edhe une.I lete u qofte pushteti edhe per kater vite.
Une mendoj se shumica e komenteve dhe ne nje fare menyre edhe shkrimi jane "ENDERRA NE BEZE" sic i themi ne.
PYETJA IME ESHTE KJO;
C'FAJ KA BERISHA QE KUNDERSHTARI (KUNDERSHTARET ME TITUJ SHKENCORE NE SHKENCAT EKZAKTE) DY HERE RADHAZI I FAL FITOREN?
CILI NGA JU DO E REFUZONTE NJE DHURATE TE TILLE?
me te vertete nje artikull i bukur komplimente. Jam shume dakort me ate qe shkruan dhe shopresoja me te vertete qe keto zgjedhje te ishin me te vertete demokratike dhe shqiperia me ne fund te ndryshonte. Por me sa duket fjalet e ne mergimtareve nuk kane vlere sepse shumica e shqiptareve e votojne PD dhe jo njerezit qe e perfeqesojne ate. une jame nga Laci (Kurbin) e dini si i eshte pergjigjur nje simpatizant i PD mamase time pasi ajo e pyeti perse votuat dike qe nuk e keni pare kurre ne Lac qe as nuk din ku bie Laci, pergjigja ishte "neve votojme PD edhe sikur te kandidoje nje gomar per deputet". Kjo eshte dicka me te vertete katastorfike, shpresoja qe me ne fund Shqiperia te hynte ne BE dhe une te kthehesha ne vendin tim per te punuar, por me duket nje enderr shume e larget.
Une e kam te veshtire ta besoj qe edhe pas ketyre zgjedhjeve ka akoma njerez qe shajne Ilir Meten dhe LSI dhe kane kurajo te falenderojne Edi Ramen per fitoren qe i dha me doren e tij Sali Berishes.
E tmerrshme: Edi Rama shaktrroi kodin zgjedhor, shkatrroi kushtetuten e Shqiperise,mbolli e percau urrejtje ne elektoratin e PS per LSI, krijoi G99 me qellimin e vetem te shkatteroje LSI, beri diversion dhe presion te thelle ndaj LSI dhe elektoratit te saj se vota per LSI do ishte vote per Saliun. Edi rama u tall ne menyren me cinike me deputetet e LSI qe hyne ne greve urie per te ndaluar approvimin e kodit zgjedhor antikushtetues Berisha -Rama
Realiteti tregoi qe vota e LSI ishte dhe mbetet vote per te majten. Nese ka nje pergjegjes te vetem per humbjen e te majtes ne zgjedhje ky eshte EDVIN RAMA. Nese ka nje parti pergjegjse kjo eshte Partia Socialiste.
Ka radhur koha te ndalohet demagojia eger, antidemokratike e PS ne kurriz te LSI dhe Ilir Metes. Mjaft me genjeshtra. Socialiste : ulni koken dhe kerkoni te falur se duke mbeshtetur Edi Ramen dhe lidershipin socialist per ndryshimin e dhunshem te kodit zgjedhor dhe kushtetutes i dhate pushtetin Sali Berishes dy here ne 2005 dhe ne 2009 vetem e vetem nga urrejtja per LSI dhe me qellimine vetem te likujdoni politikisht LSI.
Socialiste zgjohuni nga gjumi. Antaret e LSI dhe drejtuesi i saj nuk jane armiqte tuaj por shoket dhe aleatet tuaj.
Kemi luftuar ne nje llogore sebashku per te mbrojtur demokracine kur na shtypte Sali berisha. Ju i harruat te gjitha keto.
Ka ardhur koha qe ju ta kuptoni njehere e mire qe LSI mbetet dhe do te qendroje nje parti e majte me integritet te larte dhe identitetin e saj te pavarur dhe jo nje bisht i PS dhe i etheve per pushtet te Edvin Rames.
Mire SHEKULLI mire! Po c'faj kane njerezit qe kane votuar per PD dhe koalicionin e saj. Nese konstato(ni)/het qe tjetersohet vota e hedhur ne kuti nga sovrani popull, atehere ky eshte fundi i kesaj shoqerie shqiptare . Nese do te jete keshtu duhet te nisnim sa me pare nje revolucion demokratik ne Shqiperi per te vene perpara nje gjykate penale, pa dallim lideret e kesaj masakre.
Po edhe mua me pelqeu shume shkrimi yt ,eshte nje analise shume e mire e situates ekonomike dhe politike e Shqiperise .Edhe une si shumica e shqiptareve jam per ndryshim po ku te le Saliu,,.Une edhe ne disa komente te meparshme kam thene per borxhet qe z.Berisha merr neper bote do ti paguajme ne dhe jo ai ,,ai po ju merr frytet punes se tij jo ne te mire te vendit por ne te mire te vetes dhe te familjes se tij dhe te atyre qe e lepijne.Edhe me pare kam menduar dhe e kam shkruar mendimin tim sepse nuk ishte shume e rendesishme si votohej por shume e rendesishme kush dhe si do te numeroheshin votat..Pra Saliu me kompani nuk pranojne humbjen dhe perdorin cdo menyre per te arritur qellimin e tyre qe nuk eshte tjeter gja vetem se rjepja e lekures se ketij populli qe historikisht nuk po arrin te shkeputet nga njerez te pa skrupullt..Uroj qe ne te ardhmen te dale nje person i rrethuar nga njerez qe me te vertete e dashurojne Shqiperine,sepse vetem kush e dashuron me te vertete kete vend do te arrije qe ta nxjerre nga balta...
Z.Arben Cokaj! Pèrshèndetje.
Populli jot dhe imi èshtè njè popull i urtè ,i bindur qè pa asnjè rezerv mund ta quash pa VITALITET.
Eksperimentet qè janè kryer kèto 19 vjet qè akoma nuk kan tè sosur,po tè kishin ndodhur edhe andej nga Afrika ,vèndi do tè ishte nè flakè.
Sa pèr Berishèn ky mostèr i ngjan njè
korkodili qè po tè kapi nuk tè lèshon po nuk e vrave.
Kèshtu èshtè ky nè raport me karriken
e Kryeministrit.
Mè 28 qershorè kètu u bènè votimet.
Populli e dha verdiktin me qytetari se u distancua politika.
Nè momentin qè duhet numèrohet duke e
lexuar drejtè votèn e çdo qytetari ,nderhynè partia qè ka kapur pushtetin
e cila nuk e dorzon çfar do çmimi ti ofrohet.
Ky bjraktar i tipit MONARK nuk do e dorzoi pushtetin nè mènyrè PAQSORE sepse nuk èshtè edukuar me RROTACION
pushteti.
Ky do tè largohet, por mbrapa do tè lèrè tokè tè djegur.
Ju Z.Arben vazhdoni bèni jetèn tuaj
dhe na lini neve nè kètè kasolle tè
Galigatit humbètirè tè Evropès.
Urime tè gjithve.
Nikolaj
Mungoj shume vite nga shqiperia,por i lutem autorit te "tregimit" qe nese ka edhe te tjera perralla te tilla ti botoje, ndoshta ne nje permbledhje te quajtur "Perralla per nje nate te gjate dimri". Dimri komunist ka kohe qe e ka lene Shqiperine dhe vendin e tij e ka zene pranvera demokratike.
Pershendje pranvere.....
Pershendetje Tropoja,por fol me mendje e mos fol me zemer.Doktori mjafton te fitoje pa per koston nuk do te dije ai.Dardha e ka bishtin prapa themi ne,te shohim si do manaxhoi krizen,se kjo krize eshte kriza e borxheve.Borxhi eshte skllaveri dhe paguhet rende...
hajt ta gezoni dhe nja 20 vjet te tjera rrumpalle
popull pa asnje lloj kohezioni social a respekti per veten
kemi dhe paturpesine te fryhemi "krenare' e te shajme te tjeret
Kjo do tè realizohet kur klasa politike
tè ndergjeqsohet se ndèrrimi i pushtetit
nè mènyrè paqsore èshtè gjèja mè normale.
Urime tè gjithve.
Uroj Shkodren per fitoren Ta gezojne centralin berthamor te Saliut
kristaq dikur shkodra ka qene djepi i kultures sot eshte pre e topallve dhe malsorve te dukagjinit dhe me vjen keq per vendlindjen time
persa i perket artikullit eshte me realisti qe kam pare deri tani, eshte shume e vertete qe jemi te genjyer per shume vjet nga politikat e S Berishes, taktikn e ka te thjesht , bukshkale si cdo tropojan investon dhe blen njerzit qe bejne presion mbi popullin shqiptar i cili i lodhur pranon qe e zeza eshte e bardhe, un mund tju them sinqerisht qe gjerat qe ndodhin sot ne shqiperi jane ne rendin e palestines, nuk na jep zgjidhje as maloku me pushke as grekerit si ti kristaq as ilir meta kushdo qe te vij ne pushtet do shfrytezoje postin e tij. Ne te vertete populli shqiptar eshte fajtor i kesaj gjendje por eshte fajtor i pafajshem sepse kemi 600 vjet qe na mesojne te ulim koken, te jemi servila te pameshirshem ne oportunizem, keto i kam verejt un si emigrant. Un nuk shof rrugdalje ne zgjidhjen e te keqes me te vogel. Prandaj duhen 2-3 breza te kalojne dhe kontakt me europen qe te kuptojme se shteti nuk eshte vegel e klaneve por eshte nje detyrim kontrate e cdo qytetari ti permbahet rregullave ligjore me qellim perfundimtar veprimin maksimal te ligjit. Pershendes te gjithe politikanet dhe militantet e m. qe per interes te tyre e shkatrruan shqiperin por pa problem se femijet e tyre do paguajne llogarine me te madhe kurse femijet e hallexhinjve dhe emigranteve e mesojne jeten ashtu sic duhet.
Me ke merresho Arben. Gerdeci votoi 90%Berishen. Il po po lo albanese sucks!
Dua tju kujtoi qe Ilir Meta SHpetimtari i se majtes, Realisht Gjithmone ka qene dhe do te mbetet Kollona e Peste brenda PS. Eshte matematike e thjeshte e dashur, Votat qe shkuan per LSI sherbyen per te mbajtur serisht ne pushtet te djathten. Kryetari juaj qe ne zgjedhjet e kaluara ishte mik i Edit dhe armik i betuar i Fatos Nanos, sot ne menyren me paradoksale te mundshme bashkohet serisht me Fatosin, me lejtmotivin e rreme per te ribashkuar te majten Shqipetare. Eshte e vertete qe kodi elektoral po shfaq shfaq probleme dhe jam dakort me ty qe Andrea Stefani kishte te drejte kur propagandonte dhe kembngulte per mosndryshimin e kodit, por ashtu si te gjithe e dime cdo e keqe ka nje te mire. Mos harroni qe jemi i vetmi vend ne bote me kaq shume parti= kosto. dhe e dyte kjo i sherbeu LSI qe te kuptonte me mire pozicionin e saj qe vertet eshte partia e trete por realisht nuk eshte aq e madhe sa mendonte se ishte (zgjedhjet e vertetuan me se miri kete teze).
Partia qe Ju levdoni aq shume eshte po e njejta parti qe deri dje bente opozit me opoziten, apo harruat vrerin qe nxirrte kryetari juaj gjate gjithe kohes.Sigurisht nuk e kishte ne mendje atehere bashkimin e se majtes.Kryetari Juaj nuk eshte gje tjeter vecse nje fluturak qe shkon andej nga fryn era. Nuk do te habitesha nqs do te ndiqte rrugen e Dritan Priftit. Pasi vete kryetari juaj ka vertetuar qe eshte nje njeri me ambicie te medha.Me vjen keq per militantet e LSI qe jane kaq keq te perfaqsuar me Dritan Priftin qe se fundmi ka vendosur te bashkohet me koalicionin Blu. Vota e te gjite atyre qe kane menduar te votojne per nje parti me ide te majta relisht ka shkuar per nje kandidat te se djathtes
Dua tju kujtoi qe Ilir Meta SHpetimtari i se majtes, Realisht Gjithmone ka qene dhe do te mbetet Kollona e Peste brenda PS. Eshte matematike e thjeshte e dashur, Votat qe shkuan per LSI sherbyen per te mbajtur serisht ne pushtet te djathten. Kryetari juaj qe ne zgjedhjet e kaluara ishte mik i Edit dhe armik i betuar i Fatos Nanos, sot ne menyren me paradoksale te mundshme bashkohet serisht me Fatosin, me lejtmotivin e rreme per te ribashkuar te majten Shqipetare. Eshte e vertete qe kodi elektoral po shfaq shfaq probleme dhe jam dakort me ty qe Andrea Stefani kishte te drejte kur propagandonte dhe kembngulte per mosndryshimin e kodit, por ashtu si te gjithe e dime cdo e keqe ka nje te mire. Mos harroni qe jemi i vetmi vend ne bote me kaq shume parti= kosto. dhe e dyte kjo i sherbeu LSI qe te kuptonte me mire pozicionin e saj qe vertet eshte partia e trete por realisht nuk eshte aq e madhe sa mendonte se ishte (zgjedhjet e vertetuan me se miri kete teze).
Partia qe Ju levdoni aq shume eshte po e njejta parti qe deri dje bente opozit me opoziten, apo harruat vrerin qe nxirrte kryetari juaj gjate gjithe kohes.Sigurisht nuk e kishte ne mendje atehere bashkimin e se majtes.Kryetari Juaj nuk eshte gje tjeter vecse nje fluturak qe shkon andej nga fryn era. Nuk do te habitesha nqs do te ndiqte rrugen e Dritan Priftit. Pasi vete kryetari juaj ka vertetuar qe eshte nje njeri me ambicie te medha.Me vjen keq per militantet e LSI qe jane kaq keq te perfaqsuar me Dritan Priftin qe se fundmi ka vendosur te bashkohet me koalicionin Blu. Vota e te gjite atyre qe kane menduar te votojne per nje parti me ide te majta relisht ka shkuar per nje kandidat te se djathtes
Epo mire o Pal ta gezosh ti Berishen edhe 4 vjet te tjera,nese ke kaluar mire nen qeverisjen e tij dhe nese te pelqen gjendja e mjeruar ne te cilen ndodhet Shqiperia....Eshte e vertet cka thote nje fjale e urte: "iriqi e ka vendin ne ferr,se atje eshte mesuar ai"....
Me kwqardhie duhet thwnw njw shprehje vullgare po shumw shprehwse:
"Bwma...o breshkw bwma..se tw ka ardhur koha.."
Na zuri; duhet tw dimw ta heqim.
Kujdes vwllezwr me njwri tjetrin; mos u bwni vegwl e sundimtarwve me apo pa pushtet.
Guri Naimit
nuk dua te shkruaj shume se nuk kam me kan ngele me nerva. po do thosha se me me shkrimin tuaj me mbulon plotesisht. dhe ZOTI NA RUAJT prej bishes.