Versioni Print ndrysho

Shekulli ne versionin e shtypur

* Duke klikuar me siper kaloni ne versionin e gazetes Shekulli te shtypur, ku mund te lexoni te gjitha informacionet qe ka patur gazeta e dites ne treg

Statusi i ushtarakut si skandal ligjor

Teki Koka | 01/07/2009 | Komente | komentet 5 KOMENTE | komentet SHARE | -zvogelo shkrimin +zmadho shkrimin

Politika e viteve të tranzicionit, si të djathtët dhe të majtët, vazhdimisht mburren se kanë punuar me seriozitet e shqetësim maksimal, për kryerjen e reformës në F.A, po ashtu dhe për integrimin dinjitoz të ish-ushtarakëve në jetën sociale, shoqërore, ekonomike përmes politikave specifike, jo vetëm për t'ju përshtatur sa më shpejt tregut të punës, por dhe të plotësimit të kuadrit të ligjor b/kohor, serioz e korrekt.


Por realiteti pas afro 20 viteve është absurd e shumë më shqetësues, dhe aktualisht pa prespektivë. Pasi fondet minimale të caktuara nga shteti për këtë qëllim, kanë ndërruar destinacion nga vetë drejtuesit e lartë të MM-së dhe ato asnjëherë nuk u përdorën sipas planeve e programeve të miratuara.


Por dhe ligjet e miratuara nga Parlamenti e sidomos statusi i ushtarakut, asnjëherë nuk janë zbatuar me korrektësi, por për mashtrim, demogagji, diskriminim, dhe keqpërdorimin e tyre vetëm për marrjen e pushtetit politik.


Statusi i ushtarakut nga njëri mandat në tjetrin dhe sa herë janë ndërruar qeveritë, në vend që të përmirësohet objektivisht, është përkeqësuar më keq, dhe sot, ish-ushtarakët po shpërblehen me një pension qesharak më keq se një fshesar dhe pa frikë mund të cilësohen si të përndjekurit e demokracisë.


Sepse Parlamenti, Qeveria, efektet financiare të ligjeve i ka miratuar në fund të mandatit dhe afatet i ka caktuar për qeverinë pasardhëse, në mënyrë që ajo (e mandatuara) me pretekste e motive të pastra politike, me arrogancë e bllokoi zbatimin e ligjit dhe përfituesit ta kundërshtojnë dhe të kërkojnë të drejtat e tyre vetëm sipas statusit të ushtarakut, deri në gjykatë dhe procedurat të zgjasin pa mbarim dhe qeveritë të justifikohen me pretekste të ndryshme.


Kështu, socialistët, efektet e ligjit Nr. 9481, dt. 20/05/2005, "Për sigurimin shoqëror suplementar të usht. të F.A të R.Sh", i caktuan më 1 janar 2006, pasi ata kishin dorëzuar pushtetin, ndërsa të djathtët, me të marrë pushtetin, e bllokuan zbatimin e tij dhe miratuan ligjin Nr. 9481, dt.16/02/2006 dhe ushtarakët e kundërshtuan në Gjykatën Kushtetuese dhe fituan gjyqin me Qeverinë.


Megjithatë (Qeveria), e përfundoi mandatin dhe nuk bëri as përpjekjet minimale për të zbatuar ligjin (statusin), duke mos dhënë asnjë shpjegim konkret, por me arrogancën më ekstreme e motivuan politikisht, hakmerret politikisht, duke i dënuar ata në portofol, me synim për t'i goditur, nënshtruar e përdorur vazhdimisht. Sigurisht, hakmarrja e politikës ndaj ish-ushtarakëve ka qenë direkt e hapur, duke mos zbatuar asnjë procedurë normale ligjore, duke miratuar ligj për ligjet.


Por, në fakt, ajo ka miratuar ligje për të mos zbatuar ligjet, d.m.th ligje mbi ligje, aspak të domosdoshëm që vetëm pengojnë, vonojnë dhe nuk ndihmojnë, por zvarrisin zgjidhjen e problemit, duke e kthyer vetë ligjin në problemin kryesor, në vend që procedurat të thjeshtohen në përputhje me standardet ligjore të njohura e të praktikuara, për të shpejtuar zbatimin e statusit të ushtarakut që ata të fitojnë të drejtat e tyre ligjore. Kjo do të thotë se për të zbatuar ligjin, Parlamenti duhet t'i caktojë ekzekutivit (qeverisë) afate konkrete kohore e jo të komplikojë procedurat vetë ligjvënësi. Konkretisht:


1. Qeveria duhet të miratojë VKM për zbatimin e ligjit të miratuar nga Parlamenti për të gjitha dikasteret e institucionet e tjera vartëse dhe jo të miratojë ligj tjetër për zbatimin e statusit të ushtarakut, ashtu si kanë vepruar të gjitha qeveritë e pas 1991-shit. 2.


Dikasteret qendrore (ministritë) dhe institucionet e tjera të një rangu, duhet të nxjerrin udhëzimet përkatëse për zbatimin e VKM sipas afateve kohore ligjore. 3. Drejtoritë, komandat, pushteti lokal, ndërmarrjet shtetërore dhe ato private, duhet t'u nxjerrin urdhër të posaçëm atyre për zbatimin e udhëzimeve të eprorit dhe VKM-së.


Sigurisht, politika e ndjekur nuk është rastësi, apo padije, por një veprim i qëllimshëm dhe i padenjë, në një shtet të së drejtës dhe demokratik, por jo vetëm. Sigurisht, kjo praktikë ka ndodhur vetëm me ushtarakët e reformës dhe kurrë për deputetët e nëpunësit e tjerë, ku procedurat janë shumë më të thjeshta dhe statusi i tyre zbatohet me korrektësi maksimale.


Prandaj, për zbatimin e ligjit, Parlamenti nuk duhet të miratojë asnjë ligj tjetër për ish-ushtarakët, por t'i kërkojë llogari Kryeministrit, pse nuk zbaton statusin e ushtarakut, nenin 35 të tij, "Për sigurimin shoqëror suplementar të ushtarakut të F.A", i cili përcakton qartë si llogaritet pensioni mujor.


Kur ushtaraku ka 15 vite shërbim përfiton 50% të pagës mujore dhe për çdo vit tjetër ai shtohet me 2% të pagës mujore. Atëherë çfarë nuk përcakton (sqaron) neni 35 i statusit të ushtarakut për shpërblimin e ish-ushtarakëve, që Parlamenti aktual në 4 vitet e fundit të miratonte disa ligje të tjera kundër statusit, d.m.th, kundër ushtarakëve?


Statusi i miratuar me dt. 23.03.2004 i vlerëson të gjithë përfituesit sipas gradave, funksionit, meritave, pagës mujore, me të cilën ata janë shpërblyer gjatë karrierës ushtarake.


Padiskutim, ky veprim i Parlamentit përbën skandal të vërtetë, sidomos kur bëhet fjalë për ushtarakët, të cilët ligji i cilëson si kategori e veçantë e shoqërisë, si mbrojtës të atdheut dhe shërbëtorë të popullit, që betohen dhe për të sakrifikohen.


Sigurisht, përgjegjësia për situatën e krijuar është e Parlamentit aktual, që i ngjan Asamblesë së PD-së, i cili i është nënshtruar plotësisht presionit të mazhorancës e sidomos Berishës, që për motive të pastra politike,vazhdon t'i keqpërdorë ushtarakët, duke i cilësuar akoma si kundërshtarë politikë dhe të rrezikshëm.


Qeveria e Berishës e përsëriti skandalin në fund të mandatit qeverisës, duke mos zbatuar procedurat korrekte dhe miratuar një VKM për të zbatuar statusin e ushtarakut.


Përkundrazi, në seancën e fundit të Parlamentit dhe pa zbatuar asnjë procedurë, ajo miratoi një ligj tjetër, duke shfuqizuar nenin 35 të statusit, me nenin 31 të ligjit, duke ndryshuar pagën mujore me pagë referuese mesatare, sipas gradave që ka mbajtur çdo përfitues, të cilën e cakton qeveria.


Sigurisht, me këtë veprim ajo realizon objektivin e saj e saj që pensioni mujor i ushtarakëve të mos përmirësohet, të mos rritet, por përkundrazi, të zvogëlohet.


Përballë këtij rrethimi të hekurt Qeveri-Parlament, SHKULP-ja, si përfaqësuese e ish-ushtarakëve, duhet të padisë në gjyq Kryesinë e Parlamentit, e cila gjatë kësaj legjislature, ka lejuar dhe ka miratuar ligje hakmarrës kundër ushtarakëve, duke dënuar dhe familjet e tyre, njëlloj si në diktaturë, me objekt padi, shfuqizimin e të gjitha ligjeve të miratuara nga ky Parlament për ushtarakët.


Patjetër ish-ushtarakët nuk e miratojnë këtë sjellje rrugaçërore, këtë rrethim të dytë prej politikës, e cila për më shumë se një dekadë po hakmerret dhe po i dënon ata padrejtësisht e mizorisht.


Sigurisht, ata e kanë kuptuar shumë mirë lojën e politikës dhe nuk do të mashtrohen akoma nga këta banditë për t'u dhënë përsëri votën për të shtuar oborrin dhe pasurinë e tyre, e për të duruar akoma vuajtjet më keq se në monizëm.


Padyshim, për të ndryshuar gjendjen e për të fituar të drejtat e tyre, ushtarakët duhen të protestojnë fuqishëm e të reagojnë deri në mosbindje, në mbrojtje të ligjit për të ndërruar këtë qeverisje antipopullore dhe armik të ushtarakëve.


*Autori është ish-ushtarak

 

5 KOMENTE

Ish ushtaraket nuk zbatuan urdherin e ish komandantit te çmendur te viteve 97
per te sulmuar popullin dhe per ti ruajtur pushtetin hienes SALIH.
Pikerisht ketu ze fill alergjia e Salihit dhe e "salinjerve" me te cilet eshte mbushur e zbrazur politika shqiptare keto njezete vjete.Nuk ka si te paguaj Salihi ish ushtaraket, sepse paret e shtetit i ka kaluar tek megarrogat e Argites dhe Shkelzenit...
apo baxhanakut te ndjere.Ca i ka bere rrush e kumbulla edhe Tosi me "gruan"e
dyte dhe me "miqte"e buzuqeve greke.
Fati i njerezve te ndershem eshte i destinuar drejte vuajtjeve dhe talljeve.Shqiptaret keto njezete vjete kane themeluar vetem klane dhe asnjehere shtet!

hej,zoteri qe ke shkrojtur per ushtaraket.Rri urte e mos fol gjepura.Koha trego sejemi me frikacaket e tere kohrave.Se vazhdojme akoma te servilosemi per nje cop buk.Jemi bere koqe kashte,e zihemi me njeri tjeterin,per mustaqet e çelo picarit.Ku jane ata ish ko..mandantet e ko..misaret.Lerei grat e te tjreve po te shohim veten tone qe jemi futur ne breket e grave tona dhe spo dalim dot.Kësaj,nuk i thone ndershmeri mor zoteri.Por budadallek.injorance.frikacakeri.

Sali Berisha ka qene armiku nr.1 i ushtarakeve shqiptare!Ai qe ne vitin 1992 nuk e zbatoi asnje rast Statusin e Ushtarakut,por ne vend te tij nxorri nje pacavure VKM,qe hidhte poshte ligjin e Kuvendit!Ku ka bere vaki qe nje VKM te hedhe poshte mje ligj!Vetem ne regjimin diktatorial te Sali Berishes qe i ka vleresuar ushtaraket si armiqte e vet me te rrezikshem!As Organizmat mderkombetare,perfshi NATO-n nuk jane kujtuar se detyra kryesore e nje qeverie para se te futej ne NATO ishte TRAJTIMI I ISH USHTARAKEVE,gje qe do te thoshte se reformat ne ushtri duhet te beheshin mbi motive njerezore e ligjore e jo urrejtjeje!EUROPA KURVE nuk u merakos per ish-ushtaraket dhe e pranuan Sali Berishen ne NATO vetem per interesat e tyre meskine!AS organet e drejtesise nuk e vune ujin ne zjarr per te gjitha shkeljet qe bente diktatori mesjetar kunder nesh,por vazhdonin heshtjen e tyre !!!!E gjitha kjo tregon se ne Shqiperi nuk ekziston DEMOKRACIA DHE SHTETI LIGJOR!LIRITE E TE DREJTAT THEMELORE TE NJERIUT JANE NJE FLLUSKE SAPUNI DHE NJE DEMAGOGJI E NDYRE E POLITIKES SKLLAVERUESE TE EUROPES PLAKE QE MBURRET PER DREJTESI!EDHE NJE HERE VERTETOHET SE DEMOKRACIA KAPITALISTE ESHTE VECSE NJE MASHTRIM DHE DREJTESIA ESHTE VETEM NJE ILUZION!!!NUK PRESIM ASNJE DREJTESI NGA SALI BERISHA DHE KALEMXHINJTE E TIJ;BILE AS NGA EUROPA E NATO SE ATA PO TE DONIN E KISHIN BERE ME KOHE KETE MASKARADE ME NE!!POSHTE EUROPA DHE NATO QE JANE TALLUR ME JETEN E USHTARAKET DHE FAMILJET TONA!!!TE DREJTAT TONA DO TI FITOJME VETEM KUR TE NGRIHEMI NE KEMBE E TI MARRIM NE DORE VETE FATET TONA!AS E ASHTUQUAJTURA SHOQATE QE HIQET SE NA MBRON ,NUK ESHTE E AFTE OSE BEN SIKUR ESHTE ME NE ,POR PUNON PER SALI BERISHEN!!!

e keqja jone eshte ne te dy krahet.e djathta nuk na do kinse kemi qene sherbetoret me besnik te rexhimit te kaluar duke harruar qe dhe ne ate kohe ne kemi qene pjesa me e vuajtur dhe me e share.duke ngelur ne tranzicion me gisht ne goje ishim pjesa qe doli me e humbura nga shoqeria.e majta nuk na perkrah dhe per pasoje nuk na jep ate qe na takon se ka frike se e akuzojne per te kaluaren e saj.keshtuqe per ne eshte shum veshtire se do te gjendet nje zgjidhje e drejte.po rendesi ka fakti qe ne kemi qene jemi dhe do te mbetemi avangarde per miresine tone ,per fisnikerine. qe s'kemi rene ne llumin ko rane te tjeret qe vrasin te ane per dy pare

Ushtaraket e djeshem jane hedhur ne koshin e plerave sepse, sipas qeverive demokratike te paskomunizmit, "Shqiperise nuk i duhet me ushtria"!
Nje mendim i rrezikshem dhe antikombetar po rrenjoset edhe tek brezi i ri, "Shqiperine tash e tutje do ta mbrojne te huajt!"
Ushtaraket shqiptare, per kete gje jane vete fajtore, ata duhet tu kunderviheshin fuqishem qeverive kur ngriten kazmen per ta shkaterruar ushtrine dhe jo te ngriheshin per rritje rrogash dhe pensionesh. Forcim i ushtrise do te thote dhe forcim i xhepit te ushtarakeve.
Personalisht me vjen shume keq qe ushtaraket dhe ishushtaraket i shtrojne gabim kerkesat e tyre ne qeveri. Nje vend qe godet ushtrine e vet eshte i destinuar qe ti pagoje rende pasojat. NATO, dhe cdo traktat tjeter ushtarak, eshte ngritur ne kembe per interesat e saj strategjike afatgjate dhe jo per interesa kombetare te anetareve kur ato interesa nuk prekin NATON. Po te qe se NATO eshte mbrojtesja me e mire dhe e sigurte e anetareve te saj, perse do te armatoseshin deri ne dhembe shtetet anetare te NATO-s krahas armatosjes se vete NATO-s, s'mjaftonte NATO per ti mbrojtur?!

Faleminderit per mundesine qe me dhate te shpreh mendimin tim, Agimi ne New York.

Komenti juaj

 
Komentet
 

Ankesa ndaj mjekeve për neglizhencë

"Ndihmoni nënën time të shpëtojë nga krizat. Mjekët kërkojnë vetëm...

Luhatjet e temperaturave gjatë javëve të fundit, kanë sjellë fluks pacientësh në spital.

Temperaturë të lartë, këputje trupore dhe diarre: këto janë disa...

Letrat e lexuesve

PODCAST

Shekulli Online si faqe kryesore Shekulli Online si e preferuar
 
 

© 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP - Rruga Ismail Qemali, Pallati Abissnet - Tirane, [Shqiperi] - Tel. 04 337 8200

© ZOTSOFT NETWORKS - Realizimi dhe programimi Fjodor Zotaj