Versioni Print ndrysho

Shekulli ne versionin e shtypur

* Duke klikuar me siper kaloni ne versionin e gazetes Shekulli te shtypur, ku mund te lexoni te gjitha informacionet qe ka patur gazeta e dites ne treg

Angli: Vogëlushi i sëmurë nga zemra, jeton falë viagrës

Shekulli Online | 02/07/2009 | Arti i te jetuarit | komentet 7 KOMENTE | komentet SHARE | -zvogelo shkrimin +zmadho shkrimin

Vogëlushi, Alfie Oliver, që është vetëm 1 vjeç, ka lindur në korrikun e vitit që shkoi me një keqformim në zemër. Për këtë, ai ka nevojë të vazhdueshme për kura, për të mbijetuar: ia detyron veçanërisht jetën e tij, një ilaçi shumë të veçantë. Derisa zemra e tij nuk vuan dhe qarkullimi nuk ka probleme, Alfie duhet të marrë 6 doza viagrash në ditë. Ngjarja e publikuar nga tabloidët britanikë, duket si e pamundur, por është krejt e vërtetë. Fëmija iu nënshtrua operacionit të parë kur ishte vetëm 16-ditësh: më pas, kur mbushi 4 muaj, mjekët thanë se do të mbijetonte maksimumi dhe disa javë. Falë dozave të përditshme të ilaçeve kundër impotencës, Alfie është ende gjallë dhe gëzon shëndet të mirë. Prindërit Tracey dhe Rob, e dinë që kjo nuk mund të zgjasë shumë: pas 2 javësh do festojë datëlindjen e tij të parë, madje ka mësuar dhe të ecë. "Mund të ketë nevojë për një transplantim zemre dhe mushkërish", - kanë thënë mjekët. "U shokuam kur mjekët na thanë që duhet të merrte viagra çdo ditë",- ka thënë nëna, Tracey, - nuk mendonim se pikërisht ajo do të ishte shpëtimi i tij. Kur ua tregonim njerëzve, ata qeshnin. Por është e vërtetë: viagra ka shpëtuar luftëtarin tim të vogël".

 

7 KOMENTE

Nuk eshte kaq e cuditcme sepse ky ilac ne fillim ishte perdorur nga te semuret me zemer, pastaj mjeket dhe pacientet pane qe kishte virtyte te tjera.

ajo qe thote zoteria i mesiperm eshte mese e vertete

Ky eshte nje nga lajmet me te cuditcme qe kam degjuar,bo sme besohet!!!

eshte shume e quditshme ,por perderisa djalin e ndihmojn ishalla e mbajne gjalle derisa ti gjindet trasplanti i te dy palve ,qe i lypen voglushit,urime edhe sherim te shpejte e jete te gjate,.......

E pabesueshme ,por e vertete.

Eshte shume e habitshme qe ky femije te mbijetoje nga tabletat "Viagra".Me lejoni te beje nje krahasim me kete ngjarje.Kete medikament qe eshte perdore per femijen e ka shpikur nje mjek me preardhje shqipetare nga qytteti Gostivar te Maqedonise qe ka cmimin Nobel.Desha ta lidhe me rastin e Polikaneve tane,keta tentojne ta shtyjne ne gjakmarje popullin,a kurse ky rast ne fjale shpeton jete te nje foshnje 12-muajshe.Me ndihmen e zotit i uroje jete te gjate dhe te lumtur me prinderit e tij.Azis.A.

Eshte shume e habitshme qe ky femije te mbijetoje nga tabletat "Viagra".Me lejoni te beje krahasim me kete ngjarje.Kete medikament qe eshte perdore per femijen e ka shpikur nje mjek me preardhje shqipetare nga qytteti Gostivar te Maqedonise qe ka cmimin Nobel.Desha ta lidhe me rastin e Polikaneve tane,keta tentojne ta shtyjne ne gjakmarje popullin,a kurse ky rast ne fjale shpeton jete te nje foshnje 12-muajshe.Me ndihmen e zotit i uroje jete te gjate dhe te lumtur me prinderit e tij.Azis.A.

Komenti juaj

 

Seanca gjyqësore, banorët e Gërdecit: Nuk e falim Mediun

UPADTE - "Nuk e fal Fatmir Mediun". Kështu ka deklaruar në Gjykatën e Lartë një nga të plagosurat e tragjedisë...

Rrëfimi i një mjeku: 2500 autopsitë e mia në morg

FIER - Kostandin Kërin në Fier të gjithë e njohin me emrin doktor Koçi. Ai ka një jetë që punon...

 
Komentet
Letrat e lexuesve

PODCAST

Shekulli Online si faqe kryesore Shekulli Online si e preferuar
 
 

© 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP - Rruga Ismail Qemali, Pallati Abissnet - Tirane, [Shqiperi] - Tel. 04 337 8200

Page Ranking Tool