Versioni Print ndrysho

Shekulli ne versionin e shtypur

* Duke klikuar me siper kaloni ne versionin e gazetes Shekulli te shtypur, ku mund te lexoni te gjitha informacionet qe ka patur gazeta e dites ne treg

Apeli ish-zv\ministri, Nikolin Jaku, i pafajshëm

Flamur Vezaj | 02/07/2009 | Kronike | komentet 0 KOMENTE | komentet SHARE | -zvogelo shkrimin +zmadho shkrimin

Gjykata Shpalli dje të pafajshëm edhe ish- shefin e prokurimeve të Ministrisë së Transporteve, Skënder Bokçiun


Ndaj ish- zyrtarëve të tjerë të Transporteve dhe të Rrugëve, të akuzuar për abuzime nuk ndryshuan masat e dënimeve


TIRANË- Gjykata e Apelit në kryeqytet, pushon akuzat ndaj ish- zv\ministrit të Transporteve, Nikolin Jaku, dhe ish-shefin e prokurimeve pranë këtij dikasteri, Bashkim Kamberi.


Treshja gjykuese e kryesuar nga gjyqtari Lefter Jahja dhe anëtarët Dalip Bushi e Rrahman Qinami, që pasi kanë dëgjuar pretendimet e palëve në proces, konkluzionet e prokurorisë dhe pretendimet e mbrojtjes, vendosën pushimin e akuzave dhe masën e dënimit tashmë të vuajtur ndaj shtetasve Nikolin Jaku dhe Bashkim Kamberi.


Sipas dispozitivit të lexuar për 30 sekonda nga kryesuesi, nuk bëhet i ditur arsyetimi i pushimit të akuzave ndaj ish-zv\ministrit Jaku dhe ish-shefit të prokurimeve Kamberi, por urdhërohet që ata të "zhvishen" nga akuzat.


Ndërkohë që në maj Gjykata e Shkallës së Parë në kryeqytet deklaroi fajtor Nikolin Jakun duke e dënuar me 12 muaj e 20 ditë burg dhe 500 mijë lekë gjobë, ndërsa, ish-shefi i prokurimeve është dënuar vetëm me 12 muaj e 20 ditë heqje lirie.


Mësohet se me pushimin e akuzave, dy ish-zyrtarëve të lartë të Ministrisë së Transporteve, Jaku e Kamberi i lind e drejta t'i drejtohen togave të zeza duke kërkuar kompensimin me lekë të ditëve të burgut, të cilët kanë qëndruar të izoluar në qeli me nga 12 muaj e 20 ditë burg secili.


Ndërkaq, kanë qenë përfaqësuesit e akuzës, të cilët nuk ishin dakord me këtë masë dënimi të dhënë nga Gjykata e Shkallës së Parë të cilët e kanë apeluar çështjen, duke kërkuar gjithashtu një masë dënimi më të madh se sa kishin dhënë togat e zeza në maj të 2008.


Sipas pretencës së prokurorisë së lexuar në Apel, mësohet se për të pandehurin Nikolin Jaku është kërkuar ndryshimi i masës së dënimit, nga 1 vit e 20 ditë burg e 500 mijë lekë të bëhet në 2 vite burg dhe 1.3 milionë lekë gjobë.


Për të pandehurin Ilirjan Berzani u kërkua dënimi me 3 vjet burg e 1.3 milionë lekë lekë gjobë nga 2 vjet burg e 2.6 milionë lekë gjobë. Për të pandehurin Bashkim Kamberi u kërkua dënimi me 14 muaj burg e 250 mijë lekë gjobë nga 1 vit e 20 ditë burg të dhënë nga Shkalla e Parë.


Por, nuk kanë qenë të kësaj mendjeje, tre gjyqtarët të cilët jo vetëm që nuk ngritën masat e dënimit për të pandehurit, por vendosen edhe pushimin e akuzave ndaj dy prej tre të pandehurve të cilët ishin dënuar në Gjykatën e Shkallës së Parë në kryeqytet.


Gjithashtu, gjatë mesditës së djeshme, treshja gjykuese e kësaj gjykate ka vendosur të lërë në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë në kryeqytet dhënë më 29 maj 2008, ku zyrtarët e tjerë të dikasterit të Ministrisë së Transporteve u dënuan me burg. Për ish-drejtorin e Drejtorisë së Përgjithshme të Rrugëve, Ilirjan Berzani, dhe dy ish-zyrtarët e tjerë të kësaj ministrie Xhevahir Muçogllavën e Arian Shetin, si dhe dy biznesmenët Skënder Bokçiu dhe Isuf Ukperaj, Gjykata e Apelit la në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë, të dënuar me burg dhe gjoba të ndryshme.


Sipas vendimit të gjykatës, ish-zyrtarët e Ministrisë së Transporteve dhe Drejtorisë së Rrugëve si dhe dy biznesmenët, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë abuzuar në lidhje me paracaktimin e katër fituesve të tenderëve për ndërtimin e katër segmenteve rrugore, që zhvilloheshin pranë Ministrisë së Transporteve, duke përvetësuar nga fituesit 10 % e vlerës së çdo tenderi.


VENDIMI I SHKALLËS SË PARË


Nikolin Jaka, me 1 vit e 20 ditë burg dhe 500 mijë lekë gjobë
Bashkim Kamberi, me 1 vit e 20 ditë burg
Ilirjan Berzani, me 2 vjet burg dhe 2.6 milionë lekë gjobë
Arjan Sheti, me 1 vit e 4 muaj burg dhe 400 mijë lekë gjobë
Xhevahir Muçogllava, me 1 vit burg, u lirua në gjyq
Isuf Ukperaj, me 1 vit e 20 ditë burg dhe 600 mijë lekë gjobë
Skënder Bokçiu, me 1 vit e 20 ditë burg dhe 600 mijë lekë gjobë

 

Komenti juaj

 

"Shqipëria në moshën e internetit" pajis me kompjutera hajdutët

ELBASAN/ Vetëm përgjatë këtij viti, pesë shkolla kanë përfunduar nën shënjestrën e vjedhësve ELBASAN - Pajisja e shkollave me kompjutera...

Emigranti, gjobë tregtarit, dy në kërkim

Gazmend Hamidi, 50 vjeç, i sapokthyer nga Gjermania, kërkoi 2 milionë lekë para nga shitësi i mallrave ushqimore Pas...

 
Komentet
Letrat e lexuesve

PODCAST

Shekulli Online si faqe kryesore Shekulli Online si e preferuar
 
 

© 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP - Rruga Ismail Qemali, Pallati Abissnet - Tirane, [Shqiperi] - Tel. 04 337 8200

© ZOTSOFT NETWORKS - Realizimi dhe programimi Fjodor Zotaj