|
|
BE: "Zgjedhjet u zhvilluan në një klimë politike lartësisht të polarizuar, dhe një numri të gjerë akuzash"
TIRANË - Presidenca suedeze e Bashkimit Europian, ka reaguar dje ndaj procesit problematik të numërimit të votave. "Vlerësimi përfundimtar i procesit zgjedhor
do të varet kryesisht nga kjo fazë e fundit e dhënies përparësi vullnetit të lirë politik të qytetarëve shqiptarë, nga sjellja e komisionerëve dhe politikanëve gjatë numërimit të votave, nga grumbullimi i rezultateve, si dhe nga trajtimi i ankesave dhe thirrjeve të mundshme postelektorale",- thuhet në deklaratën zyrtare të Bashkimit Europian.
Përmes Presidencës, Bashkimi Europian ka vlerësuar procesin e identifikimit të popullsisë nëpërmjet kartave të identitetit, një proces shumë i kontestuar më parë.
Në të njëjtën kohë, Presidenca e Bashkimit Europian ka vlerësuar edhe pjesëmarrjen e elektoratit në votime.
"Votuesit dëshmuan lidhjen e tyre të fortë ndaj vlerave demokratike gjatë procesit zgjedhor dhe e shprehën këtë nëpërmjet një pjesëmarrjeje domethënëse", - thuhet në deklaratë. Por, në qëndrimin zyrtar të BE-së i mëshohet shumë tensionimit politik të krijuar nga partitë, të cilat, në një farë mënyre, po prishin "imazhin" e krijuar deri tani. Bllokimit të procesit të numërimit në disa qendra votimi, problemeve të konstatuara edhe nga ndërkombëtarët, u është kushtuar një paragraf i veçantë në deklaratën e Presidencës së BE-së.
Në këtë deklaratë citohet se, "fushata zgjedhore u zhvillua në një klimë politike lartësisht të polarizuar, dhe siç thuhet, u karakterizua nga një numër i gjerë akuzash kundër palëve qeverisëse në lidhje me dhunime zgjedhore, disa prej të cilave u konfirmuan dhe nga vëzhguesit". Dihet tashmë që anëtarësimi ynë në Bashkimin Europian do të varet pikërisht nga arritjet e standardeve në zgjedhje dhe nga vlerësimet që do të bëjnë vëzhguesit ndërkombëtarë, të deleguar për monitorimin e procesit zgjedhor, nga 28 qershori deri në shpalljen e rezultatit përfundimtar të votimeve, i cili tanimë është kthyer në një maratonë.
ELBASAN/ Vetëm përgjatë këtij viti, pesë shkolla kanë përfunduar nën shënjestrën e vjedhësve ELBASAN - Pajisja e shkollave me kompjutera...
Gazmend Hamidi, 50 vjeç, i sapokthyer nga Gjermania, kërkoi 2 milionë lekë para nga shitësi i mallrave ushqimore Pas...
Lajmet 10 korrik - Ora 16 -
data/10-07-2009
Lajmet 10 korrik - Ora 15 -
data/30-08-2008
Lajmet 10 korrik - Ora 13 -
data/30-08-2008© 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP - Rruga Ismail Qemali, Pallati Abissnet - Tirane, [Shqiperi] - Tel. 04 337 8200
© ZOTSOFT NETWORKS - Realizimi dhe programimi Fjodor Zotaj
Komenti juaj