|
|
Kryeministri tha se qeverisja e tij do të funksionojë deri në formimin e Kuvendit të ri
TIRANË - Votën pro koalicionit "Aleanca për Ndryshim" të deputetit të LSI-së, Dritan Prifti, e paralajmëroi dje pasdite edhe Kryeministri Sali Berisha. Edhe pse foli gjatë për komisionerët dhe procesin zgjedhor, Kryeministri Berisha përmendi ndër radhë se, koalicioni i drejtuar nga ai do të zgjerohej edhe më tej ditët e ardhshme.
"U ftoj ju, zotërinj ministra, natyrisht koalicioni do të zgjerohet, por ju ftoj ju, zotërinj ministra, që, së bashku me bashkëpunëtorët tuaj, me administratën, të intensifikojmë të gjitha përpjekjet dhe, në rast se ndonjë detyrë, e cila mund të ketë pësuar ndonjë shtytje, ndonjë shmangie, për shkak të fushatës zgjedhore, të vendoset në agjendë dhe të funksionojmë normalisht",- tha ai.
Në deklaratën e tij, Berisha bëri diversion të pastër, teksa u shpreh se koalicioni "Aleanca për Ndryshim" do të zgjerohet, në një kohë që asnjë prej koalicioneve të mëdha, nuk ka siguruar votat e mjaftueshme, pra numrin e artë prej 71 votash për të formuar qeverinë e re dhe kur verë LSI-së deklaroi hapur se nuk ishte marrë asnjë vendim politik për të kaluar djathtas. Ndërkohë, gjatë mbledhjes së qeverisë, Kryeministri Berisha sqaroi gjithashtu se, gjatë gjithë periudhës së verës do të vazhdohet të qeveriset nga të djathtët, deri sa të ngrihet Parlamenti i ri.
"Qeveria e re mund të krijohet sapo të shpallet rezultati, por kjo nuk do të ndodhë, sepse kemi një përcaktim kushtetues. Përcaktimi kushtetues është i tillë që, pasi Presidenti i Republikës emëron Kryeministrin, ai, brenda 10 ditëve duhet t'i paraqesë programin Parlamentit të vendit. Ky është një obligim kushtetues. Mirëpo, kjo gjë nuk mund të ndodhë para konstituimit të Parlamentit të ri. Natyrisht, programi i qeverisë së re do t'i paraqitet Parlamentit që doli nga këto zgjedhje për miratim.
Kushtetuta e ka të përcaktuar se Parlamenti i ri mblidhet ditën që skadon mandati i Parlamentit tjetër, ndërkohë që mandati i Parlamentit tjetër skadon ditën që ai është mbledhur. Pra, nga data 3 ose 4 shtator. Në këtë kontekst, thirrja ime për ju është që të funksionojmë si qeveri", -tha ai. Kryeministri Berisha shtoi se do të vazhdohet me reformat e lëna përgjysmë. "Nuk duhet të harrojmë se Komisioni Europian ka lënë një seri detyrash në raportin e vjetshëm. Është punuar me seriozitetin më të madh në këto detyra.
Por, zonja ministre e Integrimit, Bregu, duhet bërë një rivlerësim i të gjitha detyrimeve që rrjedhin nga ky raport dhe gjatë verës do të punohet me intensitetin më të madh, në mënyrë që çdo detyrim që rrjedh nga raporti i Komisionit Europian, të përmbushet, si interesi më i mirë i këtij vendi. Ka edhe reforma të tjera, të cilat duhet të vazhdojnë",- tha ai.
ELBASAN/ Vetëm përgjatë këtij viti, pesë shkolla kanë përfunduar nën shënjestrën e vjedhësve ELBASAN - Pajisja e shkollave me kompjutera...
Gazmend Hamidi, 50 vjeç, i sapokthyer nga Gjermania, kërkoi 2 milionë lekë para nga shitësi i mallrave ushqimore Pas...
Lajmet 10 korrik - Ora 16 -
data/10-07-2009
Lajmet 10 korrik - Ora 15 -
data/30-08-2008
Lajmet 10 korrik - Ora 13 -
data/30-08-2008© 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP - Rruga Ismail Qemali, Pallati Abissnet - Tirane, [Shqiperi] - Tel. 04 337 8200
© ZOTSOFT NETWORKS - Realizimi dhe programimi Fjodor Zotaj
Komenti juaj