Versioni Print ndrysho

Shekulli ne versionin e shtypur

* Duke klikuar me siper kaloni ne versionin e gazetes Shekulli te shtypur, ku mund te lexoni te gjitha informacionet qe ka patur gazeta e dites ne treg

Bushati: S'tërhiqemi pa marrë votat tona

Shekulli Online | 02/07/2009 | Politike | komentet 2 KOMENTE | komentet SHARE | -zvogelo shkrimin +zmadho shkrimin

Kandidati i PS-së për Qarkun Tiranës, Ditmir Bushati, deklaroi se rezultati është deformuar ndjeshëm


TIRANË - Rezultatet e nxjerra deri tani nga disa KZAZ, janë vënë në dyshim nga Partia Socialiste, pasi në shumë kuti votimi janë gjetur fletë të pavlefshme, pa numra identiteti apo kanë numra të rremë pasaportash e certifikatash. Kandidati për deputet për PS-në në Qarkun e Tiranës, Ditmir Bushati, nuk i ka kursyer kritikat ndaj pushtetarëve aktualë dhe Kryeministrit Berisha, të cilët, sipas tij, po vjedhin votat, që populli ia besoi Partisë Socialiste dhe po shkelin standardet e kërkuara nga ndërkombëtarët. "Këto zgjedhje nuk kanë plotësuar asnjë standard, ndërkohë që aty ku janë futur në lëvizje mekanizma të qartë manipulimi, kryesisht nëpërmjet korruptimit të komisionerëve, rezultati është deformuar ndjeshëm, deri në marrje mandatesh nga opozita, në favor të pushtetit",- tha Bushati. Sipas tij, PD-ja ka organizuar një plan ogurzi për vjedhjen e votave, duke ushtruar presion në qendrat e numërimit, sidomos në Qarkun e Fierit, por edhe në Laç e Bushat, ku PS-ja ka arritur të marrë fitoren më të thellë në këto 18-vite. "Ne nuk tërhiqemi pa marrë mbrapsht çdo votë të grabitur dhe po mbledhim të gjitha faktet e të dhënat që vërtetojnë katërcipërisht deformimin e rezultatit dhe, mbi të gjitha, nuk do të lejojmë që ky proces,
të mbyllet pa hapur e investiguar kutitë me parregullsi. Gjithashtu, u bëjmë thirrje atyre që guxojnë të ushtrojnë presion mbi komisionerët, të tërhiqen urgjentisht nga qendrat e numërimit në Fier, para se populli që na besoi votën, të marrë në mbrojtje qendrat e numërimit nga agjentët e krimeve, policët e keqpërdorur apo edhe kriminelët e nxjerrë nga burgjet gjatë kësaj fushate të egër, për të bërë presion mbi qytetarët e, së fundi, mbi qendrat e numërimit",- tha Bushati.


 

2 KOMENTE

SHUME E DREJTE . PO KETE THUAJENI ME TE GERMA TE MEDHA . PS ESHTE FITUSE DHE PIKE . NDRYSHE TE VINE NDERKOMBETARET TI NEMEROJNE VOTAT . SALIU ESHTE HAJDUT PER TE GJITHA. TE DALI EDI RAMA TE SQAROJE GJITHE ATA QE VOTUAN PER PS ? KESHTU I BEN QEJFIN ZHELEVE.

askush nuk ju ndalon per ti marr votat e juaja,te formohet qeveria pastaj beni cfar te doni me ato fletevotime z.Edi Rama

Komenti juaj

 

"Shqipëria në moshën e internetit" pajis me kompjutera hajdutët

ELBASAN/ Vetëm përgjatë këtij viti, pesë shkolla kanë përfunduar nën shënjestrën e vjedhësve ELBASAN - Pajisja e shkollave me kompjutera...

Emigranti, gjobë tregtarit, dy në kërkim

Gazmend Hamidi, 50 vjeç, i sapokthyer nga Gjermania, kërkoi 2 milionë lekë para nga shitësi i mallrave ushqimore Pas...

 
Komentet
Letrat e lexuesve

PODCAST

Shekulli Online si faqe kryesore Shekulli Online si e preferuar
 
 

© 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP - Rruga Ismail Qemali, Pallati Abissnet - Tirane, [Shqiperi] - Tel. 04 337 8200

© ZOTSOFT NETWORKS - Realizimi dhe programimi Fjodor Zotaj