Versioni Print ndrysho

Shekulli ne versionin e shtypur

* Duke klikuar me siper kaloni ne versionin e gazetes Shekulli te shtypur, ku mund te lexoni te gjitha informacionet qe ka patur gazeta e dites ne treg

Ç'do të thoshte sot Brus Xhorxh?

Arben Rrozhani | 02/07/2009 | Komente | komentet 7 KOMENTE | komentet SHARE | -zvogelo shkrimin +zmadho shkrimin

Çfarë do të thoshte sot Brus Xhorxh? Më 29 qershor, vetëm disa orë pasi ishin mbyllur qendrat e votimit dhe sapo kishte filluar numërimi i vullnetit të shqiptarëve, Xhorxhi, kryetar i Asamblesë Parlamentare të NATO-s, në krah të përfaqësuesve të tjerë ndërkombëtarë të mbledhur në Tiranë, deklaroi se Shqipëria ka shënuar arritje, po ka ende shumë punë për të bërë.


"Keni shumë punë për të bërë për të arritur standardet e BE-së, qeverisjen demokratike, reformat në gjyqësor, profesionalizmin e mediave, vendosjen e shtetit të së drejtës, të qeverive vendore dhe luftën kundër krimit dhe korrupsionit", - shprehej ai.


Fjala e tij ishte shuplaka për një vend që në prill 2009 u bë anëtare e NATO-s, e cila para se të jetë një aleancë ushtarake, ku Shqipëria u afrua për "nizamët" në frontet e luftës botërore antiterror, është një aleancë politike dhe ekonomike me standarde demokratike.


Sot i kemi dhënë të drejtën Brus Xhorxhit dhe të gjithë botës mbarë të na hyjë në dru, ku na dhemb dhe ku na djeg, sepse tri ditë pas mbylljes së qendrave të votimit, në një fshat të madh siç është Shqipëria e parë nga bota, ende nuk kemi një rezultat të saktë, ende nuk është numëruar deri në një vullneti i shtetasve shqiptarë me të drejtë vote dhe në fund dhe më e rëndësishmja, treguam se me këtë klasë politike do të jemi edhe për shumë kohë shembull i keq për majmunërinë tonë elektorale, e cila na dhuron qeveritë që tallen më pas me ne.


E diela e 28 qershorit 2009, në analet botërore ishte ditë elektorale për Shqipërinë, Argjentinën dhe Guinea-Bissau.


Argjentina rinovoi një pjesë të dy dhomave të Kongresit dhe votuesit argjentinas i dhanë një shuplakës të rëndë Presidentes, Kristina Kirshner dhe bashkëshortit të saj, ish-Presidentit paraardhës, për atë politikë familjare që ka varfëruar argjentinasit dhe po kthen frikën për kolapsin financiar të vitit 2001.


Pra, votuesit në këtë vend, ku në vitet '70-të ligjin e bënte diktatura ushtarake, e dhanë verdiktin e tyre, duke i hequr shumicën familjes Kirshner dhe vota e tyre u numërua shpejt dhe qartësisht.


Guinea-Bissau është ish-koloni portugeze në Afrikën Perëndimore, ku zgjedhjet e para presidenciale janë bërë në 2005-ën, ku ndodhin grushte shteti sa herë duan ushtarakët, ku udhëheqësit politikë vriten në shtëpitë e tyre, siç ndodhi me Presidentin në marsin e shkuar. Dje, në këtë vend kaq problematik, apo siç quhet, me standarde afrikane, me popullsi vetëm 1.6 milionë banorë, vijonin negociatat për formimin e qeverisë së re.


Këto dy shembuj mjaftojnë për të treguar se në çfarë derexheje janë zhytur zgjedhjet shqiptare, se ato nuk ishin zgjedhje dhe, aq më pak, ato nuk ishin zgjidhje.


Ndërsa dje në mesditë, partia ende në pushtet deklaronte fitoren e dyfishtë, pra të standardeve dhe të partisë, dhe Kryeministri ende në detyrë premtonte shpërblime (?!) për komisionerët dhe numëruesit e qendrave të numërimit, Shqipëria ishte deri në grykë e zhytur në baltën e shpifur zgjedhore, ku standardet nuk ishin shumë larg së qeni afrikane, e jo më europiane.


Duart e zgjatura të politikës së 26 majit 1996, nga po të njëjtët liderë politikë si atëherë, prodhuan kuti votimi me rezultate 300 me 0, kuti votimi ku kishin votuar 300 dhe dilnin 600 fletë votimi, ku "humbte" procesverbali nga përfaqësuesi i PD-së, kuti votimi që duheshin sjellë në Tiranë për t'u numëruar, sepse atje ku ishin, partia në pushtet nuk donte t'i numëronte, kuti ku dilnin me mijëra vota të pavlefshme, sepse kështu opozita nuk mund të merrte edhe një mandat tjetër që do ta zhbënte rezultatin që i mban frymën partisë qeverisëse.


Këto ditë shpalosën para shqiptarëve humbjen e madhe të popullit opozitar. Ashtu si më 3 korrik 2005, u vërtetua se ai ishte shumicë. Ai e përqafoi dhe e votoi ndryshimin e shumëpritur në vend.


Por vota e tij u deformua dhe u masakrua në mandate, sipas një formule që nuk sjell në pushtet atë që ka shumicën e mbështetjes popullore, por atë që blen gjithçka, nga komisionerët barktharë te të sapozgjedhurit deputetë barknginjur.


Kur të ketë mbaruar saga perverse e numërimit të votave, në selinë e PS-së duhet të nisë analiza mbi këtë formulë "çudibërëse", që zhbëri në asgjë mijëra e mijëra vota populli opozitar.


Duhet të ketë edhe një analizë të hollë dhe të saktë se pse formula nuk iu përgjigj votës popullore për të prodhuar atë shumicë të qartë, të cilën dora e zgjatur e 26 majit 1996, nuk do të mund ta zhbënte më.


Vota e opozitës së majtë ishte e mjaftueshme për të mos lejuar një pakicë, së cilës i duhet që si atëherë të shkrehë kallashët në ajër për të kremtuar një shumicë që nuk ekziston.


 

7 KOMENTE

PAZAR TE MBARE ZOTERINJ PARLAMENTARE!
Qe dje filloi pazari qe na kujton femijerine:
-Te te jap dy kriça,me jep nje kale..?
-Na duhet edhe nje!Do te blejme Dritanin apo te shikojme andej nga çamet?
Ky eshte pazari qe Berisha ka filluar ne Salbani per te mbajtur pushtetin qe te shpetoje femijte e tij hajdute.Duke blere poshte e perpjete parlamentare qe shiten "pese leke tufa" ka mundesi qe ta ule edhe me shume çmimin e Shqiperise nga 1 Euro qe e kishte caktuar vitet e shkuara.Dhe sa me shume bie pazari i Shqiperise dhe shqiptareve aq me shume i ngrihet kandari Argites dhe Faslliut.
Ma gezofshi SALIHIN!
Malua

Popull shqiptar,

Mbroni Voten tuaj!
Mbroni Dinjitetin Tuaj!

Sali Berisha, ky Kriminel dhe Mafioz, pu ju shtyp Lirine,
Po ju shtyp dhe dikton te drejten e fjales, ate qe ju e shprehet ne Kutite e Votimit!

Popull Shqiptare,

Ju meritoni Respekt, sepse shkuat te Djelen drejt qendrave te Votimit si Demokrate te vertete!

Ju, sakrifikuat dhe treguat qe deshironi Demokrati!
Shume erdhen nga vendet fqinje ku punojne e jetojne VETEM per te treguar qe NE Shqiptaret nuk na ka Det apo Mal te na pengoje per te ardhe ne Shqiperi te tregiojme qe e duam Atdheun tone, qe e duam Demokratine, qe e duam Shqiperine te Paster nga Kriminelet dhe Mafiozet!

Vota Juaj duhet Numeruar
Vota Juaj duhet Mbrojt
Vota Juaj do sjelli ndryshimin
Vota Juaj di i tregoje Kriminelit Sali Berisha qe s'ka me vend ne Politiken Shqiptare! Qe s'mund te lejohet te ktheje perseri `97 e Gerdeca per Shqiperine!


Fierake, Ju keni ne dore shume ne kete dite! Keni ne dore shume qe t'e mbroni Voten! Qe te mbroni te drejten! Qe te mbroni Demokracine!

Sale Gerdeci duhet t'a ndjeje FORCEN tuej dhe FORCEN e Popullit shqiptare dhe duhet t'a kuptoje qe nuk mund te luaj me Voten e Popullit!

Sali Berisha, duhet te zhduket!

Nqse ai, eshte mesuar dhe e ka ne gjak te Vrasi, Populli shqiptare duhet t'i tregoje qe eshte me i Forte se sa Ai, se sa Klani i tij Mafjoz, se sa shpirti i tij i lig!...

Eshte momenti, per t'a zhdukur ate njehere e pergjithmon nga faqia politike e Shqiperise!

Dhe nqse Ai-Sali Gerdeci-Berisha, nuk iken ne formen me Demokratike te lejimit te numurimit te Votave, atehere duhet vetem REVOLUCION !

Pra, Fierake, COHUNI , mbroni Voten tuaj dhe shpetoni Shqiperine!

Populli do t'ju jete mirenjohes dhe Historia do te flasi per Ju!

REVOLUCION per te zhdukur kete Vrases dhe Mafioz!

Me nderime Popullit te Fierit dhe Te gjithe atyre qe Votuan per zhdukjen e Kriminelit Sali Berisha.

ps. Te lutem Redaksi, Botojeni! Faleminderit

Keshtu dikur per 20 vite rresht votohej edhe ne Kosove. 200.000 fletvotime te gatshme per Ibrahim Rugoven, por nje dite kriminelet paramilitare serbe me shqelma i shperndane keto letra per te "zgjedhurin" dhe prap nuk iu bindem ketyre vjedhjeve te poshtra, por vazhduam me te vjetren derisa nje dite ligji i natyres e beri te veten, pra perendia zgjati doren e madhe dhe liderin "historik" e hoqi nga faqja e dheut. Pse. Sepse sic thote populli per nje kohe te gjate te kqinjte jane me shume dhe perkrahin te padrejten.

Jam plotësisht dakort me artikullshkruesin dhe ndaj të njëjtat mendime me të


Pershendetje!Ndaj nje mendim me artikullin. Zjedhjet vertet ishin pa standarte dhe kete me vjen keq qe e pranoj per hir te vertetes. Kjo eshte pasoje e nderhyrjes se qeverise neper qendrat e votimit.te dashur lexues te kthehemi pak ne 2005. Dhe pse vota u vodh dhe jo naten se nuk paten nevoje ta pritnin njerezit e Sales po diten me diell rrotacioni nuk pati kaq kritika sa kete here. Eshte e njejta taktike qe perdoret nga Saliu, dergon " te fortet rrugac" ne zonat ku e ka te sigurt humjen. kete beri ne shijak ne 2005 organizoj te gjithe kriminelet e shqiperise me ne krye Sokol Olldashin dhe vodhen me arme ne dore votat dhe drejtori policise qe i sherbente Olldashit ne ate kohe sot eshte drejtor policie ne Tirane {shperblimi ky}. Kete kerkon te beje ne Fier . PO jo zoteri se nuk te lejojme se tashme je konsumuar. Largohu Sali Gerdeci sa pa filluar i nxehti . E djathta nuk mund te qeveris me . mendimi im Qeveri teknike , me kosto po Saliu ka me shume o njerez. Flm

NGA REVOLUCIONET SOT, NUK KA TE FITUAR ...ISHALLA KETO JANE THIRRJE EMOCIONALE ...POR PER TU HABITUR SI BOTOHEN ..KETU THIRRJE ANTI KOMBETARE....REVOLUCION ,LUFTE ...KALLASHE..OSE ..NE ..PUSHTET .."PS" ....IDENTIKE ..."97"...QE NA KTHEU 20VITE MBRAPA...POPULLI NUK DON ME LUFTE VELLA ME VELLA...KUR KA RRUGE LIGJORE QE COJNE TEK DREJTESIA PER TE GJITHE...FAJET ESHTE ME MIRE QE TI KERKONI BRENDA PARTISE TUAJ:...NDOSHTA..KE KENI VENE NE KRYET APO MENYRA E TE BERIT FUSHATE...ETJ...GJITHESESI ..SIPAS..REZULTATEVE...NUK KENI ARRITUR TE BEHENI TE BESUESHEM PER POPULLIN...ME GJAKFTOFTESI,EDHE JU ARRINI NE KETO KONKLUZIONE...BENI MIRE QE TA BOTONI....(STAFIT TE GAZETES)SHERBEN ME SHUME KY KOMENT,SESA ATO ME PERPARA...SORELI.

Vizoner anti shqipe anti popull,shko ne Serbi se atje jane te kaçem sa ju finansojne dhe i kontriboni,mjaft.Po mos Harro se SHQIPERIA eshte ne NatosALA E KA DIJTE SE ne mesin e vet ka Serb si Vlla.

Komenti juaj

 
Komentet
 

Ankesa ndaj mjekeve për neglizhencë

"Ndihmoni nënën time të shpëtojë nga krizat. Mjekët kërkojnë vetëm...

Luhatjet e temperaturave gjatë javëve të fundit, kanë sjellë fluks pacientësh në spital.

Temperaturë të lartë, këputje trupore dhe diarre: këto janë disa...

Letrat e lexuesve

PODCAST

Shekulli Online si faqe kryesore Shekulli Online si e preferuar
 
 

© 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP - Rruga Ismail Qemali, Pallati Abissnet - Tirane, [Shqiperi] - Tel. 04 337 8200

© ZOTSOFT NETWORKS - Realizimi dhe programimi Fjodor Zotaj