Versioni Print ndrysho

Shekulli ne versionin e shtypur

* Duke klikuar me siper kaloni ne versionin e gazetes Shekulli te shtypur, ku mund te lexoni te gjitha informacionet qe ka patur gazeta e dites ne treg

"Hilet e zakonshme të Saliut dhe zemërimi në LSI"

E-mail nga adresa: tiranalb@yahoo.it | 02/07/2009 | Letrat e lexuesve | komentet 23 KOMENTE | komentet SHARE | -zvogelo shkrimin +zmadho shkrimin

E majta nuk duhet ta linte veten deri në kutinë e fundit. Nëse do kishte menaxhuar më mirë sistemin e ri elektoral, do kishte marrë më shumë mandate dhe nuk do duhej të vuante në fund nga hiletë e zakonshme të Saliut.


Le të flasim me mendje e jo me zemër. Doktori mjafton të fitojë, pa për koston nuk do të dijë ai. Por, gjithsesi, dardha e ka bishtin prapa themi ne. Edhe nëse arrin të bëjë qeveri me deputetët e blerë nga krahu tjetër, le të shohim si do menaxhojë krizën. Ai nuk ka vetëm krizën që ka gjithë bota sot, por ka edhe një krizë të shkaktuar nga borxhet e shumta që ka marrë në emër të shqiptarëve. Borxhi është skllavëri dhe paguhet rëndë.


Edhe diçka për Dritanin e LSI-së, që ia dëgjova atë deklaratën mbrëmë në TV. Ti Dritan mund t'ia japësh votën Berishës, por duke parë atë gjasmë zemërimin tënd me PS-në, desha ta pyes.


Ajo që ti mendon se është bërë padrejtësi ndaj LSI-së, ka dy autorë: pra Ramën dhe Berishën. D.m.th., ato deformime të kodit që ia paska ngritur nervat Dritanit, janë bërë nga të dy këta. Edhe ti vetë na ke thënë para ca kohësh se si po bashkëpunon Rama me Berishën për sistemin e ri elektoral.


Atëherë ç'kuptim ka more Dritan që ia hiqke votën njërit autor të këtij zullumi elektoral, që të paska inatosur dhe ia jepke tjetrit?! Shpresoj që të dyja palët e majta të jenë më të kthjellëta nesër, sepse nëse kërkojnë fajtorë për situatën që kanë sot, fajtorë janë të dy.

 

23 KOMENTE

latif ik mbyt vehten se s'ke mesuar akoma shqip,me siguri je pertej se majtes e te djathtes ta beje pashaportizimin edi ne ndonje planet tjeter me ufo.

o latif ik meso te shkruash shqipen se po le nam ne forume po nuk kemi nevoje ne per injorant si puna jote shko ruaj lopet

Berisha ka fituar zgjedhjet.Përfaqëson një koalicion të madh Pikë.Tani lereni të punojë.....Për këtë popul,shyqyr që nuk fitoi Rama,sepse ai është një diktator i pandreqshëm......
gb

Dritani ka marre voten e elektoratit te majte, i cili ja dha per te hequr Berishen jo per t'i dhene oksigjen atij . Ajo eshte vote e majte de ai nuk ka te drejte ta trafikoje si te doje. Pazaret i ben LSI dhe shkopinjte e Berishes i hane njerezit e thjeshte, ata njerez qe e kane votuar. E di Dritani sa njerez jane flakur ne rruge dhe j'ua kane hequr buken e kalamajve veten se nuk ishin me Pd? E di ai qe njerezit rrine me frike se nuk e dine cdo behet neser me ta? Po ku do t'ja dije Dritani. Ai karrigen e deputetit e zuri. Tani pse mos zere dhe ndonje karrige ministri? Dritani dhe te gjithe keta si puna e tij kane vec nje emer;- Prostituta politike.

a jeni ore ju ne vete...? e tere bota demokratike e urren socializmin e ju qmendeni pas tij...po te ishit te menqur qe komunistat ti hjeknit nga pushteti qenga fillimi ju do ishit si DUBAI...po qmendeni fare te tere pas Enver Hogjes...te mjeret ju ore socialista...nuk dini ende se qka eshte jeta e qka eshte liria...cili shtet i ngritur ka socialista ne pushtet? ikni e mbyteni veten ore te mjer....

Une mendoj se n.q.s Dritani i LIS e jep voten e Tij per Salen.elektorati qe e zgjothi ka te drejte si ne gjithe boten me ane te nje referendumi T,ia heqi mandatin e deputetit.
Keshtu do te mbyllet edhe kariera e tij politike i cili se nga doli dhe po tallet me njerezit e thjeshte,njerezit te cilet jane rrahur sa here qe Sala ka qene ne krye.

Ju merreni me Dritanin, por harroni Ilir Meten...

Ai eshte e keqja e asaj qe mund te quhet koalicioni majte...

Reagimi Dritanit nuk ishte emocional sic thote Meta....por pjese e nje strategjie te menduar dhe qe per kete rast pati fat te realizohet...

Une ne vitin 2005 kam qene me partine e Metes.....gjithnje me idene per te larguar Nanon . Meta ne fakt nuk ka parti, por disa numra me te cilet arrin te perfitoj dhe shfrytezoj situaten ...

VOTA DUHET RRESPEKTUAR.

dritan prifti .bravo 1 kurve do bente te njejten gje

Per mua eshte e pafalshme per te majten......nuk e dinin ata se me ke kane te bejne? Cfare beri saliu ne 96?????? saliu te qellon dhe te thote perse me qellon!!!Per saliun fajtor eshte gjithmone polici dhe jo hajduti qe kapet ne flagrance, te gjithe ata qe mendojne ndryshe nga ai jane mafioze, kriminele. Ju mendoni se enveri ka vdekur???? nuk e shihni cdo dite ne tv?
Enveri ka nderruar emrin qe tani quhet sali berisha

I lumte pushka Sales - eshte tamam burre i forte - kurre nuk ka levizur vete nga partia - por i beri gjithe te tjeret te krijojne nga nje parti te re.

Tani i nxorri te gjithe jashte loje (me te cilen jam shume dakort) - kur nuk qe asnje i zoti me e nxjerre Salen jashte politikes me gjithe c'ka bere....

Leket i mori - armet na i dha - minat i vuri - leke po ben plot sa te bleje cfare ti duhet....etc etc. e prape eshte ne krye....

Kur do marrim vesh ne Shqiptaret????


Ne fakt beteja ka mbaruar dhe do te duhet qe palet te ndaleshin dhe te arsyetonin pak.
Per mua dy tre jane konkluzionet kryesore:
1. Zgjedhjet deshtuan dhe nuk na binden se votat nuk mund te vidhen ose nuk do te vidhen.
2. Sistemi zgjedhor gjithashtu deshtoi dhe nuk eshte i vlefshem per kushtet e Shqiperise.
3. Politikisht ndeshja perfundoi ne barazim.
Perfundimisht, kerkohen zgjidhje politike dhe jo teknike, qe persa thame me siper jane shume te veshtira.
Mendoj se duhet ti bejme nje thirrje politikaneve qe te ulen dhe ta nxjerrin vendin nga ky bllokim.
LSi ka nje rol vendimtar ne kete situate. Do te doja ti drejtoja asaj nje thirrje publike, qe te lere menjeane inatet dhe te mendoje per te miren e popullit dhe per te miren e se majtes. Maft me me mullixhine!

Nuk dua te komentoj kete artikull,por prej dites se djeshme aparati shteteror ka bere bllokimin ne internet te top channel e te disa gazetave te pavarura,qe eshte i vetmi mjet informacioni i cili vjen per ne qe jetojme jashte shqiperise.Ne cilin vend demokratik ndodhin keto gjera kaq te shemtuara.Jemi shume larg evropes se lire,fale ketyre pseudopolitikaneve!

Nuk dua te komentoj kete artikull,por prej dites se djeshme aparati shteteror ka bere bllokimin ne internet te top channel e te disa gazetave te pavarura,qe eshte i vetmi mjet informacioni i cili vjen per ne qe jetojme jashte shqiperise.Ne cilin vend demokratik ndodhin keto gjera kaq te shemtuara.Jemi shume larg evropes se lire,fale ketyre pseudopolitikaneve!

Mos i thuaj Dritan por Nxiran, mos i thuaj as hogje as prift, thjesht nje budalla dhe tradhetar i elektoratit te majte. Nxirani duhet ta dije se si paguhet tradhetia, le te pyes ata maloket nga ka marre gruan te cilet votuan per Salen.

nese duam demokraci duhet vota nga lsi te ka kaloj majtas edhe ta marrin pushtetin se bashku mos te len berishen edhe topallin te ofendojn deputet sa her qe mbledhen per te ber nji vendim ,mos te len me zonjes bregu te bej blla kunder demokratve me nji flalore te nji rrugaqeje qe tregon qarte se nuk ka kuluture .

po si jo more , si ska te drejte t'ja kaloje voten saliut, demokracia e ka kujt do tja jap voten nga ata qe kane votuar priftin jane te meshiruar dhe nese prifti mendon se eshte me mire me salen atehere edhe votuesit jane te njejtit mendim pra.

turp i madh o dritan ,te kemi dhe komshi pale,te stdiumi dinamo.mos bjer ne nivelin e saliut se do te mallkoj historia

Se ka fajin Dritani, fajin e kane "te majtet " qe i japin voten e tyre personave karieriste e pa ideal si Dritani, kater vjet te tjere me kete qeveri nuk durohen, edhe malet do te qajne ndersa njerzit do te vajtojne. Por ky pesim le te behet mesim per shoket tane, kurre me votat nuk duhet ti jepen personave te ketille dhe partive qe krijohen me te vetmin qellim per te bere percare te majten e per te mbajtur ne pushtet hajdutet si Sali Baba. malet e rruges Durres Kukes jane bere per te si Suzami per Ali baben ne perralle, i hap tunelet per te vjedhur per vete dhe 40 hajdutet e tij.Dritani prifit, sot me kujtoj nje thenie te hidhur e te tmershme te inatit popullor" te shoh nenen time pa burre , pa mbetsha edhe vete pa baba",e tmerrshme por e vertete, inati i ketij personazhi te politikes se bordellos shqiptare mbart kete mesazh tragjik.

Ne nje vend tjeter, me demokraci te pakten ne fillimet e saj, Dritan Priftit i duhej hequr cdo e drejte e ushtrimit politik, bile po te ishte demokraci e kulluar, i duhej dorezuar dhe bluzave te bardha !

Faji nuk eshte i Dritanit. Ai ende zog, pa u rritur mire u be minister dhe pastaj u be drejtor i Kesh-it. Shkoi ne dy vende ku te mirat ishin te shumefishuara dhe ku ia doli te beje mire llogarite e duhura.Do te thote se u mesua me parate qe binin nga xhepat e qytetareve ose me sakte qe i merrte nga xhepat e tyre. tash do i kete rahur fundi ketyre lekeve, dhe ai ngutet, qe per inat te rames, nuk e di se cfare inati mund te kete me kundershtarin e tij politik, sepse ata u bene te tille...tani te shkoje tek nje stan me i madh hajdutesh, ku e ka te qarte se edhe nese vjedh 100 milione euro, askush nuk i thote gje, sepse, i mbushet mendja dhe prish qeverine.

Nje analist ne Top Channel, i cili ka marre edhe nje license per universitet privat nga Topalli, disa here pyeste me ironi se PS ka thene vete se votat per LSI jane vota per Berishen dhe tani qe vota e ketij leseisti po shkon tek Berisha nuk duhet te habiten.
Analiste te tille i ruajte zoti, por mos i paste robi.
Per analogji, le ti kujtojme ketij analisti, se zonja Topali i deklaroi republikanet spiune, mashtrues, hajdute e perseri e ka partnerin themelor te koalicionit. Perse nuk ia ben nje üpyetje te tille nje demokratikasi, apo ka friken se i heqin licensen e universitetit?

Kjo fryerje e problmeve dhe ndezje e gjakrave, per njerezit qe jane ne studoi dhe per te cilen paguhen jo pak, do te ishte me mire te heshtnin kur nuk duhet folur dhe te mos mbjellin zemerim, qe edhe pa ngutjen e tyre, eshte i shumte.

Kur isha ne qytetin e Shkodres, studednt, kam degjuar se "me i keq eshte gergasi, se dorasi", pra me i keq ai qe ngacmon se ai qe vepron.

Berisha therret Priftin dhe sulmon Kokedhimen. Kush i ka ne dore mekanizmat e shtetit, Berisha apo Kokedhima? Kush i dergoi forcat speciale ne Lac, berisha apo Kokedhima? Kush u nxjerr garden neper rruge, Berisha apo kokedhima? Nese i ben keto kokedhima dhe paska kaq force duke qene thjeshte nje botues apo ndertues, atehere le te ike Berisha dhe te vije Kokedhima...

Berisha po pergatitet per variantin e ri te vitit 1996. Ne krah mund te kete leseistet, qe nga e majta mund te shkojne tek e djathta. Kater vite mund te gezojne pushtetin, pastaj do i ndodhe si Cekes, qe tash nuk dihet se ku eshte.

Vjene, 2 korrik 2009

dritan prifti ska te drejte qe voten e dhene nga populli ta kaloj ne favore te berishes.kjo tregone se eshte nje njeri i ndyre qe vuan per pushtet


dritan prifti ska te drejte qe voten e dhene nga populli ta kaloj ne favore te berishes.kjo tregone se eshte nje njeri i ndyre qe vuan per pushtet


Komenti juaj

Letrat e lexuesve
 
Komentet
 

Presidentja e pare femer per Kosta Riken

Kosta Rika zgjodhi presidenten e saj te pare femer, dhe...

Kina dhe fabrika e çokollatave

Kina ngriti siparin mbi boten e saj te mrekullive prej...

PODCAST

Shekulli Online si faqe kryesore Shekulli Online si e preferuar
 
 

© 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP - Rruga Ismail Qemali, Pallati Abissnet - Tirane, [Shqiperi] - Tel. 04 337 8200

Page Ranking Tool