Versioni Print ndrysho

Shekulli ne versionin e shtypur

* Duke klikuar me siper kaloni ne versionin e gazetes Shekulli te shtypur, ku mund te lexoni te gjitha informacionet qe ka patur gazeta e dites ne treg

Marrëdhëniet seksuale, beqarët më aktivë se të martuarit

Eglantina Bardhi | 02/07/2009 | Shoqeri | komentet 2 KOMENTE | komentet SHARE | -zvogelo shkrimin +zmadho shkrimin

Programi nga "USAID/C-CHange", pohon se është rritur ndërgjegjësimi ndaj metodave kontraceptive, por nuk kanë ndryshuar sjelljet


Beqarët kryejnë marrëdhënie seksuale më shumë se të martuarit. Por, nga ana tjetër, të gjithë janë të interesuar të dinë mbi përdorimin e metodave moderne kontraceptive, ndërsa zbatimi në praktikë i këtyre metodave vazhdon të mbetet i ulët.


Kjo u bë e ditur dje nga të dhënat e studimit të kryer nga "USAID/C-CHange FP in Albania", mbi "Njohuritë dhe qëndrimet e të rinjve dhe farmacistëve në lidhje me planifikimin familjar në vendin tonë".


Ndërkohë, mjekë dhe farmacistë pohuan për gazetën se kontraceptivi i emergjencës po përdoret gjithnjë e më shumë, sidomos nga të rinjtë. "Tashmë është kthyer në fenomen bashkëjetesa e të rinjve dhe, për arsye të ndryshme, nuk duan që të kenë fëmijë, ndaj dhe përdorin më shumë kontraceptivë se të martuarit", - pohon farmacistja pranë Qytetit Studenti, Anila Mustafaj.


Marrëdhëniet


Përdorimi i metodave kontraceptive është mënyra më e mirë për të shmangur shtatzëni të padëshirueshme dhe transmetimin e infeksioneve seksualisht të transmetueshëm në rastin e përdorimit të kondomit, por populli shqiptar ka ende punë për të ndryshuar sjellje në lidhje me përdorimin e këtyre metodave.


Kështu u shpreh Joshua Volle, specialist i vlerësimit për programin e "USAID/C-CHange FP in Albania", i cili pohon se gjithsesi, po rritet interesi për informacion ndaj kontraceptivëve. "Interesante nga mbledhja e të dhënave është se personat e pamartuar kryejnë marrëdhënie seksuale më shumë se personat e martuar.


Shpresojmë që të martuarit të kryejnë më shumë marrëdhënie seksuale, por kjo nuk do të thotë që beqarëve t'u themi që të kryejnë më pak marrëdhënie seksuale",- pohon Joshua Volle, duke shtuar se është vënë re që, as farmacistët nuk janë rehat kur u japin metoda kontraceptive të pamartuarve.


Raporti


Objektivi i programit të planifikimi familjar, "Komunikimi për ndryshim" është trajtimi i sjelljeve që nxisin përdorimin e kontraceptivëve (program i financuar nga USAID-i).


Sipas Joshua Volle, specialist i vlerësimit të këtij programi, informacioni është rritur ndaj metodave kontraceptive, por vazhdon të mbetet problem ndryshimi i sjelljes rreth këtyre metodave.


Në këtë program, i cili u nda në dy faza, u përfshinë burrat dhe gra të moshës 18-35 vjeç dhe qëllimi është vlerësimi i rezultateve të fushatës së medias, të ndërhyrjes intensive tek edukimi bashkëmoshatar dhe të ndërhyrjes te farmacitë. "Në të gjitha zonat u vu re një rritje e ndërgjegjësimit për pilulat kontraceptive të urgjencës.


Në Vlorë është rritur, nga 25% deri në 37%, në Qytetin Studenti është rritur nga 11% deri në 29% dhe në konviktin e Inxhinierisë së Ndërtimit është rritur nga 14% deri në 25%",- shpjegon Joshua Volle, duke shtuar se të dhënat e këtij studimi shtrihen edhe në statistika, se sa e kanë parë spotin televiziv të rinjtë.


Ndërkohë, ai pohon se të dhënat tregojnë një rritje të ndjeshme të ndërgjegjësimit në përdorimin e spiraleve (IDU) në lidhje me dy zonat e krahasimit, por ndërgjegjësimi u rrit në të gjitha zonat, si rezultat i fushatës së medias, si në Qytetin Studenti, që është rritur nga 3% deri në 22% dhe në konviktin e Inxhinierisë së Ndërtimit është rritur nga 3% deri në 5%.


USAID: Të rritet ndërgjegjësimi ndaj kontraceptivëve

Shqiptarët duhet të ndryshojnë sjelljet ndaj metodave kontraceptive dhe kjo kërkon kohë dhe përkushtim. Kështu u shpreh shefja e programit "USAID/C-CHange FP in Albania", Berengere de Negri, e cila thekoi se për të arritur këtë, duhet bashkëpunimi i të gjithëve. Sipas saj, objektivat specifike të programit që drejton janë që të rrisin përdorimin e metodave kontraceptivëve bashkëkohorë dhe të sqarojë konceptet e gabuara rreth efekteve anësore. Gjithashtu, sipas saj, synohet që me anë të programit të reduktohen metodat kontraceptive tradicionale. "Synohet të rriten aftësitë dhe njohuritë IPC të farmacistëve mbi planifikimin familjar dhe kontraceptivët bashkëkohorë",- thekson Berengere de Negri.


 

2 KOMENTE

Keto te USAID dhe te tjere perse flasin vetem per kontraceptivet si nje menyre per shmangien e shtatzanive apo dhe semundjeve te transmetuara ne rruge seksuale? Perse nuk u bejne thirrje te rinjve dhe te rejave te mos kene kontakte jashtemartesore, si menyra me eficente per t'u mbrojtur nga semundjet dhe degjenerimi qe ka shkaterruar Perendimin dhe po shkaterron dhe Shqiperine tone???

Pse nuk ka nje program te mirefillte per te ndergjegjesuar popullaten se cilat mjete kontraceptive duhet te perdorin?kur shkon tek doktori ai nuk te pyet fare per problemet shendetesore mund te kete pacienti po te orienton per ate metode kontraceptive qe i leverdis atij,pra nga e cila merr me teper para.nuk kam besim te metodat kontraceptive qe te orientojne mjeket tane.

Komenti juaj

 

Kopje me Bluetooth

Qëndron i maskuar, poshtë flokëve ose në mëngët e gjata. Është sa një çamçakëz petë dhe nuk dallohet nga pedagogët....

Itali, deklarim i të ardhurave edhe për hyrjet afatshkurtra

Të huajt që hyjnë për një periudhë të shkurtër, si për vizita, biznes, turizëm, studim, duhet të provojnë se zotërojnë...

 
Komentet
Letrat e lexuesve

PODCAST

Shekulli Online si faqe kryesore Shekulli Online si e preferuar
 
 

© 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP - Rruga Ismail Qemali, Pallati Abissnet - Tirane, [Shqiperi] - Tel. 04 337 8200

© ZOTSOFT NETWORKS - Realizimi dhe programimi Fjodor Zotaj